E shtune, 27.04.2024, 07:05 AM (GMT+1)

Kulturë

Rita Saliu: 1981 në kujtesën Kombëtare

E marte, 15.03.2011, 08:34 PM


Rita Saliu

 

1981 në kujtesën Kombëtare

 

DHOMA E KUJTIMEVE

 

Më mungon Dhoma e madhe pa kolltuk

Me shkëmba druri të vendlindjes

Me nga tri këmbë

Dhe gjyshi ulur pranë oxhakut

Duke gërshetuar penjtë

E kohës së mëkateve të mëdha

Që vriste përditë, nga një kokë ia gërryente

 

Nuk di në atë dhomë a bënte ftohtë

Apo ishte friga që hynte e dilte nëper ne

përgatisnim qëndresën

 

E lash aty copën e shpirtit

Krenare të mbetem mbi atë shkëmb

Para se të më vrasë harrimi i pamëshirshëm

 

 

NE TË DY

 

Ia shrënguam duart njëri-tjetrit

 

dhe buzët e çara u bashkuan

për t'i dhuruar nektarin e dashurisë

 

që prej larg

dëgjonim zërin e nënës

që priste buzë lumit

duke përtërirë ujin me lot

 

e dita jonë

kalonte pa ndëshkime

 

Te fontana e univerzitetit

shikoheshim si në pasqyrë

si binte shi dashurie mbi ne të dashuruarit

 

sa i urrenim retë atëherë

dhe sa e donim ylberin

tek në tokën mëmës

ishte kohë e frikshme

 

pranë konviktit numër kater

dashuronim në emër të atëdheut

 

14 Mars 2011

Rhode Island, USA



(Vota: 10 . Mesatare: 4.5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora