E diele, 04.05.2025, 06:01 PM (GMT+1)

Kulturë

Menduh Leka: Uvertyra lirike e intimës së metaforizuar dhe preludi estetik i kultit solstic si refleksion poetik

E premte, 14.01.2011, 08:57 PM


Librit me poezi “Dashuruar në diell” të shkrimtares  Albina Idrizi botoi ShB “Faik Konica”,Prishtinë 2010

 

Uvertyra lirike e intimës së metaforizuar dhe preludi estetik i kultit solstic si refleksion poetik

 

Nga Menduh Leka

a)Sintagma e ardhjes

 

    Krijimi i  asociacioneve të barasvlershme të mendimit intuitiv; atij investimi mendor që mëton të krijoj kode të reja estetike vepruese, duke sprovuar dhe sfiduar meditimin, fuqia shprehëse indigjene nga obelisku shqisor dhe ndërdijor në diskursin shenjues te Albina rezonon  ligjërisht . Duke mbajtur penelin e gatshëm për të vijëzuar nëpër hartën intime poetike dhe duke pikturuar  akuarelet e optimizmit dhe subtilitetit si uvertyrë e përjetimit të çiltër dhe mesazheve me stilistikë joshëse dhe sharm dedikues , krijimet sublimojnë prekshëm tërë atë  horizont motivimi në të cilin poetja bënë një rishfaqje poetike në sinkroni me ligjërimet paraprijëse.Prandaj, i gjithë  thesari poetik  në mes kopertinave të librit “ Dashuruar në diell” hapet me një sintagmë të ardhjes të cilën Albina me delikatesë  defiluese e jep tek porta e pritjes:”Vijë mes jush të dashur/ kështu si fjalë,drithëruar erërave që dalin përballë, sakatosur ndjenjash/ ëndrrash çarë, vij mes jush të dashur asgjë nuk më ndalë, me frymën tuaj marr frymë, ndjehem gjallë

     Duke vendosur segmentet bashkuese në mes tri pikave , trinisë së observimit  në tri cikle të ndara të këtij libri me poezi , që si kult dhe si esencë me të cilën metaforë Dielli tangjenton diskursin e ekivokëve  determinues, trekëndshi  magjik  eksistencial më dërgon në një formulë pagëzuese për tërë atë që Albina e ka sevirë me përkujdesje artistike:Cikli i pare ; Me ty jam, i dyti Gjithënjë vjen një kohë dhe i treti, Ëndrrat nuk vdesin kurrë, bëhet trinomi i bashkuar,bëhet rrjedhimisht prizmi metaforik që si  në shesh unaze, si aksiomë  sentenciale e simbolikë rrethi  me gradacion të plotë do të mund të thuhej:

 

Me ty jam që gjithënjë vjen me kohë për të mos i lënë ëndërrat të vdesin kurrë...

b)

 

1.Me ty jam (cikli i parë), intima e metaforizuar

 

    Lirizmi interkomunikues që emitohet si emocion i organizuar mirë, idila dhe intima e relaksuar nga mistralli afshëror dhe pastaj si telekrijim nëpër arteriet frekuencore estetike, duke sinjalizuar me metafora koordinatat  e vendqëndrimit dhe vetëpërqendrimit , ku ajo i  dedikohet ndjenjës si fanar, ku nga shtegtimi në fjalë rilindë në të njejtin frymëzim, në të njejtin përjetim , në të njejtin ëndërrim ; duke lëshuar spirancat afshërore në  bregun e besimit,ku shpaloset tjeter pejzazh dhe nuk është më determinantë sonofobia  por integrimi  konceptual kompoziturash  , sepse me ty jam  flluskojnë vargjet” me një kulm plot yje një simfoni e heshtur qielli, duke shtegtuar pastaj nga thirrja për të shkruar , joshja deri te poezia tjetër:”... shova etjen time duke lënë tëndin zjarr të më përpijë...”.Pastaj, nga gjakimi për lirinë si metaforë jete e deri te dhembja e ëmbël e deri te pritja, kur edhe shiu ka ngjyrë e shpejt vjen vjeshta për një grua që zgjohet për çdo ditë me një fytyrë të re shenjtëreshe do të qëndroj deri tek heshtja e mbarsur , një alegori e bukur për një pritje, ku ndjellëse është heshtja si mezanskenë e ekuinoksit meditativ. Natyra, e shurdhët dhe memece. Vetmia është e gozhduar, rrëmujë në triptikun ëndrrim-kujtim-ringjallje të projektuar si yll, në këtë  rast dielli poetik është një rezonim i metaforizuar i një përsiatje filozofike të saktë ku poetja ka treguar një formë emblematike të një aterrimi psikologjik ku pëballë një  esence transmeton  dashuri edhe për gjërat frymore edhe për reliktet tjera të shenjta e të shtrenjta.Ajo, megjithatë, përkundër indiferencës nga ndërdija si refleksion meditimi na jep një portretizim aksiomatik të ndjenjes se çiltër që si një ujvarë rrjedh artistikja e  shpalosur që nuk i mjafton vetëm lugina dhe shtrati , brigjet e saja të përgjasimit si hije por jep mesazhe të këndëshme edhe për të tjerët se ajo që si uragan kulmon nëpër ndjesi dhe jehon nëpër afsh edhe po të jetë ne anën tjetër të botës do ta prekë si magji hyjnore me freskinë e gurgullimës se vargut.Është mrekulli të përpiqesh me bindje,ta përqafosh jetën dhe të jetosh me pasion.

    Më rastisi të takohem me këto poezi dhe duke u ankoruar me përkujdesje në molin kundërues prej lexuesi , prandaj më joshi si një uvertyrë nuancore një rezymim: në këtë buqetë poezishë Albina ka vezulluar në  spektrin më  të bukur motivor dhe atë shpalosje artistike e ka shfaqur me një intuitë dhe me një subtilitet ndjesor, duke gurgulluar poetikisht dhe duke vendosur me elegancë metaforike shtresa te bukura ndjenjash,vibracione që hetohen larg që nga hijeshia e vargut e shprehjes,dendësise figurative, kumte e mesazhe nëpër kohë dhe akuarelet e saja, nëpër bujtina shpirtërore duke mbajtur ngrohtë vokacionin edhe nostalgjik edhe idilik, dhe në transversalen e tërësisë, ka paluar qëndismën e bukur të fjalëve dhe vargjeve , një mozaik i këndëshëm përjetues. Ajo që njëkohësisht është art e jetë , dosido vie si ritual frymëzimi, jo për të servuar retiçencë por për të sajuar refuzimin estetik si kumt i një observimi poligonal meditativ e tej protazës filozofike ajo ka kumbuar në jehonën e simbolikave duke qenë e bindur se nuk ekziston ndonjë dhembje që nuk është tejkaluar , sepse përsëri e vetmja gjë e pakonsumuar deri në fund përsëri mbetet dhembja.Autopsinë më të denjë të protestës që shenjëzon semiotikën e që shtatëzon nga simbolika se si koncepti kohë e remineshencë konvergjon saktë në atë që me vargje riatdheson, me dhembshuri të gjitha tiparet indigjene shpirtërore, ndjesore , afshrore; e për më shumë ka hyrë dhe ka dalur magjishëm nëpër arterie poetike duke shporur sklerozën emocionale dhe pastaj të gjitha artikulimet në pentagramin artistik vijnë si iso të një tingëllime për të mbajtur timonin titanik deri në flijim për hirë të një dashurie për hirë të një fitimi, të një beteje për ta mposhtur mallkimin ndaj bukurisë. Atë mallkim ajo e shprishë që ne kopertinën e parë kur dashuruar në diell nisë hapërimin.

 

2. Gjithënjë vjen një kohë (cikli i dytë) , katarakti kohor e motivor i sinkronizuar

    Përqasja nëpër ambiente, imazhe e karaktere njerëzore autores i rishfaqet si përgjasim e si enigmë,  si paradoks,si evokime latente që konvertohen në kohë reale e racionale e sintetizojnë përvojën në sfondet moduluese artistike .Vështrimi kontrastiv i jetës do të trajtohet edhe nga kënde tjera: nga paraqitja e ftohtë e ambientit dhe amullisë së tij drejt gjallërisë së jetës e drejt lëvizjeve jetësore; nga kritika observuese-narrative ,drejt ideve që të vënë në lëvizje; nga qasja e ëndrrave, e dëshirave dhe e iluzioneve me njëtrajtshmërinë e ekzistencës si lajtmotiv i esencës , i shpalosjes së sekretit universal.Si një lehtësim shpirtëror do t’i ndiejmë përjetimet ekstatike të natyrës e të ekzigjencave shpirtëtore. Mirëpo, edhe në këso çaste të përjetimeve të bukura, nuk ka himnizime të  mbingarkuara  që nga poezia “ Ballë për ballë me tokën” ku  kumton ndjeshëm :” Le të më falin hyjnitë/ le të më ndjejnë besimtarët “ sepse atë ndjenjë sublime nuk mund ta tejkaloj, por duke kërkuar edhe më thellë kulmon : “mund të jeshë edhe eshtrave të paditur nga hadi kthyer/ lënë pas të zitë për të zezën e tij”.Edhe si  fjalë, edhe figurë,  edhe domethënie semiotike e nënshtresë semantike , këto poezi flakërijnë si fosforimë metaforike , fluroshencë e një bukurie emituese edhe si lajm, mesazh,sinjal apo fjalëkalim, si tekst i një kompozimi vokal si  në poezinë “Atë ditë” kur thotë: “atë ditë kur më gjuajtë mua/ vetveten vrave/ në imazhin tënd më të mirë”.   Një kompozicion arkitektonik simetrik në metafora dhe një dalje inerciale bukur nga të vështruarit nga vetja dhe me simbiozë përceptimesh, një figuracion trendi, një pasqyrim emocional i emituar në mënyrë estetike dhe me nuanca dilemë-hapërim-fiksion, një profilizim ndjesor i një momenti të drithërueshëm i artikuluar sipas një dipotrie shpirtërore të pastër por që diagonalja artistike është saktësisht e një modemi të fortifikuar intuitiv që percjell tek lexuesi refleksion kreativ dhe një oreks për të shijuar një poezi të tillë. Gjithëmonë vjen një kohë thotë poetja duke u rikthyer nga ajo pjesë e lënë dikund, tek jep kumtin për alarme dhe ne të njejtën kohë në ballon për të përhiturën vë bastin alegorik.Poezia protestë është formë posmoderne e të shkruarit.Të fillosh dhe të realizosh postmodernen duhet pasur kurajo dhe mjeshtri artistike.Thyerja e klisheve të ndërtimit poetik është një guxim, spikatur  si një shembull se si duhet krijuar poezi me pak fjalë e shumë mesazh. Jep mesazhin e dhembjes që është njerëzore, jep mesazh dashurie që eshtë hynjnor, pastaj  furishëm guximin për të sfiduar dhe kërkon , shpreson sepse guxon të jeshë mbi atë që të servohet.

    Trishtimi që vjen si pasojë e një boshëllëku shpirtëror  si  te poezia “Projekt i vonuar”, apo te “Tartufi është këtu” ,prekë telat e ndjenjes dhe kjo pastaj krijon halucinacione nëpër trajektoritë e regëtimave emocionale që kulmojne me ankthe nëpër flurudha  si shkreptime ndjesore.Të jeshë me trishtimin  në një sfond komunikimi dhe përjetimi artistiko-emocional është psallm i cili të përgjëron e në të njejtën kohë edhe të shenjëtron, duke kaluar si mesia  pellg humnerash metaforike; por edhe ta mbashë në teh shpate psherëtimën eksituese duke bërë një uratë për mrekulli, duke lozur këndëshëm për hirë të përfundimit të bukur të ekstazës dedikuese butësisht, Albina ka birësuar të bukurën e magjishme,  prandaj  në qëndismën poetike ka bërë një luhajë ndjenjash shumë joshëse dhe shumë me elegancë .

 

 

3. Ëndërrat nuk vdesin kurrë (cikli i tretë), kapërcimi  evolutiv i pahintikës

 

   Admirimi dhe rivitizimin kunatik në ca poezi , avangardën dhe kolazhet e gravuara historike si rrëfim i një ëndrre, mund të alternohen në rastet e partiturave  përgjasuese domosdoshmërisht sepse t’i popullosh ëndrrat e lexuesin don të thotë t’i ngazëllesh ata.Prandaj duke filluar nga vargjet për ëndrrat siç thotë:” Na bartin tutje,si flluska në rini/ me zë sirene na joshin” ekuilibron si ritëm diskursin përceptiv dhe pastaj në kapërcime filozofike dhe sensin eurdit trajton ligjin e të kundëtave  nga ku me një sofizëm poetik transmeton;” Na bënë më të fuqishëm të ndjejmë, të shijojmë/të ecim kureshtjeve të panjohurat kur synojmë”.Shume referenca e paradigma semiotike imagjinative dhe intenca që pulsojnë si potencë poetike, tek poezia “Më shtërngo dorën, njeri” e cila është ndër realizimet akoma më të bujshme,  nga ku prurjet artistike më katapultojnë tek konvergjenca në rezymimin se sa e sofistikuar dhe e artikuluar me shprehësi emocionale linjat ligjëruese shkundin katarsisin intuitiv si modelim empirik i çastit për zbrazje, me gradacion dhe vibrim ndjesor, koherencë ekzaltuese e një drithërime afshërore e dekametrazhit eseistik, për të gjetur metafizikën e identitetit në fiksione të një gjendje ku si narracion poetik gërshetohet dhe tangjentojnë pikëçuditëset meditative në staza te cilat herë si sozi uni e herë si ankimim flegmatik i kumtojnë ankthit apologjine e prehjes , pa pasur nevojë të zbrapsen nga tejmbujshja apo boshësia metaforike kur qenia frymë dhe qenia statujë nuk shikojnë vëngërr njëra tjetrën, por ngjizur sublimojnë dhe rezonojnë në mënyrë moderne projektin artistik me receptorë të një marrësi frekuencor të mendimit, si zbrazje në univers , si një situatë e zënë për emblemën shpirtërore dekasonike.  Duke filluar me  vargjet e poezisë “ që në  të gdhirë dehemi nën  aurorën e bardhë” e pastaj me atë që është bartëse e ciklit “Ëndrrat nuk vdesin kurrë , na bartin tutje si flluska në rini/ me zë sirene na joshin...”.Fillon si hepim e tronditje, si zhvendosje me asociacione elitare ndërtekstore, e si strukje e vetëdijshme në diskursin filozofik e pastaj shigjeton fokusin e dhembjeve te ëmbëla që pikojnë në ishullin e ndjenjave si pjalm afshëror,pa prangim flurudha e merr drejtimin e cakut, shenjimin artistik në të cilin dhjetshen fiton tërë ai hark “ E dashuruar në diell”....

   Kur transmetohet simbolika e bipolariteteve kuptoj se poezia fluron si asociacion,i së kaluarës dhe të ardhmes , tërheqja magnetike në mes nostalgjisë dhe shpresës dhe si fanitje e tashmja si pjesë e pakufishërisë së një momenti të ndodhur" si mozaik i ngrire";arkitektura afshrore është projektuar më kujdesin më të emancipuar për të përjetuar ekstazën në tërë grimcat afshrore ku forca e gravitetit bëhet zero dhe lindje –perëndim ku shndërritja dhe vezullimi nëpër imazhet e kërkimit platonik takohen në oazën ekzotike të ndjenjave për të shuar zjarrminë dhe etjen e fiksimit magjeps të ndjesisë.Duke udhëtuar nga poezia në poezi të këtij cikli, nga bota e të kundërtave, çaste që mbesin dhe euforitë  e surrogatëve ndalon tek fjala  duke pasur besimin te njeriu i ditëve të reja.Solstici  si poligoni erudite që si eliksir është lajmotiv i të gjithë gamës  elaongacionale të një vrojtimi nëpër shtegtimet poliesteteike dhe me elokuencën poetike na ka alkimuar një parandnjenjë , prandaj e tërë fenomenologjia observuese artistikisht ka hedhë shtat  në gradacion të cilin me mjeshtri dhe me kujdes velloja figurative mahnitë lexuesin duke i rrezatuar diç diellore.

   Nga poezia në poezi , e nga vargu në varg sfidon magjishëm  ndruajtjen , heshtjen dhe pastaj e tërë atmosfra poetike katandisëse nga pritja , brengosja dhe shpresa krijojnë piramidën emocionale që e ka ravijëzuar drithërueshëm artistikisht.më shtërngo dorën njeri është një tjetër  krijim ku në mes katër momenteve kryqëzuese ajo definon ekuinoksin motivor duke filluar: “Kur dëgjon ofshamë/ dhe lot të sheh syri/ dhembja del në pah/pa gjuhë/ pa ngjyrë / më shtërngo dorën njeri/ ngado që të vish.”. Kur një poezi i ndjell lotët e njeriut, ata nuk rrjedhin për shkak të kënaqësisë por për shkak të melankolisë së shqetësuar, nga diversiteti nervor sepse po ai shpirtë i refuzuar nga realiteti , i ndjekur për në skëterrë do të katapultohej pashmangshëm në kuadrantin e dëshirës së ëndërruar ose të gjakuar si nevojë e koshiencës afshrore e ndërdijes nga shpirti në zemër për t'i bëre sfidë tundimit.... Pasthirrma poetike që kemi në shqyrtim sikur te poezia “Metamorfozë” ku poetja fillon “ Ti, nuk do të ishe Zot/pa besimin tim ...”është një testament engjullor i metaforizuar në mënyrën më të çiltër ku kumti përgjërues i intimës duket se në pjesën e dytë do të duhej të thoshte se më merr në botën tënde edhe nëse është ferr ,qoftë edhe nëse është gëzim e qoftë se është edhe tmerr. Shpirti poetik i parandjen të gjitha , prandaj edhe  te popezia  Solstic njerëzor e cila është realizuar në mënyrë elitare ku ajo do teë shprehet “ Se  është vetëm një ditë, një çast i i gjithi në jetë /për të dashur/për të falur/ harrojmë/ dhe po nuk e zumë , dështojmë “ shpresën ,kështu poetika dhe në këtë rast poezia ësht dëshmia , është sinjali dhe mesazhi më hyjnor për të ringjallur të humburën, për të rilindë sfingsin që jetës në binom ,shpirtë e materie ta sublimojë me uratën e përbotshme për hire te dashurisë.

 

c)  Mbyllja e dritarës komunikuese-kopertina e fundit

 

“Nuk më mjafton të jem ëndërr” –sublimimi dhe flijimi poetik në emër të lirisë

 

    Duke hapëruar sy e veshë nëpër një sfond të metaforizuar solemn, ku profilizohet qetësia në tinguj kurse fjala është më shumë se e para, orkestrimi poetik zë fill si ofshamë, si belbëzim vajtues e nevojë për nje kumt mbështetje;” Jo nuk më mjafton të jem vetëm ëndërr” poetja thërrmon indet motivore,shtrydhë gjëndrat limfatike nga frika letargjike duke mobilizuar antitrupat afshror që me lutje e pa te, siç e vazhdon: “herë herë ëmbël, herë herë vrerë” në hemisferat e shpresave të bëhet ndërlidhja me ligjin e tërheqjes që mendimi të bëhet esencë, kurse mbështetja, shtërngimi si intuitë polare të fortifikohet në gjakim .Ankthi si përsiatje elegjike,ofshama,thirrja, pasthirma nëntekstore ku mund të përfundoj edhe kuanti i fundit përgjërues i qenies si zhgënjim jepet përseri nga fillimi në fund si kumt për kërkim të asaj esence të mbeshtetjes diku në dikend si ligj i universit , si ligj i lëvizjes ekuilibruese, por “të ndehem gjallë qoftë edhe e marrosur” .Kjo është magjia e tërë shpalosjes poetike e cila në planimetri kompozicioni, në simetri tredimenzionale,konvergjon në mënyren më të prekshme dhe më të thekshme në një frekuencë të këndëshme për ta shijuar si estetikë, si modelim matricor elitar figurativ dhe asociativ,refleksion i bukur nuancor në tërë spektrin e defilimit nëpër horizontin ndjesor të quajtur Albina- horizont.

E gjithë kjo siç na kumton poetja në përmbyllje të spektakli poetik është me gjuhën e lirisë , asaj lirie që ajo e thotë : “Jo nuk më mjafton të jem ëndërr/dua tënden frymë të ndjej...”.Pra, nga cikli “Ëndrrat nuk vdesin kurrë “,tek kalimi “Nuk më mjafton të jem ëndërr” ku universalja eksticencianale protestën e jep si ekuilibrim ekzotik dhe kumte ndjesore , vie tek një ndjenje tjetër flijimi se për diç më sublime ajo me gjuhën e lirisë  erdhi dhe doli me një mesazh ku metafora e lirisë është metaforë e jetës . Prandaj, i urojmë të mos i mjaftojë të jetë vetëm ëndërr.

Poezia  ka nevojë që nga kjo grimkohë e beftë të dalë më e guximshme se  sa ndërgjegjja e flijimit, dhe si vetëtimë nëpër qiellin mërzimadh të mendjes të vezullojë.

        Poezia e Albinës vjen si bindje , si shpresë me kumtmirin se jeton poezia , ka shpirtë dhe rritë shtat. Duke qenë në rezonancë me këto kërkesa  ajo i mbulon të gjitha zonat gjeologjike  të meditimit , të gjitha hapësirat e përjetimit dhe sjellë para neshë idhujtarin e ri  poetik plot imazhe dhe oksigjen që lëshojnë petalet vargnore.Kjo është  gama poetike e Albinës në librin “ Dashuruar në diell”.

 

Menduh Leka

Dhjetor 2010, Ferizaj

 



(Vota: 12 . Mesatare: 4.5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx