E hene, 05.05.2025, 01:21 PM (GMT+1)

Kulturë

Luan Çipi: Një udhëtim aventuresk

E hene, 03.01.2011, 08:26 PM


NJE UDHETIM AVENTURESK

 

Nga Luan Çipi

 

Djali yne i vetem jeton e punon ne Amerike, prej gati 15 vjetesh. Ka krijuar familjen e vete ne qytetin e Cikagos, ka plotsuar si specializant studimet e larta universitare ne mjeksi, ai dhe gruaja e tij shqiptare dhe punojne si mjek human. Me qe, si shqiptare te mire, u shtuan me nje djale te dyte, kane nevoje per ndihme, ndaj na kerkuan edhe ne per ca kohe, (prinder ne moshen e trete) qe ti ndihmojme, sadopak, ne ngarkesen e madhe te puneve dhe shqetesimeve te krijuara momentalisht.

Duke menduar se do kishim veshtriresi per sigurimin e vizave amerikane, nga qe ishim kthyer pa arsye disa here, aplikuam sic ishte rregulli, me kerkese elektronike ne Ambasaden Amerikane ne Tirane dhe  ne fillim te muajit dhjetor 2010, u caktua dita e intervistes, pas njezet ditesh. Gjendja shpirterore ishte e renduar dhe dyshimi per mosmarrjen rishtazi te vizes ishte i dukshem. Keshtu shpjegohet edhe vargezimi im i  castit, si me poshte:

 

NË PRAG  INTERVISTE

 

Edhe njëzetë ditë më ndajnë nga intervista.

Një tjetër konsull amerikan do më testojë.

Të shohim këtë herë a do më jepet viza?

Nuk di ç’të them, nuk di  ç’të mendoj!

 

Kjo varet si e ka ngrënë ai mëngjesin,

A i dhëmb barku apo  kokën ka të dirsur

Ndaj nuk e them dot  ata si do më presin

Me sytë të qeshur, apo vetullat ngrysur.

 

Më dhëmbin  veshkat  shtrënguar nga rripat

Dhe natën gjumin, më se bëj  të qetë

Atje, fund bote, do ti puth dot nipat?

Se, djali dhe nusja, mezi  po më pret.

 

Çudi, si nuk besojnë e janë të pavendosur,

Te  fjala e jonë e nderit,  prej plaku së paku,

Te dashuria jonë gjithnjë e pasosur

Për vend e Atdhe, për çdo gur sokaku.

 

Dyshojnë se s’ kthehem e do ri n’Amerikë

Po a e dini ju, ç’është Vlora për mua?

Vend lindja-shtrat vdekja, ju a them pa frikë.

Të ri gjatë n’Çikago, jo, as që dua.

 

Veç të takoj nipat, djalë edhe nuse

Të shoh e të prek “Tokën e  Premtuar”

Ku babai dhjetë vjet, në miniera e puse

Dhe në “Shoqërinë Vatra”, ndershëm ka punuar.

 

Tiranë, 1 Dhjetor 2010

 

 Ne pritje te dites se intervistes, per te verifikuar nga afer gjendjen, vendosa  te nesermen te beja nje vizite te personeli i Konsullates, per te marre informata me te hollesishme dhe shpjegimet e nevojshm direkt. Keshtu mendova une, me mendesine e Shqiptarit te kahershem. Por u zhgenjeva sic mu duk, nga qendrimi indiferent dhe hermeticitetit i punonjesve shqiptar te personelit te Ambasades. Ata madje,  nuk pranonin as te komunikohej gjate me ta dhe i kufizonin enkas bisesdat, ndofta keshtu per  t’u dhene kohe dhe per te lejuar punonjesit e tjere aktive te merren direkt dhe per me shume  kohe me punet e veta. Ja si e perjetova, te nesermen, kete cast te renduar psikologjik:

 

TË NESËRMEN:

 

Po pyes në Ambasadë...

-Aty, më tha një roje.

Dhe pash tej një fasade

Policin, si me droje.

 

-I dashur, vij prej Vlore

Dhe dua që të shkoj

  Zyrën Konsullore

Një konsull të takoj.

 

-Jo, jo. Nuk bëhet, ik

Asnjë s’takon, o mik

Veçse me elektronik

Këtu asht Amerikë.

 

-Të lutem si nipit, djalë

Më lerë t’u them dy fjalë

Direkt e ballë për ballë

Ne jemi njerëz të gjallë.

 

Sportelin shpejt e mbylli

Sikur tha:“Me Neken flet”

Si me veshë mbyllur nga dylli

Dhe krejt indiferent.

 

2 Dhjetor 2010

 

Ne Shqiperi i gjithe populli gezoi per marrjen e te drejtes  qe te levizim ne Evrope pa viza ambasadash. Ne menduam se, pas kesaj, edhe per te shkuar ne Amerike do ishte me e lehte, po jo, kerkesat vazhdojne te jene si dhe me pare dhe e drejta per vize eshte krejtesisht ne dore te  nepunesit perkates qe te interviston, ose me mire te themi, sesi ai e kupton sigurimin e kthimit, me friken  e perhereshme se mund te qendrohet, si ndofta ka ndodhur ndonjehere, duke e thyer vizen, pra te strehoesh ilegalisht.

 Diten e pare te intervistes  edhe ne u kthyem pa na i dhene vizen, sepse ne kerkesen tone elektronike u diktuan disa pasaktesi, dhe u porositem qe te ndreqeshin ato. Gjysma e te keqes, thame, megjithese do te  vonohemi deri neser dhe Krishtlindjen e humbem, se s’kemi me hapsire dhe ditet e festes po ikin.

Nderkohe, duke qene ne Konsullate prezent ne sallen e vogel te intervistes, ulur ne karrige per disa ore, shohim dhe frikohemi se asnje nga te intervistuarit e asaj dite nuk e perfitoi vizen. Dikush kishte te njejtat gabime, si ne dhe thuajse te gjitha  grate, nuk kishin shenuar me elektronike emrin e familjes se tyre para martese, ndersa per te tjeret, nuk formohej bindja nga konsulli perkates per arsyen e vizites, per personat e aferte ku do shkohej, qe konsideroheshinte paqarte  per viziten korekte dhe natyrisht ne keto raste per intervistuesit, nuk formohej bindja se do te kteheshin. Frika e mos kthimit ishte prezent atje midis konsujve amerikane dhe ata,  me siguri, kane njohurite perkatese psikologjike, pervojen dhe aftesite profetike, po mua kjo asnjehere nuk me ka bindur dhe ndofta kam arsyetuar padrejtesisht: C’i duhet shqiptarit te moshuar p.sh. Veriu i Amerikes, Cikagua ne rastin tone,  me dimrin e acarte dhe me bore  gjate shume ditesh, kur e ka Vloren psh. me gati 300 dite dielli? Pastaj edhe per ndonje rast ekstrem, c’dem do ket Amerika nga plaku i djalit shqiptar, qe do punoje sa te rropatet, per te ushqyer edhe nje goje me shume? Se, fundi fundit, arsyetoj une, nje plak shqiptar gjithashtu njekohesisht eshte nje njeri Zoti, qe duhet te kete te drejte te banoj ku te jete me mire dhe per me teper, afer djalit te vete. Sidoqofte te drejten ligjore e ka shteti Amerikan dhe punonjesit e vete, ndersa une kot “filosofoj”!

 

Nje dite me vone, pasi kishim plotsuar mangesite e konstatuara ne dokumentet, ne   u morrem ne interviste nga nje vajze amerikane simpatike, sy kalterte dhe  nuk u pyetem gjate, pasi kur pane se i kishim te plota dukmentet argumentuese, perputhur me kerkesat e shpallura dhe vecanrisht kur pane se ne ishim edhe rezident permant kanadez, na u dha  menjehere vize nje vjecare amerikane, me shume hyrje.

 

Keshtu, pas ankthit shumeditesh dhe  padurimit erdhi nje gezim qe na u duk edhe me i madh nga c’pritej, qe natyrshem me frymezoi per vargzimin si me poshte:

 

PAS NJËZETË DITËSH

 

Jam përballë konsullit, rishtas

Këtë herë, besoj, me fat:

-“Shkeli, shkeli, të dhjet gishtat!”

Vjen një zë, aty, me lart...

 

Kaloj te sporteli katër,

Ulur ri, një vajzë e re.

I dalloj dy sy të kaltër

Ajo pyet:” Xhaje, si je?

 

Ku do vesh, e ku do shkosh,

Se ti je dhe Kanadez

N’Amerikë, sa do qëndrosh

Do ta ndash kohën në mes?”

 

Ja, kjo ishte intervista

E gjashta në US.Ambasadë

Pa pyetje u vulos viza

Kohë e shkurtër-rrugë e gjatë.

 

Mendja më shkon te avioni,

Rrugët, ngricat, peshat, “rraqet”

Ky, njeri  kameleoni

Me kërkesat  kurrë s’ kënaqet.

 

Tiranë, 21.12.2010

 

Deri ketu punet shkuan mire dhe pavaresisht ankthit dhe pritshmerise, rezultati u arrit dhe kenqsia per te shkuar te femijet, ishte e pafundme.

Peripetite deri ne shkalle aventyre nisen me vone: Ne kerkim urgjent per bileta avioni te shpejta dhe mundesisht me cmim sa me te ulet, ne u ballafaquam me disa varjante dhe zgjodhem perfundimisht Agjensine e Udhetimeve Ajrore BRITISH TRAVEL., ne rrugen e Durrsit. Ata pasi bene kerkesat e rastit na rekomanduan linjen LONDER-CHIKAGO. Duhet te flinim nje nate ne hotelin “Premier Inn”, prane Aeroportit “Heathrow te Londres”. Ne, me avionin tone Boeing do zbrisnim  ne Aeroportin “Gatwick” dhe prej andej, menjehere do transportoheshim me Autobuzat e Shoqerise Ajrore ne Hotelin, gjoja afer Aeroportit “Heathrow”, per ta pasur me afer dhe me te lehte nisjen diten e neserme. Kishim te prera dhe biletat perkatese te transportit me autobuza dhe te fjetjes ne hotel.

Duhet thene se as une dhe as gruaja nuk kuptonim thuajse fare anglisht vecse: Ken ju help mi, pliz dhe thenkju, pliz (A mund te me ndihmoni, ju lutem dhe faleminderit) apo ndonje konsiderate tjeter krejt te pergjitheshme per prezantim, njohje apo per numrat. Keshtu u ndodhem para nje bote te panjohur e te shurdhet, pa mundesi orientimi. E keqja ishte se bagazhet, rreth 60 kilogram, ne 4 valixhe, kudo qe te shkoje duhet ti kishe ne kurriz, sepse  Shoqeria Ajrore nuk merrte persiper levizjen e tyre midis avioneve te aeroporteve te ndryshmete Londres, qe ishi bajagi larg, po te kemi parasysh edhe rrugen per te hoteli. Nje tjeter veshtiresi ishte se ne avjonin tone vetem ne ishim shqiptare, qe duhet te flinim ne hotelin e caktuar.

Te ndihmuar nga nje italjane gjetem stacionin e autobuzit dhe prisnim me kot “Autobuzin e Bardhe  Nationsl Express”, qe na kishin rekomanduar. Kaluan disa te tille, po ai qe do na shpinte ne ne destinacion kishte nje numer te caktuar, te tjeret nuk na pranonin. Edhe nje prej tyre qe na pranoi, nuk na shpuri ne destincion, po na detyroi te zbresim te hyrja e  Terminalit pese te aeroportit Heathrow. Aty duhet te merrnim nje tjeter autobuz. Po, cilin? Ketu na ndihmoi gjuha italjane dhe nje zotni i njerezishem, qe pasi lexoi tabelen perkatese na shoqeroi te stacioni i duhur, duke na porositur te prisnim autobuzin perkates me nr.56. Pas tre ore udhetim me autobuz (aq sa kishim harxhuar ne udhtimin me avion Tirane-Londer, mbritem te hotli luksoz “Premier Inn”, ku me ndihmen e n je anglezeje simpatike dhe miqsore, qe kishte punuar ne Rusi dhe dinte mire risisht, u orjentuam per zgjedhjen e ushqimit dhe per akomadim ne dhomen perkatese, shume komode, te hotelit, ku fjetem ne rehati te plot.

Dita e neserme na ballafaqoi me veshtiresi te tjera: Na u desh te ndronim tre autobuz per te mbritur te  Terminali Pese i Aeroportit Heathrow dhe prej andej te udhtojme me tren e me kembe, duke hequr brane 4 valixhet, derisa pas 5-6 oresh te ndodhemi para portes  perkatese te avionit tone. Mbrijtja, pas udhetimit me avion, pikerisht ne Terminalin Pese te Aeroportit te Cikagos, u be pas 9 ore udhetimi te kenaqshem. Ne mbrijtje na priste nusja dhe nipi yne ne nje takim te shumepritur e te permallshem.

Ja, keshtu perfundoi udhetimi yne aventuresk.

 

Chikago,1 janar 2011



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx