Kulturë
Zejadin Ismaili: Variacionet e simboleve në kërkim të dritës
E diele, 02.01.2011, 07:24 PM
RRAHIM GANIU
Reçension-poezi
,,KUR E SULMOVA TERRIN,,
VARIACIONET E SIMBOLEVE NË KËRKIM TË DRITËS
Tanimë, me vargjet e tij poetike, duke pasur parasysh edhe pesë përmbledhjet më parë të botuara me poezi, si dhe dy libra nga estetika filozofike,Rrahim Ganiu sa vjen e manifeston dhe legjitimon bindjen tonë për aftësitë dhe talentin e tij krijues, duke na bindur në potencialin dhe kapacitetin e fuqishëm që zotëron në të shprehurit poetikisht e dukurive dhe fenomeneve mbi të cilat ka vënë idenë e gjykimit. Dëshmi për këtë konstatim janë: transponimi mjeshtëror i materialit gjuhësor, pasuria metaforiko-simbolike, mendimi dhe fryma filozofike e ecejakeve jetësore, kondenzimi ngjyror në të shprehurit artistik, muzikaliteti dhe harmonia intonative e kantilenës poetiko-estetike i vargjeve, thellësia e mesazhit lirik, estetizimi morfologjik i vargjeve, zhvillimi i mendimit letrar dhe metamorfizimi i saj etj. Kështu, Rrahim Ganiu vazhdon tragëzimin eksplorues e qëmtues në sfondin e arealit gjeografik shqiptar, e më gjerë, për të vënë në pah dëshmitë e ngjarjeve relevante, që bartin vulën dhe stampën e kohërave kur ato u zhvilluan. Duke e ndjerë e përjetuar puhizën e shpirtit fisnik të çështjes kombëtare, nuk mundi dot të qëndrojë indiferent dhe i painteresuar, ndaj tërë jetën mbruajti, ngjizi e përbluajti mendime e ide për çështjen shqiptare: kush jemi, nga jemi, si u krijua dhe u gllabërua ajo histori e madhe, si është dhe si duhet të jetë shqiptari... Ai frekuentoi dhe alternoi brenda botës së mentalitetit, botëkuptimit, psikologjisë, filozofisë, virtyteve, bujarisë, fisnikërisë, konstitucionit shpirtëror e kështjellës mendore të shqiptarit, kudo qoftë, ngado qoftë dhe kurdo qoftë.
Poezia e Rrahim Ganiut në veprën në dorëshkrim ,,KUR E SULMOVA TERRIN,,ka një fizionomi dhe profilizim të veçantë në tërësinë e poezisë bashkëkohore shqiptare, këtu në Maqedoni, e pse jo edhe më gjerë, e cila dallohet me ide dhe koncepcione origjinale e intonuar me gamën e dramës kombëtare nëpër shekuj. Të gjitha këto veçori, që e dallojnë dhe e karakterizojnë poezinë e Rrahim Ganiut, hyjnë në funksion të idesë së mendimit filozofik mbi rrezistencën dhe qëndrueshmërinë në kohë dhe hapësirë. Në këtë poezi ndjehet një frymë e spontanitetit ekspresiv, por e përjetuar, mirë e studiuar dhe e projektuar në shresat më të thella brendashpirtërore. Secila nga këto poezi është rezultat i krijimit kontemplativ dhe akumulimit të gjatë të frymëzimit, andaj këtu hetohet dhe vërehet se, çdo varg është harmonizuar me ndjenjën e ngjyrimeve emocionale, ndërtimin kompozicional dhe me vet frymën e atmosferës së veprës në tërësi.
Vepra e gjashtë me poezi e Rrahim Ganiut ,,KUR E SULMOVA TERRIN,,është një përmbledhje mjaft e arrirë dhe dallohet nga PESË të parat ndonëse në bërthamë përshkohet me frymën e çështjes kombëtare, por tani në një aspekt tjetër, duke u proceduar për ecjen e popullit shqiptar drejt dritës, emancipimit, vetëdijes së lartë etj. Menjë fjalë, kjo vepër është një metaforikë e shpirtit krijues, ku fort ndjehet lirika e theksuar meditative e lirisë kombëtare, siç do të shprehet autori:
Nga maja e malit shqiptoj
Fjalën e perendisë
Një
Me flakën e zemrës
E përcjellë anë e mbanë
Etnisë e njerëzisë
Ajo udhton si zog shtegtar
Me shtatin e lisave
Me krahët e shqiponjës
Vështrim zjarri
Nuk dua të jetojë
Mes vërshimeve jetë e egër
Kohë pa zot
Poeti Rrahim Ganiu është i preokupuar edhe me ambientin dhe ngjarjet e trevës ku ka lindur. Për të vendlindja është vend përrallor, burim i pafund i frymëzimit, aty ku Yjet puthin lulet E blirit, rrushit frutor më të ëmbël në botë vetëm në Mateçin e Karadakut Dardan.
Zaten imanenca e këtyre poezive determinon dhe përcakton koloritin e stilit, shkallën e origjinalitetit dhe të autenticitetit, duke përfshirë këtu një hapësirë të gjerë frymëzimesh e preokupimesh. Krijuesi dallohet nga të tjerët në atë masë sa ka mundësi të shprehë individualitetin e vet artistik, që varet nga shumë komponente, siç janë: aftësia inventive, vizioni dimenzional, mundësia e interpretimit, zbërthimi i motivit artistik, fuqia perceptuese e akceptuese, ndjeshmëria përjetuese e manifestuese, reflekset gnoseologjike e intelektuale,karakterizojnë poezinë e Rrahim Ganiut, hyjnë në funksion të idesë së mendimit filozofik mbi rrezistencën dhe qëndrueshmërinë në kohë dhe hapësirë. Në këtë poezi ndjehet një frymë e spontanitetit ekspresiv, por e përjetuar, mirë e studiuar dhe e projektuar në shresat më të thella brendashpirtërore. Secila nga këto poezi është rezultat i krijimit kontemplativ dhe akumulimit të gjatë të frymëzimit, andaj këtu hetohet dhe vërehet se, çdo varg është harmonizuar me ndjenjën e ngjyrimeve emocionale, ndërtimin kompozicional dhe me vet frymën e atmosferës së veprës në tërësi.
Vepra e gjashtë me poezi e Rrahim Ganiut ,,KUR E SULMOVA TERRIN’’ është një përmbledhje mjaft e arrirë dhe dallohet nga PESË të parat ndonëse në bërthamë përshkohet me frymën e çështjes kombëtare, por tani në një aspekt tjetër, duke u proceduar për ecjen e popullit shqiptar drejt dritës, emancipimit, vetëdijes së lartë etj. Menjë fjalë, kjo vepër është një metaforikë e shpirtit krijues, ku fort ndjehet lirika e theksuar meditative e lirisë kombëtare, siç do të shprehet autori:
Po unë kam me të vërtetë
Diçka të pa gjunjëzuar
Diçka më të fortë se çeliku
Më të fortë se guri
Më të fortë se kodra
E paprekur
Madhështinë e fisit në kohë
Diçka që mbijeton fortunat
Plagët e plasura
Më besoni tani më ka ngelur
Vetëm ëndrra
Dhe kënga e ime
Që askush nuk mund
Të mi grabitë
Tanimë, Rrahim Ganiu me pesë veprat e botuara me poezi,dhe dy nga sfera e estetikës ffilozofike bindshëm ka dëshmuar kredibilitetin e tij prej poeti të rryer e cilësor, për ç'gjë flet shkathtësia dhe mjeshtëria e lahtimit, skalitjes, plastifikimit dhe formësimit të vargut poetik, duke i dhënë atij (vargut) shkëlqim e forcë të pakontestueshme semio-semantike, metaforiko-simbolike, artistiko-estetike etj., vlera këto që e bëjnë të papërsëritshme gjuhën e të shprehurit poetik të tij personal. Pra, me botimin e këtij libri, autori Rrahim Ganiu dëshmohet edhe më si individualitet i veçantë dhe origjinal, me gjuhën arketipale, stilin dhe konceptimin harmonik të rrymimit vargor, kantilenën dhe ritmin pulsasiv, që karakterizohen me forcën shprehëse të tij personale. Madje shquhet për gjerësinë dhe thellësinë e shtrirjes së mendimit dhe gjuhën e korrespondimit artistik në artikulimin e çështjeve reale, me të cilat populli shqiptar u ballafaqua në rrugëtimet e tij për ekzistencë gjatë mileniumeve etj.
Preokupim kryesor ka trajtimin e njeriut tonë në kontekst të gjerë, me theks të veçantë, përpjekjet (mëtimet) dhe sakrificat heroike të tij me idealet e larta të ekzistencës, pa inkriminalizuar të tjerët, nga se në substancën e këtyre ngacmimeve ai gjithnjë afron imazhin e urtakut, ndjenjën e disiplinuar dhe mendimin e pushuar.
Me elokuencën e shqiptimit poetik e shpirtit patriotik, Rrahim Ganiu me dinjitet dhe në mënyrë të veçantë e notë të thesuar, në pëlhurën e relievit poetik ka pikturuar ndjenjën e vlerave etike e njerëzore të etosit shqiptar. Në këtë mënyrë, përmes vargjeve të kësaj poezie kuptojmë se ky popull, me një frymë të lart dhe shpirt të madh kozmopolit e tolerant, ka arritur të përjetojë peshën e kohës, e cila nuk qe e lehtë, pati batica e zbatica, hone e diga, gemba e gërxhe, por ngadhnjeu.
Gjithashtu, poezia e kësaj përmbledhje karakterizohet edhe përnga ndurndurshmëria e motiveve variativ, subtiliteti, realizimi poetiko-lirik, ekspresiviteti përmbajtësor, simbolika e nënqiellit tonë (plisi i bardhë, fyelli, kavalli, kulla etj.), ai mitologjik (Vistiasi, Vidasusi, Thana etj.), shenja këto që lidhen me dialektikën e karakterit burimor dhe identifikimin e identitetit kombëtar. Me sendërtimin tonor të vargut në deklamim, interpretimi i tyre përfiton një dinamizëm dhe ritëm të brendshëm kuptimor e temperament kreativ.
Rrahim Ganiu me poezinë e tij vazhdon të jetë konsekuent në ndërtimin e tipareve poetike, e artikulimeve shpirtërore, moduseve stilistike e motivore ruajtjen e thelbit ontologjik të prosedeut poetik, të timbrit polikromatik dhe rafinamentit përpunues artistik. Është një poezi meditative ku shtresohen dhe gërshetohen mëtimet historike, filozofike, gjuhësore, areali gjeografik ballkanas etj. Diapazoni kreativ i Rrahim Ganiut ka shtrirje të gjerë. Këto metastaza motivore të përshkuara me gjuhën metaforike
Nga dallgat në horizont
Shikojë çerdhen
E shqiponjës
Lindën si feniksi margaritarët
E kombit
Naimi De Rada Fishta Kadare…
Më dhurojn nga një dritare
Më hapin katër horizontet e
Botës
nuk vuajnë nga pesha e stërngarkuarit figurativ por, përkundër saj, janë shumë përmbajtësor, domethënës dhe të këndshëm për lexim.
Pellgut kreativ i atribuohet edhe zhdërvjelltësia dhe ndjeshmëria eklektike në transponimin e realitetit objektiv dhe shndërrimin e tij në zë metaforik, zë ky që bën artikulimin e vargjeve në marrëdhënie harmonike dhe konceptuale të vet poezisë së veprës kontekstuale.
Edhe Rrahim Ganiu, si shumë poet të tjerë shqiptar, poezinë e kultivon me një frymë të përgjegjësisë qytetare, me theksime të çiltëra pacifiste, duke mos vënë asnjë dozë të tmerrit shfarosës dhe hakmarrës, siç theksuam edhe më lart.
Si në peë përmbledhjet e mëparshme, ashtu edhe në këtë vepër më të re ,,KUR E SULMOVA TERRIN’’ , QË ËSHTË NË DORËSHKRIM dhe pretë dritën e botimit, poeti Rrahim Ganiu, rikonfirmon vazhdimësinë e identitetit të shpalosur më parë, për të paraqitur edhe më fuqishëm individualitetin dhe pjekurin krijuese të tij tashmë të konsoliduar.
Përnga detyra që ka ushtruar, Rrahim Ganiu është gazetar, përnga vokacioni profesional është filozof, sepse ka të kryer filozofinë, kurse përnga pasioni është poet, për ç'gjë dëshmojnë pesë përmbledhjet e botuara me poezi. Madje është edhe shkrimtar, sepse në dorëshkrim ka një roman. Është edhe shkencëtar - filozof, dëshmi e së cilës është vepra voluminoze në dorëshkrim, po e këtij fahu, madje punimet e shumta dhe të fushave të ndryshme të botuara në revista e gazeta të ndryshme, si dhe qindra tema shkencore të realizuara në emisionet e Radio Shkupit etj. Dhe gjitha këto e bëjnë që Rrahim Ganiu të jetë një krijues me prestigj të shkëlqyeshëm.Me përgjegjësi më të lartë dhe me kënqësi
Shpirtërore propozojë MINISTRISË SË KULTURËS SË QEVERISË TË MAQEDONISË QË TA FINANSON KËTË PËRMBLEDHJE POEZISË TË RRAHIM GANIUT titulluar,,KUR E SULMOVA TERRIN’’.Me këtë pasurohet letërsia dhe kultura shqiptare në Maqedoni dhe më gjërë edhe me një vepër cilësore nga sfera e poezisë..
SHKUP korrik 2010
ZEJADIN ISMAILI
SHKENCTAR DHE KRITIK LETRAR