E merkure, 08.05.2024, 10:30 PM (GMT+1)

Kulturë

Ilir Muharremi: Dramaturgjia e Henrik Ibsenit dhe ajo e sotmja

E hene, 24.01.2011, 08:54 PM


Dramaturgjia e Henrik Ibsenit dhe ajo e sotmja

 

Nga Dr. ILIR MUHARREMI

 

Dramaturgjia e shekullit XIX ka lënë një gjurmë të pashlyeshme në historinë e dramës botërore, gjithnjë duke pas parasysh indikacionin themelor kohor i cili është spikatur ne penën e dramaturgëve të famshëm botëror. Njëri prej tyre është Henrik Ibsen i cili zë një vend të rëndësishëm në historinë e teatrit botëror. Në pjesën më të rëndësishme të krijimtarisë së tij Ibseni del si gjykatës i ashpër i shoqërisë borgjeze moderne. Megjithatë krijimtaria e Ibsenit kalon në rrugë e faza të ndryshme, që nga natyralizmi e gjer te simbolizmi e pesimizmi, përsëri në dramat e tij kryesore spikat kritika e thellë dhe e rreptë, që ai i bënë shoqërisë borgjeze, moralit borgjez dhe kështu qëndron në pozita të realizmit kritik. Ndërkaq, një pjesë e veprave më të mira të Ibsenit nisën të përkthehen në gjuhën tonë që në vitin 1926 nga dora e artistit tonë të madh Fan Noli si: “Armiku i popullit” dhe “Zonja Ingra e Ostrotit”, për të vazhduar pastaj me përkthimet si: “Brand”, “Peer Gynt”, “Shtëpia e kukullës”, “Hijet”, “Rosa e egër” etj. Të gjitha këto drama na japin mundësinë të krijojmë një përfytyrim ideo estetikë të krijimtarisë së Ibsenit. Do doja të filloja të komentojë figurën në dramën e Ibsenit “Brand”, ku figura e Brandit na jep njeriun e revoltuar kundër poshtërsisë dhe ndyrësisë borgjeze. Ai është armik i betuar i çdo lloj oportunizmi, dhe nga kjo pikëpamje në dukje ai na paraqitet si revolucionar. Brandi bën thirrje për të luftuar me të gjitha forcat për jetë a vdekje, por ai nuk tregon se kundër kujt duhet luftuar, për ç’qëllime duhet luftuar. Ai kërkon të shkallmohen vargontë e kompromiseve dhe të hidhemi energjikisht në kryerjen e detyrës. Por, ai nuk tregon se cila është kjo detyrë. Ai nuk tregon se çdo të behët më tej kur të thyhen këta vargonj. Këtu as Brandi e as Ibseni nuk dinë të japin përgjigje. Është për këtë arsye që lufta kundra çdo lloj kompromisi kthehet diçka në vetvete dhe si rrjedhim ajo s’ka  me asnjë qëllim dhe paraqitja e kësaj lufte në dramë-udhëtimi i Brandit dhe turmës që e ndjek s’ka asnjë kuptim ideoestetik. Duhet të pranohet se në këtë dramë fillon kritika e Ibsenit kundër moralit borgjez, kundër shoqërisë borgjeze. Ndërsa, te “Peer Gynt” e cila është dhënë edhe shfaqje në Teatrin Kombëtar të Prishtinës, Ibseni i bënë një kritikë të ashpër konceptit reaksionar të skandinavizmit që karakterizohet nga kontradiktat midis fjalëve të mëdha e veprave të vogla.

 

Henrik Ibsen
Henrik Ibsen
Krijimtaria tridhjetë vjeçare e Ibsenit

 

Krijimtaria tridhjetëvjeçare e Ibsenit mund të ndahet në tri etapa kryesore. Kjo ndarje kushtëzohet nga brendia dhe vlerat ideoestetike të kësaj dramaturgjie. Në etapën e parë zënë vend dramat që trajtojnë probleme të mëdha shoqërore, prej tyre vlen të theksohen: “Shtyllat e shoqërisë”, “Shtëpia e kukullës”, “Hijet”, “Armiku i popullit” dhe “Rosa e egër”. Në këto Ibseni përshkruan luftën e individit kundër shoqërisë që e shtyp më saktë çlirimin e personalitetin që hedh tej konvencionet dhe gënjeshtrat shoqërore për të gjetur në vetvete atë që është origjinale dhe e sinqertë. Kjo luftë është tragjike, sepse si rezultat i saj, pothuajse gjithmonë kemi një thyerje të ekzistencës njerëzore, gjer në atë çast të qetë, që të jepte iluzionin e një jete të lumtur, drejt një gjendje të re, të ndryshme krejtësisht nga e para. I tillë është fati i Norës te “Shtëpia e kukullës”. Një rrezik i së kaluarës që e kërcënon të tashmen e qetë, e bënë Norën të mendojë për jetën që ka kaluar dhe të bindet se ajo, të cilën e kujtonte si vatër të vërtet familjare, nuk kishte gjë tjetër veçse një “Shtëpi kukulle”. Andaj, autori sipas personazhit të Norës, na servon bindjen e saj që i ashtuquajturi kujdesi i të shoqit i kishte hequr asaj mundësinë që të mendonte, madje i kishte hequr dhe vetë kuptimin e përgjegjësisë, për këtë arsye zhgënjimi i saj është aq i madh sa ajo arrin të braktisë të shoqin dhe fëmijët. Ajo kërkon të largohet nga ky helm moral, kërkon të fitojë lirinë, bëhet e vetëdijshme për veprimet e saj. Nga kjo na del se, ajo shqelmon të gjitha normat morale hipokrite të shoqërisë borgjeze, të fesë kristiane që mbron këto parime morale. Ajo kërkon të nisa nga e para jetën, por ta nisë ndryshe, duke punuar. Këtu dukshëm vërehet ndikimi i ushtruar i asaj kohe tek autori Ibsen. Ndërsa, në demaskimin e moralit të ndyrë borgjez Ibseni ngrihet edhe në dramën “Hijet”. Zonja Alving  jeton në një vatër familjare të fëlliqur, të infektuar. Ajo, duke fshehur një trup të kalbur, e ka pështjellë të birin me gënjeshtra dhe është përpjekur t’i kërkojë atij dukjen e nderit e të virtytit, Por, hijet e së kaluarës veprojnë. Jeta e të birit është helmuar gjer në rrënjë nga hipokrizia shoqërore kundër së cilës zonja Alving s’ka dashur të luftojë. Kështu i biri bie si një viktimë i këtij morali të gënjeshtrës borgjeze.  Ndërkaq, me dramën “Rosa e egër” Ibseni arriti të krijonte komedinë tipike të dekompozimit nga brenda të idealeve borgjeze, ku arriti të zbulonte mekanizmin e hipokrizisë dhe vetëgënjimit të brendshëm të shoqërisë borgjeze në dekompozimin e sipërm. Lirisht mund të them se në teknikën dramatike të Ibsenit realizoi sidomos veçoritë e dramës debat. Për vetë përmbajtjen e dramave të tij, të karakterit akuzues e kritik ndaj shoqërisë borgjeze, në truallin e moralit dhe idealeve borgjeze, ishte e domosdoshme përdorimi i diskutimeve, debateve të parimeve morale dhe idealeve të kundërta. Andaj, dramat e Ibsenit, ende janë funksionale, dhe mund të inskenohen pa ndonjë pengese dramaturgjike, sepse në strukturë janë të punuara mirë, dhe i ngjajnë një debati i cili sa fillon dhe rritet. Pavarësisht nga dobësitë ideore që vihen re në një pjesë të krijimtarisë së Ibsenit, duhet të pranojmë se një pjesë e mirë e veprave të tij edhe sot ruajnë vlerën e tyre si vepra të forta ideore dhe artistike që demaskojnë në mënyrë të pamëshirshme moralin borgjez, idealet borgjeze, të cilave u ka kaluar koha. Dramat e kësaj kategoria janë vënë në skenën shqiptare si: “Shtëpia e kukullës”, “Zonja Ingra e Ostratit”, “Armiku i popullit”, “Peer Gynt”, e cila para disa muajsh u shfaqje para publikut kosovar. U pritë mjaftë mirë nga shikuesit. Këtu vërehet se disa nga dramat e Ibsenit ende janë funksional, edhe pse nuk e kanë ruajtur traditën e kohës. Por, nëse do diskutohet për dramaturgjinë tonë, ose për autorët tonë, lirisht mund të them se nuk janë në nivel bashkëkohor, duke pas parasysh influencën kohore tek Ibseni, dhe influencën kohore tek ne. Pak prej tyre, shpalosin realitetin e kohës, ose nuk thellohen fare në idealin dhe moralin momental. Ngjyrat janë të zbehta, dhe vdesin përjetësisht, nuk arrin të ringjallen sikurse në këtë rast që e kemi Ibsenin. Përveç, influencës kohore, u mungon edhe krijimi i thellë i personazhit, i cili nuk ka frymë filozofike, dhe pse jetojmë në këtë kohë postmoderne, filozofia gjithnjë do të na udhëheq si një mësuese e ashpër për të jetuar. Pak, filozofi posedojnë dramat e autorëve tanë, ato të cilat ngërthejnë nuanca kohore, ose filozofi përcjellëse, i rruan më dhëmbët e saj koha, por qëllimi duhet të jetë shumë i qartë, i kthjellët, revolucionar, madje të ndikojë në ndryshim ekstrem të situatës në vazhdim. Shpesh herë artistët dëshpërohen nga mos vlerësimi real i spektatorit të jashtëm. Pesimizmi i kafshon deri në një shkallë, saqë krijimi e merr tetëpjetëzën. Por, kjo nuk guxon të ndodhë. Këtë më së miri e shpjegon Ibseni në dramën “Kur të vdekurit ngrihen”. Heroi i saj është një artist, skulptor, i cili gjithmonë ankohet se të tjerët vlerësojnë në veprat e tij, ato që atij as i kanë shkuar në mënd të krijonte, prandaj, nuk duhet të vrasim veten për qejf të të tjerëve. Këto janë ankesat e autorit.



(Vota: 6 . Mesatare: 4/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora