Kulturë
Poezi nga Sokol Demaku
E diele, 09.01.2011, 08:19 PM
Sokol DEMAKU
LUNDRA IME
Notoj në thellsi uji
Lundroj në msheftësin e detit
Udhëtoj në errësirën e natës
Fluturoj në krahët e ylberit.
Fluturoj si shqiponjë
Dhe dukem në rrëpirë
Kërkojë përrallën
Që nuk arrijë ta di.
Kërkoj foton e ëndërres sime,
Me krahët e mi në fluturim
Por trupi i mekun
Krahët e mi nuk përballojnë këtë.
Udhëtoj mbi thellësit e detit
Në errësirtën e mesit të natës
E me të zbardhur agu
Me flakë e zjarrë në krahëror.
Kur unë mora përgjigjen time
Se mund të jem në perqafimin tend
Besojë se ludnra ime
Do ankorohet në gjirin tend.
HIJA E JETËS
Hija e jetës më përcjellë
E errët në horizont
Por ylli pran yllit shëndrit
Dhe jetës i jep dritë.
E ndjej mallin e natës
Në detin e ëndërrave te mia
Ku shpirti im notën
Në përmallim.
Noton lundra ime e pa trazuar
Drejtim ka botën e panjohur
Por shpirti im ka mall
Në afshin e pashuar.
Tutje mbi detin e kaltër
Udhëtoj dhe unë
Dhe perfundimisht arrita të jem
Që shpirti yt të jetë afër shpitit tim.
TI
Ne krijuam keto fytyra
Dhe këto shpirtëra
Nga ndjenja,
Por, pa afërsi.
Duhet të jemi vigjilent
Nga fërgëllima
Që nuk lëshon,
në marrje
Nuk guxojmë të biem
nga drita në errësirë
kur zemra flet, por,
ktheu këtu për herë të fundit.
Unë të lus
Për të fundit herë,
Edhe sot e kësaj dite
Që të jem pjesë e jotja
E puthjeve të zjarrta
Përkundër pytjeve
Të ditës që vjen.
Unë shfaqem
Kur jeta gati zgjohet
Nër duart tua të ftohta
Nga një ëndërr në rënje e sipër.
I marrë nga uja
Si ujku në mal
I tharë nga etja
Si zalli në shkretirë
Dhe e di se është tepër vonë.
ZGJATMA DORËN VËLLA
Zgjatma dorën vëlla
Se koha ka rdhurë
Ta harrojmë mërinë
Ta kultivojmë dashurinë.
Zgjatma dorën vëlla
Së bashku të marshojmë
Ardhmërinë e fëmijëve
Së bashku ta ndërtojmë.
Zgjatma dorën vëlla
Kthjellu, eja në vete
Koha e intrigave
E ka bërë të vetën.
Zgjatma dorën vëlla
Hynë në valle
Eja me ne edhe ti
Se këtu ke të ardhmen.
EJA
Eja më afër
Le ta dëgjoj zërin tend
Eja më afër
Të ndjesh ndjenjat e mia
Të ndjesh aromën time.
Eja më afër të lutëm
Te të shprehë ato
Për ty.
Eja më afër
Lëvizë afër meje
Se unë dua që të jem
Në ty dhe për ty.
VRULLEM
Lëshoje hovin
Le të shkoj
Me duket se
Koha ishte
Që unë të besoj
Se unë mund
Të qendrojë
Se dua të jem
Ai që duhet të jem.
Lëshoje vrullin
Afshi ta përbijë
Le të jem i yti
Deri në pasi.
Vrullem si i cirrun
Nga etja për ty
Do jem fitimtar
E ndjej këtë dashuri.