Kulturë
Naile Demiri: Poeti e ndjen artin me tërë qenien e tij
E enjte, 13.01.2011, 08:47 PM
Poeti e ndjen artin me tërë qenien e tij
Opusi krijues i poetit Nijazi Ramadani begatohet edhe me përmbledhjen poetike "Imazh Kohe" , botoi SHB - Rrjedha, 2008
Nga Naile Demiri
Opusi krijues i poetit Nijazi Ramadani begatohet edhe me një përmbledhje "Imazh Kohe" , botoi SHB Rrjedha që është vazhdmësi poetike, ku ninulat e heshtjes dhe vargjet e parreshtuara, siç nënvizon me titullin poeti, është se vetëm poezia e ka qëndruar besnik në kohë e hapësirë, duke i kapërdier momentet më të rënda të së kaluarës historike. Atij është ringjallur këmbëzbadhur e këmëzvarrr e murosur si Rozafa pas rrënimit të ngrehinës mitike të ëndrrave të së kaluarës. Dhe ajo pavdekësi erdhi si ngrehinë mitike për të quar ë vend besën, fjalën e dhënë, e jo vdekjen siç prisnin armiqtë e përjetshëm shkulësit e ëndrrave. Është realizuar ajo që kishte parashikuar në vëllimet e tij të mëparshme kur i thoshte në ato vargje kushtuar vendlindjes, atdheut dhe të papërcaktueshmëris unversale njerëzore, e cila këtu nuk na del si një peizazh i rëndomtë bukolik, idilik e pastoral, por si arkeptik i pastër burimor "rrënjësor" e "trungor" etnoetnik e etnopsikologjik kombëtar, jo rrallë me një ngjyrim të mirëfilltë meditativ-refleksiv", me të drejtë e thotë, njëri nga recernsionistët e librit në shënimin shoqërues "Dheshkrinjë arbëri". Edhe te vargjet që sjellë si "Imazh kohe": " Unë nuk jam si ti/ As ti nuk je si unë/Unë nuk jam si ti / të humba jo nga mos dija ", por edhe te ky frymëzimi " poezia "Dilema", " lak në fyt/ që nuk të le as të vdesësh as të jetosh", pra, si litar i thurur me fijet e shpirtit të trazuar, sikur e fut brenda laringut, jo se i shtrëngon fytin, po i plas gjoksin dashuria e pëbotshme njerëzore" gacë më la ndër duar, e gjoksin furrë ma bënë/. Këto janë vetëm disa nga motivet që u këndon Nijazi Ramadani në poezitë e përmbledhjes së parë, në vjershat e shkurtra e plot përmbajtje, me një simbolik të zgjedhur. Se vjershat e tij janë përplot simbolikë edhe atëherë kur shprehin një realitet dëshmon më së miri poezia e shkurtër "Gaca", në shtatë vargjet e së cilës fshihet një e vërtetë e hidhur. Pa hyrë në analizën e mëtejme të saj, sipas vlerësimeve të kritikut Ali D. Jasiqit, po e citojmë në tërësi: "Ruaju nga gaca/ kur është e mbuluar se të djeg/ po e nxorrre jashtë- e humb djegësinë/ nëse e mbulon me hi/ edhe vetë mund të digjesh".Në këto poezi më është shumë se në të ciklet e parë gjejmë realizime që karakterizon shprehja refleksive e meditative. Vjersha më e gjatë e ciklit, po e krejt përmbledhjes është është ajo "Vdekja e babait", njeriu me vdekjen e të cilit nuk shkuan të gjitha, por edhe pas vdekjes jetë njeriu la. I lindur në Luftën e parë që në të dytën të jetë nën armë, ai kishte disa vdekje, që ajo e vërteta ta gjejë në shtrat, gjë që nuk është pritur, ngase ishte luftëtar i paepur. Me këtë ai thotë, unë jam i pavdekshëm përderisa s'kam vdekur edhe pse vdekja më deshi orë e çast… Dhe, me këtë e kemi thënë të gjithë se, nuk është vetvetja, por heroi i tij… Ajo rrënjë e fisit që qëndron me kullën e lashtë. Poeti ndjen me tërë qenien e tij burri që lufton me burrëri, gardhin e ndërtuar me brezat e ndalimit, e vendos të ndjek rreshtin e të parëve të tij: të dalë "kaçak mali", por në vend të pushkës merr penën e në vend të rrathëve me fishekë, si mishi i mbështjellë trupin me vargje poezish dhe prita e parë i vjen, dy poezi të ciklit të parë të përmbledhjes së Ramadanit i kushtohen poezisë. Në të parën ai e identifikon veten me poezinë, me një ndryshim se vetë është viktimë, kurse poezia "krim", kurse në të dytën shpreh mendimin se ashtu si pemëtari që kultivon pemën, blegtori bagëtinë, poeti bënë vargje dhe në këtë mënyrë bën jetë njeriu, për të përfunduar se të merresh me art bën jetë kopshtari, pra jetë të begatshme dhe të pasur. Në pikëpamje tematike meditative e funksionale ajo shtrohet në shumë poezi dhe është si funksion i ngarkesës të unit dhe realitetit të jashtëm ose të brendshëm.relacionet sociopsikologjike, të mbështetura te tradita nuk bëhen të gjitha sipas një skeme të njëjtë apo formulimit ideor, por sipas një mbrese që lëviz në gërshetë duke iu përshtatur problemeve ideore të përjetuara në veçanti dhe varësisht nga mentaliteti i psikologjisë, subjekteve të poetit të vëna në bashkëpunim të drejtpërdrejtë. Edhe diagnoza edhe terapia shprehen bashkë, në këtë rast poeti është një figurë me emër që e bën për vete lexuesin me emocionet e fuqishme. Pra ka një vijimësi të pandërprerë poetike plot plagë e emocione, është mbrojtës i vlerave njerëzore, i fjalës dhe sinqeritetit edhe kur bëhet fjalë për atdhedashuri, ose dashuri, të mitizuara rrozafa e rringjallur, në epitetin e të cilave fshihet femra shqiptare dhe hiret e saj ose Zari i zi, që është epitet i Atdheut me rrudha kohe ose pa to… Këto janë thuktë si motive të ngjeshura në përmbledhjen më të re " Imazh kohe" të Ramadanit që njëherit janë oguri më i mirë që autori u jep lexuesve të tij të pasionuar.Opusi krijues i Nijazi Ramadanit është i pasuruar me këto vepra: 'Dhe-shkronjë arbri'- përmbledhje me poezi, 'Jeta e Re', Prishtinë, 1995, libri me trajtesë historike-dokumentare dhe politike: 'Kosova dhe vetëvendosja', 'Rrjedha', Gjilan, 1998, "Një qasje në teatër", Rrjedha, 2004, "Qasje tjetër për skenën","Venerime artistike", "Rrjedha", 2006, "Imazh i ngrirë", roman. Kjo është vepra e shtatë e tij. Krijues, gazetar, koordinator i artistëve dhe gazetarëve, dhe udhëheqës i edicionit 'Rrjedha', në Gjilan. Është anëtar i Shoqatës së Shkrimtarëve të Kosovës.