Kulturë
Engjëll Koliqi - Poezi të 20 dhjetorit 2010 - poesie del 20 dicembre 2010
E merkure, 29.12.2010, 01:18 PM
DITA E DASHURISË
Mos u habitni
Me vallet e me këngët tona
Sot kemi festë të madhe
Po kremtojmë ditën e shekullit
Të dashurisë
-
Gëzuar!
Garlate (Lecco), 20 dhjetor 2010
NË LETRËN E PARË
Mbretëresha e lume
Ma ka bërë të ditur
Këtë ditë të madhe
Të kurorëzimit
Ka paralajmëruar hapjen
E shekullit të bekuar
Të dashurisë
Garlate (Lecco), 20 dhjetor 2010
KONFORM RREGULLAVE
Që në hapin e parë
Me shpirt e me trup
Jemi të përqëndruar
Në misionin e shenjtë
Të dashurisë
Garlate (Lecco), 20 dhjetor 2010
TË PËRDITSHËM
Me shumë elemente mirësie
Dhe me solidaritet
Ne të gjithë
Fara arbërore
Jemi të përditshëm
Në misionin e shenjtë
Të dashurisë
Përpara!
Garlate (Lecco), 20 dhjetor 2010
TERRITOR DASHURIE
Në të gjitha relievet e mbretërisë sonë
Me fuqi mrekullie
Dhe me mirësi
Kemi krijuar territore dashurie
Për këtë njerëzi
Garlate (Lecco), 20 dhjetor 2010
N’ANËN TONË
Në mos sot
Nesër gjithçka do të jetë në rregull
Konform kushtetutës
Dhe ligjeve
Të dashurisë
Garlate (Lecco), 20 dhjetor 2010
KUR KRIJOHET DASHURIA
Ndryshojnë njerëzit
Shekulli
Dhe bota
Lumturia merr
Rrugën e amshuar të parajsës
Gëzuar!
Garlate (Lecco), 20 dhjetor 2010
SIPAS LIGJIT
Për çdo lëvizje tonën
Dhe për çdo gjest
Përgjigjemi
Para popullit
Para dashurisë
Dhe para Zotit
Garlate (Lecco), 20 dhjetor 2010
DREJT ZËRIT TË DASHURISË
Shkojmë me gëzim
Me bindje
E me vullnet
Na joshin mrekullitë
Dhe përfundimisht
Kënaqësia na pret
-
Gëzuar
Dhe përpara!
Garlate (Lecco), 20 dhjetor 2010
NË PIKËN E PARË TË MREKULLISË
Sa bukur lulëzon
Dhe stinën hijeshon
E bekuara dhe e madhërishmja dashuri
Unë me mbretëreshën e lume
Jemi më të ndriturit
Dhe më të vezullueshmit
E shekullit
Sa këndje
Sa bukuri!
Garlate (Lecco), 20 dhjetor 2010
LA GIORNATA DELL’AMORE
Non stupitevi
Con i nostri balli e le canzoni
Oggi abbiamo grande festa
Festeggiamo la giornata del secolo
Dell’amore
-
Evviva!
Garlate (Lecco), 20 dicembre 2010
NELLA PRIMA LETTERA
La beata regina
Me l’ha fatto sapere
Questo grande giorno
Dell’incoronamento
Ha preavvisato l’apertura
Del benedetto secolo
Dell’amore
Garlate (Lecco), 20 dicembre 2010
CONFORME LE REGOLE
Dal primo passo
Con spirito e con corpo
Siamo concentrati
Nella santissima missione
Dell’amore
Garlate (Lecco), 20 dicembre 2010
QUOTIDIANI
Con tanti elementi della carità
Con solidarietà
Noi tutti
Il seme albanese
Siamo quotidiani
Nella santissima missione
Dell’amore
Evviva!
Garlate (Lecco), 20 dicembre 2010
TERRITORIO DELL’AMORE
In tutti rilievi del nostro regno
Con forza del miracolo
E con carità
Abbiamo creato territori dell’amore
Per quest’umanità
Garlate (Lecco), 20 dicembre 2010
NELLA NOSTRA PARTE
Se non oggi
Domani tutto quanto sarà a posto
Conforme alla costituzione
E le leggi
Dell’amore
Garlate (Lecco), 20 dicembre 2010
QUANDO SI CREA L’AMORE
Cambia la gente
Il secolo
E il mondo
La felicità prende
L’eterna strada del paradiso
Evviva!
Garlate (Lecco), 20 dicembre 2010
SECONDO LA LEGGE
Per ogni nostro movimento
E per ogni gesto
Rispondiamo
Davanti al popolo
Davanti all’amore
E davanti a Dio
Garlate (Lecco), 20 dicembre 2010
VERSO LA VOCE DELL’AMORE
Andiamo con gioia
Con convincimento
E con volontà
Ci lusingano i miracoli
E finalmente
Ci aspetta il piacere
-
Evviva
E avanti!
Garlate (Lecco), 20 dicembre 2010
NEL PRIMO PUNTO DEL MIRACOLO
Che bello fiorisce
E la stagione la abbellisce
Il benedetto e grandioso amore
Io con la regina
Siamo più illuminati
E più splendenti
Del secolo
Quanto piacere
Quanta bellezza!
Garlate (Lecco), 20 dicembre 2010