E marte, 30.04.2024, 03:54 PM (GMT+1)

Kulturë

Neki Lulaj: Jusuf e Bardhosh Gërvalla e Kadri Zeka

E diele, 16.01.2011, 08:06 PM


Neki Lulaj

 

JUSUF E BARDHOSH GËRVALLA E KADRI ZEKA

 

(Trinomi nga lajmëtarët e lirisë së Kosovës të vrarë nga atentatorët gjakpirës të UDB-së serbo malazeze me 17 janar 1982 në Untegrupebach të Gjermanisë)

 

Hijenat morfid,të veshur me uniformat e djallit,

mashtruesit Horangutan të Karpateve ,

udbashët me porosi prej jeniqeri,

kryen një atentat gjamëmadh në Janar n´pikë të territ.

 

Ata që këputën simfoninë dhe telin e kitarës

Notat pa i rradhitur mbi pentagram,

ata që e dogjën dhe e vranë vargun në mes,

pa e filluar mirë luftën me tiran.

 

Ata që shtjerrën tri burime përjetësie,

muzash  e flakadanësh ne mes të territ,

menduan se me këtë akt vandal-barbarë,

Kosovës do të ja fusin frigën dhe tmerrin.

 

Ata përherë do ngelën frymëzim i thyerjës se robërisë

Fanarë e kraterë vullkanesh të pashuar

gjurmë  flakadanësh në ndërgjegjen prej atdhetarëve

të tretë,janë lajmëtarët e Lirisë së  vonuar.

 

Hijet e rënda  morfide të tradhëtisë,

gjurmëve tuaja u vinin pasë

Diabolikët me sherbetorët qyqarë të Serbisë,

në Untergruppebach të Gjermanisë,bënë atentat.

 

Mbi trojet Dardane valojnë tre flamuj,

me çantat plotë afishe, dhuratë nga Skënderbeu,

kjo baladë  me trinomin që u shëndrrua në mite,

Rruga që mban emrin „Sakrificë sublime”.

 

Hej ore Jusuf e Bardhosh Gërvalla,e ju Kadri Zeka

po hije ju paska Kosova në liri,

krojet e pashterrshme të UÇK-së dhe amanetet e juaja

janë kurorëzim i shenjët i  Shtetit me Pavarësi.



(Vota: 19 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora