| E merkure, 16.03.2011, 07:10 PM |
ISUF GRAJÇEVCI
LITARËT E SHIRAVE
Sonte
litarët e shirave
lagin kujtimet për ty
zë i pianos
kumbon ethshëm
për buzët tua
trupi im
po shkrihet në djersë
sonte
litarët e shirave
lagin kujtimet për ty.
AROMË JETE
Fjala më mbeti përgjysmë
ag e terr
zemra mu nda në dysh
për të djeshmen
e të sotmen
vite e vite
në mes zemrave
fjetën netët me ankth
e urinë për Ty
aromë jete
e shuante cicërimë zogu
mbi strehë e portë të shpirtit tim
FLE ZË I DHIMBJES
Në këtë dhomë të heshtur
fle zë i dhimbjes
shpirti ushqehet
me fishkëllimë e re
qafën tënde të burgosur
e ka mbuluar rrjeta
e Ne
në udhëtimin tonë të gjatë
sikur kemi
të njëjtin fat
KËNDI I FSHEHUR
Sa e sa kohë
të prita
në këndin e fshehur
të kanapesë
Aty
ku thurëm rrjetën e dashurisë
tani
një pikëllim vjeshte
e përkëdhelë trupin tim
nga ironia e kësaj bote
ëndrra mu plak
JEHONË E SAJ...
Sa lot derdha për ty
kënga ime
qiellin e bëra lotore ngashërimi
po shpresën se humba
se një ditë
do të te këndojmë
gjithandej mëmëdheut
e jehonë e saj
do të depërtojë
thellë në ashtin tim
ZËRI YT
Le të dëgjohet zëri yt
kënga ime
rrugë të gjatë
kemi bërë bashkë
edhe atëherë
kur të këndova pa fjalë
kur më kërcënuan
edhe pse heshta
edhe pse fola
Tashmë
në këtë horizont
s mund të na shkelin
Hije Kobzeza...
PUHIZË
I etur për Ty
Puhizë e pranverës sime
më thuaj diçka
hallet e zemrës
Dimri i egër
mi vizatoi me ngrica
në dritaret e syve
këngën ma ndali
për Ty Troja ime
më thuaj pra
se beteja është imja
e kënga sërish
do t i hap krahët
për diellin e pjesës sonë