E diele, 04.05.2025, 10:29 AM (GMT+1)

Kulturë

Mihai Antonescu: Rikthim në kremtet e mënjanuara

E marte, 18.01.2011, 08:09 PM


Rikthim në kremtet e mënjanuara

 

Nga Mihai Antonescu

 

Më i rëndësishëm se gjërat e tjera më duket se është syri i atij që din ta çmojë jetën, si dhe dora e atij që bredh pas domosdoshmërisë apo gërshtimit, apo vetëm pas kërkimit të këndit apo vendit ku gjendet drita për ta shkëputur për soditje dhe ëndërrim. Më e rëndësishme se heshtja e shtruar mbi sipërfaqe më duket mendimi i derdhur në letër e fjalë deri në dëshminë totale të çdo shpirti të plagosur përbrenda, si dhe mendimi i dhuruar botës për mirëkuptimin e saj dhe lotin e shpresës.

Ibrahim Kadriu vjen nga një shekull i pluhurit të pushkës. Një shekull baroti që rrëshqet fajshmërisht mbi lotët e jetimëve dhe mbi traktatet e pakuptueshme që kanë kundërmim mashtrimi, urrejtjeje dhe tradhëtie. Poemat e tij janë gurra të thella të shpaluara me kuptim dhe mund për shuarjen e etjes së atij që nuk mund të gjejë kuptimin apo çmimin e një bote të arrirë në kotaret e fillimit të marrëzisë mondiale: „Jam nisur/ Doemos do të arrij/ Rruga do të ndalet para lodhjes sime sigurisht./ S’do të ketë ecje më, do të  ketë pushim;/ Të gjitha nisjet, si lindja, më shtyjnë kah fundi,/ Sado i ethët të jetë, imi është.// Nisja e mëngjesit/ Syth i buzëqeshur  i ditës/ Me të gjitha ngjyrat lëshohen lehtas mbi shuplakë/ Duke i dhënë nisjes kuptimin e plotë.// Në këtë ecje/ Do të  bart me vete krejt ç’është ndeshur;/ Ta mbaj atë barrë, ta ngris, ta ruaj/ Larg harresës në shënjestër të jetë gjithnjë/ Tash kur gjymtyrëthyer nga motet/ Jam nisur/ Atje ku/ Doemos do të arrij.” (Rruga do të ndalet para lodhjes sime).

         Përmes këtij vëllimi vlerash importante të përzgjedhura nga vepra poetike e Ibrahim Kadriut (S’mbet kohë për kremte), të rikënduara në gjuhën rumune nga po ai vëlla i palodhshëm që e kemi përmendur kohë më parë (Baki Ymeri), poeti i Kosovës së martirizuar për liri na flet për vetveten nga thellësia e shpirtit, duke bërë fjalë për dashurinë dhe zhgënjimin, por edhe për shpresën e shqiptarit të Kosovës si një domosdoshmëri e pashmangshme, dhe atë, në gjykatën e disa kohërave të cilavet u mungon ilaçi në limanin e saj: “Nuk ke nevojë të humbasësh kohë për dëshprim/ E ke të gatshëm/ Posa çel sytë/ Dhuratë e përhershme që me lindje// Nuk ke nevojë ta lodhësh mendjen me politikë/ E ke të ngjeshur.” (Nuk ke nevojë)

         Dëshprimi përballë kotësisë së vetmisë dhe pafajshmërisë së një shpirti të depozituar në konkluzione të hidhura, ja tema determinante e shtruar në poema të një thellësie dhe të një ekuilibri estetik të veçantë, subjekt që e përbën të kapshëm lëndën lirike të vëllimit respektiv: “Ç’të hyn në punë dhembja për sofër zbrazur,/ S’ke forcë, t’ia ndërrosh kahjen erës/ Ndjenjë që ma ndryshon ritmin e ditës/ S’të dua të jesh imja, kur s’të gjej shërim/.../ Sapo nxjerr hapin/ Mbi rrugë të trasuar me rrenë.” (Ndjenjë e mbetur pezull)

         Siç po shohim, në shtjellën e kremteve të mënjanuara vërtitet ironia dhe mahnitja, duke i anashkaluar shenjat e pandjeshmërisë së një sëmurjeje të cilës s’i gjendet ilaçi, por e cila e reflekton realitetin lakuriq, i cili në instancë të fundit ka nevojë për t’u shkëputur nga fajet e revoltimit të shpirtit të pafajshëm që din të durojë, por refuzon të shpresojë: “Teatri vazhdon t’i ketë dyert e hapura/ Vizitorë të shumtë të ardhur  nga vetvetja/ Të ndodhur para lavdit e t‘harruar në duartrokitje/ Shohin e mallkojnë dhe prapë kthehen në vetvete/ Shfaqjes në skenë s’ia prishin rendin/ Me shfaqje të një shfaqje të tmerrshme// E perdja vazhdon të jetë e ngritur.” (Teatri me huje klasike)

         Shkrimtar i rëndësishëm i Kosovës së madhe dhe Evropës së vogël, Ibrahim Kadriu  vjen në adresë të lexuesit rumun me një barrë të madhe të vërtetësisë dhe vlerave artistike, për një admirim dhe respekt të përjetshëm. (Ibrahim Kadriu, S’mbet kohë për kremte, Bukuresht, 2005).

 

 

Pazari i shpirtit

 

Ç'na panë sytë veshët s'dëgjuan,

goja mbyll, fjal't na hutuan.

Çfarë po ndodh o zot i madh,

pse u çmend, vulhumbur shkuan.

 

Stomaktharë e  këmbë dridhur,

mëndje mbyllur në sirtar,

vunë shpirtin në kandar,

nuk e di në janë një farë.

 

Nuk kam kohë për lodra fjalësh,

s'po mundohem ti kuptoj,

seç  lexoj dhe seç  dëgjoj,

largë pushka na qëlloi.

 

I them zëmrës që të ndalë,

i them babës dil mbi varrë,

i them tokës që të qajë,

i them zotit të më marrë.

 

Kush nuk shet e kush nuk blen,

para qofshin, kush po pret,

pagun mirë  e pagun pakë,

sherr mbi sherr e hakë në hakë.

 

Hall i madh ,fukarallëk,

Ka ta kthejsh kët maskarallëk.

Nuk sheh nënë nuk sheh babanë,

kush fiton e shet davanë.

 

Pazar i madh o ku ma gjen,

për tregëti  e për hajni,

rradhë e madhe  në obor,

ngjeshur plot e dorë m'dorë.

 

Një shpirtvarfër pak para,

një shpirtqeni vlen më shumë,

kujt i duhet një shpirtgur,

një pashpirt s'harohet kur.

 

Bukuresht, 16.01.2011



(Vota: 6 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx