E diele, 04.05.2025, 09:49 PM (GMT+1)

Kulturë

Përparim Hysi: Rrëfimet e një "mëkatari"/1

E merkure, 12.01.2011, 08:16 PM


Rrëfimet e një "mëkatari"/1

 

(tregim)

 

Nga Përparim Hysi

 

Me Adhurim B...,unë njihem prej kohësh. Kur qeshë këtë

verë në Shqipëri ( qshë larguar prej 10-vjetësh),e takova si shok të

vjetër që e kam dhe zumë e u zhytëm në detin e kujtimeve si të qemë

palombarë të vërtetë.Mes kujtimesh,siç ndodh  mes miqësh,më

thotë:-Dëgjo,ti më njeh mirë.Jam  paksa"mëkatar" unë dhe dua që edhe

të"rrëfehem"."Qela" ku dua të rrëfehem je ti,se dhe të vjen paksa

dorësh për të shkruar.Unë po të"rrëfehem" dhe ti trego.Po me një

kusht:dua që dhe mishi të piqet,por dhe helli mos digjet.Pra,as emri

im si "mëkatar" mos dal,po as dhe as emri i atyre me të cilat kam

mëkatuar.Se dhe i kam dashur,por dhe më kanë dashur.Ore,- m'u lëshua

tek rrëfehej,- e di ti që më duket sikur i dua prapë?!!! Ja,kjo qe

biseda dhe unë"qela"po zë  të rrëfej ato që ai i quan "mëkate".Po të

shihni,tregimit të parë,i kam vënë një numër.Nëse ky"mëkat" i parë,do

pëlqehet nga lexuesi,unë dhe mund të vazhdoj.Ndryshe,të ma bëjnë

hallall dhe leuesit dhe botuesit dhe,në nuk do vazhdoj,është veç

pazotësia ime për të treguar dhe aq...

 

 

                                     *      *      *

Ajo po ecte kokulur,pa u kujtuar për rrezikun.se,sakaq,një makinë desh

e shtypi.Adhurimi,vrulltasi,si të qe diçka pa peshë,e kapi me të dy

duarët dhe e tërhoqi drejt vetes.

-Të shtypi,- i tha.Dhe më fal që u tregova pak i "ashpër"

-Të faleminderit shumë ,se,po të mos kishe qenë ti që

ndërhyre,unë,tani,do kisha shkuar me të shumtit.Dhe qe skuqur flakë

sikur,sapo të kish bërë një turp.

-Më vjen keq,Këtë do ta bënte kushdo.Ta zëmë sikur  dhe një pulë të qe

para makinës.

-Unë nuk kam si të ta shpërblej,këtë që bëre për mua.Dëgjo,- filloi të

mbrohej ai,mos më bëj me turp.Se duket sikur më fyeni.Kushdo,kushdo

kështu do të bënte.

Këto replika ata i shkëmbenin duke ecur,pothuaj,ngitur me

njëri-tjetrin.-Më falni,- i tha aj,- po ne e humbëm fare.Po ecim

bashkë dhe nuk u prezantuam me njëri-tjetrin.-Mua më quajnë Dhurata

Kremenari!Mua; Adhurim.Adhurim Basha,- tregoi ai.

-Mos  ma merrni për të keq.Po  a kini kohë sa të pimë një

kafe?-propozoi ai.-Posi jo,- pranoi ajo.

Zunë vënd në  një cep të klubit dhe,atje ulur,filluan që të njihen dhe

më imtësisht.-Jam nëpunëse në bankën e qytetit,e martuar me dy fëmijë

të mitur  (djalin 6-vjeç dhe çupën tri vjeç) dhe burrin e kam oficer

  Divizionin e qytetit.-Kurse unë jam mësues në fshat,edhe imeshqoe

mësuese;kemi dy fëmijë që,tanimë,ecin me këmbët e tyre:mbi 20 vjeç e

ca.Kamariei u solli kafetë.-Gëzohem që u njohëm,- filloi ai

urimin.-Gëzuar,e mbështeti ajo,po  njohja jonë nuk mbaron me kaq:në

darkë do t'i tregoj dhe Çimit dhe,me gjithë të,do vijmë në shtëpinë

tuaj për t'ju falnderuar.-Mos  e tepro,tani,- u mbrojt ai.Opo lëre atë

muhabet,se e di vet unë.Kur u ndanë,ai ndjeu shtrëngimin shumë initim

të asaj doreje kaq nazike,sa ai,sikur  të mos ndruhej,do ta kish

puthur tërë neps.

 

                                 *      *     *

 

Një mbrëmje,tek hapi derën nga një e trokitur,Adhurimi  pa Dhruatën

me një oficer;nën kapën ushtarake,feksnin flokët e kuq dhe Adhurimi

aty për aty,tek fuste mysafirët brënda,nuk ndënji pa medituar:gjynah

që ky kuqo të hajë këtë mollë starkinge.Çifti po buzëqeshte dhe po me

buzëqeshje,i ftoi i zoti i shtëpisë brënda.E shoqja,Leta,kur dëgjoi

ftesën gjithë politesë të të shoqit (qe në kuzhinë duke larë pjatat),u

stërzgjat për të parë mysafirët dhe,kur nuk i njohu,priti sa zunë vënd

në dhomën e pritje,vrapoi në banjë,bëri një tualet të lehtë dhe hyri

për të mirseardhur miqtë.

-Shiko,grua,-filloi Adhurimi,-kjo është ajo gruaja që desh shtypi

makina dhe ky,po,kuptohet:i shoqi.Mirëseardhët,uroi ajo duke i zgjatur

dorën Kuqos njëherë dhe,kur ia zgjati dhe Dhuratës,ajo pa që e tërhoqi

drejt vetes dhe e puthi.Pasi u bë njohja e rastit,ata,pothuaj,i hapën

kartërat.Që ketej e tutje do të ishin miq,se miqësia kish lindur në

rrethana të jashtëzakonshme..

Pasi i qerasi,Leta u ul me Dhuratën dhe,që të dyja,kaluan në"stacione"

të tjera ku nuk kish vënd për burrat.Kur u çuan,Kuqua në fillim dhe

Dhurata pas tij,thanë si njëzëri:-Presim të na vini.Kur ta shihni të

arsyeshme.Lajmin që do vini e lë Adhurimi tek banka.

Tek mbrritën në shtëpi,Dhurata i tha të shoqit:-A i pe se ç'njerëz

ishin?Të mrekullueshëm.-Po,po,- pranoi Kuqua që nuk ia prishte kurrë

së shoqes,edhe në shprehej gabim.

-Si t'u dukën?-pyeti Adhurimi të shoqen.-Të mirë,- tha jo,E kush i

njeh më tutje? Dhe kur mendon se desh e shtypi makina,- tha

Adhurimi...dhe,për pak,duke harruar se qe me të shoqen që ia njihte

mirë "huqet".desh tha:apo si është si një tulipan.Se ashtu qe me të

vërtetë.

 

                                          *     *    *

Qe fundshtatori.Adhurimi kish mbledhur lekët e librave dhe"një rrugë e

dy punë!".Edhe do hiqte një mal nga supet (mësuesët janë të trëmbur

nga paratë nëpër xhepa,se tërë jetën  janë fukarenj dhe të mësuar me

pak para!!!) ,por dhe do takonte  Dhuratën që punonte atje,në bankën e

vetme të qytetit.Sa hyri në bankë,pa Dhruatën që doli nga banaku dhe

shpejtoi drejt tij:i hodhi pa teklif duratë në qafë dhe,po pa teklif,e

puthi në faqe,siç bëjnë në anët tona,me një të fisit.-Hajde,-e ftoi

ajo ,drejt e tek kafja.-Prit,- tha ai,se dua të heq këtë"malin" mbi

kurriz (për çantën me paratë e librave  ) ,pastaj e pimë dhe

kafenë.-Nëma mua çantën,- tha ajo.Hyri pas  banaku dhe ashtu siç qe

çanta,e futi në kasafortën e saj.Në kafene filluan dhe nga pyetjet:

ajo për të shoqen,Letën dhe fëmijët dhe ai për të shoqin (desh i

tha:si e ke Kuqon?) dhe për fëmijët.Ndërsa qenë ulur,ai pa  që Dhurta

jo vetëm nuk druhej,por tregohej aq e afërt,sa Adhurimi,që më tepër

kish nevojë për fre se sa për ngasje,po niste nga "loja" e tij paksa

djallëzore.Afrohej me ngadalë dhe,si pa dashje,fillimisht afroi dorën

pranë të sajës,Kur pa që tjetra as që lëvizi,atëherë u

shtua"doza";edhe këmba e tij sikur shkeli (gjithmonë pa"dashje" ,de)

,këmbën e saj.As këmba nuk dpnte që t'ia dinte.Atëherë ky"-pa

dashje",e kapi atë dorë nga gishtat dhe kur dhe kështu,tjetra,nuk

lëvizi,filloi që ta përkëdhel,sikur donte t'i vinte "doganën"  për atë

që kish bërë:se i kish shpëtuar jetën.Nga kjo përkëdhelje (dëjgo,më

ndërpreu tek rrëfehej:tri gjëra pëlqejnë femrat.ta kesh si vëth në

vesh nga unë:përkëdheljet,peshqeshet dhe lavdinë!),ai e shtoi dozën

dhe kur nga na tjetër,kjo përkëdhelje,përjetohej me një purpur të

lehtë në faqe;ai e kutpoi se"pakti" qe bërë.Beteja qe e fituar dhe

pritej vetëm koha dhe vëndi.Dhe u bind se,kur dora e tij,zbriti poshtë

tavolinës dhe tek kërkoi prehërin e ngrohtë,u prit me të njëjtën

kënaqësi dhe ai"sherret" siç qe nga natyra,mendoi:anija ime zbriti

butë në kozmos,duke bërë analogji me nj anije kozmike,për të cilën

kish lexuar në "Zëri i popullit".Kur pa që Dhurata nga purpurë mënd po

merrte zjarr nga fytyra,"mëkatari" e hoqi dorën,shkoi pagoi paratë dhe

si dy miq,që kanë nënëshkruar një"pakt të fshehtë",dolën të gëzuar nga

klubi.

-Më ke magjepsur,- i tha ai.-Po ti mua?Ah,ta dish!I thashë dhe Çimit

(Kuqos,shtoi ai me mënd).Do të kisha ikur për dhjamë qeni,por fat,o

Zot,ty të bie në këmbë, që dërgove atë ëngjëll,që më shpëtoi jetën.Të

kam borxh jetën .Dhe këtë "borxh" e di Dhurata se si do ta kthej.-Mos

më bëj me turp,- ndërhyri pa shejtanllëk ai.Mbasi bën veprimet e

duhura për paratë e librave,tek e përcilte,Dhurata i tha.:-Hë si do

t'ia bëjmë më tej? Unë kam menduar kështu.Në fillim do na ktheni

vizitën dhe,mandej,do shohim e bëjmë.

Atë ditë,Adhurimi,shend e verë shkoi në shkollë dhe ashtu nga

mbrëmja,kur nuk e priste kjo fare,i tha të shoqes:Do t'u  kthejmë

vizitën atyre miqëve,ndaj ç'ke për të bërë,bëje me nge.

Kur shkuan atja,Leta vuri re se ata qenë përgatitur;se që në korridor

ajo vuri re se mjedisi qe,si për miq,dhe si grua,nuk i erdhi mirë që

ata e gjetën ashtu,kur u erdhën për vizitë..Por punë e madhe,u dha

fund ajo hamëndësive.Por si grua ajo vuri re se e zonja e shtëpisë ish

veshur aq shik sa Letës nuk iu ndënj pa thënë me veten(qenka stolisur

sikur do shkoj në Honololu!!!).U riputhën me të zonjën e shtëpisë

(sikur i kish këputur malli) dhe,kjo vajti zuri vënd mu përballë

Adhurimit (me siguri,për ta joshur,mendoi Leta!) dhe,si e djegur nga

qulli,s'mund të mos  mprihte vigjelencën:se e shihte që të shoqit

(gjahtar i madh qejfi),sikur i llamburitnin sytë tek  gjuante qoft

dhe;fsheurazi të tjerëve, andej, nga e zonja e shtëpsisë.Më pa

shejtanllëku në këtë mjedis,qe Kuqua që baballëk siç qe, mundohej si e

si të kënaqte mysafirtë.

Kur po përcilleshin,Adhurimit Dhurata i futi një pusullë nën dorë.Kur

sosën në shtëpi,ai me vrap dhe shkoi në banjë.E hapi pusullën dhe

lexoi: "I dashur!  (qenka bërë fakt i kryer,-gazëlleu ai).Po të duah

hajde nesër pas orës 9 të mbrëmjes se Çimi është me shërbimn në

Divizion.Fëmijët janë në gjumë në atë kohë. I mbushur gazëllim,pasi e

grisi letrën.ai harroi se qe natë dhe filloi të vërshëllej.Të nesërmen

qe si me krahë.veç bubullonte nga gëzimi.-Do të vonohem,- i tha të

shoqes se do shkoj nga Kozmai).Kky,Kozmai,qe shok i tij i vjetër).Dhe

në orën 9 të mbrëmjes,ngjiti shkallët e pallatit dhe kur mbrriti tek

dera e njohur,trokitti lehtë.Ia hapi Dhurata që sa mezi po e priste.Sa

hyri,ajo iu hodh në qafë.Mbyllën derën dhe ai vuri re:ajo u zhvesh

para tij dhe nuk i durohej sa të zhvishej ai.Por puna nuk priste.Të dy

kollopan kërcyen me aq forcë mbi krevat sa,për një çast,por

rrokullisej ndonjë oretke.Në krevat,ky"mëkatar" i sporvuar,pa që të

kishe të bëje me një"ujkonjë".Ajo ofshante si të kishte një plagë

vrasëse dhe pa shpëtim dhe Adhurimi tek penetroi fuqishëm  në "seksin

pakufi",ndjeu një kënaqësi të paprovuar më parë.Ndërsa u

"shkrehën",ajo zuri që ta"lëpijë" të tërin ashtu siç bën një luaneshë

me mashkullin e saj,ndërsyer nga instikti i kënaqësisë së seksit.Ajo e

dinte mirë,se ,kështu,mashkulli "ribëhet" shpejt dhe asaj nuk i

durohej sa të zhytej në atë "det kënaqësie" që ajo e kërkonte dhe e

kërkonte sërishmi,me ngulm.Kjo ndodhte se i shoqi,Kuqua,qe dhënë pas

detyrës dhe,i lodhur dhe i stërlodhhur,duke bërë plane për"shkatërime

skalionesh" të armikut,rrallë i jepte kënaqësi të tillë.Kur rifilluan

përsëri ai pa,se pak nga  pak,po e linte fuqia.Se partnerja kishte nja

dhjetë vjete më pak dhe qe mu në kulm të lulëzimit,kurse ai ,sapo i

kish lënë të pesëdhjetat,dhe"bredharak" në kësi punësh(po kur i quante

që të gjitha,dashuri?!),pa që sa vinte dhe nuk ish më  ai,i pari,Kur

ndizte zjarr shpejt.Sikur po plakem,mendoi ai për një çast,por ky

mendim qe punë sekondash,se"pantera" i kërceu sipër dhe ai sosi seç

çfarë nisi.Kur u vesh dhe u bë gati ta përcillte,ajo i tha:-Dëgjo

Dhuratën tënde(tani s'qe më e Kuqos,dhe ai u këndell.) ,unë dua të kem

këtu përdita.Dua një Adhurim të vogël nga ty,Ja,këtë dua,dëgjove?....

 

                               12 janar 2011



(Vota: 2 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx