Kulturë
Nazmi Demishau: Rexhep Qosja ofron strategji gjysmake...
E hene, 14.03.2011, 08:59 PM
Kritikë:
REXHEP QOSJA OFRON STRATEGJI GJYSMAKE, TË HENDIKAPUAR SAKAQ EDHE TË
(PA)KOMPLETUAR
PER BASHKIMIN KOMBËTAR
“Janë mjaft të mëdhenj sa të mos frigohemi se, duke ua treguar edhe dobësitë, do t’i zvogëlojmë”
Rexhep Qosja
Shkruan: Nazmi Demishau
Kur ta lexosh librin “Strategjia e Bashkimit Kombëtar”, të akademikut tonë të mirënjohur, Rexhep Qosja, botuar në Institutin Albanologjik të Prishtinës, në vitin 1992, nuk ka se si të mos magjepsesh me fjalorin dhe stilin e tij tipik, të ëmbël dhe të rrjedhshëm, me një estetikë letrare të qëndisur me mjeshtri e aftësi që, vetëm ai posedon. Mu këtu prandaj qëndron edhe e keqja se, lexues të shumtë, për “arsyet” e sipërshënuara, përpa u futur fare në mbrendësinë e tij, librin e “vlerësojnë” ose, thënë më mirë, e “gjykojnë” atë në mënyrë shabllone, si thonë, ashtu prej në kalë pra, nga kopertina.
Është dëshpërues fakti prandaj se, shumë lexues shqiptarë, duke u bazuar vetëm në atë se kush i shkruan; qofshin ato: libra, reagime, letra, referate, kumtesa, kritika etj., etj., si që shënuam më sipër, në mënyrën më shabllone i “vlerësojnë” pastaj ato si “të mira” (“të dobishme”) ose si “të këqia” (“të rrezikshme”).
Për sa u cek më sipër, nuk dëshiroj që të lë përshtypjen se jam nisur, qoftëlargë, për ta nënvlerësuar ose për ta fyer autorin e librit në fjalë, ndaj të cilit kam ushqyer respect e admirim por, si që thotë edhe ai vetë në citatin e vendosur nën titullin e këtij punimi, edhe ai është aq i madh ose duhet të jetë aq i madh, sa që, (as unë) të mos frigohem se, duke ia treguar edhe dobësitë, do ta ul a do ta zvogëloj atë. Për më tepër, në librin e tij, ai, duke e cituar kritikun dhe dramaturgun e famshëm gjerman, të shekullit 18-të, Lesing, i cili, ia ngarkonë DETYRË kritikut që t’ia nënshtrojë rishikimit të hollësishëm emrat e njerëzve të famshëm, si rrjedhim, Lesing ka thënë (shkruan Rexhep Qosja) “…t’i pastrojë (njerëzit e famshëm, shënimi ynë, N.D.) prej njollave të pamerituara, por edhe t’ua tregojë të metat që kanë.”
Si që do të vërejmë, në librin “Strategjia e Bashkimit Shqiptar”, në mënyrë prefide, është rrahur problemi, thënë më mirë, është potencuar nevoja dhe domosdoshmëria e Bashkimit Kombëtar Shqiptar. Megjithatë, ajo strategji ka një boshllëk, ka një të metë të pakapërcyeshme, e cila prandaj, bëhet pengesë e sendërtimit të strategjisë të vërtetë që synon (me gjith mend) të arrijë zoti R. Qosja sepse, është lënë anash mërgata shqiptare dhe faktori ekonomik, faktorë këto pa të cilët, sipas mendimit tim, as që mund të konsiderohet Bashkimi Kombëtar ose bashkimi i trojeve etnike shqiptare.
Ç’është e drejta, autori disa herë (ashtu kalimthi) e ka përmendur mërgatën, kontributin që ajo ka dhënë ndaj çështjes kombëtare shqiptare etj. Bile, në faqen 32, autori, me të drejtë shkruan dhe
citojmë:
“E mërgimi ka mbetur deri sot plagë e hapur e jetës sonë kombëtare”.
Në faqen 135 pastaj, me më shumë të drejtë sugjeron se:
“…kujdes i veçantë duhet t’i kushtohet organizimit të diasporës…”
Por ai e lë me aq dhe nuk ofron asnjë sugjerim se si duhet të organizohet ajo. Ai nuk i inkujaron mërgimtarët shqiptarë që të inkuadrohen në Fondin e Përbashkët Shqiptar, për të cilin, në mos ka ditur gjë më përpara, tani, pas theqafjes së diktaturës komuniste, ai, doktorrat; Rugova, Aliu e të tjerë, i vizituan likalet e kësaj organizate dhe, as që e njofton opinionin e gjere shqiptar me rëndësinë e angazhimit të emigracionit shqiptar, të organizuar mirë, në dobi të çështjes kombëtare.
Prandaj, duke patur lëshime, boshllëqe e të meta si këto, asnjë strategji nuk ka se si të konsiderohet e mirë, e qëlluar dhe e kompletuar. Mu për këtë prandaj, as “strategjia” e akademikut tonë, me këtë të metë pra, me këtë boshllëk, nuk mund të cilësohet dhe të mirret ashtu kallëp, në mënyrë shabllone si e kompletuar, vetëm për atë se atë po na e rekomandon një akademik.
Sipas mendimit tim, për t’u arritur ato që synon autori i librit në fjalë (poqese e ka megjith mend), nuk mund të injorohet, të liret anash, thënë troç, të mos përfillet një faktor kaq i rëndësishëm pra, mërgata shqiptare dhe, si rezultat i një organizimi të mirë, do të mund të vijnë në shprehje edhe faktorët të tjerë, si që është ai ekonomik pa të cilin as që mund të mendohet realizimi i Bashkimit (shpirtëror) Kombëtar Shqiptar që, eventualisht pastaj, të arrihet bashkimi i trojeve etnike shqiptare.
Ka gjasa që, për të fituar poena politike, të cilat (si që u vertetua më vonë se do t’i nevoiteshin), autori orvatet që ta ushqejë opinionin e gjere shqiptar me shpresën e bashkimit bile, duke ia garantuar atë. Në faqen 46, shkruan: “Ne do të bashkohemi”. Në faqen 171 ai, me të drejtë osepo, i dëshpëruar që u rrokullis komunizmi apo vetëm për të trguar fytyrën e tij të vërtetë (pa rroba femre) meqë, edheashtu “shoku” Rexhep Qosja (qose me mjekër ky), sa për të qenë kundër (se ky gjithmonë ka qenë kundër demokracisë dhe Sali Berishës (sepse demokracia për të gjithmonë ka qenë si një shtrigë e keqe, si halë në sy), e obligon shtetin shqiptar gjegjësisht z. Sali Berisha që të mbajë përgjegjësi edhe për Diasporën dhe shkruan:
“Shqipërisë nuk i takon të mendojë vetëm për tre milionë e gjysëm shqiptarë të Shqipërisë…Shqipërisë i takon të mendojë edhe për disa milionë shqiptarë të Diasporës”.
Pra, të flasësh për Mërgatën Shqiptare me kaq gjoja seriozitet por aq kalimthi, sa për “sy e faqe”, pa u zhytur fare në thelbin e problemeve të shumta, çka mërgata shqiptare ballafaqohet sot, pa e rradhitur pastaj atë përkrah faktorëve dhe elementave tjerë, që mund të kontribuojnë në formimin e një strategjie me të vërtetë të mirëfilltë, të realtë sakaq pra, edhe të kompletuar. Prandaj, pa i kushtuar asaj rëndësinë e merituar është jo vetëm lëshim, jo vetëm e metë por është edhe mekatë. Këtë “gabim” shqiptarëve, e sidomos intelektualëve të kalibrit të akademikut tonë, zor se mund t’ia falë historia.
Akademiku ynë, në faqen 174 të librit të tij “Strategjia e Bashkimit Shqiptar”, duke iu përgjigjur pyetjes së vet kur thotë:
“Ç’ka do të duhej të bëjmë?”
më poshtë përgjigjet:
“…të angazhojmë kapitalin e diasporas në zhvillim të vendit…”
dhe unë mendoj se kjo, padyshim është; sa e drejtë, po aq edhe e qëlluar. Pastaj, ky ka qenë një ndër qëllimet e themelimit të organizatës gjithkombëtare shqiptare; Fondi i Përbashkët Shqiptar. Mirëpo, për shkak të “klimës politike” që zotëronte atëbotë, shumë qëllime (objektiva) të rëndësishme për çështjen shqiptare janë mbajtur në heshtje, si sekret. Këtë, themeluesi nuk e bënte vetëm për t’i shpëtuar personalisht ndjekjeve dhe maltrtimeve eventuale të UDB-së, edhepse ato gjithsesi ndodhën më vonë por, këtë e bëri më tepër për të mos i shkaktuar probleme të njëjta anëtarëve të FPSH.
Për mungesë të (mos)inkuadrimit dhe (mos)angazhimit të intelektualëve dhe, si pasojë e mentalitetit të pakuptueshëm të shumicës së anëtarëve, mund të thuhet se Fondi i Përbashkët Shqiptar, edhepse në dekadën e parë të veprimtarisë korri mjaft sukses, për arsye që janë evidentuar në detaje në librin “Mes Dy Zjarresh” (autir i të cilit është themeluesi i Fondit të Përbashkët Shqiptar dhe njëkohësisht edhe autor i këtyre vargjeve), nuk ka mundur t’i realizojë objektivat e parapara nga themeluesi. Shumë intelektualë, sikurse atëherë, kur mund të thuhej se i kërcënohej rreziku i ndjekjes nga UDB-ja, edhe sot e tërë ditën rrijnë anash, nuk angazhohen. Të paktë kanë qenë ata të cilët e dinin qëllimin e vërtetë të themelimit të FPSH…
Qysh në fillim të dekadës të fundit të shekullit që lamë pas, mes shkrimeve të njëpasnjëshme, që kemi shpërndarë pas theqafjes së kuçedrës komuniste, në detaje e kemi sqaruar qëllimin e themelimit të Fondit të Përbashkët Shqiptar. Megjithatë, edhe me aq sa është ditur atëherë (për shkak të “klimës politike”, kuptohet), prapseprapë, FPSH është dashur të përqafohet nga të gjithë shqiptarët e, veçmas nga intelektualët, të cilët është dashur që ta nënkuptojnë rëndësinë e bashkimit të mërgatës në një organizatë e cila, me kapitalin që da ta kishte grumbulluar gjatë viteve e dekadave, do të mund t’i ndihmonte çështjen kombëtare shqiptare drejtë Bashkimit Kombëtar dhe eventualisht, populli shqiptar ta realizonte njërën nga aspiratat e kahmotshme (shekullore) atë të Bashkimit të Trojeve Etnike Shqiptare.
Shumë intelektualë shqiptarë nga Kosova dhe Maqedonia, e kanë ditur se Fondi i Përbashkët shqiptar ekziston që nga viti 1977 gjegjësisht që nga dita që Ai u themelua (14 Dhjetor, 1977. Ta zëmë se akademiku ynë, R.Q., nuk ka ditur gjë për Fondin e Përbashkët Shqiptar përpara se të shkatërrohet komunizmi(?). Po, pas theqafjes së komunizmit?..., Në fillim të nëntëdhjetave, ai (R.Q.), Dr. Ibrahim Rugova, Prof. Ali Aliu, por edhe të tjerë, a nuk i vizitual lokalet e kësaj organizate kombëtare shqiptar? Në sallën e Shtëpisë të Kulturës pranë Fondit të Përbashkët Shqiptar (në atë kohë, ndoshta si në asnjë vend tjetër në megrim), a nuk u mahnitën me portretet e disa Rilindasve tanë, punuar me mjeshtri të rrallë nga z. Zikri Meta? Pastaj, kur mësuan se FPSH është themeluar në vitin 1977, në kohën më të rrezikshme për shqiptarët që guxonin të afronin dy vetë bashkë e ku më të themelojnë organizatë, e cila nuk ishte e sponsoruar sakaq, as e kontrolluar nga UDB-ja, mu në prag të demonstratave paqësore të Kosovës (Prishtinë 1981), kur UDB-ja ishte më aktive se kurrë dhe ndiqte këmba këmbës çdo aktivitet e veçmas ato të inicuar nga intelektualë shqiptarë. Asnjë nga këta që përmendëm më sipër, por as të tjerë, para e pas tyre, as që çanë kokën e të pyesin se kur është themeluar kjo Organizatë? Kush e ka themeluar atë dhe cili ka qenë qëllimi, cilat kanë qenë objektivat e themelimit të kësaj organizate? E të tjera, e të tjera. Mosvallë pandehnë se kjo organizatë zbriti nga qielli? Apo kujtuan vallë, se ishin aq të mbëdhenj dhe se do t’i ulej prestigji, dinjiteti dhe sedra e tyre prej akademikësh e intelektualësh të kalibrit të tyre? Në qoftë se kjo ka qenë “arsya” atëherë, pse akademiku na lodhë me citatet e Lesing-ut?
Pasi ktheheshin nga Amerika në vendlindje, nëpër intervista shtypi (të shumta), nëpër libra e gazeta të panumërta, a nuk kanë mundur të thonë ndonjë fjalë, sa për ta afirmuar Fondin e Përbashkët Shqiptar? Ta inspironin mërgatën nëpër të gjitha diasporat, duke rekomanduar që gjithë shqiptarët mërgimtarë të inkuadrohen në këtë organizatë kombëtare. T’i këshillonin të gjithë shqiptarët e sidomos mërgimtarët shqiptarë që t’i flakin partitë politike. Partitë politike, edhe atë, jo të tepërta në numër, le t’i kemi në vendlindje por jo edhe në megrim. Në megrim ato vetëmse e thellojnë edhe më tepër hendekun e ndarjes, i cili, edheashtu është mjaft i gjerë dhe i thellë. Kështu, për këto dy dekadat e fundit, do të mund të grumbulloheshin fonde të konsiderueshme në vlerë, në mos me miliarda $, me miliona $ mesiguri!
Akademiku ynë, në faqen 68 të librit të tij “Strategjia e Bashkimit Shqiptar”, kur e përshkruan Fan S. Nolin si publicist, mes tjerash , me shumë të drejtë shkruan:
“…sikur historia e popullit shqiptar të kishte ndjekur vijën e mendimit politik të Nolit do të ishin shmangur gabimet që popullin shqiptar historikisht e kanë kushtuar shumë shtrenjtë dhe do të ishin arritur ato që janë synuar – bashkimi i popullit shqiptar dhe i trojeve të tij.”
Po sikur të ishte ndjekur vija e mendimit të themeluesit të Fondit të Përbashkët Shqiptar, me objektivat që ka synuar ai të arrijë me këtë organizatë, a thua nuk do t’i kishin sot punët më mirë si mërgata, ashtu edhe populli shqiptar ne përgjithësi? Atëherë, a thua se nuk do t’a kishim më lehtë për të realizuar; si Bashkimin Kombëtar ashtu edhe Bashkimin e Trojeve Etnike Shqiptare? Besoj se po! Por kjo, akademikut tonë i paska dalë nga mendja.
Pak më lartë, e ceka se autori (akademiku i jonë) rekomandon “…angazhimin e kapitalit të diasporas.” Unë, ende nuk e kam të qartë se për ç’farë kapitali flet z. Qosja? Ç’kapital mendon ai që të angazhojë? Ai, bukurmirë i ka përshkruajtur e radhitur faktorët të tjerë që padyshim edhe ata janë të rëndësishëm, pa të cilët nuk mund të arrihet deri te Bashkimi Kombëtar por, pa mërgatën dhe kontributin që mund ta japë ajo, as që mund të imagjinohet arritja dhe realizimi i aspiratave tona; Bashkimi i trojeve tona etnike. Atëherë, del pyetja: Pse vallë akademiku, në “strategjinë” e tij nuk u thellua dhe në detaje ta shtronte rëndësinë e faktorit mërgatë, të cilën, pak më lartë e përmendi kalimthi, duke thënë vetëm atë se asaj duhet kushtuar rëndësi të veçantë? Po përse? Për t’ia marrë “kapitalin”? Sa për Fondin e Përbashkët Shqiptar, atë akademiku nuk e përmend fare. Megjasë, si disave këtu, edhe akademikut, emri “i përbashkët” ia vret veshin apo nuk ia mbush syrin dhe nuk i duket i barabartë dhe në nivel me atë gjithkombëtar, kur thotë se:
“…kemi lejuar ta mëkatojmë edhe një ide ashtu të shenjtë, siç është ideja e Kuvendit të Pajtimit dhe Bashkimit Kombëtar…”, a nuk mundeshte të shotë se e kemi mëkatuar edhe idenë e përqafimit dhe afirmimit të Fondit të Përbashkët Shqiptar, themeluar qe nga viti 1977, në SHBA, i cili, sikur të ishte përqafuar nga të gjithë shqiptarët (qoftë vetëm nga mërgata shqiptare), a nuk do të kishte mundur t’i japë një kontribut të çmuar çështjes Kombëtare Shqiptare bile, edhe shtetit amë – Shqipërisë, të sapo dalë nga zgjedha komuniste?
Pas kaq vitesh, Bashkimi i Mërgatës Shqiptare në NJË dhe mundësia e grumbullimit të miliona, ndoshta edhe miliarda dollarë, dikujt (mbase edhe akademikut tonë), mund t’i duket utopi, si diç e pakapshme, por jo! Ajo nuk i duket ashtu edhe ebrenjve! As mua jo!
Akademiku, me dorën e vetë, në faqen 122, të librit në fjalë, evidenton një të vërtetë të pakontestueshme, kur shkruan:
“…ajo që duket e pamundshme sot, jo më largë se nesër bëhet e mundshme.”
Sikur Fondi i Përbashkët Shqiptar, brenda tërë këtyre viteve (qyshse është themeluar, sikur të ishte përqafuar nga të gjithë shqiptarët, me një organizim të mirë, duke u inkuadruar në të intelektualë të profileve të ndryshme (gjë që edhe sot mund të bëhet sepse asnjëherë nuk është vonë. Pastaj, nuk thonë kot, “më mirë vonë se kurrë), organizata do të shërbente si “bazë”, jo në stilin dhe veprimtarinë binladeniane, domethënë, jo për të dëmtuar shtete e popuj të tjerë por, për qellime të mirëfillta e morale, në dobi të gjithë njerëzisë e veçmas, në dobi të çështjes kombëtare shqiptare. Si bazë e të gjithë shqiptarëve jashtë trojeve etnike, me qendër në New Jersey dhe me nëndegat e veta në të gjitha komunitetet e mërgatës shqiptare kudo në botë, duke vepruar me NJË Platformë, me atë të vitit 1983, Ajo do të mund të kontribuonte materialisht, por jo të dirigonte edhe drejtimin politik të shtetit si: në Shqipëri, në Maqedoni a në Kosovë. Politika duhet t’i liret popullit në vend dhe politikanëve. Në fillim të viteve nëntëdhjeta, në fund të qindvjeçarit të mileniumit që e lamë pas, qindra miliona dollarë (si që ëndërroja dhe besoja unë, se do të grumbulloheshin për më se një dekada veprimtarie), do të mund të kontribuonin goxha në rregullimin e infrastrukturës të një shteti të po sa dalë nga zgjedha e urryer komuniste. Fondi i Përbashkët Shqiptar do të mund të kontribuonte, por jo edhe të dirigonte zbatimin e ligjeve, bazuar në Kushtetutën e saj demokratike. Organizata do të mund të kontribuonte, por jo edhe të dirigonte për forcimin e policisë dhe ushtrisë kombëtare në luftën kundër norkotizmit, kundër korrupcionit… E të tjera, e të tjera.
Akademiku i ynë, “Strategjinë…” e shkruan në vitin 1992, në kohën kur, në memorinë e tij, duhej ta kishte të freskët emrin e Fondit të Përbashkët Shqiptar. Në faqen 167 të librit të tij, akademiku, vetëm dy vjetë pas theqafjes së monizmit enveristo-stalinist, në vend që të ishte i kënaqur dhe i lumtur që populli shqiptar u shlirua nga zgjedha komuniste, ai vajton gjendjen e mjerueshme të kombit shqiptar – të Shqipërisë të brishtë e cila, sapo kishte dalë nga kjo zgjedhë dhe shkruan: “Kombi shqiptar edhe sot është në udhëkryq historic, kurse Shqipëria përjeton krizë të përgjithshme.” Vetëm ky fakt, si dje, ashtu edhe sot, e bënë edhe më të nevojshëm prandaj, edhe më të domosdoshëm inkuadrimin e të gjithë shqiptarëve në Fondin e Përbashkët Shqiptar. Pra, sikur të ishte ndjekur linja e mendimeve të themeluesit të FPSH, mesiguri që kjo organizatë do të kishte kontribuar në mos në shërimin total, të paktën, do të kishte kontribuar në zbutjen e krizës që e përmend akademiku. Sepse, pa e pasur një Shqipëri ekonomikisht dhe ushtarakisht të fortë, duke patur parasysh edhe armiqtë sllavë që na rrethojnë, nuk besoj se do të mund të realizohen aspiratat e kahmotshme (shekullore) të popullit shqiptar – Bashkimi i Trojeve Etnike Shqiptare. Nuk ka thënë kot Faik Konica se “…një komp që nuk është i vobek, e ka më lehtë ta ruaj lirinë dhe tërësinë e vet.”
Dihet pastaj se, pa përkrahjen morale pa edhe ushtarake të ndonjë shteti të Perëndimit, si Amerika p.sh., një gjë e tillë as që mund të mendohet. Mirëpo, që të na ndihmojnë (të na përkrahin) të tjerët, gjithmonë duhet të përpiqemi që të jemi të fortë materialisht dhe të bashkuar shpirtërisht mes veti. Nuk ka thënë ashtu kot Fan Noli, të cilin vetë z. R. Qosja e citon që të ket thënë se:
“…vetëm të bashkuar shpirtërisht, shqiptarët mund të arrijnë qëllimin e histories së vet; bashkimin e popullit të ndarë dhe trojeve etnike.”
Ma do zemra të them por edhe të besoj se autori i strategjisë në fjalë, pa ndonjë pretekst a qëllim të keq apo cinik, fjalën “e materialisht”, të cilën do të duhej ta vinte menjëherë pas asaj “shpirtërisht” (ka mundësi që të ketë dashur ta shkruaj por ja që i ka shpëtuar) gjithsesi, çështjen e mërgatës shqiptare dhe rëndësinë e faktorit “capital” e ka lënë të përmjegullt sakaq, edhe realizimi i aspirates së Bashkimit Kombëtar i janë minimizuar, për të mos thënë se i janë shuajtur fare shpresat. Në qoftë se nuk është kështu, atëherë autori “Strategjinë…” e ka shkrojtur vetëm për t’i shtuar shanset për të fituar poena politike që, një ditë, të formojë ndonjë Parti Politike që pastaj ta ketë më lehtë që të hipë në fronin e saj edhepse atëbotë, ai hiqej se (gjoja) nuk kishte asnjë pretendim për të formuar ndonjë Parti Politike e, aq më pak, të jetë në krye të saj. Dr. Ibrahim Rugova, nga ana tjetër, edhepse ishte Kryetar i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK-së), pohonte duke thënë:
“…ne nuk jemi politikanë!...nuk e kërkuam ne politikën, ajo (politika) na gjeti neve…”
Ndërsa akademiku, u shpreh si më poshtë:
“…unë jam shkrimtar, mirrem me letra dhe nuk kam pretendime politike…”
A ishte kjo një deklaratë e sinqertë e atij? Koha e dëshmoi se jo! Nuk kaloi shumë kohë, pasi e botoi librin “Strategjia e Bashkimit Shqiptar”, ai themeloi dhe pup, na u vu në krye të një Partie Politike. Vallë, mos e detyruan me forcë? Mosvallë, me forcë pastaj e bënë edhe Kryetar të saj?.. Me sa duket, libri në fjalë ishte një strategji për trasimin e rrugës ose, thënë më mire, të karierës së tij politike! Koha e dëshmoi se ky ka qenë qellimi i akademikut dhe, mbase kështu mund të “perligjet”, të “arsyetohet” dhe të konkludohet madje se, pse akademiku ynë, nuk u thellua në një strategji të njëmendtë e të kompletuar, duke mos e përfillur kështu faktorin mërgatë. Themeluesi i Fondit të Përbashkët Shqiptar, duke shpresuar se, në të ardhmen, në organizatën FPSH do të inkuadrohen intelektualë të të gjitha fushave e profileve dhe, ndonëse si pasojë e “klimës politike”, nuk e ka deklaruar hapur qëllimin që një ditë, Fondi i Përbashkët Shqiptar, do të mund të kontribuojë për zhdukjen e çizmës komuniste nga trojet etnike shqiptare. Poqese bazohemi në përrallëzën “Plaku dhe Molla” dhe për t’u “arsyetuar” për atë që nuk kemi bërë sa është dashur ose sa kemi mundur të bëjmë, do të dëshironim të themi: Nuk kemi se si të përparojmë, nuk mund të korrim suksese sepse, nuk mbollën pleqtë dje që ne, të mund t’i vjelim frutat sot! Po, a do të thotë kjo që ne të lëmë anash çdo përpjekje për arritjen e aspiratave tona kombëtare, vetëm për atë se “nuk u mbuall molla” dje? Dihet se jo! Pastaj, nuk mund të themi se të parët tanë nuk kanë bërë asgjë në këtë drejtim. Ata bile, kanë bërë shumë por okupatorët kanë qenë aq të fortë sa që, çdo gjë që e kanë pare se është në dëmin e tyre, e kanë asgjësuar. A gjë e vogël ishte Lidhja Shqiptare e Prizrenit? Osmanllinjtë e asgjësuan. A të pakta ishin luftimet e nacionalizmit shqiptar gjatë L2B? Por, komunistat shqiptarë (Enver Hoxha me shokë), me ndihmën e atyre sllavë e ruse, i thyen keqas. E të tjera. Prandaj, nuk mund të thuhet, sa për t’u arsyetuar se asnjë nuk e mbolli mollën dje.
Sa i përket suksesit jo të mjaftuar të deritanishëm të FPSH, shkaqet janë të shumtë edhepse, nuk mund të thuhet se nuk është bërë asgjë. Si që u cek edhe më lartë, si pasojë e “klimës politike”, FPSH nuk u përfill sa duhej nga emigracioni shqiptar në përgjithësi e veçmas nga ajka e intelektualëve, në megrim si dhe brenda dhe jashtë trojeve etnike shqiptare. Mërgata nacionaliste, si pasojë e propagandas enveriste kishte rënë në letargji. Kjo, për arsye se propaganda e Partisë të Punës së Shqipërisë, i kishte ngulur kthetrat në mbarë mërgatën shqiptare, nëpër të gjitha diasporat, duke trilluar lloj - lloj të paqenash ndaj nacionalizmit shqiptar. Nacionalizmi shqiptar fyhej dhe përbuzej në mënyrat më të ulta që njeh civilizimi njerëzor. Kështuqë ata (nacionalistat), si thotë një fjalë e popullit, të djegur prej qumështit, i frynin edhe dhallës, duke parë se shumica e atyre që ishin inkuadruar (lexo ishin infiltruar) në FPSH ishin prokomunistë (gjë kjo që, më vonë pas një dekade u provua si e vërtë), nuk inkuadroheshin në FPSH.
Ndonëse shqiptarët dhe intelektualët e shtetit amë, për shkak të sistemit të egër komunist, nuk kishin se si ta përkrahin dhe ta afirmonin e as të dinin gjë për Fondin e Përbashkët Shqiptar por, ata që jetonin në Kosovë, në Mal të Zi, në Maqedoni dhe në megrim, pa marrë parasysh se në cilin kontinent jetonin dhe vepronin, kanë mundur (duke mësuar nga çifutët dhe duke e ndjekur stilin e tyre për të mbijetuar) të inkuadroheshin në FPSH dhe, si rrjedhim, do të mund të kontribuohej edhe drejtë realizimit të aspiratave tona shekullore sakaq, nuk do të kishim nevojë që të formojmë një varg shtetesh, njërin pas tjetrit (druaj se do të na duhet t’i bëjmë nja katragjashtë a shtatëadhjetë shtete) të NDARA shqiptare. Por sido qoftë ne, për të krijuar shtete, nuk e kemi edhe aq zor sepse, armiqtë sllavë dhe “Fuqitë e Mëdhaja”, që nga trembëdhjeta e këtej, na kanë mësuar, thënë më mirë, ne, si popull i zgjuar që jemi, për më pak se një shekull, mësuam se si të NDAHEMI. Ndoshta do ta kemi pak sit ë vështirë për të gjetur flamurë, për çdo shtet që do të krijojmë këtu e tutje por, ma merr mendja se edhe kësaj do t’ia gjejmë ilaçin. Ja, kosovës p.sh., me një me dy, ia gjetëm një flamur. Vërtet jo me fushë të kuqe e shkabën e zezë dykrnare në mes por ama, BLU dhe me nja katragjashtë yje ia gjetëm. Po! Po! Yje, yje sepse yjet ne na kanë mbetur ise që nga komunizmi vetëmse tani, nuk i kemi ato të kuq sepse “nuk jemi” më komunista. Sa për demokracinë, sepse jemi race e zgjuar, të lindur për demokraci, asaj nuk ia dijmë as domethënien. Bile, bile, mu për këtë, shumë “shokë” si: “shoku”Fatos Nano, “shoku” Edi Rama e shumë të tjerë, ashtu edhe akademiku ynë “shoku” qose, e urrejnë se e kanë halë në sy demokracinë. Por akademiku ynë, qose dhe si grua bëhet vetëm për një moment, sa e kalon kufirin, dhe pastaj, për një kohë shumë të shkurtër sërish i rritet mjekra dhe sërish shndërrohet në Qosja.
Me gjithë këto që u thanë më sipër, unë mendoj se “mollën”, që nuk e mbollën dje tëtjerët për ne, le t’a mbjellim ne sot, që frutat t’i vjelin brezat që vijnë...
Ajo që më irriton më së shumti, nuk është vetëm çështja e mërgatës shqiptare dhe mospërfshirja e saj në “Strategjia e Bashkimit Shqiptar”, si një libër, ku bëhet fjalë edhe për Bashkimit Kombëtar, domethënë për realizimit të ëndërrës tonë shekullore, atë të bashkimit të trojeve etnike shqiptare por, më irritojnë dhe më indinjojnë edhe qëndrimet flip-fllape të akademikut lidhur me çështjen e Kosovës. Pse mund të thuhet kështu? Mund të thuhet kështu për shumë arsye; ja disa nga ato: Kur është që (vetëm) të flitet, për bashkimin e trojeve etnike shqiptare, si shumë shqiptarë që e thonë, e ka thënë dhe vazhdon ta thotë edhe “shoku” Rexhep por pa marrë asnjë hap konkret. Prandaj, koha e artikujve, koha e referatëve, koha e fjalimeve me fjalë “bombastike” plot retorikë, tashmë ka kaluar. Ajo kaloi që në vitet nëntëdhjeta kur ra komunizmi. Prandaj, koha e transicionit,ishte një shansë për të marrë hapa konkrete dhe konstruktive për realizimin e aspiratave tona shekullore, mirëpo, për fat të keq ajo, në tërësi, shqiptarët i gjeti të papërgatitur. Pastaj, për realizimin e kësaj aspirate kaq të rëndësishme, duhen dekada e dekada, në mos shekuj përgatitjeje dhe poashtu, duhen strategji të kompletuara e jo të hendikapuara, si kjo që ne e ofron “shoku” Rexhep Qosja.
Shumë intelektualë, të vetquajtur “strategë” të çështjes kombëtare, si dhe një numër i madh i shqiptarëve në përgjithësi, bashkimin e trojeve etnike shqiptare, gjithmonë e kanë shikuar si diçka të pamundur, si diç të paarritshme, poqese nuk e kushtëzojnë atë me fenomenin absurd atë ”shkallë-shkallë”. “Ta bëjmë –thonin, gjë që e thonë dhe e besojnë edhe sot e tërë ditën- Kosovën Republikë ose shtet të pavarur dhe kështu pastaj, e kemi më lehtë të bashkohemi me Shqipërinë!....(?) Këtu, hapur del në shesh papjekuria politike e atyre që e sugjerojnë metodën shkallë-shkallë dhe injoranca e atyre që i besojnë atij fenomeni. Me këtë, dëshmohen dy pikëpamje me rëndësi:
1. Se shqiptarëve, në përgjithësi i mungojnë politikanët dhe
2. Shqiptarët, në situata të caktuara, mendojnë se është shansi i tyre t’i fusin duartë në qypin e mjaltit dhe, secili në vete, dëshirojnë që ta mbajnë bajrakun e patriotizmit.
Sakaq, përrallëza e plakut me mollën, as që vjen në konsiderim.
Sa i përket bashkimit të trojeve etnike shqiptare, si shumë të tjerë, as “shoku” Qosja, nuk ka një qëndrim stabil. Për këtë nuk mund ta fajsojmë edhe aq shumë të shkretin sepse, ngadonjëherë, për ta shpëtuar lëkurën, i duhet këtij të gjori që ta rruajë mjekrën. Nga njëra anë ky, kur flet për Bashkimin Kombëtar, të cilin e sheh si një ardhmëri që domosdo do të arrihet, në faqen 25 të Strategjisë” së tij, shkruan:
“Shqiptarët kanë të drejtë të shpresojnë se çështja e tyre mund të zgjidhet në mënyrë të tërësishme e jo të pjesëshme, të përhershme e jo të përkohshme…”
dhe, nga ana tjetër preferon Kosovën Republikë ose shtet në vete.
Tani, duke patur parasysh aspiratën e kahmotshme të popullit shqiptar – Bashkimin Kombëtar ose bashkimin e trojeve etnike shqiptare, Kosova si shtet i pavarur, a është zgjidhje e “tërësishme” dhe “e përhershme” apo “e pjesëshme” dhe “e përkohëshme”? Do të mjaftohemi me kaq, dhe të vazhdojmë me krijimin e shetit pas shteti apo, çdo dhjetë vjet, do të zhvillojmë demonstrata (jo luftë me armët në supin e krahut se lufta do sakrifica e viktima) por me parullat në duar:
DUAM BASHKIMIN KOMBËTAR!
DUAM BASHKIMIN E TROJEVE ETNIKE SHQIPTARE!
Në fillim të librit, akademiku e citon M. Weber-in të ketë thënë:
“Përvoja historike e dëshmon të vërtetën se njeriu nuk do të arrinte të mundshmen sikur të mos i shtrinte duart edhe drejt të pamundshmes”.
Pasi qenka ashtu, gjë që edhe unë pajtohem plotësisht, pse atëherë të gjithë ne (përfshirë këtu edhe akademikun tonë), nuk qëndrojmë në atë që e themi dhe dëshirojmë që zgjidhja të jetë e tërësishme dhe e përhershme? Pse mjaftohemi me Kosovën shtet të pavarur? Pse pastaj shqiptarët në Maqedoni aludojmë edhe krijimin e “Iliridës” e, shtete e shtete (të ndara) që flitet se do të krijojmë në të ardhmen?..
Përgjigja është se:
Së pari, si që e cekëm më sipër, ajo rrugë është shumë më e gjatë, më e vështirë dhe me shumë sakrifica, me viktima deri edhe në flijim.
Së dyti, si që është dëshmuar tanimë gjatë shekujve se, shqiptari është mësuar të veprojë spontanisht, pa asnjë përgatitje paraprake, pa asnjë plan domethënë, së pari veprohet dhe pastaj “planifikohet”, hartohen amandamente, etj.
Kështu u bënë (në mos u nxitën nga armiqtë tanë) edhe demonstratat në pranverën e vitit 1981. Ashtu filluan edhe luftat në: Kosovë, Preshevë, Bujanoc, Medvegjë dhe në Maqedoni. Neve na e ka ënda të themi se ato mbaruan në favorin tonë por e vërteta është ndryshe. Lë që, po të mos ndërhynte NATO, me iniciativën e SHBA-ve, do të kishim përfunduar në det por, edhe kështu si përfunduan, asnjëra nuk përfundoi në dobinë tonë. Maqedonia dhe; Presheva, Bujanoci dhe Medvegja, sërish mbetën nënë sundimin sllav. Populli shqiptar, jo për fajin e vet por për mungesë lidershipi, nuk u mobilizua kur ishte momenti dhe shansi më i volitshëm (pas kapitulimit të regjimit ruso-stalinist dhe enveristo-komunist) që të luftonte për bashkimin e trojeve etnike shqiptare ai formoi Kosovën shtet. Ky shtet pastaj, ngriti kufinj (mure) shqiptaro-shqiptar, mu atëherë kur muret midis popujve të një kombi, me një gjuhë e një traditë, si që ishte rasti me Dy Gjermanitë (Lindoren dhe Perëndimoren), u shembën. Shqiptarët kosovarë e formuan shtetin e tyre, duke mos çarë kokën fare se ç’ndodh me fatin e shqiptarëve në Preshevë, në Bujanoc, në Medvegjë apo në Maqedoni.
Po me strategjitë ç’u bë?
Ato mbetën “strategji” në letër!
Të dalësh në rrugë ashtu i papërgatitur dhe pa një strategji e plan të përgatitur e të planifikuar mirë, edhepse në mënyrë paqësore, pa ushtruar asnjë lloj violence dhe t’i thuash armikut “Nuk e njoh pushtetin tend!”, si që ndodhi në vitin 1981, është humbje mundi, humje kohe dhe ajo që ëtë më me rëndësi, është humbje shansi. Pastaj, së pari duhet të jesh i përgatitur që, atë që kërkon, kur të vijë momenti, të jesh në gjendje që ta mbrosh e, jo, pasi përfunduan demonstratat dhe disa e shfrytëzuan rastin që të trgojnë patriotizëm, që do t’i duhet një ditë pë të marrë ndonjë post dhe, për tetë vjet pastaj, të zvarritesh kafeneve e diskove. Sepse, një fjalë e popullit thotë: “Uji flë - hasmi s’flë kurrë!”
Ajka e intelektualëve shqiptarë pastaj, si gjoja revolucionarë, vite me radhë, për të fituar poena, çohen peshë me fjalime bombastike, me libra e artikuj dhe e nxitin popullin dhe mërgatën, kudo që gjinden ata, ashtu shabllon, të papërgatitur, pa plan dhe pa organizim të mirë, që të dalë në rrugë për të demonstruar, jo për një çështje gjithkombëtare por, për ta promovuar sistemin komunist të diktatorit më të egër që njeh historia shqiptare, atë të Enver Hoxhës. Me këtë karakter janë zhvilluar të gjitha demonstratat, për afër gjysëm shekulli, si këtu në SHBA ashtu edhe në Evropë. Të njëjtën bënin edhe shumica e radiostacioneve me papagajt e tyre prokomunistë në Amerikë, në Evropë e gjetiu. Nëpër rrugët e Nujorkut, të Washingtonit, të Vienës, të Bonit, të Stokolmit, etj., etj…, në demonstrata shpesh dilej edhe me dy flamuj; me flamurin kombëtar të Skender Beut (atë që Ismail Qemali e ngriti në Vlorë), por më tepër dilej me atë të Enver Hoxhës, me yllin komunist. Çirreshin duke brohoritur: “Parti Enver, jemi gati kurdoherë!” Ata edhe premtonin se, jo vetëm Amerikën por, tërë Botën do ta bëjmë komuniste. Erdhi pastaj Sllobodan Millosheviqi, i cili, falë Amerikës dhe NATO-s, nuk na qiti krejtësisht fare.
Të dalë në malë një pjesë e popullit (Drenicë në 1998), të gatshëm për ta flijuar edhe jetën për çështjen kombëtare e, pjesa tjetër të shikojë sehir, të bëjë qejf kafeneve, rinia duke çarë veshë e hundë me grepa, me vathë, duke marrë droga disqeve…, erdhi pastaj NATO dhe na shpëtoi nga zhdukja totale. Dihet se Amerika dhe NATO nuk erdhën aty për interesat e shqiptarëve por për interesat e tyre, megjithatë, përfituam edhe ne. Ato erdhën aty për t’i thënë STOP ndonjë ekspansionimi eventual të Rusisë, e cila e ka bërë traditë që të ketë influencën e saj ndër atë nënqiell të quajtur Ballkan. Atëbotë ishte në pyetje edhe realizimi i Rezolutës 1244 dalë nga Këshilli i Sigurimit pranë OKB-së.
Të dalë pra në malë një pjesë e popullit (Tetovë 2001), edhe këta të gatshëm që ta japin edhe jetën për çështjen kombëtare, përderisa pjesa tjetër t’i ruajë pasuritë e veta, personale etj. Edhe këtu pastaj ndërhyri faktori ndërkombëtar, gjë që rezultoi në armëpushim, mu atëherë kur dukej qartë se fitorja ishte në anën e Ushtrisë Çlirimtare të Maqedonisë dhe solli “Paqën” e 13 Gushtit dhe u nënshkrua e ashtuquajtura “Marrëveshja e Ohrit” ose, thënë më mirë, Marrëveshja e Hiçit, e cila nuk ishte atëherë dhe nuk është as sot në interes e as në dobi të popullit autokton shqiptar në Maqedoni. Pse u bë tërë ajo luftë? Pse ranë gjithë ato viktima dhe nuk u arrit asgjë në favor të shqiptarëve? Kësaj pyetjeje duhet t’i përgjigjen “liderat” shqiptarë!
Një Marrëveshje, jo si kjo e Gushtit, 2001, por një Marrëveshje e dobishme mund të arrihej edhe pa luftë, me protesta paqësore me diplomaci (gjë kjo që për fat të keq shqiptarëve i mungon), e me dialog e mjete tjera paqësore, duke i mbështetur ato në fakte historike, përderisa sunduesit sllavë kanë deklaruar botërisht se Maqedonia është shtet demokratik(!?) dhe me të madhe e kërkojnë njohjen e saj nga Greqia dhe vendet e tjera të botës. Atëherë, pse u luftua? Për asgjë?...
Le të kthehemi sërish te ky farë “qosje” të cilit, për çudi ngadonjëherë edhe i rritet mjekra. Kjo ndoshta ndodh vetëm në Kosove ose në Mal të Zi se, andej nga Maqedonia e Aleksndrit të Madh, nga ana e jonë, dua të them nga ana e Strugës, qose i themi atij që nuk ka dhe nuk i rritet kurrë mjekra. Po këtij “qosjes” malazias, saherë që ta rruajë mjekrën dhe të vishet si grua për ta kaluar kufirin sa për ta shpëtuar lëkurën (prapanicën e vet), pasi t’i kalojë rreziku, sërish i rritet mjekra. Mosvallë i rritet mjekra vetëm për atë që ndoshta mbanë ZI për Leninin, për Enverin apo për Stalinin? Se, demokracia për këtë qose (që i rritet mjekra), është halë në sytë e tij.
Më duhet ta mbështes në fakte atë që thashë më sipër se, Rexhep Qosja bënë edhe flip-flape. Kjo mund të vërehet në atë kur autori i librit “Strategjia e Bashkimit Shqiptar”, në f. 96 , nga njëra anë shtron kërkesa të ndryshme se gjoja edhe ai është për zgjidhje të drejtë, nga ana tjetër, në f. 152 shkruan:
“…çështja shqiptare është filluar dhe ka vazhduar të jetë çështje unike, e tërë, dhe prej zgjidhjes së saj të tërësishme nuk mund të hiqet dorë pavarësisht pse në një moment të caktuar mund të
pranohen edhe zgjidhje të pjesëshme.”
Cila është “shoku” qose (që të rritet mjekra pasi ta kalosh kufirin-rrezikun)? A është ajo se “nuk mund të hiqet dorë” nga zgjidhja e saj e “tërësishme” apo “në një moment të caktuar”, ashtu si mund të rruhet mjekra, “mund të pranohen edhe zgjidhje të pjesëshme”?
Si që mund të vërehet nga citati i sipërshënuar, hapur, dalin në shesh flip/flapet e autorit dhe këtë shumë shpejtë koha e vërtetoji.
Mirëpo, një qëndim i tillë, si thika me dy teha, mbase edhe mund të “justifikohet” sepse, po të mos mbante qëndrime të tilla, të dyfishtë, sa do të ishin shanset dhe, si do të arrinte pastaj që si akademik e letrar në zë, të viret në krye të ndonjë partie politike, të cilën mund ta themelojë ndonjë tjerë, fundja edhe ai vetë. Qëllimi është që të bëhet Kryetar e të mos ngalë prapa kolegut (lexo – rivalit) të tij, Dr. Ibrahim Rugovës, të cilin e urrente aq sa e urren edhe Sali Berishën.
Me këto mendime dhe veprime flip-flape, duke e pranuar edhe zgjidhjen e tërësishme (të përherëshme) por edhe atë të pjesëshme (të përkohëshme), akademiku i ynë e justifikon veprimin utopik, atë të “famëshmen” metodë “shkallë-shkallë”, për ta bërë Kosovën Republikë ose shtet të pavarur. Fenomen i “famshëm” ky, të cilin e përdorin vetëm qyqarët dhe frikacakët, ata që i bëjnë lak luftës dhe sakrificave që kërkon ajo. Këtë “yrnek” do ta kapnin pastaj edhe shqiptarët në Maqedoni, në Mal të Zi, në Preshevë, Bujanoc, Medvegjë e kështu me radhë dhe, si pasojë, do të kishim krijuar nja katratetë a gjashtadhjetë shtate dhe do t’i kishim emëruar, jo Shtetet e Bashkuara Shqiptare, se ashtu do t’ia thyenim sedrën Amerikës por, do t’i kishim emëruar “SHTETET E NDARA SHQIPTARE”. Kjo pastaj, do t’a vërtetojë përpara gjithë botëst se sa të zgjuar dhe sa të aftë që jemi ne shqiptarët.
Për hatër të armiqve sllavë, Fuqitë e Mbedhaja, Franca, Anglia, Gjermania dhe Rusia, me të vërtetë na ndanë në trembëdhjetën por, brenda një shekulli ose më saktë, as nëntë dekada nuk kaluan dhe ne, ndonëse nuk mësuam se si të bashkohemi ama, për t’u ndarë mësuam. E bëmë Kosovën shtet, apo jo?... Është e vërtetë se pjesët tjera të trojeve etnike shqiptare i lamë si arën pa zot por ç’mund të bëjmë ne sot? Sot, nuk është koha e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit (1878), kur shumica e shqiptarëve ishin analfabeta (edhepse ishin trima sy patrembur), nuk shihnin më larg prej hundës (që kishin BESË) megjithatë, kërkonin Bashkim Kombëtar! Bile, këta shqiptarë të thjeshtë, shkonin aq largë sa që kërkonin bashkimin e trojeve etnike shqiptare. Sot, ne (shqiptarët), që thoni ju, që jemi të edukuar e të kulturuar, ndonëse me shkolla të larta e fakulltete, jemi letrarë, shkrimtarë, akademikë e ku ta di unë dhe “dijmë” shumë (hiçgjë) se ç’është politika prandaj, një herë veprojmë (formojmë shtete) nja katratetë a gjashtadhjetë dhe pastaj, po të na kujtohet (e kam fjalën, në qoftë se nuk harrojmë), i bashkojmë gjithë ato shtete në NJË. Kjo pra është zotësia, kjo është politika, kjo është DIPLOMACIA e jonë, që thoni ju….
Mbi të gjitha, në faqen 101 autori, i vë kapakun hipokrizisë së tij, duke shtuar një thënie filozofike e të qëlluar kur shkruan:
“…te qëllimi mbërrin vetëm ai që e ka të qartë, plotësisht të qartë qëllimin.”
Dakord “shoku” Qose, dakord por na tregoni cili është qëllimi?!
Prandaj, në qoftë se këto nuk janë flip-fllape, atëherë, lexues të nderuar, Ju lutem më thoni ç’janë?
Në Lincoln Park,
New Jersey
SHBA
Më 21 Dhjetor, 2001
Shënim:
Ky punim ose kritikë (e modifikuar), gjë që i lejohet VETËM autorit, është marrë nga libri Mes Dy Zjarresh, autor i të cilit është vetë autori i këtij punimi.
Të nderuar lexues:
Komente ose kritika (mundësisht) jo ofendime, mund t’i drejtoni ato në
e-mail-in tim www.nazmidemishau@gmail.com
Na vizitoni në www.nazmidemishau.coolpage.biz