E hene, 05.05.2025, 05:36 AM (GMT+1)

Kulturë

Përparim Hysi: Një meshë për "rrobaqepsin" e Konte Monte Kristos

E premte, 07.01.2011, 08:48 PM


Një meshë për "rrobaqepsin" e Konte Monte Kristos

 

Mikut tim, Dr. Vllasi Gjeçi

 

Tregim

 

Nga Përparim Hysi

 

E di që do shprehni çudi.Dhe që do më merrni si një marrok,mëndje e të cilit ka dalë nga "burgjitë".Por mos gjykoni veç nga titulli.Thotë Çajupi diku:"Margaritari nuk gjëndet buzë detit a mbi shpellë.Kërkoje në det,thellë.".Kështu ndodh dhe me këtë tregimin tim,në qëndër të të cilit është një rrobaqepës.Ky,rrobaepësi,nuk është njeri sido kudo,po bash njeriu që ka qepur kostumin e "Konte Monte Kristos".Pra,me pak fjalë:ka qenë një "terzi" pak i veçantë.Se,po të bije në bisedë,me këta,zanatçinjtë e dikurshëm,siç ka qenë dhe ky,për të cilin do t'ju tregoj,thoshin:-Aha,sa ka zanati!Se vërtet,në çdo zanat,ka të fshehta që një mjeshtër i ruan për vete dhe.veç kësaj të fshehte,secili prej tyre,zanatçinjëve,ka profilin e vet.Me të mira e me të këqia,si gjithë të gjallët.Se para se të dalë në"stere",pra,para se t'ju flas për këtë "terzi",s'kam si mos lë pa përmëndur,kolegë të tij,me emër në qyetin tonë:dikush se ta"qepte pallton aq mirë,sa kjo,palltoja,qëndronte në këmbë!!!Po të kishe thënë kaq,i kiishe thënë të tëra.Dikush që nuk kish dorën e këtij që ta priste e ta qepte për"të qëndruar në këmbë",kish marifetin tjetër.U thoshte klientëve:-Mos zbrit zotrote nga gomari,se ta kam marrë masën unë!!!Dhe si mos tundoheshe nga një "mjeshtër" i tillë:-Pa,pa-thoshin njerëzit duke shpërndarë jehonën:tek ai do shkojmë.Pse pak është?Pa zbritur nga gomari!!! Reklama është shpirti i tregëtarit dhe ky që,"nuk kish dorë.ma kishte gojën bilbil" dhe nuk rreshtin klientët.Më e bukura qe,se ky "terzi marifetçi",një masë kishte:si për të gjatë dhe për të shkurtër.Por më mirë të dalë nami apo syri. Eh terzitë!Po a nuk këndohet ajo kënga për ta:"Terzi,o terzi/M'i pri rrobat me terezi?.Mirë,mirë kënga.Po sa ka zanati,se...

 

***

 

Terziu im nuk shquhej si mjeshtër,por qe një zanatçi dhe aq.Kur pa se në qytet,po shkurtohej shumë litari (shtuar dyqanet dhe,vevetiu,paksim klientësh), qe hallexhi:me një bark fëmijë e dinte që nuk do t'ia dilte në kut për të rritur gjithë ata fëmijë.Qe burrë shumë i zgjuar dhe nuk ia hante qeni shkopin.Kish shumë miq ( dhe,vazhdimisht,sa jetoi kudo kishte të tillë miq),dhe për miqtë kish dhënë prova burrërie dhe,pse qe i zoti,diti si të kalonte gjithë atë periudhë të luftës,por dhe të mbasluftës,kur,për të jetuar,u bë,sa vinte dhe më vështirë.Ai e dinte mirë se në një qytet ku konkurenca është e madhe,vështirësia merr përparësi dhe familja është e rrezikuar. Kështu që familjarisht shkoi dhe u vendos në një qytezë të vogël ku qe i vetmi rrobaqepës.Qe zëmërmadh dhe miqtë i zinte tak-fap.Kiientët - të shumtët qenë nga fshati- pa patur ndonjë pretendim të madh për modën apo mjeshtërinë,gjetën tek rrobaqepsi,njerinë që jo vetëm nuk ishte qibar,por qe nga ata burra që të gjendej në një hall që të zinte.Dhe ajo dyqanka e vogël,në atë qytezë,rrinte jo vetëm plot,por ai nuk gjente dot kohë për t'iu përgjigjur porosive të tyre.Qyteti (ai,i madhi,,që aty,relativisht,qe larg dhe,kështu,dridhi-fshtillu,po aty do të faleshin nevojtarët.Aty,në qytezë, ai mundi që jo vetëm të mbante familjen,por fëmijtë (që,tani po rrietshin njëri-pas tjetrit),që të gjithë i dërgoi në shkollë:të mesme,po se po,por të tërë u bënë me shkollë të lartë.

 

***

 

Turqit thonë:-S'ka iksan,pa noksan.Pra edhe rrobaqepsi për të cilin ju flas,nuk qe veç ëngjëll dhe aq.Dhe ai kiishte një mani.Një mani që,gjithsei,qe e bukur.Sado që kjo mani qe e bukur,pasojat i kishte të hidhura.Sidomos,për një zanatçi.Rrobaqepsi qe si një rast unik:qe i dashuruar pas librave.Në se një libër i pëlqente,ai binte mbi të dhe,sa ta mbaronte,nuk e lëshonte nga dora.Mbyllej në dhomë dhe nuk donte që ta shqetësonte njeri.Pra,në ato çaste,që lexonte një libër,ai"nuk qe aty!!!".Dhe,sikur topat e Alllemanjës,kur thonë,të binin,ai i kish zënë veshtë me dyllë dhe ishte në "dynja tjetër".Ia kish lënë porosi dhe të shoqes dhe,po ta shihte me libër në dorë,urdhëri qe dhënë:"Ustai nuk është këtu!!!".Mirë ustai që kish gjetur "limanin" ku prehej,po klientët kishin bërë porosinë dhe ndonjë,me të vërtetë,që nuk e priste puna.Por Ustai -epo kot thonë"sa ka zaanti!!!"-,e kalonte këtë thyerje si një "hall" apo një sëmundje dhe aq.Por një herë u zu shumë ngusht.Këtu fillon dhe ajo "meseleja",pse unë them që ia vlen një meshë për të.

 

***

 

Ustait i kish ardhur për pushime,djali i madh.Vazhdonte për mjek në Tiranë.Takimi në shtëpi nuk qe kushedi se sa i përmallshëm,se Ustai nuk qe ndonjë burrë që ligështohej nga emocione të tilla.Nëna po.Por sidoqoftë,si baba,ndjehej krenar se i biri i një rrobaqepsi në një qytezë të vogël,do të dilte mjek.Doktor,- bërtiste.Ndërsa ndjenjat atërore dinte dhe t'i fshihte,s'mund të mbante gëzimin kur pa që nga valxhja i biri,nxori vëllmet (njëri pas tjetrit) të Konte Monte Kristos.Ou,- bërtiti ustai!Si një fëmijë që i gëzohte një lodre tepër të dashur,ia rrëmbeu të birit nga dora dhe u mbyll brënda.Tani ai "nuk ishte aty".Por qenë 4 vëllime dhe iu desh pa frikë,5 ditë që t'i mbaronte.Bërr!-bënte nga gëzimi.Dhe mëndja i qe bërë Dantes,Abati Fahri,Kaderus...Dyqanka...mbyllur.Kur dilte nga dhoma ( në pjacë nuk dukej,mezalla),thoshte:-U arratsi.Mezi po pres.Ah,ç'ka për t'u bërë!Sidomos atij ,Vilforit.Pa le ai Fernadesi,i mori dhe gruan.Shkurt:ustai po "priste rrobat e Kontit tani".Nuk ishte më as në qytezë dhe as në atë dyqankën e vogël.Një të shtunë(dita e fundit,de),ia behu dikush që litarin e kish në grykë.Të djelën do martonte djalin dhe,sipas fjalës,duhet të merrte kostumin.Ustai ..eh,sa ka zanati!!!,e futi hallexhinë brënda,dhe i thotë:-Erdhe,ë!Epo të trashëgohet djali dhe,sa mori falnderimin e klientit baballëk,"rrobaqwepsi i Kontit",i thotë:-Sefe,kanavaci që kishe sjellë qe sargji nga ato që përdoren për thasët e duhant.Djali yt do veshi kostumin e djalit tim (as ish marrë vesh me të birin!!!) që po bën shkollë në Tiranë.Sa të marrë nusen.Kam porositur një kanavac të mirë tek një mik në Durrës unë dhe nga mezi i javës e sjell.Po ty nuk të pret puna.Mbaro "hallin" dhe,kur të kthesh këtë të djalit,të vish të marrësh kostumin.Pa i lënë kohë (epo hekuri do rrahur sa është i nxehtë! ) ,u ngrit rrëmbeu kostumin e të birit dhe ia la në dorë. -Të trashëgohet!Se është gjynah të qepësh atë stof me atë sargji.Miku,humbi në këtë arsyetim (pse kot po priste rroba për Konti Montin e Kristos,ky!!!) dhe,pasi u përshëndet me "ustanë" iku për shtëpi.

 

***

 

Shiko,- i tha duke qeshur të birit,- këtë herë e hodha,po se mos më bie më libra në shtëpi,se na preve koromanen.Ja,i tillë qe: i pasionuar pas librave,deri në mani.Po a nuk ishte një mani e mirë?Dhe a kam të drejtë që ta quaj"rrobaqepsin" e Kontit që na kish bërë mëndjen erë të gjithëve,si një libër besteler në atë kohë.Së fundi,a nuk meriton një meshë ky"terzi" që kish pasion të lexuarit? Dhe nuk kish lexuar pak.Të jepte ujë në bisht të lugës se jo më kot Gorki ka shkruar:-Sa libra lexon,aq dritare hap në pallatin e mëndjes! Paqe mbi varrin e rrobaqepsit të Konte Monte Kristos ! Amen !

 

5 janar    2011



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:

Video

Qazim Menxhiqi: Niset trimi për kurbet


Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx