E diele, 04.05.2025, 06:53 AM (GMT+1)

Kulturë

Vladimir Shyti: Hallemadhja Shqipëri

E merkure, 19.01.2011, 08:57 PM


VLADIMIR SHYTI

 

HALLEMADHJA  SHQIPERI

 

POEME

 

 

HYRJE

 

1

Me lerë të nduk thinjat e tua të bardha,

O hallemadja ime shekullore,

Te puth ato duar të mpira,

Te përkulem para teje pa asgjë më burrërore;

Ato duar që thyen komunizmin,

Dhe gishtërinjte e rreshkur pa unazën e kishës,

Dhe ballin që t’a rrudhi mendimi,

Dhe supet e rënë nga hallet e dertet,

Dhe shtatin që t’a shkurtoi emigrimi,

Dhe këmbët e zmadhuar nga ecja drejt demokracise,

Dhe kryet e krrusur nga moskuptimi,

Dhe fytyrën qe corre nga fati keq i puntoris.

 

2

Ti hedh veshtrimin nga malet e zhveshura,

Nga fushat e braktisura lënë në vite djerre,

Nga lumejte qe tërhiqen zvarrë mendueshem,

Dhe nga qielli mbi ta që djegë.

Fryma te zihet nga smogu që pushtuar ka qytete,

As sytë në mëngjes dot s,ke larë,

I fërkon ashtu te buhavitur mbi mijra apartamente,

Si dje dikur mbi mijra këpurdha bunkere.

Ne rrime mbi prehërin tënd të varfër,

Loti yt bie mbi ushqimore plot lista të gjata,

Dhe mallkimi yt rreket mbi ata spordhjakër,

Që fuqine e muarën nga vjedhja e politika.

Sheh detin të shkumëzoje i zemëruar,

Hënën papraruar dhe inatcore,

Bijtë e tu matanë të përbuzur,

Dhe shpirti yt vuan e sakatoset.

 

3

Qendroj para teje,

Dhe pres bekimin tënd.

Të qëndrova besnik.

Ja tek me ke.

Jam une yt birë,

Që kur ne djep fëmijë.

“Te dua!”

thashë te paren fjalë.

Dhe ate të ëmblën fjalë,

E ruajtën malet e rëndë,

Ishte si nje kryefjalë,

Për tërë botën mbarë.

U rrita ne preherin tënd,

Lodrova me thinjat e tua,

Mora gjakun tënd,

Me Ty nënë shëmbëlleva.

 

4

Dikush mendon te shoh si njërkë,

Nje tjetër në fustanellë të fut gërshërët,

Mizerabli të nxjerr në treg,

Aventurieri  lavdi mer me emrin tënd.

 

Dhe une biri yt të sjellë gjithë dashuritë,

Te ngroh zemrën tënde,moj nënë!

Buzët e plasura me nektar t’i njomë.

Oh,sa po vuaj te shoh si nje zonjë!

 

Ty të përndjek ky fillim shekulli,

 Gazi ne buzë të është tharë.

Me ty cuditet njerëzimi,

Se bijeve te tu gabimet i’ua falë.

        

5

Erresira të ishte ngjitur pas trupit,

Dhe gjakun akull kishe ndër deje.

Te kuqtë të mbanin si fanar,moj nënë,

Por,Ti vec tela me gjemba ndricoje.

Nëpër tymnaje ece shume dekada,

E vetmuar nga bota,papërkrahje.

Zbathur shkele mbi ëndërra,imagjinata.

Dëshpërimin mbyte,ngahera pa buzëqeshje.

Nga kristalet e akullta të dhimbjes,

Ndjeve shpirtin të përshkohet.

U përpoqe në flakët e zjarrta të urrejtjes,

Dhe gjete forcën në këmbë të ngrihesh.

 

Ti e fshehe frikën,shëmbe padronë.

Kërkove lirinë,ndeze revolucionë!

 

Dhe erdhi ajo dite pranvere,

Për të thithur aromën e jetës.

Yjet erdhen brenda teje.

Petalet sollën aromën e liris.

 

6  

Eh,moj e mjera nënë,

Në shekuj,

Zinxhirët ishin vdekja,

Skllaveria e shpirtit tënd.

Në Krujë prite tët bir,

Që të dha pakëz dritë për shpirtin

Që nga  anadolli kthehej me lirin,

Përzuri retë,të hapi diellin.

Kristianizmi u vendos në male,

Dhe bota për GJergjin thuri vargje,

Erdhi ai që emrin i’a kishin marrë,

Në një nate të Mesjetes,dhe në mëngjezin e

Rilindjes.

 

7

Por ti nuk rilinde,

Moj hallemadhja ime shekullore.

Të coptuan në shume pjese,,

Dhe u bëre pjese e perandoreve.

Ti më e madherishmja e kohërave.

Që u kacafyte me perandori,

Kurrë kryet nuk i ule,

Në shekuj ruajte pak mbretëri.

 

8

Të zhdukte errësiren e pafund,

Në dhe te huaj Naimi kërkonte pakëz drit’,

Dhe plagët tua kërkonin melhem,

Dhe trima, pushkë me qit.

Ne paterica krijove shtet e qeveri,

Qe humbisnin ne pafundesine e kaltërsive,

Cdo gje bëhej pluhur edhe hi,

Ti mundoheshe të fshehje dhimbjen

në buzëqeshje.

Të vërteta asnjehere nuk të thanë,

Si një prolog bardh e zi,

Krijuan dramë me tema mbretërore,

Tituj e grada,djajt e ferrit.

 

U rebeluan bijte e tu,

Mbollën farën e komunizmit,

Të gjithë të ndezur për kurorën,

Dhe vrapuan pa kapar drejt suksesit.

Shkule ciban nga trupi yt,

Corre vellon e kuqe te komunizmit,

Shkërmoqe  ministra e Sovran te mykur,

Përqafove hareshëm idet e perëndimit.

 

Pa zune langojt të lehin,

Cdo gje qe kishe e mori shkaterrimi,

Nga ëndrrat të servisen,

Cekun e bardhe imagjinar,

Po ty,moj nënë,

Me zi te gjeti agimi.

 

Endërrove kapitalizmin,

Ja ku e ke,

Endërrove perendimin,

Aty je,

Kërkove demokraci,

Vallë s’e sheh,

Kërkove liri,

Atë e ke.

Eh,u lodhe,moj e mira nënë,

Njera pas tjetres,

Po kthen kupat e hidhërimit,

Si një  e mjere,

Bredh rrugeve të perendimit.

 

KREU  I

 

1

Kush ishin ata që thirrën;

E duam Shqipërinë si evropa,

Shkallmuan fuqinë e shpirtit të mallkuar,

Zvarrë tërhoqën statuja të ndyra.

 

 

Nëna e mjerë ngre të rënda qepalla,

Shaminë e zezë flak tutje me tërbim,

E ngazëllyer i qeshin buzët e thara,

Nën rrezet e hënës i lutet Zotit ,

me përgjerim,

Të gjithë u përgjigjën “Amen”

 Hallemadhja u dha bekimin e Perëndisë,

Thërret shpirti vrarë;

Ku shkoni o ju të mjerë ?

Eshtë e vështirë rruga,

                   drejt demokracisë                                      

Pa dolën rrugëve derven,derven,

I madh e i vogël pas berihas,

Të përhumbur kazmën i vunë vetes,

Dhe u qëndroi në grykë,

fjala ‘Amen”

Po përse,o fatzinj,

Ju të urte e të tmerruar,

Kush u hodhi në shkatrrim,

Deri sa gjithcka u shterrua?

 

2

Eh,si u ndjeva unë biri yt,

Gjakftoht’ e i  tërbuar,

I pandalshëm në ato vite,

Te kisha vdekur sahat me pare,

I lumtur dhe i bekuar,

Ata që mbollën farën e demokracis,

Ata që shumë u duartrokitën,

Ata që u bënë heronjë,

Ata që morën bekimin e Perëndis,

Ata që krijuan kështu,siguri,

Ata që udhëhoqen me trimëri,

Ata që nënës i dhanë rini,

Ata që me popullin,

Hëngrën në një sini,

Ata që ngritën dhjetra parti,

Me flamuj të tjetërsuar,

Cdo parti një himn,

A i mejtuat fjalet e bukura,

Që rrënjoset ane e mbanë,

Me të vërtetë u rrembeu fati,

Ngjallet revolucione borgjeze,

Fitimtar ishte gjithe vendi,

Ndërsa  ju krijuat gjithcka për vete.

 

3

Përsa mendohet Korabi,

Përse shfryn Devolli,

Përse lemeritet pylli,

Përse u tha portokallja,

C’u tha trendafili,

Me të dhe qershia,

Në ara ra zija,

S,këndon me bilbili,

Nje tjetër helm i zi,

Pa dritë në liri,

Nuk ndrit lumturia,

Vuan e mjera Shqiperi,

Në këtë demokraci…       

 

4

Deti,porta perendimore,

Ulërinte ato dite marsi,

Te braktisni,moj e uruar,

Si qen te zgjidhur nga zinxhiri.

Kopan të xhindosur,

Rrihnin e mallkonin detin,

Vrisnin mendje të përhumbur,

Prisnin gjymtyrët e oktapodit,

E shtrejte për ta liria,

U braktis streha,

Nëna s’ka me lotë,

I’a përpiu dallga.

Po thyhej komunizmi,

Midis metastazave te gjakosur,

Britmave e zemërimit’

Dhe shpirtit te sakatosur.

Malet u ngrysen,

Fushat u zverdhen,

Lumejte humben shtratet,

Po ku shkojne valle keta njerez?

Te gjithe moren arratine,

Drejt te panjuhurës evropë,

U dyndën ndër qytete pa industri,

Dhe me sy nga qielli,

I luteshin të madhit Zot.

Nëna var kryet,

Bijte iu rebeluan,

Kashtë e koqe u bë vendi,

Dhe zemra i coptohet.

 

Dhe une biri yt,

Kokën mbeshtes ne supin tënd,

Ende e ruan hijeshin,

Ti ,moj e mira nënë.

 

5

Burrat e mencur,burrat e ndershëm,

Te gjithe betohen dhe gënjejnë,

Shqipërinë do e bëjme,

Vetem Ti qëndro e forte,moj nënë!

Te falem zonjë e lartë!

Une biri yt e di,

Se c,nder e c,emër ke,

Kisha frik nga ndonje rrezik

Ndaj me Ty zgjuar rri.

Këshilla te jap i përunjur,

Bëj keq,a bëj mire,

Besoj,që po të tremb,

Por nuk jam i pashpirt,

E vërteta s,me vret,

Kur shoh turma te irrituar,

Fëmijë që zgjasin duart drejt teje,

Dhe të tjerë të ngujuar.

Nëna muroset,qielli i murrmë,

Kush bën të keqe merr lavdi

Kush qan për Ty,

E quajnë  marrëzi.

 

6

Fletë të pluhrosur ndër shekuj,

Nxorën ligje dhe kanune,

U trembën dhe malet,

Dhe njerzit u bënë te etur për gjaqe.

Ah,o ju të mjerë,

C,mallkim papritur u zuri.

Kush qe ajo dorë e zezë?

Që me të zeza u veshi.

Nga varret zgjuat kockat e thara,

U mbyllet si zogjtë ne kafaze,

Hapet me qindra varre,

Harruat të vyerat virtute.

Zgjohuni,o të mjere!

Largohuni  udhës së djallit!

Ndiqeni shtrigani e zi!

Te ardhmen njerzore siguroni!

Shëmbni me grushtin e hekurt!

Ligje dhe kanune!

 

Përqafoni te bukurat virtyte!

Ashtu si i ka hije maleve!

 

KREU  2

 

1

Eh,u lodhe o hallemadhe,

Duke bredhur rrugëve të evropës,

Të shoh rrugëve në zbehtesine e heshtjes,

Dyert herë të hapen,here të mbyllen,

Kalimtare  me koka kureshtare,

Mbremje të ngarkuar me yje,

Ku ngaterrohen hapat e tu te lodhur                                                                  

 

2

Dhe jeta zvarrisej mbi Ty,

Mashtrimi dhe paraja,

Mendje njerzore grryenin,

Heronjtë rrihnin gjokset,

Deri sa t’u bjer damllaja.

 

Endrrat e qeshura u shuan,

Me thirrjet “Vrasje’u zgjuan,

Heshti politika,

Heshti dhe bota,

Kerciste dhëmbët mazhoranca,

Betejen pregatiste minoranca.

Luftë,po,po luftë,

Dhe tanke ne rrugë,

Po kë do vrisnit more të mjerë?

Cili ishte armiku !?

Po miku!?

Donit paratë tuaja pa punuar,

Dhe të fortët u shfrytëzuan,

Të mencurit I’ua punuan,

Në vllavrasje u cuan,

Firmat piramidale,

Ishin fantazmat e tyre,

Ja u hodhën o” budallenj”!

Mbushen bankat e evropës.

Ajo punë desh menduar,

Ratë në duart e xhelateve,

Mbetet si  kukuvajka vajtimtare,

Mendja sec  u humbi fare.

 

Dhe barkpërmbyturit qesndisnin,

Se vdekja dhe natyra po përlesheshin,

Nëpër botë shetisnin,

Dhe hic fare për ju s’merakoseshin.

 

Dhe Ti,moj nënë zemërplasur,

Mbi fustanin e nusëris,

Hodhe vellon e zis,

U vranë,u coptuan bijte e tu,

Te coroditur u zgjuan si lumi,

U falen dhe përsëri  i zuri gjumi.

 

3

Qeverit ndërronin xhaketat.

Por jo ngjyrën,moj nënë,

Ti shkallmon fuqin e shpirtit tënd,

Tek dëgjon dëshmi të ndyrë.

Pa zien parlamenti,

Betohen bijte e tu,

Hijerënde presidenti,

Hokejin mer shteti.

 

4    

 Politika  mbush sheshet,

Buzeqesh varfëria,

Troket portë e ferrit,

Ne sofër ulet uria.

Trokit,trokit,trokit

-Aha,një njeri ka vrare veten,

Po c’ne i ziu,si doli hesapi!

Për Zotin qe i shenjtëruar,

Kish mbetur në rrugë,

Pa pune i varferi.

Troket portë e ferrit’

Si,vëllai vrau të vëllan!

Për një hu gardhi?

Po,po dhe biri tanë.

Po tani përse troket?

Në udhën e shtruar

Me trëndafila të zjarrtë,

Nje grua vdekjen prêt.

C’bëhet andej matanë?

Nje dashuri e marrosur,

Mbulon nje trup të ftohur,

Me emër të harruar.

Vdiq sonte edhe një vajzë,

Dëgjo,moj nënë trokasin prap!

Këtë radhë qenka deputet,

Skëterra po bën  kryevepra,

S’po pyet,as për mbret.

 

5

Hallemadja mbështet kryet mbi shkëmb,

-Afrohuni më vrisni mua pamjen!

Që të mos e shoh këtë gjëm,

Zhdukëmeni dhe dëgjimin,

Më bëni kallogre,

Në dhe me shtini.

Zgjohuni! Zgjohuni!

I bini alarmit! Nëna po vdes,

Kurorën përmbysur ka,

Bëhuni fantazma,o njerz,

Që nëna kështu të mos  jes.

 

KREU  3

 

1

Ah,moj hallemadhe shekullore,

Po të vdesin qelizat ne organizëm,

Të vdesim pa ndihmë u dashka,

Si guaskat ne fund të leshterikëve.

Vec,jo shtërngate zotërinje!

Lereni anijen e qete të vozis!

Lëreni qiellin të shndris!

Drejt diellit,perëndis.

 

C’ishin ato net të tërbuara,

Që përmbysen oxhaqet tek flinim,

Furtunë e rreptë cirrej dhe vajtonte,

Me rënkime,vdekje e klithma.

Me zjarr,trazira dhe mjerime,

Sa u trondit i tërë dheu,

U corientua gurra e jetës,

Vdiq shpirti dhe oguri.

Përse vec per ne shqiptarët,

Zoti hedh tërë keto fatkeqesi,

Zemrat keq u plagosen,

Te gjithë kanë hyrë ne armiqësi.

 

2

Ne sheshe dhe kuvende,

Fjalet i keni  të qarta,

Por ndjenjat,nuk u’a kuptoj,

Sa për bishta e dredha,

Dhe fëmijet u komentojn.

Jeni apo nuk jeni mirë,

Une kam frike t’u besoj mirësine,

Ne detin e lotëve lani shpirtin,

Dhe nënës i dhuroni gëzimn.

Mos e kurveroni politikën,

Se zjarri xhenemit mbi ju do bjer,

Mos u silluni si të cmendurit,,

Se dhe ju kalimtarë jeni në jetë.

 

3

C’është për ju një jetë?

Paraja,luksi,madhështia,

Po për atë vocërrakun e shkret,

Që e ngrryen si krimb uria.

Në kosha plehërash me qent,

Në rrugë për një grusht miell,

Në prapanicë edhe shkelme,

Mbledhin ate që ti hedh.

Dhe nëna hesht e pikëlluar,

Mallkon politikën tuaj,

Ju bëtë një betim

Hë,hë e paskeni  harruar.

 

4

O njerëz të politikës!,

Dhe ju të mencurit e dynjasë,

A i shihni ata njerëz të krrusur,

Që po e sosin jetën si glasë.

Ata që luftuan rreptë me jetën,

Ata që u përleshën me komunizmin,

Ata që shkrinë celiqe,

Ata që shoqëri  bën me hekurin,

Ata që kërkuan të vërtetën,

Ata që ngritën oxhaqe,

Ata që mbrojtën ideale,

Dhe ata s’kanë thinja mbi krye,

Por lotë,mundime dhe gjak,

Mos vallë i bëni budallenj,

Por,do u thartoi tharmi plak.

 

5

Skëterra po bën kryevepra,

Vrasja sakrilegje hyri  tines,

Me rënkime,vdekje e klithma,

Ngjarje tmerri  të llahtarisur.

Zvarritet populli i menduar,

Jeta u bëhet varr,

Kronologjite e zeza,

Mbushin faqe në gazeta,

Trazira,vuajtje dhe mjerime,

Që kollocit kohë e prapë,

Dhe nën uturimën e rrëkeve,

Unë di të zbulojë,

Dhe ne dërrasen e vorrezave,

Dhe nën hirin e zjarrëve,

Dhe nën tingujt e pikave,

Dhe në catitë e shtëpive,

Fjalën e tmerrshme korrupsion.

 

6

Gjak është derdhur edhe më pare,

Kur formoheshin shtetet me radhë’

Por,s’kishte ligje të qytetruar,

Po,ne a i kemi vallë?

Në pallatin e drejtësisë,

Ligji qesh e qan,

Në një cast bëhet i mirë,

Në një rast tjetër bëhet i keq,

Pastaj fare humbet.

Një peizash  i  frikës,

Që e udhëheq njeriun,

Drejt tmerrit e ligjës.

Dhe varret të vdekurit zhvarrosin,

Ngjallen e shfaqen si kukudhë,

E pabesueshme si dëgjon dot veshi,

Eh,shqipëria është vendi  cudirave.

 

KREU  4

 

1

Ulur mbi shkëmbinjtë e thërmuar,

Me hallemadhen bisedoj,

Lotët e saj, zemrën më shkumëzojn

Tek shohim të fortët,që gëzojnë,

Tek shohim tokat e të tjerëve,t’i zaptojnë,

Tek tallen me fukarain e gjorë,

Shkatërrojnë pyje dhe bregdete,

Ara dhe livadhe,lule manushaqe,

Dhe ngrene hotele me pese yje,

Ndërtojnë jetën e tyre.

 

2

Dhe unë biri yt,

Përziej rrugët e ëndërrave,

Dëshirave dhe shpresave,

Përziej hallet e mia,

Hallet e bijve,nipërve e mbesave,

Hallet e tua,moj nënë,

Që po ha shpirtin me dhëmbë.

Eh,kush i dëgjon britmat e tua,

Ujku po bën kërdinë,

Kecat u gënjyen nga këmba e bardhë,

Dhe në kasolle ra flaka.

 

3

Eh,moj nënë e shkret,

S,tu hoq qiriri dhe kandili,

Je ende në mesjet,

E zhveshur si kalliri.

Kërkojnë,

Të mbathin tesha evropiane,

Por Ti je mësuar me erën e djersës,

Me punën e ndershme,

Me sjelljen e sinqertë,

Me erën e qepës,

Me aromen e tërfilit,

Me afshin e tokës në brezare,

Me zërin e bilbilit,

Me cicërima në livadhe.

Jepuni këto nënës!

Shtoni dhe mirësin,

Gëzojani shpirtin,

Pastaj,drejtohuni evropës!

 

4

Dhe nëna  jonë,di të vishet bukur,

Zoti i fali garderobë natyrore,

Di të ushqehet në kuzhina luksoze,

Por,i ngecin të tëra në fyt,

Kur sheh skamjen e mjerimin,

Mbi male,fshatra dhe qytete,

Të ulur në shesh këmbëkryq.

Zemra e saj hapsirë e pafund,

Burim pa shterje,ëmbëlsi pa kufi,

Që edhe gjakun ,shet për bijtë e saj,

Falë jetë,ledhatime,dashuri,

Dhe unë e krahësoj me pafunësinë e ujrave,

Me diellin që udhëheq universin,

Me manushaqen që sjell pranverën,

Në tufen e bagëtive,me rojtarin.

Nëna ushqehet me barin e fletën,

Me lulen e shqerrës dhe të blirit,

Me qumështin e bletës,

Me lëngun në degën e ullirit,

Me këngë dhe legjenda,

Me pluhurin e tokës,

Me ujin e bjeshkëve,

Në kuzhinën poetike.

 

5

Malet,tani  kuvendojn!

Po s,ngjitet ne mal plurarizmi,

S,e ka të lehtë kokën të mbështes,

Kur ende fle komunizmi.

Janë te trazuar,janë të vështirë,

Të lodhur,pa bes nga kjo demokraci,

Ligjeve s’ju vënë vesh,

Me ta rrugton dhe krimi.

Tani dhe natyra është e vdekur,

Syri  të sheh cdo gjë të gjakshme,

Dheu i ngjeshur hekur,

Ku baresin këmbë hajdutërish.

Kohën vigjëlojnë me gërhitje,

Përziejnë ilacet me të pirat,

Vdekja dhe jeta po përleshen,

S’i dihet vallë,rrojnë,a kanë vdekur.

 

6

Dhe politika përleshet,

Midis tyre si stuhi,

Për postera e ofiqe,

Për zgjedhje e kuti.

Dhe natën vonë,

Kur populli fle,

Të lodhur si kapoj,

Trokasin gotat me nge.

-Ore zuzar,kjo është e imja…

Prit,o i uruar ke brgdetin,

S’u ngope o barkderr,

Ti more tërë sheshin.

Oh,kam një vilani…

S’ke gjë ore shejtan

Shpejt do të biesh në qetësi,

Kush flet, ti,që je mbret në Tianë.

-Po populli,u kujtua dikush,

Populli le të lahet,

Prapë do të thahet,

Po pati vaj,miell dhe krip,

Pas do i kemi të gjith.

-Po vriten,o burrë!,

Eh,janë shtuar shumë,

Vdekja i qetëson të gjitha,

Kush vdes shpëton,

Në përjetësi  shkon.

 

7

Nga c’kënd i territ dolët?!

Me duart e bardha mermer,

I shohim dhëmbët e tuaja të zinj,

Fshehur nën buzëqeshjen premtuese,

Tek përtypni gjakftohsisht,

Shpirtëra dhe ëndërra shpresuese.

Por,dijeni mirë,

Populli po mbledh vrerë,

Dhe ju,e keni provuar grushtin e tij,

Kur në vrimat e minjëve,

Jeni fshehur disa here.

Merrni  tjetër formë vec kësaj,

Mos u përballni me nerva të celikta,

S’e hani dot duelin ,sa do të ngjalleni.

 

KREU  5

 

1

Nënë,

S’jam i lumtur në këtë demokraci,

Gëzohem,që zhduke luftën e klasave,

Gëzohem për nisjen drejt perëndimit,

Gëzohem,që shëmbe botën e halleve,

Por Ti prapë mbete rob i rrahur,

Sepse lubia ndërroj vec pamjen,

Komunistët janë koskë e vështirë,

Me gjuhën e lajkave dhe gënjeshtrave,

Sikurse ujqërit e përrallës,Dhisë e kecave.

Shërbejne dyfish në cdo pike,

Stolisin me madhështi cdo premtim,

Mbrojnë ofiqet e dhuruar më pare,

Mbeten vasalë plot mirënjohëje,

Dhe ruajnë gjindjen,mallin dhe shtëpin.

Sikur të merrte fund do të ishte mire,

Pa lënë bisht e gjurm’,hije dhe zullum,

Një here e mire hesapet të mbyllen,

Se ne kemi dhe ligje për këtë punë.

 

2

Tashmë,

Bisedon me ambasadorë e president shtetesh,

Me organizata botërore e kryetarë parlametesh,

Diskuton në forume më të larta,

Imazhin lartë ngre,pas të mos mbetesh.

Po me birin tënd vallë je zemëruar?

Ke hak,të mbajta me shpres…

Ngula e shkula gozhdë pa dare…

Ndaj e kam hak një shuplakë.

-Prit,moj nënë,ta marim shtruar,mos u rrëmbe!

Dëshirë kam që të nxjerr nga ky llum,

Dhe s’mburrem për këtë gjë,

Por jam i vetëm,kanë humbur bijtë e tu.

 

3

Eh,moj hallemadhe,

U lodh Naimi të shihte zonjë,

Emrin tënd skaliti Dritëroi,

Në evropë e dërgoj Ismaili,

Por,Ty në dorë të mbeti,

Vetëm culja e fyelli.

 

4

I bie vëndit pash më pash,

Rri me njerëz të papunë,

Me bujq të pa shpres,

Me malsorë të përhumbur,

Me polic të pambrojtur,

Me kriminel që shpërfillin ligjin,

Me vajza që shesin trupin,

Me gra që enden zyrave koti,

Me fëmijë që rrugëve lypin.

U them me ndrojte,Tunjatjeta!

Askush s’më ktheu përshëndetjen,

I’u duka i tjetërsuar,

Dhe i zemëruar mallkova të keqen.

Më jepni pak dritë për shpirtin,

Të zboj brengën,errësirën,

Që po më vrasin si ndonjë mallkim,

Dhe t’i  jap jetë tërë gjinis.

S’di c’magj të përdor,

Diellin t’a hedh në këtë vend,

Shpirtërat e shpërndarë,

T’i mbledh hareshëm në kuvend.

 

Dhe qielli qan nga dhimbja,

Toka rënkon nga pesha,

Yjet kan humbur vezullimin,

Inatcore na sheh  dhe hëna.

 

4

Politikanët  po e tronditin demokracinë,

Hyjnë tinës në krahërorin e nënës,

I marrin qumështin e lëshojnë vrerin,

E punojnë në tymin e skëterrës.

Shërbejnë për të bërë tmerre,

Fytyra e tyre si një libër,

Ku lexohen gjëra të cuditshme. 

E shfaqen si lulja e pafajshme,

Kujdes nga gjarpëri I fshehur,

Ai vjen me përkujdesje,

Për të gënjyer Ty dhe kohën,

Me sy zhgënjimi e gjuhë mikpritje.  

 

5

Dhe Ti,o popull vidhos kurajon,

Ke gjumë të rëndë,je i lodhur,

I dehur me vrerë e barna të skaduar,

Me trutë tym,në magje pa gatuar.

Se trimëria jote në shekuj e treguar,

Që me gjakun e tyre bën histori,

Që në pellgun e gjumit hapën varre,

Sot vajtojnë,duke u lutur në Perëndi.

Rrëmbeni  kohën e favort!

Bjeruni  fort  këmbanave!,

Zërin tuaj kthejeni  në kumt,

Sa të shërohet edhe nëna.

Mos kërkoni shpërblim dhe ndere,

A s’e shihni nënë formëshkoqur,

Zhvishni nga milli mëndjen e artë,

 Të hyjmë sëbashku në evropë.

 

KREU  6

 

1

Shoh rrudhat e tua,të shtuar nga hallet,,

Sytë e magjepsur,ballin e menduar,

Dua të përcjell ndonjë fjalë,

Por,c’të them,bëhem i durar…

Të ndjek mbi  malet kryeulur,

Nëpër fusha,ku s’ka zhurmë traktori.

Në livadhe pa tringëllimën e këmborës,

Në freskinë e bregdetit,ku gjen mërzi,

Në qëndrën e qytetit pa hijeshi,

Në tregun ushqimor të cmenduris,

Në rrugët e lashta,si zogjtë krahëkëputur,

Në agimin e ditës pa buzëqeshje,

Në ëndrrat e rrëzuar përtej maleve,

Në sekonda që përplasen si të cmendur,

Në vrapin marramendës te vdekjes,

Në strehët me njerëz të trembur.

 

2

Ku e mësuan politikën politikanët tanë?

Në c,dreq  universitetesh e fakultetsh?

Cdo njeri  orator më i mbaruar se tjetri,

Rrahin gjokset,se do të bëjnë vepra strategësh.

Sjellin për ty fjalët e gjuhës së mire,

Vecse harrojnë qumshtin tënd që kanë pirë,

Pastaj zbresin nga makinat luksoze,

Me poste e grada tek strehëza e jote.

Ankohet mazhoranca,

Kot më bie në qafë minoranca,

Në sheshe militantatët,

Mbrojnë dhe me grushte partite e tyre,

 Shumë problem me një anë i kanë lënë,

Harrojnë hallet që u kan zënë,

Sikur ushqehen me politikë,

Partia të fitojë,ata rrine dhe pa ngrënë.

 

Dhe politika fryhet si kungulli në arë

S’barazohen as me fjalën’mirëmëngjes”

As me fjalen “udhë e mbarë”

As me fjalën “të pres”

Me fjalë të ejtura si tullumbace të lehta,

S’barazohen as me fjalën “bereqet”,

As me fjalën “tunjatjeta’

Dhe as me fjalën “shëndet”

 

3

Shkruajnë mediat,bucet televizori,

Politika, në kronik të parë,

Konflikte idividësh,sherr partish,

Shpejt në popull, lajmin e parë.

C’të dëgjojë i ziu njeri,

Në cdo media një parti,

Dhe kundërshtojë po t’a mbajti,

Mbas qafe të pritet mandati.

S’po na pëlqen më e vërteta,

Dhe ka njerëz,që e luftojnë rreptë…

Populli nuk është sharlatan,

Ai e di se c’është e vërteta,

Ai e ka kuptuar këtë gjë,

Ju jeni gdhë.,

Gënjeni,se u vjen keq për nënën?

Gënjeni se u vjen keq për njerzit,

Ah,u martë dreqi,

Gënjeni  bukur plot hijeshi.

Unë e di se c’është gënjeshtra,

Ajo lind në shpirtin e dobët,

Rron me kotheret e të tjerve,

Ngushëllon më budallët,

Eshtë besimi i skllevërve,

Gjithashtu edhe i zotërinjëve,

Dhe vdes në harresë.

E vërteta është virtyt,

Që e mbart dhe një lyps,

E bukur dhe e dlirë,

Perëndeshë e njeriut të lire.

 

4

Po,këta burra me nder dhe lavdi,

Që hedhin ne përrua cdo vendim,

Skllav i memorjes është cdo qëllim,

Lindin të shëndoshë e rrojnë në dobësim,

Sot majë lisit të fortë qëndrojnë,

Por,kur furtuna të afrohet,shpejt të rrëzon.

Nuk paguajmë,po i harrojnë,

Borxhet e vetes  e nënës sonë,

Zotimet që bëjnë me rrëmbim,

Që nuk shuhen as në varrim,

Si në helme,as në gëzim,

I kalojnë si prifti në pagëzim.

Kujdes me fatin zotërinj,

Në këtë botë cdo gjë ndërron ,

S’e dime sa prin fati njerin,

Dhe sa njeriu fatin prin,

Ai të mposht,kur s’e pret,

Edhe helmin e ka të mpreht,

Edhe miqtë të ikin e të lënë,

Po,që edhe populli t’a  ka berë ben,

E kështu mbetesh me migren.

Ndaj kujdes me ato vendime!

Fati dhe vullneti po u kundëvihet

Kush zotohet me mashtrim,

Nuk do të vdes  burrë trim.

 

5

Eh,moj nënë,

S’mund të shpjegojë ndjenjat e tua,

Ti s’mundesh të flesh e qet,

Prehje kërkon,trupi  tu vak,

Më jep leje të them një fjalë,

Të duhet një mjek,moj e gjorë,

Boll e ke të ndezur zemërimin,

Sjellja jote më cudit,

Bota me ty po luan komedi,

Varrosur ke të gjitha shpresat,

Ndaj,bëj si di vet.

Zonjë!

Ju jeni  e mëncur,jeni fisnike,

Jeni e pastër,si krojet e maleve,

Jeni e bukur,si zanat e bjeshkëve,

E padjallëzuar si fëmijë,

Me shpirtin e madh te mirësisë,

Shërbëtore për ne dhe mbretëresh.

 

KREU  7

 

1

Nënë madhja ndihet keq,

Bijtë e saj thërret në kuvend,

Majë kreshtës pi duhan,

E krrusur mbi shkopin e rënd.

Në buzët e plasura,

Të vyshkur e ka belbëzimin,

Mërmërin si një foshnje,

Përgjërohet si nënë;

-Cdo gjë që prek ështe e helmuar,

Shoh mallkim dhe ëndrra të shuar,

Shpirtëra të vrarë,zemra të lënduar,

Dëgjoj britma e zëra të shuar,

Shoh,lumejt të kthyer në përbindësha,

Që përmbysin,qytete ,fshatra,livadhe,

Beton dhe hekur në cdo anë,

Ngjyra të ndezura në shumë kate.

Shoh gërshërë në bluzat e bardha,

Pacient, që rrëmojnë në xhepat e zbrazur,

Togat e zeza ,ku mungon drejtësia,

Klient të gjakosur në thinjat e zbardhur,

Shoh hije tek tërhiqen zvarrë,

Nën taksat e rëndë pa karar,

Nën uturimën e muzikës  llajv.

Nën vezullimin e himneve partiake,

Nën mbretërine e të fortëve,

Nën shkëlqimin e zbehtë të hënës,

Jetojnë Ata,

Që s’e njohin jetën e mirëqenies.

 

2

-Pa më thoni bijtë e mi,

Kur do të më jepni pak mirësi,

Te buzëqesh dhe unë një herë,

Të lodroj ndër livadhe,

Të hedh me ju valle,

Te këndoj këngën labe,

Të kërcej në festivale,

Të pi raki dasmave.

Të ndjej freskinë e bjeshkës,

Të laj fytyrën me ujin e gurrave,

Të lyej flokët me lëngun e pjeshkës,

Të vishem në garderobën e alpeve.

Të këpus telat e ciftelis,

Të harbohem fare,

Të dëgjoj lahutarin e malësisë,

Tek  thur këngë legjendare.

Të thekem në brigjet e Adriatikut,

Të takoje mikeshat buzë Jonit,

Të ngjitem majë fikut,

Të shijoj me ëndje horizontin.

Të zhytem në baltrat e Myzeqesë,

Të ndjej aromën e tokës së punuar,

Të shoh buajt,duke u rrokur,

Qingja dhe keca,duke lodruar.

Të shoh jetë nga jugu në veri,

Sazet t,ia marrin me të qarë ,

Lodra të shkund gjethe e polen,

Hidhërimi dhe gëzimi,

Le të hyjnë në garë.

 

3

Jemi fajtor,moj nënë,

Pranojnë kokëulur bijtë e saj,

Pushteti,të fortët,

Janë hedhur pas paras,

Disa vrasin me plumba,

Të tjerë vrasin me fjalë,

Nei vrasim me veprat tona,

Po i dëbojmë njerzit,

Në dhe po i fusim,

Dhe s’po e ndjejmë,

Se c’po bëjmë.

I vëmë gishtin kokës,

Na vjen turp dhe para të vdekurit,

Frika na ka hyrë në shpirt,

Të gjallët shtyjnë njeri,tjetrin.

Të gjithë ndjehemi të shtyrë,

Të gjithë nemitemi për një cast,

Të turbullt harrojmë gjithcka,

Dhe sëbashku hamë me një tas.

Duhet të zhdukim paranë…

Ta varrosim!

Po të mos jetë paraja,

Nuk urrejmë njeri tjetrin,

As nuk shtypim,as nuk vrasim.

 

4

Pse duhet të kemi frikë?

Ne s’kemi bërë asgjë të keqe,,

Nëna po na flet,

Dhe ne s’jemi kundër,

Punëve me mend.

Njerzit janë egërsuar,

Puna e tyre nuk cmohet,

Sillen si të cmendur,

Nxjerin pa të keq dhe revolet.

Të gjithë duhet të punojnë,

Ti mbrojë dhe ligji,

Të gjithë duhet të ëndërrojnë,

Por,jo,kur ende,

Ligjin e bën Maliqi.

Pra të gjithë në kuvend,

Si atëhere me Skënderbenë,

Ta bëjmë këtë vend,

Të falim edhe jetë për mëmëdhen.

 

5

Mblidhet parlamenti,

Betohen pa Altar,

Në bisedime hyn dhe presidenti,

Por askush nuk ia var,

Hyn ligji për homot,

Harrohet Gërdeci,

Dikush bërtet me zë të lartë,

Një tjetër gjumi e ka mare,

Del ligji per gazetarin,

Por në c,skutë humb?,

S’bëhet fjalë për shkrimtarin,

Mjaftohen me Shekspirin,

Zien parlamenti,

Pa guximin e madh njerzor,

Me zemra roboti,

Me valvula teknike,

Pa besimin tek Zoti,

Si në filma horror,

Shndrohen ne fantazma,

Pastaj të cuditshëm e gazmor.

Talluni me budallanë,

Bëni pallë,o të paudhë,

Por mos harroni,zemrimin e nënës,

Forcen e saj të rrezikshme

Që se ndal asnjë furtunë.

 

6

Eh,moj nënë,

Shko më mirë në manastir,

Po bëhesh nënë mëkatarësh,

Ne jemi  kalorës vagabondë,

Që zvarritemi midis qiellit e dheut,

Më mirë të na mos kish lindur kurrë,

O e madhërishmja në shekuj.

Na ka humbur zotësia,

S’dim gjë tjetër,vec të ankohemi,

Presim fatin nga qielli të na bjer,

Dhe durojmë,

Vonimin e ligjit,gojështhurjen e zyrtarit,

Zollumin e krimit,përdhunën e pronarit,

Përbuzjen e kamxhikun e botës,

Mallrat e pa vlerë të evropës,

Buzëqeshjen e shuar të foshnjes,

Grushtet e shtrënguar të revoltës.

 

7

Ti moj zonjë rëndë,

Je simbol i mirësisë,

Stoli e dashurisë,

Asnjë me ty nuk shëmbëllen,

Ti je themel i lashtësisë,

Ti nuk dërgon rraketa në hënë,

Në yje Mars e vner,

Mjafton,që për ne,je nënë.

 

KREU  8

 

1

Shqipëri  dhe Kosovë,

Psherëtij nga zemra thellë,

Nuk po mundem të kuptoj,

Se cilën nga të shenjtëruarat,

Ti thërras nënë!

Të dyja patët një udhë të vështirë,

Rendët të zbathur posht’e lart,

Shuat flakët me lot,

Nën shami mbanit një kurorë,

Nën trup një gunë të fishkur,

Me një gjuhë nga lashtësia,

Një flamur të përbashkët,

Gjithnjë me pushkë në dorë.

Luftuat me perandor,

Nga malet erdhi kushtrimi,

Dhe perënditë derdhën lot,

Kur flakët pushtuan qiellin.

Mallkuat fatin e pa besë,

Por nuk u tundët nga istikami,

Barutin hëngrët më dhëmbë,

Mvrojtët syt’e zjarrt’të qiellit.

 

2

Dhëmbët kërcisnin fuqitë e mëdha,

Thurnin komplote e shantazhe,

Ulërinin ujqërit për koska,

Dhe ndërronin qeverit sipas avazeve.

Në taverrna e sallone mondane,

President shtetesh,kusarë dhe bandit,

Ju shkyen xhubletat e trëndafilt,

Ju ndanë me forcë trojet,

Po ju mbetët gjithnjë shpirti  binjak.

 

3

Ju keni një zemër,

Nxeheni e kolloctni melankolin,

Jeni  trëndafil i shpresës së mirë,

Shëmbull I kulturës,pasqyrë e modës,

Të pastër si akulli,engjuj të Perëndis.

Vuante njera,qante tjetra,

Kur u qeshte buza,

Trembej tërë evropa,

S’e kërkuat lirinë nga bota,

E kërkuat në rrënjët e tua,

Nga supet nuk iu nda pushka .

 

4

Eh,moj e mira Kosovë,

Sa here të pregatitën qivurin,

Por Ti s,pate asnjëherë varr,

Se kishe savanin e bardhë,

Me lule bukur të stolisur.

Miqëve u hape krahët,

Agresinë u tregove armiqëve,

Kërkove kurorën tënde,

Që nga pluhërat e kohës e gjete.

 

5

Tashmë ja ku jeni,

Në pedistalin e lirisë,

Ne etnin e kërkuar,

Duke qepur xhubletën,

Dhe pjesën e Camërisë.

Bjeruni  trompetave!

S,ka më ëndërra dhe vegime,

Dëshirojmë buzëqeshjen tënde,

Të ulemi sëbashkë në gëzime.

Po mundi dikush të prek qiellin,

Nga dheu do të dalin,

Dhe heronjtë e lashtësisë,

Bijtë e tu më të mire,

Në emër të mëmësisë.

Edhe unë biri yt,

Do të ndjej ;

Tërë aromën e kurmit tënd,

Do të shoh pjesët e ndaluara,

Do të prek cdo brinjë të lënduar,

Do të qep në mëndafsh,

Fustanin më të mahnitshëm,

Që s’e ka parë kurrë evropa.

 

KREU  9

 

1

Eh,moj hallemadhja Shqipëri!

C’të shkruaj më pare në këtë poemë,

Kur shoh sytë e tu të mvrejtur,

Me fytyrë të prishur e plot halle,

Kush mbanë barrë e kush djersin,

Kush jeton në një jetë të mërzitur,

Kush fle mbi para e kush mbi qefin,

Kush kërkon vajin miellin dhe kripën,

Kush jeton parajsën e kush ferrin,

Kush fluturon nëpër aroedromet e botës,

Kush i turullosur merr rrugët e emigrimit,

Dhe të gjithë brohorasin;Drejt evropës!

 

2

Iku mencuria,iku dhe rinia,

Me ëndërra të shuar e pa shpres,

Zbritën nga djepi i maleve,

Ikën nga fushat e zhuritura,

Nga zhurma e mbytur e qyteteve,

Nga digat e mëdha të lumejve,

Nga përrallat e qemerët e legjendave,

Lanë emrat e shkruar buzë detrave,

Dashuritë e humbura buzë liqeneve,

Këngët e bukura anës trotuarëve,

Ngacmimet capkëne poshtë vitrinave,

Copën e qiellit që u përkiste,

Tokën e ëmbël të mijra agimëve.

 

3

Qëndroj në mbretërinë e detit,

Kujtimet shuaj midis mërmërimave,

Shoh valët e trishtuar blu,

I ndjek me hapa njeri ,tjetrin,

Dhe ndjej mungesën e hapave të tu.

Si një det i trazuar me tramundanë,

Sytë e mi shkumëzojnë me tërbim,

Vështrmin ngul  larg matanë,

Imazhi yt përflak kaltërsinë.

Tashmë dhe valët më largohen,

Ikin dhe më pëshpërisin,

Nuk luaj më me ato,i urrej,

Se më rrëmbyen dashurinë.

Mundohem të shkruaj një këngë,

Me tingujt të humbas matanë,

Në qiejt që rrinë ngazëllyes,

Rrethuar me ylbere të buzëqeshjes.

Largohem i veshur me trishtimin gri,

Atje ku njerzit tulaten lokaleve,

Të zhytur në dremitjen e halleve,

Me shpirtëra të ngrirë,

Kapardijnë lëngun e trishtimëve,

Pijnë dëshpërimin e tyre,

Humbasin iluzionet,duke u lëkundur,

I marin disa orë borxh kënaqësisë.

Eh,moj varkë pa drejtim,

Nga era anohesh,përplasesh,rrëzohesh,

Duhet të zgjedhësh timonierin,,

Që të marësh një tjetër drejtim.

 

4

Eh,moj e mjera rini,

Kërkon moderimin,

Kënaqësinë e kohës tënde,

Të vraponi natën,

Pas xixëllonjave të verdha,

Nën dritën e hënës,

Pas vashave capkëne,

Kërkoni britma,ulërima,

Të lire në bulevarde,

Me puthje,fjalë sinqeriteti,

Dhe punë me shumë turne.

 

Pemët i ulën kurorat e gjelbërta,

Zogjtë u larguan të zemëruar,

Në parqe vetëm era endacake,

Fryn ethshëm  mbi  kjoska,

Ti ulesh në auditore e heshtur,

Leksione mer nga mësues mediokër,

Paratë që more borxh tek fqiji,

Shpejt hynë nën katedër,

Të buzëqesh profesori,

Ti ke klithma gjaku,

Mbledh ëndërrat e thyera,

Në piano melodi të coptuara.

S’ke avante,vec mëndjes të mpreht,

S’ke gjuhë të ëmbël,vec lajka,

Absurde,dhe kurriz të thyer krrusur,

Dhe pret nga fati vetëm dacka.

 

Ku veni  ju që i thoni vetes ajka?

A s’ju lindi edhe ju kjo nënë,

Mbetët skllevër të memories,

Hodhët cdo vendim në përrua.

Rreth botës qerthulloni,

Me ndjenja e fuqi të humbura,

Në at’ botë rroni pa fjalë,

Pa dashurinë e tokës mëmë,

Mbi qiell mos pafshi dritë!,

Besa dhe shpresa u bëftë dëshpërim!,

Mos paci prehje  natë  e ditë!,

I’u shoft cdo gaz e dëshir’!

Nuk është mallkimi nënës,

Jam unë grimca e saj,

Që mbledh barëra trazirash,

I yshtur  nga sëmundja

 

5

Zjarrin u kam vënë yjeve të tokës,

Këputa dhe telin e fundit të pianos,

Mbase nga flakët që do djegin qiellin,

Lotët do të thahen,bota do të zgjohet.

 

6

Ne jemi në tokën tonë,

Bijtë e bijat e shqipërisë,

Shërbëtor kemi natyrën,

Të përunjur para Perëndisë.

Vijmë nga rraca të pastra,

Kemi ndërtuar mbretëri e shtete,

Mbrojtur i kemi me nder,

Se na përkisnin vetëm neve.

Historinë e kemi të gjatë,

Hyjnesha natyrë do ta tregojë,

Flasin dhe pllakat mbi varre,

Dhe kështjellat qindra vjecare.

 

7

Ai që është vetëm coptohet,

Ashtu solemn i perëndojnë yjet,

Por fuqia e dritës së tyre,

Cdo fund gremine ndricojë.

Dhe jetojë një rracë e zymtë,

Gjysëmëperëndi o hyjnore,

Që s’pranojë perandorë,

Jetojë me ligjet e saj zakonorë,

Me malet e saj profetik’

Me bjeshkët e zanave,

Me kullotat hyjnore,

Me tingujt e pyllit intim,

Me krismat e armëve,

Me gabime e ndreqje,

Me lindje dhe vdekje.

Vezullojë edhe në terr,

Si shëmbllesa të lulëzuara,

Të duhet shumë me thënë,

Se jetojë e denjë e fisnike.

Këtu e gjeni Shqipërinë,

Në brigjet e lashtë të Adriatikut,

Që më bën të dua shumë,

Cdo skërkë të atëdheut tim.

 

8

O zonja ime e nderuar!

Linde nga një yll me dritë,

 U rrite mbi shkëmb e gurë,

Jetove si dijte vet,

Nxorre princër e mbret,

Luftove me kamë e barut,

Të futën dhe kalin e drujt,

Me shenja e tmerre,

Lyer e spërkatur në të kuq,

Me gjak  bijsh e bijash,

E djegur nëpër fkakë,

Kokë e këmbë e përcëlluar.

U rrezove pa ngashërime,

Me tmerr e ulërimë u ngrite,

Si spartanë vrullshëm godite,

Me gjak mpiksur,mbytur e ngarkuar,

Mbijetove midis grekëve e romakëve,

Me shpirt e vullnet të duruar,

Ndrite si hënë buzë ujit kulluar.

 

Ece nëpër shekuj me fisnikëri,

Jetove me bëmat e kronikat e tua,

Fuqinë e more nga perëndit,

Dhe bëre historinë e papërfunduar.

Shumë po e vërvit evropa,

Le të mendohen mire,jan pjella jonë,

Mos e shikoni loken flokëzbardhur,

Ajo mban mbi supe vite me milionë,

Në brigjet tona,nuk gjenden ,

Majmunër a njerëz me bisht,

Kërkojini gjetiu nga thellsitë tuaja,

Ne jemi rraca më e pastër njerzore,

Kemi gjuhen tone mijëvjecare,

Që ju kërkoni t’a mbysni,

Me fjale e reja perëndimore.

 

9

Ne e duam kurorën me paqe,

Kështu na ka gatuar lokja,

Shkojmë dhe pas natos,

Që në paqe të jetoj tërë bota,

E kërkojmë dhe ndihmën e mikut,

Kur ajo jepet ndershmërisht,

Njohim dhe fytyrën mizore,

Kur duan të na e fusin pabesisht,

Zotërinjë evropian!

Mos mendoni se po na bëni  ndere,

Ne cdo gjë e meritojmë,

Në cdo derë kemi flamurin e kohërave,

Ne jemi si lisi i thatë,

Që dhe në stuhi i fort qëndron,

Nga dhimbje e madhe oshëtin,

Dhe kurorën kurrë s’e lëshon,

Në vesh të shurdhër troket britma,

Por dijeni  ne jemi këtu,

Të pavdekshëm ne qiej që shkëlqejn,

Hapsirave të qeta shpirti paqton,

Zhdukim mjegulla,ngjyra e forma.

 

KREU  10

 

1

Nën kurorën e alpeve rri e menduar,

Me malet kuvendon e vetmuar,

Tinguj të mbytur vijn nga krojet e ujvara,

Dhe futen magjishëm në shpirtin e lënduar,

Me to krijon këngë ti moj e mira nënë,

Thirre bilbilat,gjinkallat dhe zhabat,

Ison e trishtimit mbajnë në koncertin tënd,

Dhe krijon këngën e kushtrimit,

Që e nise në botën e madhe,

Në botën e mbushur me stuhi e trazira,

Në xhunglat e nxehta,në polet e ngrira.

 

2

Përcjell  jehonën tënde,

Këngën dhe muzikën,

Artin dhe sportin,

Kalemxhinj të modeuar,

Zërin e të vërtetës,

Poshtërsinë e triumfin.

Bota të dëgjon,

Deomos ke gjak fisnikërie,

Askënd nuk trazon,

Si të vij,jetën jeton,

Me halle e probleme,

Me gëzime e hidhërime,

Je zonjë në tokën tënde.

 

3

Shqiponja ngul kthetrat mbi shkëmb,

Sytë e prushtë në cdo anë rrotullon,

Siguron të vegjlit në fole,

Dhe nën tingujt e klithmave fluturon,

Në qiell qan nga dhimbja,

Që s’po mund ta lumturojë atë fole,

U nda në mijra copëza kaltërsie,

Që mirësinë tu sjell të vegjëlve,

Endet ngado pa u lodhur e hutuar,

Që mund të sjell dicka papritur,

Ose gjetjen e ndonjë zgjidhje,

Me ndershmëri e pa u ngutur.

 

4

E duam Shqipërinë si evropa,

E duam dhe ndryshimin e saj,

E duam jetën moderne,

E duam punën e ndershme,

E duam dhe baltën tënde,

Pyjet,malet,fushat,gërxhet,

I duam dhe gurët e sokakut,

Trarët e tymin e oxhakut,

Duam dhe tingujt e së qeshurës,

Ku zemrat të rrahin si të marra,

Duam  edhe ëndërrat e mëngjeseve,

Që brezi ynë i ri,

Të mos ëndërroj netëve me hënë.

E duam nënën sirenë të blertë,

Që madhështia e saj,

 Brengat e hallet njerzëve t’ua heq,

Dhe të qëndroj si engjëll,

Mbi supet e lodhur të njerzëve,

I duam agimet e bardha,

Kaltërsinë e pafund,

Ku pranvera  jeton në përjetësi,

Dhe njerzimi  gëzon të ëmblën liri,

O sa shumë gjëra duam,

Që mund të na i jap kjo demokraci.

 

5

E di,janë fraza të vakta,

Udhëheqin maskarenjtë,

Nuk ujdisin fjalën me veprimin,

Kapërcejn masën e natyrës,

Dhe i largohen qëllimit,

Tregojnë fytyrën e virtytit,

Dhe fshehin atë të hajdutit,

Pikturojnë poshtërsinë,

E mashtrojnë shoqërinë,

Lëvdohen si profet,

Pa pasur ascent,

Prej krishteri a myslymani,

Janë lëkundur e kan pëllitur,

Aq  sa zvjerdhërisht,

E imtojnë njerzinë,

Të pushtuar pasionisht,

Fytrën e vet nxinë,

S’kemi tjetër c’të themi,

Deri sa të vijë gjykimi.

 

6

Hallemadhja thellë psherëtin,

Të Dlirët mbledh pas vetes,

E përvuajtur u kërkon shpjegim,

E c’të thonë ata më pare,

Ku jeta ecën pa kandar,

Ku librit i bëhet bllokad,

Ku shkollat janë pa fasad,

Në rrugë qen rrugac,

Mungon kultura njerzore,

Përdorin fjalë botërore,

Po humbet dinjiteti,

Ndokujt dhe identiteti,

Krisma pushke në Pazar,

Rrëmbehet,vritet njeriu,

Për pak ero e dollar,

Semaforët bëjnë seir,

Tek vriten njerzit për ditë,

Policinë amatoreske,

Që po heq të zitë,

Sheshe prostuticioni,

Që shesin trupin,

Për pak miell,vaj e krip.

Dhe Perëndia më s’duron,

As ngutjen e lutjes sonë,

Ah,sa pak dime,

Që vetëm një zot komandon.

 

7

Ecën treni i kohërave,

Mbi shina të padukshme,

Rrëshket si fantazëm,

Midis ferrave e drizave,

Mban mbi shpinën e hekurt,

Njerëz me fytyra të ngrira,

Që duken sikur ecin,

Drejt portave të ferrit,

Fishkëllen ,

Si gjarpëri i coptuar nga kosa,

E për bri,

Pesëfenershi i shkëlqen,

Dhe lokomotivës,

I duket vetja i shëmtuar,

Si plakush,

Largohet duke tymosur,

Dhe can fushat e pluhërosur.

Dhe në i prefshin udhën e hekurt,

Për plakun s’ka tolerance,

Por ai nuk ngutet,

Është në udhë të vet,

I përgjumur ecën mbi shina,

Tragjikisht dhe i zymtë,

Me hyjneshat e fatiti të heshtura,

Shkruan kronologjinë.

 

8

Nëna i di mirë hallin e vet,

Ngjitet në majë të Korabit’

E  troket me bastunin e vjetër,

Horizontin e qiellit të përflakur,

Mundohet të hap portat e hyjnis,

Me lutje pastërtore e paqtore,

Ti jap zhvillim mencuris,

Të freskoj breznin e re,

Të rilind prap Skënderbe.

Të largoj mirësinë e djallit,

Të bashkojë bagëtinë në vathë,

Me ambicje perëndimore,

Dhe nderin në balance.

Jemi në një tokë të vogël,

S’kemi avante,vec  namit,

Por zaptojmë botën e madhe,

Me fuqin tonë shqiptare,

Me kumtet kosovare,

Me heroiken came.

9

Dhe princat do ngrihen nga dheu,

Të ndezin gjakun bashkë me arsyen,

Që me force e zotësi të perëndishme,

Nuk do të lejojnë,nëna të turpërohet.

 

10

Nëna është gjithnjë e kujdesshme,

-Në botë,thotë ka dhe dhelpërira,

Rreh krahërorin e në kreshta kapet,

Dhe tregon shumë rrëfenja,

Thojnë që flet pa kuptim,

Por jo, ato janë fjalë të lidhura,

Përpiquni t’i kuptoni!

Mos qepni e arnoni pas dëshirës,

Nëna flet shkoqur,

S’e ka me të keq,pa dyshim .

 

11

Fqiji,thonë të gjindet në të keq e të mire,

I joti të prish realitetin me magjira,

Po kur fqiji qëllon një djall me brirë?

Ne të tregohemi të butë dhe ju t’a quani dobësi,

Ah,jo zotërinjë!kjo nuk quhet miqësi,

E vërteta është se vetëm  gangsteri,

Ëdërron të sundojë me dhunë në shoqëri.

Të kapërcesh masën tej rezervave,

Vetëm fqiji  idiot do ta bënte,

Vërtet jazëk,figurë e cmendurisë,

Kërkojnë shkak,difekt shoqëror.

Nëna e di se c’është madhështia e detyra,

Dhe që shpirt’ i dijes është shkurtësia,

Dhe një polen luleje është marrëzia,

I marri është i marrë c’ti thuash,

Ndaj dhe Lokja zien hordhit në kazan,

Dhe vigjëlon me të Dlirët anë e mbanë.

 

 

MBYLLJE

 

1

Nuk mundesh t’i hedhësh të gjitha në një poemë,

Të gjithë jetët njerzore janë një dramë,

 

 

Hapet e mbyllet një portë jete vite me radhë,

Dhe pënda e poetit humbet në yjet e zjarrtë,

Dhe ne vdektë do të jetë në paqen hyjnore,

Dhe kurrë të mos harrojë,zemër e dashur do të jet’.

 

2

Eh,c’të shkruaj poeti,kur prangat ia ka vënë shteti,

Ku përzier me mallra importi taksohet dhe libri,

Ku botuesi përzien mjerimin me pasionin,

Ku paralliu boton pacavure dhe kapardiset,

Ku libri s’mundet të kaloj kufirin shtetëror,

Ku në skenat teatrale luhen vepra të huaja,

Ku s’njihen poetët,veprat e tyre,as libri horror,

Ku vatrat e kulturës janë kthyer në pijetore

Ku shkrimtari mbyll dorëshkrimet në sirtare,

Ku injoranti  shet libra ne kjoska e trotuare,

Ku gazetari shkruan artikuj partiake.

 

Dhe shkruaj të vërtetën po deshe,

Merr  menjëherë damkën komunist,

Dhe nuk mjafton me kaq,

Nuhat mirë, se vjen era eksploziv.

Ndaj artisti merr rrugët e kurbetit,

 Si skllav i shitur në burgun hyjnor,

Melodi e pafund rrokjet e poetit,

Qetesisht  ëmbël bien mbi ne,

Si zonjë mes lulesh,dhe puhizat,

Kujdes të ken,poeti e ka nënë.

 

3

Edhe pse pa entuziazëm,

Varrin e lumtur do e gjejmë ne,

Humbasim në heshtje ngallëzyese,

Derisa të shpërthejmë,

Në një krenari të re.

Dhe poeti,

Do të shkruaj vargje si yje,

Derisa bota të mbaj vesh,

Se nga vijnë këto vargje,

Si veshuk të argjend.

Dhe nga qiejt do të zbresim,

Ndër lugina e lumej brigje thepisur,

Si shëmbllesë e kullotës yjnore,

Do të mblidhemi rreth nenes.

 

4

Poeti  beson,

Në mencurinë e popullit të tij,

Jo cdo gjë duket e vdekur,

Shpejt Zoti do bëj mrekulli.

Sepse do të vij fundi ankthit,

Elementi do freskohet me brezni te re,

Si një banjë në grykë të pusit,

Nëna jonë do bëhet nuse e re.

Ashtu sic do poeti,

Për të cilën shpirti i ka folë,

Hyjnesha natyrë do e tregojë,

Dhe kur njerzit ta dallojnë,

Me gëzim do mbushet zemra e poetit,

Lum ai që do qëndrojë këtu,

Ta shohë  Zonjë!



(Vota: 2 . Mesatare: 3/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx