Kulturë
Kalosh Çeliku: Urimi i zonjës Di për Vitin e Ri
E enjte, 20.01.2011, 08:57 PM
URIMI I ZONJËS DI
PËR VITIN E RI
Nga: KALOSH ÇELIKU
E hapa E-mailin: Znj. Di ma uronte Vitin e Ri me një urim ironik:
Ooooooo, a je gjallë ti, a? Heheheh...
Nuk e kam ditur që edhe ti beson në Baba Dimër!
Edhe ti "biri im Brut?" Hehehee...
Urime, e ishalla me shëndet, se krejtë të tjerat vijnë vet!
Gëzuar Viiti ri 2011, Kalosh!...
Znj. Di
I përgjijgjem aty për aty nëpërmes të internetit po atë ditë:
- Jo, ende nuk kam vdekur. Dhe, nuk e kam ndërmend të vdes.
Nuk më del shpirti pa bytry edhe njëherë si mëzat për së gjalli,
si te ajo kënga popullore: … përpak shpirti pa i dalë, i ka folë dy-tri fjalë!...
Dhe, unë tek tashti e shihja se kisha bërë një padrejtësi ndaj saj, në letërsi. Në romanin: Gratë e mia besnike, kisha shkruar se Znj. Di e kaloi në shtrat, Cuca Boheme me dy shtamba verë. Letërsi. Ne shkrimtarët, vërtetë nuk kemi liri në shoqëri… Shtet… Po, kemi shumë liri në libra. Vërtetë, e kemi lapsin, mos më keqkuptoni lexues, kësaj radhe e kam fjalën për lapsin e vërtetë të shkrimtarit dhe jo për lapsin e luftës nëpër beteja të përgjakshme flakë më flakë…
Urimi ishte plot ironi… Qeshje... Goditje pas shpine… Dhe, për çudi, sipas Znj. Di se si, unë ende isha gjallë, nuk kisha vdekur!!!???... E në realitet, deri më sot, unë dy herë kisha vdekur e isha ringjall në rrethana misterioze: një herë në Voskopojë dhe herën tjetër në Qafë Thanë. E gjithë kjo, më ndodhte në Shqipëri. E vrisja mendjen natë e ditë, çfarë shenjash janë këto që m’i dërgojnë nateditë të vdekurit?!... Zoti… Vërtetë, Atdheu më donte aq shumë, apo unë e desha Atdheun...
Dhe, në fund erdha në përfundim: Atdheu ishte varri im me libra. Baba Tomorri. Tyrbja, ku pihet vera, shkruhet poezia. Dhe, bëhet dashuri me Hënën…
Në urim, mes atyre pak rreshtave, kishte edhe shumëçka hyjnore, misterioze. Urrejtje… Dashuri... Po, unë në këtë rrëfim, mes këtyre rreshtave nuk do t’i deshifroj të gjitha ato shenja për së gjalli ende mbi varr…
Znj. Di, është Muza, që njëherë moti ma dërgoi vetë Zoti. Dhe, ma mori vetë Zoti. Tashti, e kuptova plotësisht edhe pejgamerrin tonë të fundit, Muhamedin a. s.: vejushat që i merrte për veti, shkaku se burrat e tyre ishin vrarë në luftë, kishin rënë shehit…
Lufta është e lehtë me armë për të nënshtruar një komb. Shtet. Popull. Ose, të bësh luftë për pushtet. Ama, jo për pushtetin që kanë partitë tona politike shqiptare, në IRJ t? Maqedonis?. Po, e rëndë është lufta me penë në libra, mes rreshtave ta pushtosh me shpat? n? dor? si burrat një Grua besnike…
Kurvën Parti e pushton kur të duash natën në shtrat… Ditën... Edhe këmbët ia ngre në hava pas një gardhi. I shter herdhet. Vetëm, nuk ke arritur ta mbash në Shtëpi, ta përkund djepin… Korrë arat… Lopën ta mjeli në Lëmë... Dhentë…
Pse, të mos e themi haptas, t’i bësh një qerre me fëmijë në Lëmë…
Babadimri te unë kësaj radhe erdhi më këmbë. Sajën nuk e tërhiqnin drerët, nuk e tërhiqnin qentë. Përmëtepër, sajën dhe thesin me dhurata duke kaluar nëpër Tetovë ia kishin vjedhur partizanët e Kurvës Parti. Nuk solli dhurata. Edhe unë nuk u shprëndava dhurata si vitet e tjerë, grave të mia besnike. Kësaj radhe dhuratat i fituan: nipi im, Joni me Dr. Gaçin. Dhe, dy maçorrat e mi bashkë me Macjen. Në realitet, këtë Vit të Ri, unë e prita në Rezidencën time me Dr. Gaçin. Dhe, dy maçorra dhe një maceje. E zbukuruam bredhin së bashku me xhingli - mingli dhe e shtruam sofrën si dikur moti rreth zjarrit në Katund.
Dac Poeti na recitoi një poezi zjarr për Mamin. Znj. Di (macja) u ra duarve shuplak?. Komandant Daci, qiti allti në mes të Shkupit.
Pasmesnate, pasi iku Viti Plak dhe erdhi i Riu, jashtë u dëgjuan krismat. Fishekzjarret. Kallashnikët. Armë të llojllojshme të arsenalit më modern luftarak. Lufta e 2001, vërtetë nuk na e solli Lirinë… Bashkimin kombëtar... Shqipërinë Etnike… Ama, me armë na i mbushi shtëpitë. Nata e Vitit të Ri, të thuash qe luftë e vërtetë. Shqiptarët, këta burra mejdani, që kur të doje i bastisje nëpër shtëpi, i vrisje në gjumë, rrugë… Gjithë jetën mbetën lypsa te Ura e Gurit… Argatë… Hyzmeqarë… Nëpër darka Qeveritare... Festa... Gjatë pritjes së Vitit të Ri, ishin trima mbi trima… E bënin Shqipëri Etnike vetëm gjatë zgjedhjeve parlamentare. Festave historike… Ndërrimit të motmoteve…
E unë në Çair, lagjen që gjatë luftës së 2001-it, zbrazeshte e mbusheshte brenda natës, sa herë që kërsiste ndonjë pushkë ikte në Kosovë, sonte nuk e luante këmbën. Armët me krisma e çanin natën. Errësirën. Plumbat, fluturonin kujt si ti teket nëpër qytet. Frikë kishe të dalish në dritare. Verandë. Shkaku se, ndodh të ishe gjah i ndonjë plumbi çorr, që mund të ta çante kokën tënde gjatë natës së Vitit të Ri.
E këndej, nga ana tjetër, Dr. Gaçi me dy maçorrat e mi dhe një macje, përpara këtyre plumbave nuk i jepnin pesë para. Kërcenin mbi tavolinë. Shtrat. Sypatrembur dilnin edhe në verandë. Përmëtepër, ai më i madhi Komandant Daci, i kërcente në shpinë dhe e rrokte me dhëmbë pasqafe Dac Poetin. Zëri i shkonte për qielli. Ngrihesha nga tavolina e punës dhe e mirrja me të mirë, e lëmoja me dorë që ta lëshoj vëllain. Po, ai e shkundte edhe më fortë, nuk e lëshonte për inatë. Unë, atëherë zemrohesha duke ia futur nja dy shëpulla të mira bythëve. Kot. Komandant Daci e kishte futur përfundi dhe nuk e lëshonte Dac Poetin. Përsëri, çonte inatë. Prapë unë e mirrja me të mirat, që ta lëshoj Dac Poetin se e ka vëlla...
Dhe, më në fund e lëshonte pas njëqind lutjesh e kërcënimesh. Ikte, fshihej nën tavolinë. Zemrohej me mua, pse e kisha sharë dhe i kisha dalë në ndihmë Dac Poetit…
E gjithë kjo luftë ndodhte, shkaku Znj. Di. Komandant Daci ishte xheloz.. Interasnat, kafshët janë shumë solidare në jetë. Edhe më shumë se njerëzit. E shi, në këto raste ishin shumë hakmarrëse, luftarake flakë më flakë.
Dhe, ma kujtuan Xha Cutin e Kërçovës. Burrin, që shumë mirë e çonte me të vëllain. Rahmet i pastë shpirti! Në Kërçovë ka lënë pas veti shumë urti dhe shpikje, që me siguri në të ardhmen do të merren shkenctarët. Shpeshëherë, kur e pyesnim në rrugë: pse nuk martohet, merrte grua?! Përgjigjej: gruaja ka shpenzime… E dini si është, edhe unë kam dhënë pak para kur u martua vëllai për atë grua… E kemi së bashku…
Habitesha me këta dy maçorra vëllezër, që kurrësesi nuk e donin Znj. Di ta kanë së bashku si grua në shtëpi…
Krijuesi rrebel gjithmonë është në luftë, nuk e dorëzon armën. Tjetër, është ajo se ai bënë luftë pandërprerë, çdo katër vite. Shkaku se, njëherë bën luftë me një parti politike. Vitin tjetër, me tjetrën… Tjetrin, me tjetrën Kurvë Politike…
Partitë politke vijnë e shkojnë, e ai ende nuk e dorëzon armën. Vit për vit e ndez nga një luftë nga pusia…
Tjetër është ajo se, komandantët tanë pas luftës së 2001, i dorëzuan armët, bënë paqe. Krijuesi rebel ende nuk e ka dorëzuar armën e tij të luftës…
Dhe, rastësisht gjatë natës së Vitit të Ri shoh një emision televiziv, edhe atë kombëtar. Babadimri se si, ende përpiqet t’i mashtrojë fëmijët me dhurata. E ata, fëmijët me fytyra të pikëlluara, mërzitura, përpiqen të buzëqeshin përpara kamerave televizive para Vitit të Ri…
Patetikë kombëtare. Fëmijët tanë, moti i kanë tejkaluar ato parulla të thata komuniste të “vëllazërim - bashkimit“: Një thirrje telefonike… Duartrokitje!... Një vjershë … Një përshëndetje… Një përrallë…
Pyes: a, kanë diçka të re të bëjnë këta burra të grave për fëmijët tanë?! Ardhmërinë. Shkollarët e soçëm, që lindin para televizorit... Kompjuterit… Shkaku se, nuk janë ata fëmijët e dikurshëm të livadheve… Luleve… Lopëve… Deshëve me këmbonë maleve…
Nëse nuk kanë… Pse, nuk e thyejnë qafën! Fëmijët tanë t’i lënë të ecin me hapin e lumit… Diellin… Hënën… Yjet… Pulën me zogjë… Arush?n e madhe… Natyrën…
Edhe njëherë e përsëris: Hapni mjetet e informacionit te ne në IRJ të Maqedonisë: gazetat e përditshme, radiotelevizionet!... Nuk e shihni se ju prijnë gomarët?!...
Pasmesnate, me mesazh më vjen edhe një urim për Vitin e Ri:
“… dhe nis një faqe të re në ditarin e synimeve
për jetë plot vizion! Urime 2011!...”
0038970785302
1 janar 2011
01 : 07 : 12
Numri i telefonit i panjohur. Urimi nuk kishte emër e mbiemër. Megjithatë, edhe këtë mesazh, me siguri nuk e kishte dërguar Babadimri. I falemnderit.
E di se ku e ka dhe godet ky mik anonim… Vështirë e kam të “nis një faqe të re“, kur jemi rrasur me të katra këmbët në batak. Ditari i ri niset, kur gomari me gjithë samarë në shpinë të dalë nga bataku në Livadh...
Fatkeqësisht, Gomari ynë ende është me të katra këmbët në batak…
Partitë politike popullin shqiptar e kanë bërë si gomarin e Nasradin Hoxhës. I zbretë Nasradini, i hipë Nasradinica n? shpin?…
Dhe, më vjen të bërtas, çirrem në mes të Ditës… Natës:
O Imzot! Gomarët po na prinë për në Liri…