E shtune, 27.04.2024, 06:34 AM (GMT+1)

Kulturë

Meri Lalaj: Mikja ime Drita Pelinku

E merkure, 16.03.2011, 08:58 PM


Drita Pelingu ne fillimet e karrieres
Drita Pelingu ne fillimet e karrieres
Mikja ime Drita Pelinku

 

Nga Meri Lalaj

 

Kam disa vite që njihem nga afër me artisten e madhe Drita Pelinku, (përjashtoj  që e kam njohur në kohën kur isha studente dhe ndiqja shfaqjet e teatrit.) Është një fat i madh të kesh një mike të tillë me të cilën mund të bisedosh me ëndje për gjithçka. Përfytyroj se sa me fat kanë qenë ata studentë të Artit Dramatik, të cilëve u ka dhënë mësim i ka futur në rrugën e bukur dhe të mundimshme të artit. Këta ish-studentë nuk e harrojnë, por gjithnjë me një mënyrë a një tjetër tregojnë adhurimin dhe mirënjohjen për pedagogen e tyre. Edhe pasi ata kanë kryer studimet dhe jetojnë në vende të ndryshme të botës nuk i ndërpresin lidhjet. Kështu Drita ka vijuar letërkëmbimin me Ylli Demnerin në Francë, me Bujar Alimanin në Greqi, i cili erdhi posaçërisht para dy viteve për të vënë në skenë me “Zysh” Dritën monodramën “Rouz”. A nuk provuam një emocion të jashtëzakonshëm, ne spektatorët aty në sallën e Teatrit Kombëtar atë natë kur Bekim Lumi, regjisori i Teatrit të Prishtinës, para shfaqjes të “Çifti Martin” vënë prej tij, doli në skenë u përkul para “Zysh” Dritës duke i puthur duart e duke i dhuruar lule. Dhe së fundi regjisori Spiro Duni, ish-student i Dritës këto ditë është duke punuar për të vënë në skenë dramën “Shtrigat e Salemit” të Artur Milerit, në të cilën ka një rol edhe Drita Pelinku. 

            Asqë mund të bëhet fjalë se çfarë moshe ka Drita sepse me kthjelltësinë e saj, me thjeshtësinë për të pyetur e mësuar parreshtur, ajo ngjason gjithnjë me një nxënëse të vullnetshme. Drita Pelinku është shumë e përgjegjshme, ajo nuk jep asnjë intervistë për gazetat apo televizionin pa u përgatitur për temën, sepse ajo kurrë nuk rresht së shfletuari libra. 

            Dhe unë ndihem vërtet mikja e saj sepse kur i shkoj tek shtëpia ajo më përgatit kafenë. A mund ta përfytyrojë dikush se çfarë do të thotë të ulesh përballë saj dhe të pish një kafe nga duart e Artistes së madhe Drita Pelinku.     Dekorimi i Artistes

            Drita Pelinku më tregon: Më lajmëruan se duhej të shkoja në Vlorë sepse do të më jepej titulli “Qytetare Nderi”. Që në mëngjes më erdhi për të më marrë një makinë, të cilën e kishte porositur ish-studentja ime, deputetja e Kuvendit Popullor, Luiza Xhuvani. Ishte data 30 dhjetor. Kur arritëm në Vlorë, tek Teatri “Petro Marko” më priste një sallë e mbushur plot me njerëz. Aty u organizua një ceremoni shumë e bukur, vetë Kryetari i Bashkisë, Zoti Shpëtim Gjika më mori dhe më ngjiti në skenë. Në çastin kur po më dorëzohej titulli pata një emocion të jashtëzakonshëm. Unë që isha ngjitur në skenë e pata luajtur në role të panumërt po përlotesha. Në mendjen time vetëtiu ai kujtimi i largët kur unë vajzë e vogël 11 vjeçare po ikja për herë të parë nga Vlora për të vazhduar mësimet në Tiranë. Makina e vogël me të cilën po udhëtonim u ndal. Ndodheshim në dalje të qytetit. Ne zbritëm, unë isha e përlotur e mallëngjyer ndërsa im atë më përqafoi fort duke më thënë: “Shiko Vlorën! Shikoje sa e bukur është! Kudo që të vesh Vlorën do ta kesh me vete sepse Vlora është vendlindja jote!” Këto fjalë nuk munda dot t’i them në ato momente sepse nuk më linte ngashërimi. E përmblodha disi veten dhe recitova vargjet e poezisë “Këngë pleqërishte” nga Lasgush Poradeci.

Certifikata e titullit është shumë e bukur dhe e shkruar bukur.

            “Këshilli Bashkiak Vlorë, 29.12.2010

            I jep Zonjës Drita Pelinku titullin “Qytetare Nderi” e Vlorës me këtë motivacion:

            “Për kontributin e spikatur si aktore, regjisore dhe pedagoge e shquar. Mjeshtre e Madhe e Punës dhe model i artistit të vërtetë shqiptar. Për përkushtimin, talentin dhe dashurinë që tregoi për Vlorën, Kombin dhe popullin shqiptar në karrierën e gjatë artistike dhe jetën shoqërore.”

            Pas ceremonisë me dhjetëra njerëz e rrethojnë Dritën duke i marrë autografe asaj Artistes së Madhe, disa kanë edhe fëmijët përdore që ta njohin edhe ata se kanë përballë një vlerë të jashtëzakonshme kombëtare.



(Vota: 4 . Mesatare: 4.5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora