Kulturë
Kalosh Çeliku: Viçat palëpi me kokat në graxhd
E merkure, 05.01.2011, 08:59 PM
VIÇAT E PALËPI ME KOKAT NË GRAXHD
Nga KALOSH ÇELIKU
Ebu Fakirin një ditë pas lufte (2001) e takova në rrugë. E ndali makinën. Unë i thelluar në mendime, kthehesha nga zyrat e Lidhjes së Shkrimtarëve Shqiptar. Me siguri kishte menduar se shtihem, gjoja nuk e shoh dhe nuk dua t’i flas me gojë. Po, nuk ishte kjo e gjithë historia. Unë ecja rrugës më këmbë, ngase xhipin e kisha shitur për të mbajtur Manifestimin Kulturor Tradicional ndërkombëtar: TAKIME NËN RRAP, rrëzë Kalasë, në Shkup.
- Mirëdita! Unë nuk jam nga ata personazhet e tu nëpër libra.
- Jo, po nuk të pash. E gënjeva. Njeriu sheh me tru dhe jo me sy. Njëkohësisht, thashë me vete: si më kishte shpëtuar Ebu Fakiri pa e futur mes faqeve, në libra!...
- E di. Po, mu duk se nuk do të përshëndetesh me mua. Ti e di se unë nuk jam nga ata personazhet e tu nëpër libra.
- Dhe, u ndamë ftohtë me Ebu Fakirin. Personazhin, që ende nuk kishte hyrë si burrat me pashterka në libra.
Rrugës mu kujtua edhe libri im me satira: Trumbetat e Tellallit, që e pa dritën në vitin 1992, në prag të ndryshimeve demokratike dhe çoi mjaftë pluhur në koluaret e atëhershme intelektuale dhe politike. Libri, që më dërgoi edhe në një bisedë informative në polici. Poashtu, edhe shkrimi i mikut tim poet rebel, që e përshëndeti daljen e këtij libri në dritë me një reçension në revistën e tij letrare Doruntina.
Ebu Fakiri, atë ditë ma kujtoi edhe shitësin e gazetave, Musën, që e shiste këtë libër edhe nëpër Çarshi. Ebu Fakiri se si, e kishte ndalur në rrugë, i kishte thënë: e di se kush e ka finansuar këtë libër? Jo, ë, o trap!... Policia...
Musa, gazetëshitësi ma rrëfeu edhe këtë vepër patriotike të Ebu Fakirit. E kuptova se edhe ky burr? ishte këlysh me zgjebe, nëntoka e Mafisë letrare në Maqedoni.
Vitet kalonin, e Ebu Fakiri kurrësesi të dalë nga biruca, japë ndonjë shenjë, punonte në “ilegalitet“. Një ditë, vetë do ta heq maskën e patriotit. Pavetëdije do të dalë bythekrye në sipërfaqe, lakuriq e pis ashtu siç e kishte pjell Kurvë Partia…
Ne shqiptarët, që Ebu Fakirit njëzetë vite nuk ia kishim dëgjuar zërin, tashti në gazetë e nxorri bythën për mejdani. Edhe atë, kur iu rrezikua taxhia…
Njëzetë vite Ebu Fakiri na ishte shtirë me fytyrë Engjëlli, na kishte marrë në qafë, e në të vërtetë ai kishte qenë, vetë Dexhalli me brekët mbi pantollona…
Në një gazetë të përditshme të “pavarur”, që delë vetëm para fushatave zgjedhore, do të botohet edhe ky shkrim teknefes: Shqiptarët të “zhveshur“ nga buxheti për kulturë.
… “Gati thuajse shqiptarët do të mbeten të harruar nga kjo ministri, madje të nënçmuar, e cila tashmë pa ndonjë person vendimmarrës për kulturën shqiptare nuk do të ketë sinjale pozitive se do të ndryshojë diçka në këtë drejtim.“
Viçat e palëpi! Pëpiqen t’i dalin zot një ish miniminisitri gjysmanalfabet. Ish këshilltarit të tij, ish shefit të kabinetit të tij. Dhe, një viçi tjetrër të palëpi, anëtarë komisioni.
Dhe, do të vazhdojë shkrimi teknefes:
… “Sipas tij, derisa para dy viteve të kaluara 2006 – 2008 kur ishte ministri nga shqiptarët nuk ishte keq me aktivitetet kulturore të shqiptarëve dhe ndahej buxheti tamam në mënyrë proporcionale… Sipas tij, partia në pushtet dhe kuadrot e saj jo që nuk kanë angazhuar asnjë funksionerë shqiptarë në këtë minsitri, por edhe ata që ishin në udhëheqjet e njësive apo sektorëve u degraduan, kështu që shqiptarët nuk kanë asnjë qasje jo vetëm në ministri të kulturës, por as në aktivitete kulturore…“
Jo. Jo, o viç i palëpi! Vdiq koha, kur ti me duar, këmbë e bythë, i harxhoje paratë e popullit për shëtitje private në emër të tij, e botoje librin tënd sakat në Bullgari. Gjatë një viti bëje pazarë për dramat e tua tekenfese, dhe të vëllait tend të luhen në dy - tri teatro duke i blerë edhe çmimet letrare. Ti e fute veten në redaksinë e projektit të Qeverisë: Letërsia maqedone (Makedonska knizhevnost) edhe vëllain tënd bashkë me shokun e juaj të shëtitur nëpër redaksi komuniste për ta emërtuar Letërsinë shqipe në Letërsi maqedone dhe sakatuar deri në palcë. Ju, viçat e palëpi, (pa asnjëfarë bagazhi letrar), që mezi u njeh nëna e juaj, e ku më katundi…
Viça të palëpi, ju që u përpoqët ta shuani edhe të vetmin Manifestim kulturor Tradiconal ndërkombatar: TAKIME N?N RRAP, që mbehet njëmbëdhjetë vite me radhë: në Shkup. E keni sakatuar Letërsinë Shqiptare me kokën te “vëllezërit“ e bythën nëpër parti politike...
Vajtoni. E derdhni lotë krokodili. E kërkoni të djeshmen. Kurvën Parti, që në kontinerë të bërllokut jep shpirt. Cofë. Dhe, ma kujtoni poezinë e Çajupit: Vaje. Vargjet, ku Çajupi e vajton Evgjeninë. E ju, viçat e palëpi me kokat n? grazhd, Kurvën Parti:
Gjith’ humbasin Kurvën, postin dhe sahanë
Po, ata që mbetën, si ju nuk qanë.
Të Vdekurën lotët s’e bien në jetë,
Po, lutuni dhe faluni t’i rrisni bythët vetë.
Doje dritë, oj Kurvë, moj pjellën trime,
Dhe, na e mbushe jetën plot me hidhërime!...
Tani rrojmë pa shpresë, s’duam të rrojmë
Se dhe Kurvë Partinë tani s’e besojmë!...
Rrugës nëpër Çarshi e takova Tatën e Madhe me një shkop në dorë. E kishin bërë të flas vetmevete: Dumdumë, janë fund e krye. Rrufjanë. Nuk i shohin shenjat, zërat që na i dërgojnë të vdekurit. Pulën me zogjë. Yllin e mëngjesit… Shkopin, që unë e kam ngritur në dorë rrugës për në Baba Tomorr dhe dua t’i zgjojë nga gjumi shekullor. Mendja ma thotë se, janë të vdekur, nuk ringjallen si Krishti… Ose, të fluturojnë si Azreti Isai nga minarja e xhemisë në Qiell…
Dhe, kanë vdekur për së gjalli…
Tata e Madhe, posa më pa mua në rrugë e ngriti shkopin:
- Heu, Kalosh Çeliku! Cila është Gruaja yte besnike?!
- Hi-hii-hiii… Kurva Parti!...