E shtune, 27.04.2024, 09:52 AM (GMT+1)

Kulturë

Vangjush Ziko: Shëmbulltyra e xha Kocit

E marte, 15.03.2011, 08:57 PM


Vangjush Ziko

 

SHËMBULLTYRA E XHA KOCIT

 

     Xha Koci është një mërgimtar nga anët e mia.Ai ka qenë berber.Ashtu ka punuar tërë jetën sa ishte në Korçë.Kur e kam njohur unë,ai kishte hapur një berbranë të vogël pranë shkollës sonë të mesme.Unë sa kisha mbaruar studimet dhe isha emëruar mësues në atë shkollë.Jepja lëdën e gjeografisë.Xha Kocit i pëlqente të dinte sa më shumë gjëra nga bota,si jetonin,si visheshin dhe si besonin popujt e tjerë.Ai çdo bisedë e lidhte me Zotin,Krijuesin e gjithësisë dhe të farës njerëzore.Veç se ka njerëz,shtonte ai,që nuk i besojnë Atij,janë mosmirënjohës.Sigurisht,ai e hidhte fjalën për ne mësuesit që në mësimet tona nuk e zinim fare në gojë emrin e Zotit.,bile,e vinim edhe në lojë.Unë e dëgjoja i qetë në kohën kur ai më qethte flokët ose më ruante dhe nuk i kundërvihesha.Për ne ishin të ndaluara,në mos të rrezikshme për vendin e punës,bisedat për fenë.Kurse xha Koci nuk pyeste shumë.Ai ishte jo vetëm llafazan si gjithë berberët,por ishte,siç ju thashë edhe shumë besimtar.Kishte bindjen se besimtari nuk duhet të jetë vetëm i përkushtuar,por duhet t'i bëjë edhe të tjerët me vete.I thosha me marifet se nuk ishte fort e dëshirueshme për kohën kjo "propagandë".Tek ai qetheshin dhe mësuesa të tjerë,edhe komunistë,edhe sekretari i partisë së shkollë sonë.

    -Unë nuk kam asgjë me politikën,-më thosht-Unë besoj në Zoti im,ashtu siç edhe ata në partia e tyre.Unë nuk e shaj partinë e tyre,sepse edhe Zoti nuk më le t'i përbuz ata që nuk i besojnë Atij.Secili ka limerin e vet në këtë jetë.

    Pasi më fshinte me furcë qimet e qafës,shkundtte mbulesën e bardhë,që më hidhte mbi supet,m'i bënte flokët me kolonjë,m'i krihte dhe më thoshte:

    -Ajde,me shëndet!

    -Faleminderit,por ruaje edhe ti shëndetin tënd-i përgjigjesha duke i buzëqeshur.

    Xha Koci nuk më linte të ngrihesha me një herë nga froni.Më dilte përpara dhe më fliste duke më parë që sipër skeleteve të syzeve.

    -E di historinë e kokrës së grurit?-më pyeste.

    Atë histori ma kishte treguar dhe herë të tjera.Libri i shenjtë thotë,se fara,po të mbetet farë,do mpihet dhe do të thahet,do vdesë.Por fara,po u mboll,po u fut në dhe',vdes dhe shumohet duke nxjerrë kallinj të rinj.Me këtë ai desh të më thoshte se,si besimtar i përkushtuar,ai nuk i trembej asgjëje,as vdekjes.

   

     Kaluan vite.Xha Koci e ndërroi dyqanin.Shkoi në një dyqan nga pazari.I leverdiste më mirë.Kur filloi lufta kundër fesë dhe institucioneve fetare.Nuk ju thashë se ai të kremteve të shënuara,mbyllte berberanën dhe vinte psallte në kishën qëndrore të Mitropolisë të qytetit.Por kishat u mbyllë...dhe dëgjova se kishin mbyllur dhe berberanën e tij,kurse Xha Kocin e kishin plasur në burg.

 

     Kaluan vite dhe vite.Unë ardha me bashkim në Kanada me bashkim familjar.Një ditë prej ditësh mora vesh se këtu na qenkëshe edhe Xha Koci me familjen e tij!U përpoqa të marr vesh adresën e tij dhe vajta e takova.

     Xha Koci ishte plakur dhe i kishte kaluar të nëntëdhjetat.Edhe unë isha thinjur dhe isha bërë tullac.Por ai më njohu.

     -Ç'më ardhe,-më tha duke qeshur-ti s'paske leshra fare.Mos i harxho kot paratë.Le të të qethë gruaja.

     Qeshëm dhe kujtuam.Më foli për burgun.Për aratisjen e tij.Më tregoi pastaj se si pas shumë peripecish,pas demokracisë,tërhoqi edhe familjen,gruan dhe fëmijët,pas tridhjetë e ca vjetesh.Ardhi fjala dhe për kurbetin.Ardhi fjala dhe për kokrën e grurit.Dhe për tempujt që u rihapën.Për njerëzit që besojnë lirisht në fenë e tyre.

     -Po,-tha xha Koci,dhe mori thellë frymë.Nuk psherëtiu-Po të mos ishim mbjellë ne,nuk do të kishin mbirë kallinjtë e rinj.Po të mos kalbet fara,nuk mbin.

     Ai e kishte fjalën për burgun,që pati bërë.Nuk e quante dënim dhe vojtje,por një therori në emë të Zotit dhe të ripërtëritjes së jetës.

 

     Mua më shkrepi në çast ta pyes për atë mendim që më mundonte që kur ardha pranë fëmijëve në mërgim.Për atë,që fëmijët tanë ikën e morrën aratinë.Lanë katandi dhe shtëpi,lanë punën dhe profesionin e tyre dhe ardhë këtej për ta filluar çdo gjë nga e para.

    -Xha Koci,-e pyeta shkurt-a bënë mirë që ardhë në kurbet fëmijët tanë?

    Ai më pa një copë herë në sy dhe tundi kokën e tij të thinjur,sikur desh të më theshte se kisha mbetur po ai mësues gjeografie dhe nuk kisha kuptuar asgjë nga ndryshimet që kishin ndodhur në shpirtin e njeriut.

    -I bekuar qoftë Zoti!-bëri kryq dhe psherëtiu.-Po të mos kisha ardhur këtu,nuk do t'i kisha rrotull këta kallinj të njomë e të gjelbër,që më fali Ai.

    Xha Koci më tregoi me dorën e ti që i dridhej,stërmbesën dhe stërnipin që po loznin në lëndinën e kopshtit prapa shtëpisë.Mori frymë thellë i lehtësuar duke bërë përsëri kryqin.

    -Profesor!Perëndia e ka bërë njeriun që të punojë e të mundohet.Ndryshe nuk e fiton dot parajsën e premtuar.Fara e grurit,po mos u kalb,thahet,vdes.

    E mbylli xha Koci bisedën me shëmbulltyrën e tij të shenjtë.



(Vota: 2 . Mesatare: 4.5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora