E hene, 05.05.2025, 06:56 PM (GMT+1)

Kulturë

Gaqo Konomi: Todi Lubonjën në shkurt e dekoroi Haxhi Lleshi, në mars e dënoi partia

E enjte, 30.12.2010, 07:49 PM


Flet ish Shefi i teknikës së Radio Tirana  Gaqo Konomi

 

Todi Lubonjën në shkurt e dekoroi Haxhi Lleshi, në mars e dënoi partia

 

Ja si e  mbrojta Todi Lubonjën dhe u ndëshkova për vete

 

Montazhierët tanë kanë habitur gazetarët italianë

 

Nga Albert ZHOLI

 

E gjen gjithmonë në punë në një kopësht në periferi të Tiranës. Aty gjen qetësi, ajër të pastër, lehtësim shpirtëror. Në Radio Tirana jeta e tij ka kaluar mes shumë peripecish. Dhe pse aty dha gjithë energjitë, punoi me gjithë fuqinë e mendjes, përsëri nuk u vlerësua kurrë. Teknikët e radio Tiranës ai  i quan heronj, pasi i dhanë shumë asaj medie fonike por që nga drejtuesit morën vetëm harresë, harresë. Kur flet për punën e teknikëve të radios ai loton dhe psherëtin. Sipas tij, teknikët e radio Tiranës në periudhën e komunizmit ishin ndoshta të pakonkurueshëm në Ballkan, pasi me një teknikë të vjetër mbanin në gadishmëri një radio që s’mund ta mbante asnjë vend tjetër.

 

Si ka qenë përgegjësia dhe puna e teknikëve në Radio Tirana?

 

E mrekullushme. Askush nuk mund ta besojë por them një të vërtetë të madhe dhe të pa mohueshme. Sa herë kanë ardhe inhinjerë apo gazetarë të huaj që kanë punuar me montazhierët apo teknikët tanë janë mrekulluar për të mos thënë se kanë besuar punën e tyre rrobotike. Pra sir robot në shpejtësi dhe përpikëri. Kam lexuar në një intervistë të Dhimitër Gjokës kur një ekip i RTSH ka shkaur në vitet e para të demokracisë ne Greqi në Telvizionin EPT -1 në Athinë. Specialistët grek janë habitur me teknikët dhe montazhieret tone.

 

Çfarë të vërtete do na përcjellësn që të besohet ky deklarim?

 

Shumë. Një ndër to është ndërpreja e valës, apo e punës deri 5 sekonda. Shumë specialistë italianë se kanë preceptuar dot që në 1000 orë pune radioja jona s’ka mundur të përhap valë vetëm 3 deri në 4 sekonda. Kur shumë radio të tjera prestigjioze me aparatura shumë më të mira i kanë kaluar të pesë sekondat. Pra ky është një rekord botëror, i pabesueshëm. Po, rekord botëror. Kjo vinte nga përgatitja dhe përgjegjësia në punë e specialistëve tanë. Kjo në mënyrë absolute.Ajo radio me atë personel që kishte nuk bëhet më. S’mund të mendohet se si është mbajtur në gjendje pune për një kohë që të gjitha aparaturat simotra në Ballkan apo Europë kishin dalë jashtë përdorimit.

 

Ky është vetëm mendimi juaj apo dhe i specialistëve të huaj?

 

Ja një shembul më konkret. Në hapat e para të pluralizmit do të bëheshin zgjedhjet e para ku  në vendin tonë erdhën shumë gazetarë të huaj. Ato donin lidheshin edhe me agjencitë e tyre kudo që  ishin. U bë një kordinim shumë i mirë me postelekomunikacionin dhe gazetarët e huaj. Por problemi i tyre ishte montazhi. Pra ku do ti bënin montimet e specialeve. Në fund e gjetën rrugzgjidhjen, në radio Tirana. Midis të tjerëve erdhi dhe një gazetar italian. Nga shumë inçizime që ai kishte, duhej të dilte një kronikë 1 minut dhe 30 sekonda. I vumë një teknike në dispozicion. Italiani ishte në siklet. S’kishte besim. Kur montazhierja jonë i tha se kronika është gati aq sa ai e kërkonte, italiani tundi kokën dhe  se besoi. Unë nuk pashë shirit të pritej tha ai. Pra dhe në Itali gjatë montazhit pritej shiriti që të mos dilte hapësirë bosh që lajmi të dilte pa ndërprerje. Montazhieret tona, për shkak se shiritat kushtonin, i kapinin me vesh rrjedhën e kronikës, pa bërë prerje. Italiani na pyeti me hollësi. Ai duke pare, besoi se ne nuk e prisnim shiritin..Montazhieret tona ishin bërë aq profesioniste saqë bënin edhe kapjet më të vogla me vesh jo me prerje. Pra kapje me vesh me të qindat e sekondës. Kur mbaroi kronika italiani i puthi duart montazhieres. U mahnit.

 

 Pse ka qenë kjo dispilinë në punë athere?

 

Ishte sitemi që kërkonte rregull. Puna u bë edukatë. Skishe ku shkoje. Do bëje me dispilinë vetëm atë punë që të besohej, ndryshe s’kishe ku shkoje. S’kishte punë private athere. Në radio ka qenë një disiplinë e tillë që ne na ka ndihmuar që edhe në jetë ne të jemi të sëmurë, me një korrektesë të jashtëzakonëshme qofte edhe me jetën familjare.

 

Çarë veccon nga jeta rinore në regjimin komunsit?

 

Kur bëheshin mbrëmjet shqiptaro-sovjetike (muaji shtator ishte muaji i miqësisë shqiptaro- sovjetike) dhe nga të  gjithë shkollat caktoheshin të recitonin nxënës të  ndryshëm. Mua më jepte mësim rusisht një ruse e bardhë. Ajo më dha letrën e Tatjanës të cilën e kam recituar afro 20 minuta në të gjithë mbrëmjen e madhe  që bëhej me të ftuar. Dhe e pëlqyen shumë recitimin tim. Ato mbrëmje ishin të mrekullueshme. Kishin shumë gëzim. Atmosferë. Të tilla nuk bëhen sot.

 

Sa vjet ke qëndruar në Radio Tirana si përgjegjës i teknikës?

 

Rreth 30 vjet. Largmi erdhi papritur. Në një mbledhje të kolektivit unë Mbrojta Todi Lubonjën, pas Festivalit të 11-të.

 

Pse e mbrojte nuk pate frikë?

 

Kur ke të drejtë nuk mendon për frikë. Todi Lubonjën e mbrojta se ishte i zgjuar, puntor, kërkues. Por ishte dhe diçka tjetër. Pas Festivalit të 11-të, erdhi Adil Çarçani dhe i dha dokoratën “Naim Frashëri” i klasit të parë Todi Lubonjës. Dokorata  u dha në shkurt. Në mars u bë qameti pastaj. Unë në mbledhje u ngrita dhe thashë: Si ka mundësi që zv. Kryeministri i dha decorate, na mblodhi më të mirët e radio Televizionit ku u bë një mbledhje shumë festive dhe tani na del gjë tjetër. Këto sipas meje përputheshin me vijën e partisë por nuk përputheshin me  prapaskenat e partisë. Tek një mbledhje tjetër, vjen zv. Kryeministri Xhaferr Spahiu ai mbulonte edhe nga pikëpamja ekonomike radiotelevizionin. Unë i them se në festivalin e 11-të, para se të zhvillohej,  erdhën nga Komiteti Qendror dhe thanë se Festivali duhet të ketë  më shumë veshje skenike, më shumë frymë rinore. Ashtu u bë…Ndërsa tani kritikohen këto kërkesa. Pse nuk u parandaluan nga ekipi i kontrollit para se të zhvillohej Festivali? Para se ato moderrnizma të ngjiteshin në skenë? .

 

Si ishte reagimi i Todi Lubonjës?

 

Rrinte si i hutuar. Se besonte. Në një pushim të mbledhjes, në koridor tek një kolltuk, ai u ul i menduar. Unë ulem afër tij dhe ndezëm nga një cigare me filtër. Ai më thotë mua se ik se unë jam me  tuberkuloz. Sdija si ta ngushëlloja. Mbledhja vazhdoi edhe më e ashpër. Tashmë filluan të më kritikonin dhe mua për liberalizëm. Na u kundërvunë keq të dyve. Të detyruar i bëmë një letër shokut Hysni. Por se di si shkoi puna e letrës, por pas Todit në organizatën bazë të partisë mu  vursulën mua. Në atë organizatë ishin vetën dy veta që më mbrojtën.  Gjendja ishte shumë e tensionuar. Ishin gati të më dënonin. Vendosa të bëja  autokritikë në mbledhjen e ardhshme. Më vunë tre epitete  konformist, liberal, mendjemadh.

 

Të larguan nga radioja?

 

Po, për disa kohë. Por nuk më merrnin në punë tjetër nëpër radiot në rrethe pasi ishin epitetet që thamë më lart. Kuo më shoqëronte relacioni i RTSH për tre epitetet e mësiëpërme. S’dija ku të zija punë.

 

Si u riktheve?

 

Eh, ishte një moment delikat. Pa pritur erdhën aparaturat e reja nga Hungaria. Kur ishte nisur porisia ishte marrë dhe mendimi im pasi e njihja mirë teknikën e radios. Kur aparaturat mbritën në Durrës nuk gjetën njeri për ti marrë dhe për ti montuar. Athere më thirrën.

 

Si ishin këto aparatura?

 

Shumë të mira për kohën. Për të mos thënë nga më të mirat në botë. Me ato aparatura ende vazhdon të punojë një pjesë e mirë e Radio Tiranës.

 

Si ka mundur të jetojë aq gjatë ajo aparaturë?

 

Me anë të kujdesjes, profilaksëisë. Ne i mbanim si sytë e ballit apraturat. Kujdeseshim sipas instruksionit.

 

Po nëna juaj ka punuar në radio?

 

Po. Nëna ime ka qenë spikerja e gjuhës greke për radion e jashtne. Nëna ime me origjinë është greke dhe kishte një zë shumë të bukur. Edhe në Greqi ajo dëgjohej me ëndje dhe thoshin që është më e mirë se dhe vetë spikeret greke.

 

Babai juaj ka qenë ambassador?

 

 Babai im mbaroi gjimnazin e Shkodrës, fitoi gjysëm burse dhe shkoi student në Greqi. Pastaj merr pjesë në kryengritjen e Fierit. Ai banonte  tek uji i ftohtë në Vlorë. Sepse Konomët ishin themeluesit e Ujit të Ftohtë të Vlorës. Zogu pas kryengritjes donte ta arrestonte. Aty ai arratiset me  not në gjirin e Vlorës dhe me not hipën në një vapor.Aty e gjen ekuipazhi I anijes italiane që shkonte në Itali. Kur erdhi kontrrolli i doganës ata e fshehën në depozitën e ujit. Shkoi me këtë anije në itali. Pastaj kthehet mbas një viti përsëri në Greqi. Aty njihet me nënën dhe kthehet gjatë luftës ku merr pjesë në të. Më vonë ka qenë ambasador në disa vende. Ndërsa nëna speikere në radio.



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:

Video

Qazim Menxhiqi: Niset trimi për kurbet


Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx