E hene, 05.05.2025, 05:38 PM (GMT+1)

Kulturë

Ramiz Dërmaku: Mërgimtarë, Gëzuar Vitin e Ri 2011

E premte, 31.12.2010, 08:57 PM


M E R G I M T A R E    G E Z U A R   V I T I N  E  RI ,  2011

 

Vitin 2011, duhet të kemi më shumë miq të vërtetë, më shumë fisnikëri, më shumë mirësi, më shumë tolerancë, më shumë humanizëm, më shumë demokraci, më shumë dashuri.., më shumë Pavarësi.., në fund, urime vitin e Ri, 2011.

 

Nga: Ramiz Dërmaku

 

Isha duke pirë kafen e mëngjesit në Hotelin "Altdorfer Hotel"( me 4 yje), jo largë banesës sime. Ky vend po më pëlqen  mua, po më pëlqen ambienti. Muzika e lehtë, ulëset e rehatshme, aroma magjepëse e  kafës, e shumë e shumë gjëra tjera të cilat po krijojnë një ambient të ngrohtë, ku lirisht mund të lexosh, të shkruash, apo thënë thjeshtë të pushoshë. Në  çdo prag vit të ri nisin përgatitjet, për zbukurimin e bredhit. Në anën e poshtme të bredhit-pishës i vendosim dhuratat të cilat do t'na i sjell baba dimri . Njerëzit mendojnë për menynë e darkës. Një pjesë të madhe të kohës e kalojmë duke i shikuar dhuratat, e lexuar kartolinat të cilat na i dërguan miqtë, shokët, të afërmit, etj, përmes të cilave na urojnë Vitin e  Ri.

- Urimi i parë që duhet bërë është për shëndetin:

P  A  C  I    SH  E  N  D  E  T  !

JETE  TE  GJATE  DHE   TE   LUMTURE

Ose vetëm : Shëndet, lumturi ! Apo: Shëndet, lumturi, suksese ! Urojmë për shëndetin, sepse po qe se ke shëndetin do t'i realizosh, qëllimet, e tua personale, familjare, shoqërore e kombëtare. Sa herë që ofrohet ndërrimi i motmoteve, njeriu bëhet më sentimental, më mallëngjyes, bënë një lloj rekapitulimi i gjithë asaj çka i solli ky vit. Dikush ishte më fatlum, dikush më pak, ashtu siç  dinë të jenë dallgët e jetës, me batica e zbatica, me gëzime e hidhërime, me akuza e falenderime. Ky është viti i 17-të, që unë e pres në diasporë. Prandaj të flasësh për ndjenjat e mallengjimit, këtë mund ta spjegoj vetëm ai-ajo, që ka jetuar në mërgim. Në çdo vitë kur puthen akrepat e orës, e së së djeshmës me ato të të ardhmës ne shprehim dëshirën e  shpresën se viti që vie do të na gjejë në vendlindje-Kosovë. Derisa të tjerët urojnë së pari shëndet e lumturi, ne mërgimtarët mendojmë për kthimin në vendlindje. Ne mërgimtarët shqiptarë kurrë nuk ditëm t'i gëzohemi jetës, në diasporë, sepse çdo herë na përcolli malli me një ndërgjegje të vrarë, me një ndjenjë se je i huaji, se asgjë nuk është e plotë, me vlerë, e bukur, e shijshme, ashtu siq kishte mundur të ishte në vendlindje. Me akrepat e orës ecin edhe vitet. Eshtë e kotë të ulesh për t'ë shkruar përjetimet, nëse s'ke qenë i zgjuar t'i jetosh ato.

Dola këtu, që t'ua uroj të gjithë mërgimtarëve një vit të lumtur, me përjetime të bukura, le ta heqim mallin, mërzin, dhembjen që ndiejmë për vendlindje. Mërgimtarë të nderuar është koha që të bëhemi pjesë aktive e jetës, aty ku gjindemi, që të përfaqësojmë veten dhe Kombin në mënyrën sa më të mirë. T'i largojmë paragjykimet,që i kanë për ne, ta luftojmë armikun ne një mënyrë tjetër, me dituri,me shkollim, me qytetërim, me emancipim,dhe pjesëmarrje ne të gjitha poret e jetës. Ne vetëm me punë efikase dhe sjellje të mira, mund ti tregojmë botës se edhe ne jemi pjesë e pandashme dhe me vlerë e saj. Le ta sundojmë botën me ambicie të shëndosha, ato çdo  herë sjellin suksese të mëdha e afat gjate, dhe t'ia zbardhim fytyrën ardhmërisë të mos kalojmë kot gjithë këto vite mërgimi pa e shijuar jetën e mirë. Pra, në çastin e urimeve dhe përgëzimeve për një Vit më të mirë. Nëse është baba dimri ai që do t'na i plotësojë dëshirat, atëherë e imja do të ishte që në vitin 2011, të fillon më në fund- zhvillimi ekonomik i vendit, punësimi i të rinjëve, zvoglimi i të varfërve, emancipimi i femrës  shqiptare në mërgim e Kosovë, jetësimi i normave demokratike, luftimi i dukurive negative, etj. Këtë vit (2011), duhet të kemi më shumë miq të vërtetë, më shumë fisnikëri , më shumë, mirësi, humanizëm, më shumë tolerancë , etj etj.

le të përfundojë viti me tingujt hyjnor të Shopenit.

Vëllëzër shqipëtarë  kudo që jetoni e vepëroni;

URIME VITIN E RI 2011, SHENDETE  TE  MIRE  DHE  JETE  TE GJATE  SA MALET.

ZOTI   E   BEKOFTE   KOSOVEN



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx