Kulturë
Petraq J. Pali: Mëni i kuq e “zi”… !
E hene, 10.01.2011, 08:51 PM
Petraq J. PALI
Mëni i kuq e “zi”… !
Bërtiti dhe –çirej mëme Sofia herë me zë të lartë e herë më butë, se djemtë e vegjël kishin hypur në majë të mënit të kuq e të lartë që kishte në obor dhe nga frika se mos rrëzoheshin u bërtiste si më të ëmbël….naaaa… more Kostaq….të keqen mëma, zbrisni andej, pse ju ka hedhur perëndia gjithë ditën mbi të, do na bëni hatanë do na bëni, zbrisni që andej edhe ata më të vegjëlit, zbriti avash avash…hë t’u bëfsha dhe të marça të keqen…s’keni lodra të tjera të bëni…u hodhi perëndia çdo ditë në majë të mënit…zbrisni ju bëftë mëma, zbrisni, mos na bëni ndonjë hata !
Kostaqi, si më i madhi që ishte ndër fëmijët e tjerë e kishte gjetur si lodër që së bashku me ata më të vegjëlit disa orë të ditës t’i kalonte mbi mënin e lartë të oborit të tij, nga ku dukesh si në pëllëmbë të dorës si deti,mali, qoftë edhe dritaret oboret e shtëpive karshi apo përreth.
. Ndërsa kur u bërtiste gjyshe Sofia, të gjithë fëmijët heshtnin dhe me fytyrat e tyre të lyera me mëna të kuq, nga ku nuk u dalloheshin as sytë, mëshiheshin pas gjetheve e pas frutit të kuq duke mos nxjerë as zë.
Herë i dallonte gjyshja dhe herë nuk i dallonte që ishin lart…mbi pemën e madhe, mbasi ata nuk dëgjoheshin hiç fare,bile në më të shumtën e rasteve, u fliste kuturu, duke menduar se ishin lart .
Fëmijët nuk bëheshin si të gjallë,.mbërtheheshin mbas degëve dhe vazhdonin ritualin e përditshem, deri afër drekës, pastaj të gjithë zbrisnin me qetësi të mos dëgjonte as gjyshja plakë dhe me vrap shkonin e laheshin në det deri mbasditeve vonë kur prindët ktheheshin nga puna.
Kjo punë zgjati gjithë beharin, dhe për çudi edhe kur mbaruan mënat,ata atje e kishin vëndin.
Një ditë nga ditët gjyshja e paezmatuar nga frika e ndonjë hataje i raportoi të birit, se fëmijët e tij dhe shokët e tyre që bëheshin pesë agjashtë edhe tani që fryti ka mbaruar i shikoj që ngjiten dhe rinë me orë të tëra aty mbi mën, mbase e kam edhe gabim po shikoje xhano këtë punë mirë, se do të na bien fëmijët dhe do të na vriten…!
Mirë nëno e kishte qetësuar i biri, do t’u flas unë…edhe unë çuditem dhe nuk e kuptoj, tani që pema s’ka frut e ç’dreqin duan që hypin lart?
Kjo, e vuri në dyshim të atin e Kostaqit, cili ikte në punë në mëngjes dhe mbrinte në darkë vonë në shtëpi ama mëndjen e kishte tek fëmijët të cilët i porosiste që të mos hypnin mbi mën..
Sërish plaka e shkretë i tha të birit një ditë, …preje atë mën, të marsha të ligat, se do të na bësh hatanë do të na bësh, ata hypin atje dhe nuk flasin asnjë fjalë sikur nuk janë atje lart, se kuptoj pse fshihen pas degëve, unë skam sy t’i shikoj por e mar me mënd se ata ngjiten atje përditë.
E thiri i ati Kostaqin qe nuk ishte as 13 vjeç dhe i kërkoi llogari duke e kërcënuar se po e gjeti në mën do ta hidhte poshtë, ose do ta bënte copë copë atë edhe ata më të vegjelit…Kostaqi j’u betua se ata nuk ngjiteshin më atje…!
U mendua i ati i Kostaqit dhe vrau mëndjen pse fëmijët i kishte hdhur perëndia mbi mën.,me gjithë porositë e tij, plaka ankohej sërrish se ata, atë punë bënin çdo ditë.
Hej… belaja na zuri tha me vete dhe vendosi të kontollonte vetë gjëndjen, do rinte pa punë do mshifej në ndonjë vënd dhe do nxirte konkluzionin se c’farë dreqi i shtynte fëmijët të hypnin lart, sa orë rinin dhe pse,ç’farë mund të shikojnë që aty dhe pse hypin përditë ? Pyetje kjo që e vuri në siklet për një farë kohe deri sa një ditë vendosi.
U paraqit si i sëmurë dhe u tha fëmijëve që do jem disa ditë në shtëpi, fëmijët dolën në lodra të tjera dhe nuk mund të ngjiteshin në mën si më parë deri sa i ati ishte aty.
I la fëmijët dolën dhe i tha plakës mos ta shqetësonte se do mbyllej në dhomë se e ndiente veten sëmurë.
E ëma e besoi dhe ajo vazhdoi të tirte ne furkë si zakonisht afër oxhakut në katin e parë të shtëpisë së gurtë.
Avash dhe pa rënë në sy u ngjit vetë në mën, u përpoq të maskohej dhe filloi të vrojtonte me kujdes majtas djathtas lart poshte dhe cep më cep të fshatit ….duke kontrolluar një nga një dritaret dhe dyert oboret,rruget dhe rugicat, pastaj kqyrte me kujdes nga mali nga deti e gjithëandej sa i hante syri.
Nuk vonoi as gjysëm ore dhe u llahtaris sa humbi toruan krejt kur shikoi mirë e bukur te kunatën e tij Zamirën në katin e dytë të shtëpisë saj karshi as njëqind metra duke kryer maredhenie intime me n/mjekun e fshatit i cili ahere shkonte për të vizituar të sëmurët më çdo shtëpi…..!
Nuk u besoi syve dhe u trondit.
Vrojtoi me kujdes deri sa u bind plotesisht, nga mëni dukej mirë e bukur dritarja gjysëm e hapur e Zamirës, i shoqi i së cilës vëllai i tij, ishte oficer kufiri në marinë.
**
Zamira, së bashku me të shoqin, kishin kohë që kishin ftohur marëdhëniet me të vëllanë dhe të ëmën.midis tyre kishte një ngrirje të plotë.
Si oficeri edhe babai i Kostaqit që ishte më i madh kishin gati dy vjet që nuk flisnin si vëllezër, bile aqë sa oficeri nuk pyeste as për të ëmën e tij plakë.
Oficeri që s’kishte as dy vjet i martuar i gëzohej Zamirës nuses së tij të re, e të bukur,e kishte marë me dashuri nga një fshat tjatër e kishte me kimet, nuk e kishte nxjerë as në punë, duke menduar për një trasferim të mundshëm në qytet bile as fëmijë nuk kishin bërë.
Zamira, nuk jepte përshytpjen se ja dridhte të vëllait, një gjë dihej se ajo, sa erdhi nuse u distancua nga e ëma e të shoqit, nga kunati, kunata dhe nga tarafi i burit, u ftoh me ta dhe nuk u foli qysh në fillim duke bërë indiferenten dhe mëndjemadhen.
U vuri me pak fjalë distancë. I shoqi akoma më keq, mbante anën e të shoqes si i fantaksur dhe s’pyeti më as për vëlla e as për nënën që i kishte bërë kokën. Të dy palët u pajtuan me këtë gjëndje dhe heshtja e tyre u bë ortek....shkëputje totale nga njëri tjatri.
Zbriti nga mëni i pezmatuar i hidhëruar në kulm dhe i ofenduar deri në palcë....mirë ja bën maskarait, im vëlla është qor, i pa fytyrë dhe sylesh...ja bën mirë ajo kucka...prandaj prishi të gjitha marëdhëniet që të mos fliste me ne dhe të mos kishte pengesë dhe trazira....dridhja moj dridhja...tu lumte....tha i ziu vëlla kur zbriti nga mëni tu lumtë ajo p.....!
U vu në në siklet të madh, vëllait mbasi kishin kohë pa folur, nuk mund t’i thoshte tragjedinë ose historinë e Zamirës....se mund të ngatëronte veten familjen fëmijët...por mund të kishte dhe pasoja duke e akuzuar si shpifës e thashethemaxhi....!
Ishte ne dilemë...të madhe,të behej sehirxhi do ta vriste ndërgjegja për gjithë jetën, t’i thoshte ishte akoma më keq...si duhej të vepronte....?
Të nesërmen nuk vajti sërish në punë...mori Kostaqin dhe e shtrydhi të voglin në pyetje duke e kërcënuar e duke e rahur t’i thoshte të vërtetën....djali u zbërthye me njeherë...ne, tha ai, për çdo ditë shikojmë teta Zamirën në krevat me doktorin, ata nuk na shikojnë neve....!
Mirë. mos thoni gjë e porositi i ati, se po thatë gjë vjen policia e u hedh nga mëni...doktori shkon tek teta Zamira se i bën “gjëlpërën” çdo ditë mbasi ajo është ështe e sëmurë, këtë nuk e dini JU , prandaj shkon ai, atje....!
Nuk dua të dëgjoj asgjë reth kësaj çështje as ty as të tjerëve...haj qërrou këndej dhe po mora vesh që hypët përsëri në mën do tu hedh që andej.
Erdhi e ëma e Kostaqit nga puna më darkë, e pyeti të shoqin pse ishte i mërzitur...ai nuk i tha asgjë, jam pak pa qejf....pyeti të vjerën veças...as ajo s’dinte gjë...pyeti të birin sërish veças...ai i tregoi të vërtetën...!
Dëgjo këtu i tha të shoqit plot inat e mëri…!.
Po deshe mos na mer me qafë.
Zamira ka kohë që sillet me doktorin, ty je i vonuar që e mer vesh…hesht e mos u dëgjo, mos thuaj gjë se do na marish më qafë e do të na bësh gjëmën…le të krejnë sytë, ajo qëllimisht nuk u bë me neve që në fillim, të mos e pengonim në dashuritë e saja që s’janë të parat.
Vellait tënd i janë mbyllur sytë dhe sikur ta kapi në flagrancë ja fal…po po ja fal….ai, përgjërohet për Zamirën, prandaj të lutem mbylle këtë histori, sikur nuk ke parë asgjë.kujdes Kostaqin dhe fëmijët…fshati e di i tëri se doktori shkon atje çdo saba se i bën “gjëlpërën” të shkretës…!
Të lutem mos thuaj kurkujt asgjë, as atij.
Kaluan, ditë e kaluan muaj, dy vëllezërit as shifeshin me njëri tjatrin as donin të dinin për gjë, gjithëkush në punë të vet.
Babanë e Kostaqit, se zinte gjumi, e ëma e Kostaqit e qortonte nga herë se e kuptonte që të shoqin se mbante vëndi për historinë e bukur të Zamirës…
Lëre të krrejë zverkun, ç’të duhet ty more I shkretë, apo do të na shkatërosh të gjithëve….!
Jo moj grua, i kam vënë kyçin gojës dhe nuk them gjë, se i mar me mënd pasojat, ama më grryen përbrënda, si ai lumëmadhi im vëlla që mos qoftë s’po mer vesh….!
Kaluan kohë dhe babai i Kostaqit…u ngjit sërish në mën, ishte fund vjeshte…dritarja e katit të dytë tek flinte Zamira ishte mbyllur.
**
Doktori mbasi vrojtoi si zakonisht ne rugice me çanten me “gjëlpëra” në dorë hyri si vjedhurazi në obor, u fut brënda dhe doli mbas dy orësh i përcjellur nga Zamira me buzëqeshje e cila e falenderonte doktorin për “shërbimin”…!
Skenë e llahtarëshme që as dheu se tret….! Plasi nga Inati...dridhej i tëri !
Do ti them domosdo...kështu vendosi, do ti them të dalë ku të dalë...për një nder ron njeriu, na mori më qafë maskaresha, mirë neve po nënës të mos i flasë...po këto aventura pse i bën...turp, jazëk i qoftë jazëk...! Kuçka e mutit, e degjeneruara ! Kishte ditë që luftonte me veten e tij...!
E priti të vëllanë një mëngjes, i irrituar dhe pa u kosultuar me të shoqen ose të ëmëm që ishte plakë e madhe por ishte nëna e të dyve, i tha plot gojën....gomar, maskara, i fëlliqur nuk e ke kuptuar more der se doktori po të shk......Zamirën ? Laro, fëlliqësirë vurë nderin në vënd !
I vëllai desh të vazhdonte rrugën pa i bërë fare përshtypje ato që dëgjoi, por pastaj ndaloi çapin e i tha:
Dëgjo këtu, i gjegjet oficeri qetë qetë, ty të hëngëri cmira, zilia, se ne jetojmë më mirë nga ty, Zamira është e bukur me shkollë nuk e çoj në punë dhe ty shpif....pse mi thua këto gjëra tek e tek...se shpif, cmirsëz, ziliqar....zëmërlig,mi thuaj në prezencë të njerzve, pa, po nuk të kalba në burg, nuk do të më thonë në emër...hapëm rrugën të mos të të hedh trutë ne erë...këto thuaji sat shoqeje asaj fshatarkës shpifës i keq..
Babai i Kostaqit u mek...dridhej i tëri dhe nuk tha dot një fjalë...ju muar goja....hë i tha i vëllai, pse s’flet por je shpifës thashethemaxhi intrigant dhe njeri i keq prandaj të mbeti fjalë në grykë, guak...do të na sjellësh përcarje mes çiftit, Zamira, të bëjë ç’farë të dojë ç’të kruan ty...ziliqar, hapëm rrugën i poshtër hapëm rrugën se do të të kalb në burg. S’të vjen turp që hap të tilla muhabete...fshati do të të qeshë.
Iku i shkreti vëlla me bisht në shalë...u bë pishman se dhe nuk nxori gjë në dritë, u skandalizua me ç’farë molloisi i vëllai.
Ah...Perëndia ime, merëm hakë thoshte gjthmonë dhe nga hera...!
U bë pishman, asgjë e provuar, një “thashethem” i madh mendonte me vete. Mirë më ka thënë ime shoqe...se çfarë do të ndreq me këtë punë...Zamira, vazhdon punën e saj...mirë t’ja bëjë maskarait, imoralit...oficer pale, muti...kur i kruhet asaj ne pse na ha lloia ?
Oficeri më anën tjatër nuk duroi dot pa ja thënë të gjitha Zamirës, po të përgjojnë moj e shkretë, sot më doli para ai byrazeri e më zbrazi njëmijë e një....më tha me plot gojën që doktori të shk......Zamirën...po ti ç’farë i the mo i shkretë....unë i bërtita i thashë je shpifës ziliqar i keq....doktori shkon i bën gjëlpërat në shtëpi, ja kështu i thashë...një të vertetë i ke thënë tha Zamira rrëndë rrëndë,habitem me këta njerëz si në kohë të baba qemos meren me fjalë e me shpifje nuk shikojnë punën e tyre po qanë hallin e botës më marçin të keqen, ata plasën që nuk u flasim ne....ai, do kalbur në burg...atë i thashë edhe unë tha merumi, por s’kisha dëshmimtarë....lëre të llapin mos u mer me këtë punë i tha ajo plot gojën...se sa ta zgjasësh aqë më keq është, fshati muhabet kërkon, doktori nuk vjen fshehurazi, unë ta kam bërë të qartë..ai vjen e më bën “gjëlpërën” dhe iken bile as për kafe nuk qëndron...uaaaa çjanë këto shpifje..turp të kenë qelbesirat, të poshtrit....! Doktori ashtu shkon më çdo shtëpi,ajo është puna e tij të bëjë gjëlpëra...Mos u mërzit të marsha të keqen i tha oficeri të shoqes...ja sa të na vijë trasferimi e të ikim në qytet këta do plasin fare....!
Kismet tha e shoqja,si të jetë më e mira do bëjmë.
Kaluan kohë dhe vëllazëria e tyre kishtë marë tatëpjetën,ata ishin egërsuar me njëri tjatrin sa për inat të tyre oficeri ishte bërë akoma me “mik” me doktorin nd/mjek...të vinte për të peshtirë, i gjithë fshati ziente....për këtë miqësi të re të oficerit me të dashurin e gruas po kohët qenë të liga dhe kujt nuk ja mbante të fliste...fundi fundi ajo,e kishte plaçkën e saj dhe nuk i jepte llogari kërkujt, ajo shtoi dozën e vizitave tek mjeku edhe në qytet. te përdorte alibinë si e sëmurë...merte ilaçe aty...dhe n/mjeku i fshatit, ‘miku, si zakonisht i bënte “gjëlpërat” duke u futur në shtëpinë e saj sa herë të deshte pa kurrëfare ndrojtje..
Ndërsa i vëllai më anë tjetër po pëlciste, disa shokë të tij ja hidhnin anës e anës....për aktivitetin e të kunatës. Çdo njeri varet nga këmbët e tij u thoshte dhe e kalonte muhabetin gjetkë, por nga ana tjetër i plasi zemra nga inati...donte të vinte nderin në vënd e ti tregonte të vëllait qorr e miop të vërtetën po si e qysh se kishte konkretizuar akoma.
***
Gjithë burat e fshatit ishin në zbor ushtarak për pesëmëdhjetë ditë, bashkë me ta edhe nd/mjeku. Zborin e bënin një orë larg fshatit në një qëndër lokalitetit, ku ishin mbledhur nga gjithë fshatrat për reth, batalioni ishte reshtuar sipas kompanive nga ku do të fillonte stërvitja me trupa në teren malor.
Ishte një vapë e çmëndur, temperaturat shënonin 38 gradë, zboristët spekullonin të gjithë me stërvitjen dhe futeshin rrëzave apo në hien e pemëve, disa të tjerë ja mbathnin mshehurazi e laheshin në det....të gjithë ishin katandisur si ushtria e Haxhi Qamilit pa regull e disiplinë, oficerat përpiqeshin të mbanin këtë turmë të çmëndurish por më kot, e aqë më keq që kishin njohje me njëri tjatrin.
Kështu vazhduan ditët e zborit deri sa ndodhi çudia. ...se siç thotë populli kur i vjen ngordhja qënit përmjer në derë të xhamisë.
Nga një plasje granate gjat stërvitjes plagosen rëndë tre zborista.
Alarmohet komanda dhe urgjent kërkon që t’u jepet ndihma e shpejtë, kerkojnë me ngut doktorin e repartit ai s’gjëndej gjikundi, me njëherë me makinën e komandantit i nisën të plagosurit në spitalin e qytetit, ndër kohë e mer vesh korpusi dhe menjëherë mbritën oficerë madhorë për të ekspertuar ngajrjen...atje raportohet që doktori kishte dezertuar dhe në momentin e aksidentit nuk ju dha dot ndihma e parë të sëmurëve....!
Me njëherë shefi i shtabit te divizionit mer në telefon Prokurorin ushtarak dhe urdhëron arestimin e menjhershëm të doktorit që ka braktisë detyrën
Ndër ushtarët që u caktuan për ta arestuar me kërkesën dhe këmbënguljen e tij u caktua edhe ....babai i Kostaqit.
Me makinën e repartit urgjent shkuan të kërkonin doktorin në shtëpinë e tij,nuk e gjetën aty....!
Më erdhe në shteg o qën qëni ja do ma bësh mëmën ja do ta bëj...do të hedh trutë në erë bashkë me atë kuçkën që na turpëroi....!
U thotë shokëve e di unë ku është doktori....e mar me mënd dhe është e vetmja e sigurtëëëë !
Të tre zboristët që ishin djem të rinj edhe shoferi me ta hypën në mën.
Dritarja ishte gjysëm e hapur, dukej mirë doktori me të kunatën.
Zbritën dhe kërkoi nga shokët të shkonin ta kapnin në flagrancë...asnjëri nuk ishte dakort dhe hoqën bythët mënjanë, duke sygjeruar të prisnin të mbaronte”gjëlpërat” me të sëmurën dhe pastaj ta arestonin....!
Babai i Kostaqit u egërsua dhe aty për aty pa pyetur shokët, i çmëndur plotësisht u tur drejt shtëpisë vëllait, kërceu mbi avllinë e oborit , ngjiti shkallët e jashtme të katit të dytë ku ishin “mëkatarët” qëlloi me shkelm derën dhe u fut brënda si i xhindosur....duke shtirë me automatik nga dritarja....mos luani se u vrava, asnjë lëvizje......maskarenj....po i bën “gjëlpërat”.....hëëëëë mos luani asnjë lëvizje se u hodha trutë në erë....!
Zamira, me duart ne mes të shalëve lakuriq siç ishte i ra të fikët….doktori kishte zënë fytyrën me dorë dhe filloi të qante si frikacak....me bythën përjashta !
Çdo gjë ka një fund bërtiste pengmarësi, pengjeve...mos lëvizni se u vrava
Me njëherë sa u dëgjuan armët obori i shtëpisë dhe dhoma u mbush me ushtarakët që kishin ardhë të arestonin doktorin dezertor dhe qivaç....i gjithë fshati u alarmua dhe u qas aty, me gra e pleq e plaka e fëmijë.... se burat ishin në ditën e fundit të zborit...! Mbas disa orësh ata do të ishin aty.
Kostaqi dhe fëmijët e përjetuan gjithë skenën duke vrojtuar në majë të mënit....!
U lajmërua policia e cila mori me vete “krieminelët” por ndërkohë arestoi edhe babanë e Kostaqit të cilin më pas e dënuan me 12 vjet burg për teror dhe “përdhunim banese”!
Epilog:
Po pyetët për Zamirën, ajo ka tani dy fëmijë dhe është në krah me burin e saj ish oficerin e marinës në emigracion.Jeton si zonjë e madhe, natyrisht “gjëlpërat’ e sëmundjes së pa shërueshme besoj se nuk i ndan ende !.
Ndërsa doktorin e ndau gruaja dhe mbasi një internimi reth pesë a gjashtë vjet, sot jeton në Itali keq për ibret të zotit.
pJp
Janar 2011