E merkure, 01.05.2024, 10:31 AM (GMT+1)

Kulturë

Flet, aktorja dhe kantautorja Diana Prroko

E diele, 16.01.2011, 01:54 PM


Roli i Maries në filmin "Nata” përcolli risi në artin filmik

 

Kënga ime "Ti,ti ti" ishte ndër më të bukurat në “Maratonën e këngës Popullore”

 

Nga Albert ZHOLI

 

Ajo i ngjan një deti ku në disa monete i kalon të katër stinët, e qeshur, e ëmbël, paqësore, impulsive, kërkuese. Ëndrra e rinisë ishte të bëhëj aktore, vepër të cilën e realizoi me dinjitet, por më pas ëndrrat e saj marrin përmasa të reja.. Ajo zbulon tek vetja se ka dhe një ilësi tjetërm zë të bukur melodioz, prandaj kërkon të gjej dhe një liman tjetër po aq të bukur si akterimi këngën. Nuk ishte vetëm një dëshirë e berndhsme por dhe një realitet ose sfidë e re e jetës. Aktore këngëtare, një duet i amgjishëm që jo gjithmonë mund të gjejëë vend tek shumë femra për të mos thënë që nuk egziostojnë kaq perfekte sa tek Diana. Dëshirat e shumë femrave të tjera për këtë dyet magjik thuajse kanë dështuar që në start, por që tek Diana kanë gjetur një unitet jetësor shumë organic.

 

Si lindi dëshira për aktrim?

 

Fare natyrshëm. Sa herë shikoja teatër apo film kur isha  e vogël, shkoja në dhomë dhe mundohesha të imitoja aktoren që luante rolin kryesor. Shkrihesha e tëra në rol. Doja të isha sa më afrë personazhit (aktore) që kasha parë. Kjo mu kthye gati në ves. Kështu aktrimi u bë pjesë për të tejkaluar ëndrrën tek unë.

 

Pra këto ndjesi bën që të trokisje në dyert e Akademisë së arteve?

 

Sigurisht. Nuk mund të ndodhte ndryshe, Aktrimi kishte ndërtuar folezë në zemrën time dhe nuk mund të largohej. Portat e zemrës tashmë ishin mbyllur për të dalë kjo nëdër por kishin përgatitur shtartin e nxehtë për të vegjetyar bukur aty. Në vitet1992-1996, unë studiova në Akademinë e Arteve të Bukura dega dramaturgji.

 

Ku erdhën rrolet e para për Dianën?

 

Rrolet e para kanë ardhur me fillimin e akademisë. Rroli i parë ka qenë me trupën e Teatrit Kombëtar me regji të Gëzim Kames, asokohe profesori im i mjeshtrisë së aktorit. Drama titullohej "Ishulli i çmèndur", e cila u vu në skenë ën vitin 1993. Ishte një ditë e veçantë. Kurrë se harroj atë ditë. Po luaja në atë tempull ku kanë luajtur korifejtë e aktrimit shqiptar si Naim Frashëri, Sandër prosi, Kadri Roshi, etj..Ishte një ditë e bukur, magjepëse. S’ka student të Akademisë që se ka ëndërr të prekë sa më shpejt skenën e Teatrit Kombëtar. Ja dola me sukses. Pedagogu im, regjisori Kame më përgëzoi. Kisha kaluar provimin më të vështirë të jetës. Kisha kaluar atë prag që ngelet si sinor mes suksesit dhe dështimit përfundimtar. Kisha kaluar me sukses. Jeta e artit për mua kishte hapur nëj ndritare të re. U ndjeva e realizuar me veten.

 

Nga skena në film. Kur gjeti udhë kjo pjesë tjetër e aktrimit?

 

Nè televizion,rroli i parë ka qenë në telekomedinë "Humor parlamentar 2" me regji të Leka Bungos. Ishin vitet e para të demokraisë kur paralemnti shqiptar ishte kthyer në bazë batutash dhe humori. Kjo ishte dhe fabula e telekomedisë. Ishte një telekomedi që në atë kohë pati sukses. Për mua humori ishte një gjini e re e aktrimit të cilën e kalova me sukses. Ajo telekomedii ku morën pjesë aktorët më të mirë të humorit shqiptar pati sukses.

 

Dhe rruga e artit nuk ndalet…?

 

Sigurisht. Tashmë kisha realizuar siguri brenda vetes. Ftesat dhe kërkesat erdhën në rritje në të gjitha gjinitë e aktrimit. Vitet 1995 -2006 ishin vite pune intensive. Konkretisht, vazhdova bashkpunimin bashkpunim me regjizorin L.Bombaj, për të vazhduar më vonë me Arian Çuliqin,i cili më ka besuar disa rrole. I fundit është roli i Tinës,nè telekomedinë "Piruet",viti 2006.

 

Pse e veçon këtë telekomedi?

 

Për shumë arsye, por kryesorja se pati shumë sukses dhe unë pata një ndër rolet kryesore. Telekomeditë vitet janë ndër më të ndjekurat në ekran. Kur dalin të realizuara ato pustojnë ekranet e vogla dhe bëhen objekt diskutimi në çdo lloj ambineti shoqëror apoo familjar. Roli i Tinës mbetet një ndër më të dashurit për mua.

 

Por, thonë që në këtë periudhë që keni deputuar si aktore pikën kulmore (pra deri në këtë periudhë) e keni realizuar, (arritur) tek filmi “Nata”. ..

Po! Për mua mbetet shumë i rëndësishèm, roli i Maries në filmin "Nata" me rregji tè Esat Mysliut...Mund të themi se sipas kritikës ky film solli një risi, për të mos thënë që  përbën një rrevolucion ai film. Ky film u realizua në vitët (1995-1996), pikërisht athere kur filmi ishte në krizë. Kur mu besau ky rol mora përsipër një përgjegjësi. Ishte një rol që kërkonte përkushtim, studim, angazhim, meditim. Brenda personazhit kishte shumë mendim, filozofi jetërore, ngjarje tronditëse. Ishte rol që nuk mund të realizohej me një përgatitje dhe përkushtim dosido. Me orë dhe ditë të tëra leoja dhe studioja tekstin për të hyrë në brendësi të personazhit, për ta zhbiruar atë, për ta bërë sa më bindës. Ishte një punë cfilitëse por dhe një gëzim i madh kur ja ndola mbanë. Role të tilla jo shpesh të vijnë apo të përkëdhelin sedrën në jetë.

 

Aktrimi dhe kënga. Ndoshta janë shumë të rralla për të mos thënë me gishtat e njërës dorë që një aktore të jetë dhe një këngëtare e mirë. Rastësisht erdhi kënga tek Diana?

 

Nuk e besoj rastësisht. Ajo ishte brënda meje. Ishte tek unë në çdo hap të jetës, por duhej ajo gjëja që quhet ngacmim që të delte dhe jashtë meje, për të marrë frymën e publikut. Ishin njerëzit e mi të afërm që ëm nxitën në këtë rruhë të dytë që plotëson dhe aktrimin. Kënga gjatë gjithë jetës ka qenë një ndër pasionet e mia që nuk ishte kthyer në passion.

 

Dhe kur mori jetë albumi i  parë?

 

Megjithëse në skenë si këngëtare jam ngjit në vitet e para të mijvjeçarit të tretë, albumi i parë i imi ka dalë në dhjetor të vitit 2009. Ai titullohet "Më mirë vonë se kurrë"...Kèëgët janë përmetare popullore (përveç njërës që është kompozim i ri), Të gjtitha këngët e trajtuara janë sipas linjës turbo-folk, për t'iu përshtatur më shumë shijeve të rinisë. Por dua të theksoj se ato këngë janë të pastra në origjinën e tyre.

 

Pse zgjodhët këngët përmetare për këtë album?

 

 (Qesh).  Ato dija mè mirë. Unë jam me origjinë përmetare dhe ato këngë më dukej se më dilnin nga shpirti dhe I kam kënduar që në vogli. Me ato këngë jam rritur në ambietin familjar. Nuk e kasha shumë të ëvshtirë në interpretim dhe tekst pasi në ço kohë kur isha vetëm apo në lëvizje i këndoja me vete.

 

Pas albumit a keni realizuar ndonjë këngë tjetër?

 

Po. Kënga ime e fundit është kënga "Ti,ti ti" me muzikè dhe orkestrim tè Adi Hilès, kënduar në "Maratonën e këngës Popullore" gjatè verës 2010. Teksti dhe titulli,janë padyshim të mitë,hahhahaa...

 

Jeni dhe poete?

 

Pra jam kantautore. Shumë tekste të këngëve të mia i kam krijar vetë. Mendoj se edhe në të ardhmen shumë tekste do ti bëj vetë. Kjo këngë siç dihet është mirëpritur.

 

Ku e ndjen veten më mirë sot Diana, në aktrim apo në këngë”

 

Nuk mund ti ndaj. Për mua janë si dy ëmijë binjakë që s;mund ti ndaj. Ato plotësojnë njëra tjetrën dhe mua më mbushin me shumë rymëzim dhe me më motivojnë. Kur lodhem me aktrim këndoj apo e kundërta. Lodhja tek njëra gjen shlodhje tek tjetra. Janë dy arte sa të kundërta po aq dhe të ngjashme. Janë të magjishëm. Dyet perfekt.

 

Çështë dashuria për Dianën. Një artiste duhet të ketë një ndjenjë të fuqishme…

 

Patjetër. Dashuria për mua është ndjenja më e vecantë, më e bukur, më pikantja në jetën e një femre. Dashuri do të thotë, familje, fëmijë, përgjegjësi, përkushtim, motivim, kërkesa. Është një realitet i bukur që ndonjëherë i ngjan një ëndrre po kaq të bukur.

 

Mendimi juaj për femrën sot. A ka më shumë liri sot dhe a respektohet sa duhet?

 

Demokraia ka shënuar rrugë të reja për femrën shqiptare. Dhe pse deri diku ende ruhen disa mentalitete maskiliste, femra shqiptare është më e pavarur, më debutuese. Emrat sot janë më kërkuese ndaj vetes dhe njohëse të realitetit. Janë shumë ambicioze duke ruajtur sensing e masës. Terreni për to po zgjerohet duke ruajtur personalitetin.

 

Kryesore për Dianën sot kush janë bukuria apo intelekti?

 

Sot shumë aktore apo kënëgtare nuk kujtohen për bukurinë, por këngët apo rolet e tyre të bukura që kanë lenë në arkiva. Intelekti është karaktersitika që më plëqen tek çdo njeri, jo vetëm tek vetja ime



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora