Kulturë
Sadik Krasniqi: Arti dhe fenomeni
E shtune, 22.01.2011, 07:45 PM
ARTI DHE FENOMENI
TRAJTIMI I INDIFERENTIZMIT NDERNJEREZOR PERMES NJE POEZIE
Lexim aktiv i një poezie.
Nga Sadik KRASNIQI
Në mos të parët,shkrimtarët janë krijuesit që në mënyrë të veçantë hetojnë ,gjegjësisht pasqyrojnë disa fenomene jetësore. Këta edhe se ekskluzivisht me veprat e tyre synojnë artistiken, zbërthejnë fenomene të lëmive të ndryshme (filozofike,sociologjike,etike,psikologjike etje.) shpesh më mirë dhe më thellë se sa këto fenomene të zbërtheheshin me anë të mjeteve dhe metodave të tyre përkatëse.Në këtë mënyrë ,Shekspiri pasqyron luftën,përkatësisht intrigën për marrjen e pushtetit në "Hamleti",Balzaku trajton fenomenin e mospërfilljen fëmijë-prindër në "Xha Gorio",Orueli fenomenin e tretjes së qenjes njerëzore si pasoj e mekanizmit ideologjik të supershtetit në romanin "1984",Elsa Triole i qaset trajtimit të mundësisë së skllavërimit dhe të tjetërsimit të njeriut nga pasioni për pasuri te "Trëndafil me kredi";Markezi
romanin e tij "Kolonelit s´ka kush t ´i shkruajë" e ndërton mbi fenomenin e vetmisë absolute.
Ndërsa një fenomen tjetër të kohës,INDIFERENTIZMIN NDERNJEREZOR SI PASOJE E DIANMIKES SE JETES,do ta hetojë,gjegjësisht pasqyrojë poeti i madh frëng,Zhak Preveri,
në një njësi më të vogël letrare ,në poezinë "Kaftjalli".
Eshtë thënë shumë herë se disa poezive të disa autorëve u kthehesh përherë dhe disi të bëjnë "rob" të rileximit të përhershëm të tyre.Kjo ndodh shpesh nga niveli i tyre i lartë artistik
ose nëse përmbajnë ndonjë veçanti që përmbushin shijen artistike të perjetuesit.
E tillë (që ia vlen t´i kthehesh përherë) është edhe poezia "Kaftajalli" e Zhak Preverit.Por
këtë poezi (si shumë të tjera të këtij autori) nuk e shquan ndonjë figurshmëri e theksuar artistike,ndonjë stil i lartë apo ndonjë strukturë versifikative.Përkundrazi si e tillë është tërsisht e zhveshur nga rekuizitat figurtive dhe aq spontane në të rrëfyer të idesë ,e konstruktuar në një monokolonësh ne dy eventualisht tri fjalë në çdo varg.Atëherë ç´e bënë
këtë poezi aq tërheqëse ,që t´i qasesh në mënyrë të veçantë dhe kreative?
Kjo është një poezi për një fenomen, atij të INDIFERENTITMIT NDERNJEREZOR.në
njërën anë,si dhe prirja e poetit që këtë fenomen ta interpretojë aq bindshëm ,saqë gjatë lexi-
mit kushtëzohet përjetim i thellë i idesë së poezisë.
Poezia fillon në mënyrë të rëndomtë,si nis dita në mëngjes.Andaj që në nismë, atmosfera në këtë poezi është tmerrësisht e njëtrajtshme ,monotone,e ftohtë,pa gjak.plot ironi,krejtësisht indiferente ,pa intimitet afrie.Në poezi si në jetë ,ai tjetri karshi poetit-njeriut ,asgjë nuk bënë,
pos:"qiti kafe / në filxhan / qiti qumësh / në filxhanin e kafesë / qiti sheqer / në kafe me qumësht".Edhe pse ai (ajo) është në prezencën e njeriut (poetit) që ndjen njerëzisht ,vazhdon tmerrshëm:"me lugën e vogël / e përziu.."E ç´i mbetet atij përballë njeriut pos që:"piu kafenë
me qumësht / dhe la filxhanin....",ç´farë tmerri ,ç´farë indiference ndërnjerëzore?!
Në këtë poezi-jetë(rastësisht,domosdoshmërisht )takohen e s´takohen dy veta (janë prezent vetëm si dy qenie fizike),shihen e s´shikohen,ndejnë e s´ndjejnë asgjë për njëri-tjetrin
si qenje humane (por jo edhe si poet).Këta edhe pse rrijnë afër (vetëm fizikisht) megjithatë kurrë nuk bëjnë dy e as një të përbashkët ,por gjithmonë do të mbeten si një dhe të vetmuar...
E gjithë këtë ekuacion të raportit shpirtëror e bën tjetri në prezencë të poetit,akcili qoftë ai,mik apo i afërt i poetit gjegjësisht i njeriut ,me një indiferencë gati inorganike.
Poeti (vetëm duke qenë i tilllë) e ndjen shpirtërisht këtë situatë ,kështu që arrin të inkuadron
veten në këtë ftohtësi me një perjetim shokant duke lëshuar pasthirrmën:"Pa folur me mua".
Mu këtu ndodh edhe tragjikja ,me prezecën e poetit si qenje e ndjeshme dhe fisnike përballë
një qenje tjetër univerzale indiferente.E ai (ajo) prapë me atë ftohtësi :"Ndezi një cigare /bëri
rrathë / me tymin e saj".Mbase këto vargje paraqesin (bile rrathët e tymit),trysni mendimi me dozë arrogance.Madje, të gjitha këto bëhen vetëm hi ,se ajo:"Shkundi hirin / në taketuke".
E heroi klith:"pa folur me mua / pa më shikuar".
Këtë indiferencë ndërnjerëzore ,padyshim e kushtëzon dianamika e jetës,ku çdo gjë duhet të bëhet shpejt,sepse jeta është shumë komplekse dhe duke qenë e tillë ,njeriu është bërë rob i
mekanizmit të saj.Si rezulat i saj ,njeriu tjetërsohet,dehumnizohet,humb përafërsinë ,intimite-
tin,bëhet vakum ndijimesh dhe si i tillë duhet të ketë kohë për çdo gjë ,por jo edhe t ´i kthehet
vetës-njerëzores.
Njeriut ,si qenje e programuar ,i vërehen vetëm veprimet fizike:"U ngrit / vuri / kapelën në kokë / veshi / mantelin e shiut / sepse binte shi / dhe u nis / nëpër shi / pa një fjalë / pa më shikuar"...Një mospërfillje e tillë në poezi dhe në jetë ,poeti e përjeton rëndë,kështu që idenë e poezisë e përmbyllë në një moment dhe akt afër çmendjes që manifestohet me një klithmë në shenjë proteste të heroit lirik të kësaj poezie:"E UNE / UNE / KAPA KOKEN NE DUAR / DHE QAVA":
Mendijmë se fenomene të tilla ,që pasqyrohen përmes veprave letrare,nuk janë sdudijuar sa duhet dhe si të tilla janë probleme të hapuar për kritikë ,por me një qasje më tepër se vetëm letare.