E merkure, 01.05.2024, 11:45 AM (GMT+1)

Kulturë

Përparim Hysi: Rrëfimet e një mëkatari /2

E diele, 16.01.2011, 02:00 PM


Rrëfimet e një mëkatari /2

 

(tregim)

 

Nga Përparim Hysi

 

                Dera trokiti.Kur e hapi,Adhurimi u befasua.Pa

Dashurinë bashkë me vajzën e saj,që,siç e prezantoi ajo,pasi u

ulën,sapo kish marrë maturën në gjimnazin e një qyteti,paksa larg nga

qyteti ku banonte Adhurimi.I zoti i shtëpisë u priu mikeshave tek

dhoma e pritjes.Sa u ulën ato,ai u ul ballas dhe,ç'është e drejta,nuk

po i mbante emocionet.Si në ekran,në kujtesë zunë dhe i erdhën shumë

çaste intime (dhe të dhimbshme,domosdo ) , që kish kaluar me

Dashurinë,kur ajo qe vajzë-një bukuroshe tërë hire- që,për nga

bukuria,i kish të rralla shoqet.Kur qe vajzë,kishte një

fytyrë,pothuaj,farfuri dhe kish një nur që të ngrinte mëndjen.Dhe ai e

kish dashur,ashtu siç dashuron një njeri që do me zëmër dhe ,në nuk

arritën që këtë dashuri ta finalizonin me martesë, qe një histori më

vete.Qe një kohë që,dhe për dashuritë,ndërhynte partia.Dhe nga partia

Adhurimi qe pak si "non grata" apo siiç thoshte një në fshat:mësues

Adhurimi është me"qere?!".Pra,koha kish matur me një kut tjetër dhe

Dashuria qe martuar diku tjetër.

 

                                  *     *    *

Kishin kaluar,pothuaj,20-vjet nga kjo dashuri dhe,ja pas kaq

vjetësh,pa pritur e pa kujtuar,ajo bashkë me të bijën-kopje e së ëmës

kur qe e re dhe e dashura e Adhurimit-,ja tek kanë zënë vënd si

mysafire dhe,humbur kujtimesh dhe hamëndësish,Adhurimi nuk po i jepte

dum dot kësaj vizite të papritur.Sa i qerasi (e shoqja qe në punë,në

shkollën e mbrëmjes) dhe,ndërsa mendonte që t'i pyeste,e mori fjalën

Dashuria.Kemi një muaj që jemi vendosur në një lagje tjetër nga

juaja.Dhe  vendosa që t'ua gjeja shtëpinë.E shikon:ja që të gjeta.Mora

me vete dhe Irisin...si "trime",-shtoi me  të qeshur dhe,siç shihej,me

të"ngjeshur".Ajo,ndaloi nga shpjegimet dhe i hodhi sytë drejt

tij,sikur do bënte një studim më preçiz.Vuri re,se,pas

20-vjetësh,Adhurimi kishte ndryshuar paksa.Vërtet që flokët ende

ruanin po atë dëndësinë e dikurshme (ajo e dinte mirë se sa e sa herë

kish "lozur"me gishtat e saj me ta) ,por thinjat anash tregonin se ai

tani qe mezoburrë dhe vallë do ishte ai vrulli djaloshar i

dikurshëm.Studimi,pothuaj,qe reciprok:Adhurimi ia kish ngulur sytë dhe

pa ,se,sado që kishin kaluar 20-vjet,ajo,Dashuria (në sinkron me

emrin,de! ) ,ruante,ende,freskinë e dikurshme:asnjë rrudhë në faqe,po

ai shkëndijim sysh që të ndillte dhe,siç vuri re,ajo,ende,kish po atë

lëpirje buzësh që të vinte në ngasje.Dhe ai,prej kohësh,i njihte këto

reflekse"vrasëse" që të ndillni tutje,në arrati,në një kohë pa kthim.

E vetmja-fajtore pa faj- në atë mjedis,ku kujtimet kishin dalë nga

sepetet ku qenë fshehur dhe po shafqeshin si një"film pa zë" sa tek

njëri,aq dhe tek tjetri, qe ajo gjimnazistja,Irisi,që duke parë

pozicionin e saj,për ta shpëtuar sado pak,këtë"shkëmbim

mesazhesh",zgjati dorën tek rafti i bibliotekës së të zotit të

shtëpisë dhe u dha të kutpoj,dy të tjerëve,se tanimë ajo"nuk ishte më

aty!!!".Se,të thuash,të drejtën,biseda sikur kish ngecur veç nga

ajo:fajtoreja pa faj.Kur Irisi,doli "ofsajt",kur thonë ata të

sportit,Dashuria e mori fjalën.

-Ju kini dy dhoma e një kuzhinë këtu,apo jo?

-Po,-iu përjgigj Adhurimi.

-Ta shoh pak kuzhinën?

-Patjetër,- dhe ai i priu përpara.

Sa u sosën atje ( as dy-tri çapa larg),ajo iu hodh në qafë dhe zuri ta

puthte me aq mall,sa putheshin dikur-dikur.

-Çupa,-synoi të mbrohej ai.-Nuk thotë gjë ajo.Jo.Ndaj e mora me

vete.Dhe,po ajo,si dikur,tutje-tutje,vajzërisë e"vuri" poshtë dhe

kë?Një njeri si Adhurimi që kish nevojë për fre dhe jo për

shtyrje.Kur u ngritën,panë që vajza kish dalë në korridor ku bënte

sikur krihej para pasqyrës,që për lemeri të tyre,pasqyronte çdo gjë

që"luhej" atje mbi divanin e kuzhinës.Dera qe"harruar" hapur.Ato

ndënjën edhe paksa (Dashuria dhe Adhurimi donin që ajo natë mos kish

mbarim,por dhe pak kthehej e shoqja,se ora  po shkonte 9 e mbërmjjes),

 dhe,kur po i përcillte,ai  ia shtrëngoi dorën me shumë intimetet

Dashurisë (asaj mënd i këndonin sytë) , dhe,tek do përcillej dhe me

Irisin,gjimnaztisten e bukur me flokë të zeza,ndjeu këtë që i tha:-U

befasova me bibliotekën tuaj  (dhe vërtet:ai kish një bibliotekë për

t'u patur zili) , a më lejon që të"abonohem" dhe unë tani që dhe jua

mësova shtëpinë.Kur të duash,si në shtëpinë tënde.Apo nuk je dhe e

bija e Dashurisë,- e mikloi ai,duke e zënë prej qafe.-Ah,profesor, sa

më bëhet qejfi!-shprehu gëzimin ajo.Dhe,kur do ndahej,Irisi mezi e

shkëputi dorën nga ajo e profesorit.

 

                                       *     *    *

Kur ikën,ai risolli në kujtesë gjithçka.Si u lidh me  Dashurinë,si

vinte ajo për të marrë libra tek ai;si zinin dhe diskutonin rreth

librave dhe,mandej,dashuria mes tyre që nuk qe thënë të

finalizohej.Ata kishin tri vjet me njëri-tjetrin dhe"rrethanat" qenë

të tilla,që ai nuk e mori dot atë.Pse kot thoshin:mësues Adhurimi

është me "qere?!". I kujtohej,se veç tjerash,se kur kish ardhur me

lejë nga ushtria(dhe ushtrinë Adhurimi e bënte në një repart pune-dhe

në këto reparte shkonin ata me "qere"),Dashuria e kish marrë vesh (ata

atëherë që të dy banonin në të njëjtin fshat),dhe,fshehuriazi,kur të

gjithë njerëzit ishin në punë(ajo sapo  qe martuar në atë qytezën

paksa larg  dhe kish ardhur tek prindërit e saj),pra erdhi dhe gjithë

ai mall i mbledhur,pas një ndarjeje të gjatë dhe"aksidentale",zuri dhe

u derdh si një lumë kur del nga shtrati.Më tej,secili në fatin e vet

dhe ja tani,si një ogur i mirë,ajo kish trokitur në derën e tij,së

bashku me të bijën që qe,pothuaj,gjallë e ëma.

 

                                            *    *    *

Ndërsa po merrej me sistemimin e disa librave,ai ndjeu se dikush hyri

aty (si një mackë që hyn tinëz,-do shprehej ai më vonë )

.-Porfesor,punë e mbarë!- përshëndeti ajo.-Oh,Iris,sa më befasove!

Sakaq,kur i dha dorën,ajo mënd iu var në qafë dhe e shtrëngoi

fort.Profesori e ndjeu veten ngusht.Tentoi që të shkëputej,por,"pala

tjetër",nuk shkëputej lehtë.Ai po dyluftonte me veten.Qe zënë si në

çarg:midis dëshirës për të kaluar më tej apo të një frenimi që duhet

të bënte edhe si moshë,por edhe si moral.Kishte frikë se  shkelte mbi

një tabu.Irisi ishte vajzë e asaj që kish dashur (ç'ne -kish dashur-

po ai e donte akoma si dikur!!!) ,dhe,ja tani si një bekim nga Zoti

apo i trazuar nga djalli,vjen dora vetë,e bija. "Profesori",duke

"tejkaluar" çdo rrezik,ia mbërtheu kokën dhe,kur atë kokë po e

drejtonte nga vetja,ndodhi dhe "çudia":ai pa që gjimnazistja e bukur

lëpiu buzët(njësoj si e ëma-i shkrepi atij ) dhe,si një befasi,iu

lëshua profesorit me puthje,sa thoshje se kishe të bëje me

një"sojleshë" të stërvitur ,Porfesori  nuk e hante thatë se,me kohë,e

kish marrë "patentën e ustait"e puthi dhe ai nxehtësishtt,por nuk

shkoi më tej.Kur u shkëputën,Irisi,i tha:-Sa e kam pritur këtë

çast?-Si është e mundur?-pyeti dyshueshëm ai.-Mamaja.mamaja!-filloi

ajo të shpjegoshesh.Ajo mënd "këndon" për ty.Të gjitha  m'i ka treguar

mua.Se unë e mamaja që,kur vdiq babi,para dy vjetësh,jo vetëm flemë

bashkë,poor shpesh e kalojmë kohën dhe me ty.Dhe unë,pa u ju

njohur,kisha filluar që t'ju doja.Kur erdha me mamanë dhe ju pashë

kështu, po me atë imazh që kish ndërtuar mamaja për ju,m'u shtua

dëshira dhe ndaj kam ardhur.Ai,i këndellur nga ky pohim  e puthi

përsëri,por ,tani,qe një puthje aq e ngrohtë,sa ajo nuk ndënji pa i

thënë:-Ti më duket se po më puth dhe për mamanë?-Po,- pohooi ai.-Po me

mamanë ti ke shkuar dhe më tej.-Kam shkuar.-Me mua nuk dashke?!-Me

ty?Po me ty ndryshon puna.Ti je e re dhe të ardhmen e ke përpara.--Po

sikur të"rrezikoj" vetë,çfarë do thoshe?Dhe ajo,pa pritur pëlqimin e

tij,u zhvesh e tëra kollopan dhe,si një pafajësi ëngjëllore dhe e

bukur,i tha:-Ja,tek jam!Ti do shijosh,i pari,atë që kam ëndërruar.Dhe

po ,pa marrë leje  nga ai ( më bëri pjesëmarrërës në "vrasje"-pohonte

ai ,tek rrëfehej ) ,filloi t'ia hiqte këmishën,pastaj i zbërtheu

pantollonat(more po ku e kish gjetur gjithë atë guxim,xhanëm) dhe

"profesor" mëkatari u dogj në furrën e"mëkatit".Më pas,ai pa se si ajo

ishte nderë e tëra,me këmbë të hapura ,dhe dukej se do binte në një

gjumë të gjatë pas një beteje që e kish kërkuar vet.

Kur ajo  e "mori" veten,u vesh,mori një libër ( libri qe dhe

shkaku,de!) dhe,pasi u puthën gjatë dhe ngrohtë,doli nga dera.

Ai e ndezi dhe tek pa tymin që davaritej në tavan,u fut në

meditim.Ja,khtu qenka jeta.Ajo shtrihet në kohë e hapësirë,ështu siç

davaritet kjo  rrëkezë tymi duke humbur në humbëtirë.Ka në jetë

kujtime e mbresa dhe ka,gjithashtu,dhe mbresa që lënë vragë apo plagë

që mezi zënë korë.Më tej vjen brenga për ato që nuk ke arritur për

shkaqe objektive dhe subjektive dhe, veç saj,edhe pendesa për gabime

apo dhe faje.Pse kot thonë tureqit që "Njeriu është dhe shejttan,dhe

melaqe".Pra çdo njeri është dhe ëngjëll dhe djall.Të jenë mëkate këto

të miat apo ?!!!...

 

                          15 janar 2011



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora