E marte, 30.04.2024, 05:10 AM (GMT+1)

Kulturë

Lirika nga Pilo Zyba

E diele, 23.01.2011, 08:39 PM


PILO  ZYBA

 

NGA  LIBRI  I  LIRIKAVE

 

 

DUA TE LEXOJ LIBRIN TEND

 

Librin tend te kraharorit hape

Atje ku shkruhet lumturia dhe jeta...

Te lexoj i vetem deri pas mesnate

Lendinat e tregimeve te tua te blerta...

 

Te lahem ne ujvarat e puthjeve

Ne kodrat e tua te ulem e ngjitem,

Ku rrjedhin damaret e burimeve me ngutje

Kur dielli i ndjenjes te duket ne agime...

 

Te pi burimet e tua me etje

Pastaj te shtrihem i lire ne lendine...

Atje ku zemra me rrahje te lehta

Me ritmin e saj luan ne violine...

 

Me lere tregimet e librit te ndjenjes,

Ne trupin tend te rri te lexoj,

Te jem i vetem mes lindjes dhe vdekjes

Te betohem, askend sdua te shikoj...

 

Ndones, dashurine gjith botes dua tja tregoj...

 

 

NË LULISHTEN E  BUKURISË TENDE

 

Në lulishten e dashurisë tënde mbuluar nga lulet,

Dua vetëm bleta e ndjenjave të mia të ulet...

 

 

UNË E DI E DASHUR

 

Unë e di e dashur, shumë je mërzitur,

Retë e shqetësimit mbi sy të kanë rënë,

Ndoshta ke gjith mbremjen mua duke pritur

Këngën celularit rri i pret nën hënë.

 

Sytë hedh nga qielli, si kupolë e kaltër,

Malli si një vatër në të prushëron,

Porse ylli yt nuk qënka më afër,

Në qiellin e shpirtit, ai të mungon.

 

Po të mori etja për të miat buzë

Hidhi sytë, dhe hënën të shikosh përpjetë.

Pije si në ëndërr me etjen tënde shpuzë,

Dashuria ime një gotë do jetë...

 

Pije, çmallu, e dashur, se zjarri shuhet vetë..

 

 

FLAKE DO BEHEM

 

Nuk e di, do mundem dot

Oxhak të bëhem e prej vetes,

Shpirtin tënd të mbushur plot

Ta ngroh e gjallë ta mbaj gjith jetës?

 

Eshtrat e trupit dhe dëshirat

Ti djeg në një flakë të bukur,

Që të mos të të lagin shirat

Dhe për jetë të jesh e lumtur?

 

Gjakun tim ta pish për verë

Dhe ëndrrat si mishin të pjekur,

Jetën të ta kthej pranvere

Dhe pse vetë do jem i vdekur ?

 

Kjo mbetet pjesa ime e pa tretur...

 

 

KUR ME VJEN SI NJE BALADE

 

Iku lulezimi i veres, dimri qiellit po derdh lot,

Grindet dimiri, gjuhe e eres ne dritare dic me thote...

 

Eshte nate, hena fshehur, une mbeshtjelle ne krevat,

Dashuria si nje engjell, po troket, kerkon nje fat...

 

Si nje morse e rreh deren, prane xhamit te ballkonit,

Trokitja me vjen nga larg, si lutje qe vjen prej honit...

 

Turrem vrap e hap kanatet, them, se qenka e vertete,

Ti qendron ne mes te dimrit, peme e xhveshur dhe pa flete...

 

Ne trup nuk me paske rroba, Monoment i Aferdites,

Prane me bie ngrohtesine dhe bukurine e dites...

 

Dhe me flet me ze te embel : - Kam gjith jeten te kjo dere,

Dimri po me ngrin si bust, shpirtin po ma merr kjo ere...

 

- Pse je xhveshur, zemra ime, them me zemren qe me rreh...

- Permbi qiellin tim te trupit, nuk desha rrobet si re...

 

Dua te jem vec e lare nga veshtrimi jot dhe puthjet,

Me carcafet te dashurise te me mbeshtjellesh dhe lutjet...

 

Te me mbash keshtu te xhveshur, nga mendimet, ligesite,

Me perkedheli dhe puthje te me mbulosh vec me drite!?

 

Te marr ne krahet e mi, dridhet buza qe prej afshit,

Si gjethi i shpirtit tim, ne krevatet e mendafshit...

 

Ti me ngrohesh e ve krah, dhe me thua...shume te dua...

Permbi buze e permbi trup lule derdhesh permbi mua..

 

Ah, me mbyt me te puthur, ne sy e ne kraharor,

Ndersa buzet i largon, nje lule me le me dore...

 

Nje lule ne vend te puthjes, jete cel gjithe gezim,

Duke lene permbi mua, nje ndjenje e nje kujtim...

 

Lumturi na kish pushtuar, kishim vene endrra dhe kra...

Tutje per te fluturuar ne udhetime te medha...

 

Ne udhtime te pa fund, ne rrugen e gjate te jetes,

Ku ndjenja lehte perkund lumturine e se vertetes...

 

Ti ben BRAF...carcafet flak, dhe me nisesh per nga dera

Ndersa jashte cirret dimri, daullet po i rreh era...

 

Pas te ndjek, nuk te ze dot, nuk ke bluze dhe as menga,

Kur u zgjova, e kuptova se qenkam brenda ne endrra...

 

Bie i lodhur mbi carcaf, qe me ngjajne si nje bore,

Jane te ftohte, jane te lehte, nuk i ngroh dot asnje dore...

 

Krahet i kthej i cfilitur, dhe therres me zerin harp...

- Eja se paskam te ftohte, persa kohe qe ti je larg...

 

Pa ty pranvera e bukur, behet dimer dhe ne varg....

 

 

GJUETARI SY

 

Fshehur pas qerpikut, me hala rrethuar,

Si gjuetar i heshtur lëvizjet mi ndjek.

Herë i qeshur dhe herë i trishtuar

Gjithnjë më del pa pritur në shteg...

 

Gjithnjë më qëllon me saçme, me dëshirë,

Me mall të dashuris së përsosur,

Nuk me ka vrarë, por për tokë më ka shtrirë

Perjetësisht gjithnjë të plagosur ...

 

Me heshtën - veshtrim me shërim të pasosur...

 

 

REND PAS NJË DALLËNDYSHE

 

Pas një dallëndyshe rend

Përmbi lugina dhe pyje,

Ky fluturim më lë pa mënd

Nëpër ëndrrat e një ngjyre...

 

Bota qesh kur më shikon

Jam vogëlush, në ajër, erë,

Pyesin për flokët dhe moshën

Që frymë e flladit i merr.

 

Shohin, pyesin të çuditur:

- Pse e ndjek me ëndërrime?

Unë u them duke ikur:

- Kërkoj pas saj pranverën time!!!

 

 

FOLEZA E KUJTIMEVE

 

Kur ti erdhe atë mbrëmje në maj

Në dhomën e vogël në bregun e detit,

Bajamja përkundte në degët e saj

Puthjet tona dhe dritat e qytetit...

 

Maji prapë erdhi, dhe bajamja çeli,

Harpat e zogjve ushtojnë melodi,

Vetëm malli im duke pritur ngeli,

Andej ngai vije ti, si endërr gjithnji...

 

Kujtimet mbi heshtjen bëjnë melodi,

- Rrugën e kthimit, pse, ku e humbe TI?!

 

 

SA HERE MBYLL SYTE

 

Sa here mbyll syte dhe gjumin e pres,

Ne enderr te shoh mbuluar me vese...

 

Veshur si nuse, si e bardha flet

Qe poezine time mbi trup rri e pret...

 

Pi gotat e mallit dhe nga malli dehem,

Kur syte i hap, une prape zhgenjehem...

 

Kur jam me sy hapur, ti vegim me tretesh,

Por thelle ne kujtese prap vegim me mbetesh...

 

Sa here te dua ne shpirt, moj krijese,

Mbyll syte dhe vjen gjith delikatese...

 

Me vdes kur jam gjalle, me ngjall kur une vdes...

 

 

DETI

 

Gjith veren qe Ju ishit prane tij,

Merrte fryme lehte dhe kishte qetesi...

 

Buzezat e vales mermerisnin fjale,

Dashuri e shprehur nga thellsia dale...

 

Tani e shikoj ndersa ti ke ikur,

Kraharori i tij duket i tronditur...

 

Dallge e dashurise hidhet neper breg,

Diku permes guresh rri kerkon nje shteg...

 

Shtegun nga ti ike mes vjeshtes se vone,

Deti egersohet dhe nis te kerkon...

 

Po su ktheve, zemer, nuk qetsohet deti,

Nga Ti frymezohet si vete poeti...

 

Gjumi nuk e ze, prape po ste gjeti...



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora