E shtune, 27.04.2024, 10:08 AM (GMT+1)

Kulturë

Poezi nga Isuf Graçevci

E merkure, 16.03.2011, 07:10 PM


                                   ISUF GRAJÇEVCI

 

                                   LITARËT E SHIRAVE

 

Sonte

litarët e shirave

lagin kujtimet për ty

zë i pianos

kumbon ethshëm

për buzët tua

trupi im

po shkrihet në djersë

sonte

litarët e shirave

lagin kujtimet për ty. 
 
 
 AROMË JETE

 

Fjala më mbeti përgjysmë

ag e terr

zemra mu nda në dysh

për të djeshmen

e të sotmen

vite e vite

në mes zemrave

fjetën netët me ankth

e urinë për Ty

aromë jete

e shuante cicërimë zogu

mbi strehë e portë  të shpirtit tim

 

 

FLE ZË I DHIMBJES

 

Në këtë dhomë  të heshtur

fle zë i dhimbjes

shpirti ushqehet

me fishkëllimë e re

qafën tënde të burgosur

e ka mbuluar rrjeta

e Ne

në udhëtimin tonë  të gjatë

sikur kemi

të njëjtin fat 

 

KËNDI I FSHEHUR

 

Sa e sa kohë

të prita

në këndin e fshehur

të kanapesë

Aty

ku thurëm rrjetën e dashurisë

tani

një pikëllim vjeshte

e përkëdhelë trupin tim

nga ironia e kësaj bote

ëndrra mu plak 
 

JEHONË E SAJ...

 

Sa lot derdha për ty

kënga ime

qiellin e bëra lotore ngashërimi

po shpresën se humba

se një ditë

do të te këndojmë

gjithandej mëmëdheut

e jehonë e saj

do të depërtojë

thellë në ashtin tim

 

 

ZËRI YT

 

Le të dëgjohet zëri yt

kënga ime

rrugë të gjatë

kemi bërë bashkë

edhe atëherë

kur të këndova pa fjalë

kur më kërcënuan

edhe pse heshta

edhe pse fola

Tashmë

në këtë horizont

s mund të na shkelin

Hije Kobzeza...

 

PUHIZË

 

I etur për Ty

Puhizë e pranverës sime

më thuaj diçka

hallet e zemrës

Dimri i egër

mi vizatoi me ngrica

në dritaret e syve

këngën ma ndali

për Ty Troja ime

më thuaj pra

se beteja është imja

e kënga sërish

do t i hap krahët

për diellin e pjesës sonë



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora