Kulturë
Halit Bogaj: Gregory Peck (1916–2003)
E hene, 03.01.2011, 08:58 PM
GREGORI PEK/1916-2008/
Nga Halit Bogaj
Edhe Gregori Pek ishte ndër figurat më brilante të kinematografisë amerikane që na la shumë vepra të fuqishme filmore gjatë shekullit të artë të filmit amerikan. Ai zuri një vend të madh nderi në plejadën e aktorëve më të shquar që i dhanë jetë dhe kolorit filmit amerikan ,duke mahnitur botën me çdo rol të tij.Për herë të parë debutoi në Broduej me pjesën teatrore”Ylli mëngjesor”,për t`u bërë njëri ndër aktorët më të shkëlqyer që bënin çudira të shumta me rolet e tyre poliedrike,duke qenë i madh edhe në artin teatror.Me rolin e tij të dyfishtë në filmin”Villou dhe unë”,Pek tregoi pjekurinë e pashterrshme artistike dhe intelektuale,për të luajtur edhe një rol tjetër fenomenal në filmin”Ditët e lavdishme”/l943/,ku shkëlqen bashkë me aktoren Tamara Tamakova.Vazhdon të bëhet ndër aktorët më të kërkuar.Realizon filmin kolosal”Qelësat e mbretërisë”/l944/ me të cilin bëhet shumë i popullarizuar.Ai refuzonte të nënshkruante kontrata afatgjata me studiot e ndryshme filmore, gase dëshironte që t`i zgjidhte rolet e veta.Aktori i shquar arriti famë të përjetshme edhe me filmat”High O’clok’’dhe’’Revolveristi’’në të cilët shprehet tërë potenciali i tij.Pas filmit”Kapiteni Horacio Hornblouer”,Pek shkëlqeu edhe në fimin”Davidi dhe Batsheba”,i cili bëhet njëri ndër hitet kryesore të viteve`5o-ta.Gjithashtu arrin sukses të paharruar edhe me filmin”Borërat e Kilimanxharos”, sipas veprës homonime të Ernest Heminguejit ku kishte partnere aktoren e famshme – Suzan Hejvort.Në vitin l953 realizon filmin tjetër klasik”Festa romake’/bashkë me aktoren madhështore,Odri Hepbern/, kurse në regjinë e të madhit,Viliam Vajler edhe filmin”Toka e madhe”/l958/ ,që ka mbetur ndër filmat më të shquar klasik dhe epik kushtuar Perëndimit të egër amerikan dhe luftës për ekzistencë në kushte të vështira dhe në një konkurence të shfrenuar .Pason filmi tjetër epokal’’Bravados’’/ gjithashtu një uestern i përsosur /në të cilin, përveç tij, luajnë edhe aktorët:Stiven Bojd dhe Henri Silva.Edhe “Bravados”u bë ndër filmat më të shikuar të atyre viteve..Nga shumë krijime të ndryshme artistike,kanë mbetur të paharruar edhe filmat:”Topat e Navoronës”,dhe”Ta vrasësh zogun përqeshës”/l962/,ky i fundit i shpërblyer me 3 çmime oskarë dhe që ka mbetur ndër filmat më antologjikë në mbarë historinë e artit të shtatë.Filmi është realizuar sipas adaptimit klasik të veprës së Robert Maliganit dhe kush do të thoshte se do të arrinte sukses aq të madh në të cilin Pek luan një avokat të bardhë që mbron një zezak nga një akuzë për një krim që nuk e kishte bërë ,por që i ishte kurdisur nga urrejtja racore që ekzistonte në ato vite mes komuniteteve amerikane.Po atë vit ai realizon filmin tjetër epik”Siç ishte pushtuar Perëndimi i egër”me të cilin vazhdon karierën e tij të ndritshme dhe fenomenale drejt suksesve të reja dhe madhështore.Me aktoren italiane Sofia Loren luan në filmin e spiunazhit”Asrabeska”,kurse me Omar Sharifin në uesternin”Ari i Mek Kenës”,të cilët ishin filma të një niveli të lartë artistik.Në vitin l977, Pek realizon një figure të ndritur historike në filmin”Mek Arturi”,por edhe një nazist të njohur hitlerian në filmin”Djelmoshat nga Brazili” në të cilin interpreton një rol kolosal negativ – personazhin Zhozef Mengele i cili donte t` i klononte djelmoshat me gjakun dhe figurën e Hitlerit.Edhe Gregori Peku bëntë pjesë në grupin e aktorëve më të mëdhenj amerikanë që krijuan role të shumta në filmat e tyre, siç janë edhe kryeveprat e dalluara:”Mobi Dik”, ”Afera Makomber”, ”Vetëm
Valianti”, ”Mëkatari i madh”, ”Lugina e vendimit,” “Njëvjeçari”, Qielli i kuqrremtë”, ”Piktura”, ”Njerëzit e natës”, ”Kryetari”, ”Gruaja e dizajnuar”, ”Pork Shop Hilli”, ”Në plazh”, ”Oguri i shenjtë”, ”Kepi i frikës”, “Kapiteni Njumen”, ”Mirazhi”, ”Ujqit e detit”, ”Skarleti në të zeza”, ”/serial/, ”Zëri i qetë”, ”Të kaltër dhe gri”,”Portreti”, ”Udhëtimet personale me Martin Skorces-in në filmin amerikan”, ”Mobi Diku”/televiziv/, ”Paratë e të tjerëve”, ”I dashuri i pa fe”,” Gringo i vjetër”, Dyluftimi në diell”dhe”Pëllumbi..”Edhe Gregori Peku ishte laureat i çmimit Oskar për vepër jetësore i ndarë nga Instituti Amerikan i filmit/l989/.
Në fund
Ishte njëri ndër yjtë më të mëdhenj amerikanë të tri dekadave/1940,1960 dhe 90/i cili ishte bërë pjesë e pandarë e Kompanisë së njohur fiolmore''Tventi sençeri Foks''?Njëri ndër rolet e tij më të fuqishme konsiderohet ai i Atikus Finçit nga filmi''Të vritet zogu përqeshës''/1962 për të cilin shpërblehet për çmimin oskar.Kryetrai Lindon Xhonson ia ndau Medalionin e lirisë në vitin 1969 për angazhimin e tij humanitar.Unstituti amerikan i filmit e shpalli njërin ndër 12 aktorët më të mëdhenj të historisë së kinematografisë.