Kulturë
Bajram Qerimi: Fjalor frazeologjik-idiomatik dhe sinonimik-antonimik i gjuhës shqipe - TH
E marte, 28.12.2010, 06:12 PM
Fjalor frazeologjik-idiomatik dhe sinonimik-antonimik i gjuhës shqipe
Nga Bajram Qerimi
U
UDH/Ë-A shm.-UDHË-T
T’ U BËFTË UDHA DRITË! fr.fol.,ur.- të shkoftë gjithnjë (puna) mbarë! të vaftë, të shkoftë mirë e mbarë ! paç gëzim e lumturi! kalofsh, bëfsh gjithnjë jetë të lumtur ! paç jetë të lumtur ! (FGJSSH f. 377). S. shih sin : t’ u bëftë diell !
BËN MBI UDHË E NËN UDHË dikush fr.fol.,iron.-vepron, punon me dredhi,me djallëzi, me pabesi,me tinëzi dikush. (FGJSSH f. 2076). S.shih sin : i fsheh brirët dikush
E BËN ME UDHË diçka dikush fr.fol.,ftill.- e bën ashtu siç duhet diçka dikush, e bën siç është e rregullt diçka dikush, e bën siç e kërkon e drejta diçka dikush. (FGJSSH f. 2076). S. shih sin : e bën me arsye diçka dikush
E BËN PA UDHË diçka dikush fr.fol., ftill.- e bën jo si duhet diçka dikush, e bën jo siç është e rregullt diçka dikush, e bën jo siç e kërkon e drejta diçka dikush, e bën pa të drejtë diçka dikush. (FGJSSH f. 2076). S.shih sin : e bën pa arsye diçka dikush
*BËN UDHË dikush fr.fol..-1.fj.- udhëton, rrugëton, shtegton dikush. (FGJSSH f. 1923, 2076).S. shih sin: bën rrugë dikush.2. meton.-hap, siguron kalim, ecje, qarkullim dikush.-Nuk shihnin ku vinin këm-bën. Me duar e me këmbë bënë udhë edhe tek s’ kishte. (ZSA-VL-
NUK BËN UDHË dikush fr.fol.,id.- nuk niset dikush. (FGJSSH f. 2076). S.shih sin: nuk (e) luan çapin dikush
I BËN UDHË dikush fr.fol.,id.-1. (dikujt)i lë, i lejon, i mundëson kalim, ecje (në një vend) dikujt dikush, i bën të mundur largim, ikje të shpenguar (nga një vend) dikujt dikush. (FGJSSH f. 2076).S. shih sin: i bën rrugë dikujt dikush.2. i bën lëshime dikujt, e lë të lirë (për veprime) dikë dikush, e lë të lirë në veprime dikë dikush, e lë të veprojë si të dojë dikë dikush. S. shih sin: ia liron burgjitë dikujt dikush.3. (dikujt a diçkaje) e lë, e lejon të hyjë, të kalojë, të depërtojë shpenguar, pa pengesa, çlirë dikë a diçka dikush.S.shih sin : ia hap derën dikujt a diçkaje dikush. 4. (dikujt a diçkaje) i lë, i lejon, i jep mundësi, zgjidhje, shtegdalje, rrugëdalje dikujt a diçkaje dikush. (FGJSSH f. 973, 985, 1718). S. shih sin : i çel derë dikujt a diçkaje dikush
*E BËN UDHË diçka dikush fr.fol., ftill.- e bën gjë të zakonshme, të rëndomtë, të përhershme diçka dikush, e përsërit diçka dikush sa e tepron, e përsërit gjthnjë diçka dikush. (FGJSSH f. 1718, 2076).- M’ u ul dhe filluam të kuvendojmë, ai, për ç’ ka mund të ketë një / djalë i rënë në dashuri dhe, unë, për gjëra që… duhej t’ i bëja udhë. (JX-N f. 14-5). S.shih sin : e bën si bukë e djathë diçka dikush
IA BËN UDHËN BURG dikujt dikush fr.fol.,met.-1. ia zë dritën e s’ e lë të shohë udhën dikujt dikush. 2. ia errëson punën dikujt dikush e s’ e lë të kuptojë se si duhet të veprojë a nga t’ ia mbajë. (FGJSSH f. 199, JTH-FFGJSH f. 147). S. shih sin:ia bën rrugën burg dikujt dikush
(E) BËN UDHËN E FUNDIT dikush fr. fol.,meton.- vdes dikush. (SKDO f. 393). S. shih sin: e jep amanetin dikush
E BIE UDHA diku dikë fr.fol.,id.- shkon rastësisht diku dikush, gjendet, ndodhet rastësisht diku, në një vend dikush, rastis diku, në një vend dikush. (FGJSSH f. 1718). S. shih sin: e hedh era dikë diku
I BIE UDHA dikujt fr.fol.,id.- i rastis (të shkojë) dikujt,i ndodh,i qëllon rastësisht (të shkojë) dikujt. (BQ-DSH). S. shih sin : i bie hera dikujt
BIE NË UDHË dikush r.fol.,id.- e mbledh, e frenon veten dikush, përmirësohet, korrigjohet, ndreqet në punë, në sjellje, në veprime dikush, heq dorë nga një rrugë e mbrapshtë, e keqe dikush. (BQ-DSH). S. shih sin : bie në brazdë dikush
BIE NË UDHË me dikë dikush fr.fol., id.- merret vesh , pajtohet me dikë dikush, ka mirëkuptim, harmoni me dikë dikush, shkon, kalon mirë me dikë dikush. (BQ-DSH). S.shih sin: bie në brazdë me dikë dikush
NUK BIE NË UDHË dikush fr.fol., id. -nuk i mbushet mendja fare dikujt për diçka, nuk shtrohet, nuk bindet fare dikush, nuk dëgjon, nuk merr vesh, nuk kupton dikush çfarë, çka i thuhet, nuk i shtrohet arsyes dikush. (AXH-XXI f. 196). shih sin: nuk ha arsye dikush
E BIE NË UDHË TË DREJTË (TË MBARË) dikë dikush fr.fol.,id. e urton, e urtëson dikë dikush, e bën dikë dikush që t' i kuptojë gjërat mirë e drejt, e bën të jetë si duhet dikë dikush, e bën të jetë në rregull dikë dikush, e bën të mbledhë, të frenojë veten dikë dikush, e sjell përsëri brenda kufijve dikë dikush, e bën të arsyeshëm dikë dikush . (ALSI te: Hylli i Dritës nr. 6-8/
E BIE UDHA dikë diku fr.fol.,id.-shkon rastësisht diku dikush, gjendet, ndodhet rastësisht diku dikush. (2076). S. shih sin: e hedh era dikë diku
NUK I BIE UDHA ANDEJ dikujt fr. fol.,metin.-nuk kalon andej dikush.(BQ-DSH).S. shih sin : nuk ka krah andej dikush
*E ÇAN UDHËN dikush fr.fol.,id.-ecën i pari në një drejtim të ri dikush, i krijon kushtet i pari dikush që dikush a diçka të ecë përpara . (FGJSSH f. 239, 1923, 2076). - Ta çajmë udhën vetë me ato elemente të paka udhëheqëse që kemi në dorë. (FN-L f. 100). S. shih sin: e çan akullin dikush. 2. bën, siguron kalim dikush.- Kur bëri dimër i madh e dëbora në fshat arriti gjer në gju, i erdhën ca partizanë, që mezi kishin çarë udhën. (ZSA-VL-
I ÇEL NJË UDHË dikujt dikush fr.fol.,met.- i(ia) lë (edhe) një mundësi, një shtegdalje, një zgjidhje (tjetër) dikujt dikush (HB-FPD f. 63). S. shih sin : ia çel një derë dikujt dikush
*I ÇEL UDHË I (IA) ÇEL UDHËN dikush fr.fol.,met.- 1. (dikujt a diçkaje) i lë, i lejon mundësi, shtegdalje, zgjidhje dikujt dikush. (HB-I f. 217, HB-FPD f. 82).- Na çele udhë/ e kund s’ të pamë. (S.RRU. te: R, 17 shkurt
E ÇMON ME UDHË diçka dikush fr.fol.,ftill.- e sheh të drejtë diçka dikush. (AXH-PPGJSH f. 37). S. shih sin: e sheh me arsye diçka dikush
*E ÇOJNË UDHËT dikë diku fr.fol., meton.- shkoj diku.- Ku nuk e kërkova? Kudo që më çonin udhët. Dimër e verë. (FA-DHSH f. 99). S. shih sin : e shpie këmba dikë diku
E ÇON UDHA dikë diku fr.fol.,id.- shkon rastësisht diku dikush, gjendet, ndodhet rastësisht diku, në një vend dikush, rastis diku, në një vend dikush. (FGJSSH f. 1718, 2076). S. shih sin: e hedh era dikë diku
*DEL NGA UDHA dikush fr.fol., iron.- del nga rruga a vija e drejtë dikush, nuk shkon udhës, vijës së drejtë dikush. (FGJSSH f. 2076).- Lejla ka dhënë shembullin më të keq. Pas mendimit tim, ky nuk është duke dalë nga udha e Partisë, po ka dalë. (ZSA-VL-
DEL NGA UDHA E DREJTË dikush fr.fol.,iron.- vepron keq e nuk sillet mirë, ashtu siç duhet dikush, bëhet i mbrapshtë, i prapë dikush,shthuret, prapështohet, prapësohet, mbrap-shtohet, shthuret dikush . (BQ-DSH). S. shih sin : del nga binarët dikush
DEL NGA UDHA E ZOTIT dikush fr.fol.,iron.- mësohet keq dikush, merr shprehi të keqe dikush, del nga rruga a vija e drejtë dikush, merr,zë rrugë të keqe, të shtrembër, të mbrapshtë , të prapë, të gabuar dikush, nuk shkon udhës, vijës së drejtë dikush, hyn në rrugë të shtrembër dikush, bëhet i mbrapshtë , i prapë dikush. (BQ-DSH). S. shih sin: del nga binarët dikush
DEL UDHE dikush fr.fol., iron.- del nga rruga a vija e drejtë dikush, nuk shkon udhës, vijës së drejtë dikush. (FGJSSH f. 2076).S. shih sin: del nga binarët dikush
*S’ DI Ç’ UDHË TË MARRË dikush fr.fol.,ftill.-nuk di nga të drejtohet, nga t’ ia mbajë, nga të niset, nga t’ ia fillojë dikush.- Shikuam edhe atje, po ç’e do,- u përgjigj Teti, që kishte ngelur me duar në ijë e s’ po dinte ç’ udhë të merrte. (Z-H.-U f. 31). S. shih sin : nuk i jep dot dum diçkaje dikush
ECËN NË UDHË TË DREJTË dikush fr.fol.,ftill.- vepron ose sillet me çiltëri, siç e kërkon e drejta dikush. (FGJSSH f. 2076). S. shih sin : punon me arsye dikush
*ËSHTË E UDHËS diçka fr.fol.,ftill.- është e drejtë, e arsyeshme diçka, është ashtu siç duhet diçka.- Nëna kishte besim të patundur se çdo gjë që bënin djemtë ishte e udhës dhe e drejtë. (SKJA-G f. 178). Është më se e udhës të hulumto-het dhe të arrihet deri te e vërteta. (GKLA te: KD, 12 korrik
*ËSHTË JASHTË UDHËS diçka fr.fol.,ftill., ftill.- është e padrejtë, e paarsyeshme diçka.-Nuk është jashtë udhës të them se ushtarakët në Monterei kishin edhe synime zbuluese. (PTPR te : GJJ nr. 1-4/ 1998 f. 122). S. shih sin : është jashtë mendjes diçka
*ËSHTË JASHTË UDHËS SË PERËNDISË dikush fr.fol.,ftill.- del nga rruga a vija e drejtë dikush, e shkel rregullin e zakonshëm a të lejueshëm dikush, bën diçka të pazakonshme dikush, merr rrugë të keqe, të mbrapshtë, të shtrembër dikush, e shmang rrugën dikush.- Ashtu edhe përtaci, që i bëhet barrë njerëzisë, është jashtë udhës së Perëndisë. (N-
ËSHTË NË UDHË E SIPËR dikush fr.fol.,ftill.-është në të ardhur e sipër dikush, arrin së shpejti dikush. (FGJSSH f. 1719, 2076). S.shih sin: është në rrugë e sipër dikush
ËSHTË PËR UDHË dikush fr.fol.,ftill.- duhet të niset për diku dikush. (FGJSSH f. 2076). S. shih sin: s’ e zë ora dikë
E FLAK NË MES TË UDHËS dikë dikush fr.fol.,id.-1.e flak në mëshirën e fatit dikë dikush, e lë pa asnjë ndihmë e përkrahje dikë dikush,e lindiris,e braktis dikë dikush. S. shih sin : e lë në ahe dikë dikush. 2. e përzë, e dëbon dikë dikush pa pyetur, pa u kujdesur, pa u interesuar fare për të. (FGJSSH f. 2076). S. shih sin : e flak në rrugë dikë dikush
E FLAK NË MES TË KATËR UDHËVE dikë dikush fr.fol.,id.-1.e flak në mëshirën e fatit dikë dikush, e lë pa asnjë ndihmë e përkrahje dikë dikush,e lindiris,e braktis dikë dikush. S. shih sin : e lë në ahe dikë dikush. 2. e përzë, e dëbon dikë dikush pa pyetur, pa u kujdesur, pa u interesuar fare për të. (FGJSSH f. 2076). S. shih sin : e flak në rrugë dikë dikush
E FLAK NË UDHË dikë dikush fr.fol., id.-1.e flak në mëshirën e fatit dikë dikush, e lë pa asnjë ndihmë e përkrahje dikë dikush,e lindiris,e braktis dikë dikush. S. shih sin : e lë në ahe dikë dikush. 2. e përzë, e dëbon dikë dikush pa pyetur, pa u kujdesur, pa u interesuar fare për të. (FGJSSH f. 2076). S. shih sin : e flak në rrugë dikë dikush
E FLAK NË UDHË TË MADHE dikë dikush fr.fol.,id.-1.e flak në mëshirën e fatit dikë dikush, e lë pa asnjë ndihmë e përkrahje dikë dikush,e lindiris,e braktis dikë dikush. S. shih sin : e lë në ahe dikë dikush. 2. e përzë, e dëbon dikë dikush pa pyetur, pa u kujdesur, pa u interesuar fare për të. (FGJSSH f. 2076). S. shih sin : e flak në rrugë dikë dikush
FLET ME UDHË dikush fr.fol.,ftill.-flet arsyeshëm, drejt, ashtu siç duhet dikush, flet siç e kërkon e drejta dikush. (FGJSSH f. 2076). S. shih sin : flet me arsye dikush
FLET PA UDHË dikush fr.fol.,ftill.- flet jo siç duhet, jo siç është e rregullt, jo siç e kërkon e drejta dikush, nuk flet drejt, arsyeshëm dikush, flet pa të drejtë dikush. (FGJSSH f. 2076). S. shih sin : flet pa arsye dikush
FLET UDHË E PËRMBI UDHË dikush fr.fol.,iron.- flet kot, pa përgjegjësi, pa u menduar dikush,flet çfarë i vjen për goje dikush, flet të pjekura e të papjekura dikush .(FGJSSH f. 484, 2076). S. shih sin: flet në arë e në stom dikush
GJATË UDHËS fr.ndf.,ftill.-gjatë udhëtimit.(BQ-DSH). S. shih sin: gjatë rrugës
E GJEN TË UDHËS diçka dikush fr.fol.,ftill.- e gjen të drejtë, si duhet, me vend diçka dikush. (FGJSSH f. 2076).S. shih sin: e sheh me arsye diçka dikush
*GJEN UDHË dikush fr.fol.,id.-gjen dalje, shpëtim, rrugëdalje, shtegdalje nga gjendja e keqe, e vështirë,e rëndë,e ngushtë (ekonomike etj.) dikush Edhe kur ishte gjallë ai gjithkah gjente udhë. As’ kishte derë as udhë për të. I hapte vetë. (SO-KSH f. 79). S.shih sin: gjen çare, e gjen çaren dikush
E GJEN UDHËN për diku fr.fol., meton.-1. (dikush) nis të hyjë, të depërtojë diku (në një vend) dikush, hyn, depërton diku (në një vend) dikush. S. shih sin : (i) hap dyert (e një vendi) dikush. 2. (diçka) fillon të përhapet, të shtrihet diçka, përhapet, shtrihet diçka. (FGJSSH f. 605, 1718, 2076). S. shih sin : lëshon degë diçka
*E GJEN TË UDHËS diçka dikush fr.fol., ftill.- e gjen të drejtë, e gjen me vend diçka dikush. (AXH-XXI f. 166, FGJSSH f. 605).-Disi s’ e gjente të udhës Lul Kaluli të vinte dorë mbi një shtëpi të tërë, të pasurohej pa djersë, pa mund. (MI-SHT f. 205). Pas Dinos e mori fjalën Razimi. Ai e gjeti më të udhës të mos përsëriste më ato që tha Cane Vojka e Dinoja. (ZSA-VL-3 f. 282). S shih sin : e sheh me arsye diçka dikush
NUK E KA GJETUR NË UDHË dikush fr.fol.,meton.- 1a. (diçka) e ka siguruar, e ka arritur, e ka bërë, e ka nxjerrë me punë a me me mund, me djersë, me mundim, me përpjekje diçka dikush. (FGJSSH f. 605). S.shih sin: nuk e ka gjetur në rrugë diçka dikush.1b. (një fëmijë) e ka rritur vetë (një fëmijë) dikush. (FGJSSH f. 1718). S.shih sin: nuk e ka gjetur në rrugë (një fëmijë) dikush
HAP UDHË fr.fol.,met.- 1. (diçka) hap mundësi diçka..S. shih sin : hap dyer diçka. 2. (dikush) hap kalim dikush. (BQ-DSH). S. shih sin: bën rrugë dikush
*I HAP UDHË, I (IA) HAP UDHËN dikush fr.fol.,meton.-1. (dikujt a diçkaje) i jep leje, e lejon dikë a diçka dikush (IST f. 151).- S. shih sin : i hap dritë të gjelbër dikujt a diçkaje dikush, i (ia) hap dritën e gjelbër dikujt a diçkaje dikush.2. (dikujt) i lë, i lejon, i mundëson kalim të shpenguar dikujt dikush. (FGJSSH f. 2076).- Pa të futem dhe unë.Të gjithë më hapën udhën. (ZSA-CL-3 f. 8). S. shih sin: i bën rrugë dikujt dikush. 3. (dikujt) iron.- i bën lëshime dikujt dikush, e bën të lirë (për veprim) dikë dikush, e lë të lirë në veprime dikë dikush, e lë të veprojë si të dojë dikë dikush. (FGJSSH f. 1718 S. shih sin: ia liron burgjitë dikujt dikush
*I HAPET UDHË dikujt për diçka fr.fol.,meton.- i krijohet mundësia dikujt për diçka, i bëhet e mundur dikujt për diçka.- Deshën t’ u hapej udhë e t’ u plotësohej dëshira, se besa besën do të përpinin retë. (SA-TZ f. 17). S. shih sin: i shkon doresh (për) diçka dikujt
E HEDH NË MES TË UDHËS dikë dikush fr.fol., id.-1.e hedh në mëshirën e fatit dikë dikush, e lë pa asnjë ndihmë e përkrahje dikë dikush,e lindiris,e braktis dikë dikush. S. shih sin : e lë në ahe dikë dikush. 2. e përzë, e dëbon dikë dikush pa pyetur, pa u kujdesur, pa u interesuar fare për të. (FGJSSH f. 2076). S. shih sin : e flak në rrugë dikë dikush
E HEDH NË MES TË KATËR UDHËVE dikë dikush fr.fol., id.-1.e hedh në mëshirën e fatit dikë dikush, e lë pa asnjë ndihmë e përkrahje dikë dikush,e lindiris,e braktis dikë dikush. S. shih sin : e lë në ahe dikë dikush. 2. e përzë, e dëbon dikë dikush pa pyetur, pa u kujdesur, pa u interesuar fare për të. (FGJSSH f. 2076). S. shih sin : e flak në rrugë dikë dikush
E HEDH NË UDHË dikë dikush fr.fol., id.-1.e hedh në mëshirën e fatit dikë dikush, e lë pa asnjë ndihmë e përkrahje dikë dikush,e lindiris,e braktis dikë dikush. S. shih sin : e lë në ahe dikë dikush. 2. e përzë, e dëbon dikë dikush pa pyetur, pa u kujdesur, pa u interesuar fare për të. (FGJSSH f. 2076). S. shih sin : e flak në rrugë dikë dikush
E HEDH NË UDHË TË MADHE dikë dikush fr.fol., id.-1.e hedh në mëshirën e fatit dikë dikush, e lë pa asnjë ndihmë e përkrahje dikë dikush,e lindiris,e braktis dikë dikush. S. shih sin : e lë në ahe dikë dikush. 2. e përzë, e dëbon dikë dikush pa pyetur, pa u kujdesur, pa u interesuar fare për të. (FGJSSH f. 2076). S. shih sin : e flak në rrugë dikë dikush
I (IA) HEQ UDHËN dikujt a diçkaje dikush fr.fol.,meton.- e udhëheq dikë a diçka dikush, i prin dikujt a diçkaje dikush. (FGJSSH f. 668, 2076). S. shih sin: del në ballë të dikujt a diçkaje dikush
NUK I HIQET NGA UDHA dikujt dikush a diçka fr.fol.,meton.-e pengon dikë dikush a diçka , i del gjithnjë si pengesë dikujt dikush a diçka, e pengon, e ngatërron vazhdimisht dikë dikush a diçka.. (FGJSSH f. 1719, 2076). S. shih sin : i del cung dikujt dikush a diçka
*E HUMB UDHËN dikush fr.fol.,iron.-1. hutohet, habitet, shushatet, shastiset, trulloset, trullohet dikush, është si i trullosur dikush, nuk është në gjendje ta kontrollojë veten dikush, shkon si i dehur dikush, nuk di si të veprojë drejt dikush, nuk është në gjendje të gjykojë drejt dikush, nuk di nga të vete (më tej) dikush,sillet a vepron në mënyrë jonormale dikush. (FGJSSH f. 697). S. shih sin: i humb batha dikujt. 2. e humb orientimin, drejtimin dikush.- Qemë nisur për te dajët, por e humbëm udhën. Këtu kemi fjetur.Këtu na çeli drita. (Z.H.-U f. 55).
*I HUMB UDHA NË OBORR dikujt 1.iron.- hutohet, habitet,shushatet, shastiset, trulloset, trullohet dikush, është si i trullosur dikush, nuk është në gjendje ta kontrollojë veten dikush, shkon si i dehur dikush, nuk di si të veprojë drejt dikush, nuk është në gjendje të gjykojë drejt dikush, nuk di nga të vete (më tej) dikush,sillet a vepron në mënyrë jonormale dikush. S. shih sin: i humb batha dikujt. 2. nuk di nga t’ ia mbajë dikush, nuk di si t’ i gjejë vetes shteg-dalje, zgjidhje, rrugëzgjidhje, rrugëdalje, shpëtim nga gjendja e ngushtë a kritike dikush, nuk i di rrugëdalje, rrugëzgjidhje, zgjidhje vetes dikush, e mbulojnë shumë halle, kokëçarje dikë, gjendet shumë ngushtë dikush. -I ka humbur udha në oborr, sepse atë e pati shemër, me të bëri e bën hajgare, se robëria i fle në zemër. (NEBU te: LE, 9 shkurt
E HUMB UDHËN NË OBORR dikush fr.fol.,iron.-1.është hutaq i madh dikush, ngatë-rrohet, hutohet shpejt dikush. S. shih sin : pret bostan dhe ha pjepër dikush. 2. s’ është i zoti për asnjë punë dikush, është fare i paaftë dikush. (FGJSSH f. 1298, 2076). S. shih sin : nuk e ke për asgjë dikë.3. .nuk di nga t’ ia mbajë dikush, nuk di si t’ i gjejë vetes shtegdalje, zgjidhje, rrugëzgjidhje, rrugëdalje, shpëtim nga gjendja e ngushtë a kritike dikush, e mbulojnë shumë halle, kokëçarje dikë. (BQ-DSH). S.shih sin : nuk i di çare vetes dikush, nuk ia di çaren vetes dikush
I HYN NË UDHË dikujt për diçka fr.fol.- i intereson, i përket dikujt diçka. (BQ-DSH). S. shih sin : i hyn nëpër bark dikujt diçka (edhe moh.)
NUK I HYN NË UDHË diçka dikujt fr.fol.,id.- nuk i nevojitet, nuk i duhet, nuk i vlen , nuk i vyen diçka dikujt. (BQ-DSH). S. shih sin: nuk i hyn në kut diçka dikujt
HYN NË UDHË TË DREJTË dikush fr.fol.,met.- nis të sillet mirë, ashtu si duhet dikush, e mbledh, e frenon veten dikush, përmirësohet, ndreqet, korrigjohet në punë, në sjellje, në veprime dikush, heq dorë nga një rrugë e mbrapshtë, e keqe, e ligë dikush. (BQ-DSH). S. shih sin : hyn në binarë dikush
HYN NË (NJË) UDHË TË KEQE dikush fr.fol.,iron.- vepron keq e nuk sillet mirë, ashtu siç duhet dikush, bëhet i mbrapshtë, i prapë dikush. (FGJSSH f. 2084). S.shih sin: del nga binarët dikush
HYN NË UDHË PA KRYE dikush fr.fol.,iron.- i hyn diçkaje ( një pune etj.) dikush, së cilës nuk di si do t’ i vejë filli, e fillon diçka (një punë etj.) dikush, së ciëës nuk di ose nuk mund t’ ia dalë mbanë. (BQ-DSH). S. shih sin: futet në baltë
HYN NË UDHË TË MBARË dikush fr.fol.,met.- nis të sillet mirë, ashtu si duhet dikush, e mbledh, e frenon veten dikush, përmirësohet, ndreqet, korrigjohet në punë, në sjellje, në veprime dikush, heq dorë nga një rrugë e mbrapshtë, e keqe, e ligë dikush. ( BQ-DSH). S. shih sin : hyn në binarë dikush
HYN NË UDHË TË SHTREMBËR dikush fr.fol.,iron.- vepron keq e nuk sillet mirë, ashtu siç duhet dikush, bëhet i mbrapshtë, i prapë dikush, prapështohet, prapësohet, mbrapshtohet, shthuret dikush . (BQ-DSH).S. shih sin : del nga binarët dikush
HYN NËN UDHË dikush fr.fol.,iron.-merr një drejtim të shtrembër dikush, nuk ecën në rrugën e drejtë dikush, bëhet i mbrapshtë, i prapë dikush, zbaton mënyra veprimi jo të rregullta dikush. (FGJSSH f. 2076). S. shih sin : del nga binarët dikush
NUK TË HYN NË UDHË fr.fol.,id.- nuk të intereson, nuk të takon, nuk të përket. (BQ-DSH). S. shih sin: nuk të hyn në punë
S’ JEMI NË NJË UDHË fr.fol., iron.- nuk kuptohemi fare me njëri-tjetrin, tjetër bëj, them unë e tjetër bën, thua ti. (FGJSSH f. 1007). S. shih sin : ai humbi barrën, ky (ia) kërkon gunë
S’ E JEP UDHA diçka fr.fol.,ftill.- nuk lejohet diçka, nuk është sipas rregullave ose sipas ligjeve diçka, nuk e jep,nuk e lejon e drejta diçka. (FGJSSH f. 2076). S. shih sin: është pa arsye diçka
*I JEP UDHË dikush fr.fol., id.-1a. (diçkaje) i jep,i gjen zgjidhje diçkaje dikush, e zgjidh diçka dikush, ia gjen mënyrë e zgjidhjes diçkaje dikush. (FGJSSH f. 2076).-Po ca nga mungesa e ngritjes ideologjike, ca i pamësuar me jetën praktike të fshatit në kushtet e reja, punët e shumta herë-herë i pështjelloheshin në kokë pa zgjidhje. Mendohej dhe, shpesh u jepte udhë sipas kokës së tij. (ZSA-VL-
*I JEP UDHË dikujt dikush fr.fol.,met.- i lë, i lejon, i jep mundësi, shpëtim, zgjidhje dikujt dikush. - Të jap udhë, që sipas rradakes tënde ta formosh këtë trupë- edhe atë, një ditë e më parë. (MI-SHT f. 41). Ja, bisedoni dhe më jepni udhë. (ZSA-VL-
NUK I JEP UDHË dikujt dikush fr.fol.,met.- nuk i lë, nuk i lejon,nuk i jep mundësi, shpëtim, zgjidhje dikujt dikush. (BQ-DSH). S. shih sin : nuk i jep derë dikujt dikush (edhe poh.)
*I(IA) JEP UDHËN (UDHËT) dikujt dikush fr.fol,id.-1. e dëbon, e përzë (nga shtëpia) dikë dikush. (FGJSSH f. 2076).-I kishte dhënë udhën i biri i hallës.(MR-F f.74). Thuhej se familjes së Balajve i ishte kthyer “robi” në shtëpi. U ka mbetur në derë-përsëritnin. I kishte dhënë udhën i biri i hallës. (MR-F f. 74). S. shih sin: i (ia) vë cipalin dikujt dikush. 2. e lë pa asnjë ndihmë e përkrahje dikë dikush. (FGJSSH f. 737, 1719). S. shih sin : e lë në pikë të adaletit dikë dikush
*NUK TË JEP UDHË diçka fr.fol.,id.-nuk të orienton diçka.-Hapni sytë se dëbora s' ka besë, të heq filli e s' të jep udhë. (MK-AJ f. 60).
*I (IA) JEP UDHËT fr. fol.,id.-1. (dikujt dikush) e përzë, e dëbon, e zbon dikë dikush. (UÇ-3/71 f. 195). - Usta Lipi e shkrupullosi letrën në grusht dhe bëri një nojmë si për ta grisur.- Dhe def këtej!...u dha udhët me duar.(JX-LV f. 84).S. shih sin: S. shih sin: i (ia) vë cipalin dikujt dikush.2. (dikujt dikush) e bën të ikë nga sytë këmbët dikë dikush, e bën dikë dikush që të ikë i tmerruar, e bën t' ua mbathë këmbëve nga frika dikush dikë, e vë në ikje dikë dikush, e detyron të ikë dikë dikush.- Edhe i korrën e i vranë, udhët e dërrmën u dhanë. (N-
I JEPET UDHË diçkaje fr.fol.,id.-1a. i jepet, i gjendet ftillëzim, shpjegim diçkaje, bëhet (më) e qartë a (më) e kuptueshme diçka e errët a pak e kuptueshme, sqarohet, ftillohet, ftillëzohet, tëfillet, tëfillohet, shpjegohet, ndriçohet diçka.1b. i jepet, i gjendet zgjidhje diçkaje, zgjidhet diçka . (BQ-DSH). S. shih sin: i jepet dum diçkaje
*S’ KA GJË NË UDHË fr.fol., ftill.- 1. (dikush) s’ ka gjë në rregull dikush.- Në qoftë se e bën kështu agjitacionin, s’ ke gjë në udhë. Të gjithë i fut në një thes dhe hajde e gjeje armikun. (ZSA-VL-3 f. 40). S. shih sin: s’ ka gjë në duqe dikush. 2. (diçka) s’ ka gjë të mbarë diçka.- Pastaj shpejt e shpejt i tha: -Ta ndërrojmë bashkë me atë të Arave të Lofatave, që s’ kanë gjë në udhë. Hem ti shpëton, hem unë...(ZSA-VL-3 f. 93).
*E KA NË UDHË diçka dikush fr.fol.,ftill.- e ka në rregull diçka dikush.- Ka dhënien e marrjen edhe gjithë punët në udhë. (N-
KA NJË UDHË PËRPARA dikush fr.fol.,fj.-i duhet dikujt të bëjë një udhëtim për diku. (FGJSSH f. 2076).
KA UDHË diçka fr.fol.,id.-1. (diçka) ka zgjidhje, rrugëzgjidhje, rrugëdalje diçka. (BQ-DSH). S.shih sin: ka anë e udhë diçka.2. (dikush) ka rrugëdalje, shtegdalje, dalje a shpëtim dikush nga gjendja e keqe, e vështirë, e rëndë, e ngushtë, kritike dikush, ka ,gëzon ndihmë, përkrahje dikush. S.shih sin: ka çare dikush (edhe moh.)
E KA UDHËN HAPËT (HAPUR, TË HAPUR) dikush fr.fol., meton.- hyn, vepron lirisht, shpenguar dikush, nuk ka ndonjë pengesë (nuk ka pengesa) për të bërë a vepruar (hyrë, ecur, kaluar, shkuar etj.)dikush, është i lirë, ishpenguar për të bërë a vepruar (ecur, hyrë, kaluar, shkuar etj.) dikush (JBALL-KOR f. 203, FGJSSH f. 651, 2077). S. shih sin : e ka derën çelur (të çelur, hapur, të hapur) dikush
*NUK KA UDHË TJETËR dikush fr. fol.,ftill.-nuk ka shtegdalje, rrugëdalje, dalje tjetër dikush, nuk ka shpëtim tjetër dikush, nuk ka mundësi tjetër dikush, nuk ka nga t’ ia mbajë dikush, s’ ka ç’ bën dikush, është i detyruar, i shtrënguar të bëjë, të veprojë mu ashtu siç i imponohet a siç ia imponojnë rrethanat. (FGJSSH f. 2076).-S’pata tjetër udhë dhe pas njëzet e pesë vjetësh u ktheva në fshat dhe m’ u desh ta bëja hal atë djerrinë të fjetur. (HKA-OM f. 158).S.shih sin : nuk ka çare tjetër dikush
IA KALLËZOJNË (IA TREGOJNË) UDHËN ME GISHT dikujt fr.fol.,iron.-1. është bërë si i hutuar, si i shastisur dikush. S. shih sin: i vjen andrallë dikujt.2. meshnohet, matufoset dikush, nis dhe e lë kujtesa dikë, nuk kupton sa duhet dikush, bëhet si budalla dikush. (PETPA-LU f. 182). S. shih sin:i thotë buzmit kiq dikush
IA KALLËZON UDHËN dikujt dikush fr.fol.,iron.- nuk e pret, nuk e pranon (në shtëpi) si mik, si mysafir dikë dikush, nuk e lë, nuk e lejon brenda (në shtëpi) dikë dikush, e përzë dikë dikush, nuk e pranon për vizitë a për të bujtur dikë dikush. (BQ-DSH). S.shih sin :nuk ia çel derën dikujt dikush ; i (ia) vë cipalin dikujt dikush
KËRKON UDHË TJETËR dikush fr.fol.,ftill.-kërkon, lyp mundësi, zgjidhje, shpëtim, ndihmë, shtegdalje, rrugëdalje tjetër dikush. (BQ-DSH). S.shih sin: kërkon çare tjetër dikush
KËTË UDHË fr.ndf.,id.-këtë herë, këtë radhë. (FGJSSH f. 2076). S. shih sin: këtë radhë
*E LË NË MES TË UDHËS (TË UDHËVE) dikë dikush fr.fol., iron.-1.e lë në mëshirën e fatit dikë dikush, e lë pa asnjë ndihmë e përkrahje dikë dikush,e lindiris,e braktis dikë dikush.- fliste sime mëje, kur ajo i thoshte të ruhej se do të na linte në mes të udhëve: Jo, moj grua! Jo. Që kur doli Partia, ne s’ kemi të keq! (ZSA-VL-
E LË NË MES TË UDHËS diçka dikush fr.fol.,iron.-nuk e mbaron dot tërësisht diçka (një punë etj.) dikush, e lë pa e mbaruar, pa e përfunduar diçka (një punë etj.) dikush, e lë pa zgjidhur diçka (një çështje etj.) dikush. (FGJSSH f. 2076). S. shih sin : e lë bllacë diçka (një punë, çështje etj.) dikush
E LË NË MES TË KATËR UDHËVE dikë dikush fr.fol., id.-1.e lë në mëshirën e fatit dikë dikush, e lë pa asnjë ndihmë e përkrahje dikë dikush,e lindiris,e braktis dikë dikush. S. shih sin : e lë në ahe dikë dikush. 2. e përzë, e dëbon dikë dikush pa pyetur, pa u kujdesur, pa u interesuar fare për të. (FGJSSH f. 2076). S. shih sin : e flak në rrugë dikë dikush
E LË NË UDHË dikush fr.fol., iron.-1. (dikë) e lë në mëshirën e fatit dikë dikush, e lë pa asnjë ndihmë e përkrahje dikë dikush,e lindiris,e braktis dikë dikush. S. shih sin : e lë në ahe dikë dikush. 2. (dikë) e përzë, e dëbon dikë dikush pa pyetur, pa u kujdesur, pa u interesuar fare për të. (FGJSSH f. 2076). S. shih sin : e flak në rrugë dikë dikush.3. (diçka) nuk e mbaron dot tërësisht diçka (një punë etj.) dikush, e lë pa e mbaruar, pa e përfunduar diçka (një punë etj.) dikush, e lë pa zgjidhur diçka (një çështje etj.) dikush. (FGJSSH f. 2076).S. shih sin : e lë bllacë diçka (një punë, çështje etj.) dikush
E LË NË UDHË TË MADHE dikë dikush fr.fol., id.-1.e lë në mëshirën e fatit dikë dikush, e lë pa asnjë ndihmë e përkrahje dikë dikush,e lindiris,e braktis dikë dikush. S. shih sin : e lë në ahe dikë dikush. 2. e përzë, e dëbon dikë dikush pa pyetur, pa u kujdesur, pa u interesuar fare për të. (FGJSSH f. 2076). S. shih sin : e flak në rrugë dikë dikush
I LË UDHË dikush fr. fol.,met.-1. (dikujt a diçkaje) i lë, i lejon, i jep mundësi, zgjidhje, shtegdalje, rrugëdalje dikujt a diçkaje dikush. S. shih sin : i çel derë dikujt a diçkaje dikush.2. (dikujt) e lë, e lejon të kalojë dikë dikush, nuk e pengon të kalojë dikë dikush, ia bën të mundur kalimin dikujt dikush, i lë, i lejon, i mundëson kalim, ecje (në një vend) dikujt dikush, i bën të mundur largim, ikje të shpenguar (nga një vend) dikujt dikush. S. shih sin : i bën rrugë dikujt dikush. 3. (dikujt) i bën lëshime dikujt dikush, e bën të lirë (për veprim) dikë dikush. S. shih sin: ia liron burgjitë dikujt dikush. 4.(dikujt a diçkaje) e lë, e lejon të hyjë, të kalojë, të depërtojë shpenguar, pa pengesa, çlirë dikë a diçka dikush. (FGJSSH f. 973, 1719, 2076). S. shih sin : ia hap derën dikujt a diçkaje dikush
NUK I LË UDHË dikujt dikush fr.fol.,met.- nuk i l ,nuk i jep mundësi, zgjidhje dikujt dikush. ( BQ-DSH). S. shih sin : nuk i jep derë dikujt dikush
NUK I LË UDHË TJETËR dikujt dikush fr.fol.,meton.- e vë në gjendje, në pozitë shumë të vështirë dikë dikush, e vë në gjendje, në pozitë pa rrugëdalje dikë dikush, e zë sdhumë keq, shumë ngushtë dikë dikush, ia mbledh shumë keq dikujt dikush, e detyron, e shtrëngon dike dikush të veprojë ashtu si i thuhet, si i urdhërohet pa i lënë kurrfarë mundësie, zgjidhje, rrugëdalje, shtegdalje tjetër. ( BQ-DSH). S.shih sin: e fut në bigë dikë dikush
*I (E) LËNË UDHËVE TË BOTËS fr.mb.,met.- Në Kriptenë po vriten njerëzit/ në karantinë është mbyllur liria/ një gjeth i lënë udhëve të botës/ për një kafshatë buke, për një xixë lirie/ në dhe të huaj, me liri të ndaluar. (NBU-E f. 34). S. shih sin : i hedhur në erë
LËSHON UDHË dikush fr.fol.,id.- bën lëshime dikush, lëshon pe dikush, largohet, tërhiqet nga një qëndrim, nga një mendim, nga një kërkesë, nga një urdhër etj.) dikush. (BQ-DSH). S. shih sin : ngrihet anash dikush
*I LËSHON UDHË dikujt dikush , I (IA) LËSHON UDHËN dikujt dikush fr. fol.-1. id.- i lë, i lejon kalim të shpenguar dikujt dikush. (FGJSSH f. 2076).S. shih sin: i bën rrugë dikujt dikush.2. iron.- i bën lëshime dikujt dikush, e lë të lirë në veprime dikë dikush, e lë të veprojë si të dojë dikë dikush. (AXH-XXI f. 165, FGJSSH f. 1718).-Thuaj, moj de, kam hak apo s’ kam hak! Thuaj! Sikur s’ e di cila është Minoja.Të kam thënë:të ligut lëshoi udhën.Po ajo kokosh edhe ti kokosh! (ZSA-VL-
NUK IA LËSHON UDHËN fr.fol., meton.-1. (diçkaje a dikujt) shkon krahas, baras me diçka a dikë , ecën, shkon krahas, barabar me diçka a dikë , shkon ,ecën përpara krahas, barabar me diçka a dikë, përparon barabar, krahas me diçka a dikë, nuk mbetet prapa, pas diçkaje a dikujt. S. shih sin :e hedh çapin një (një për një) me diçka a dikë. 2. (dikujt dikush) nuk i bën lëshim(e) dikujt dikush. (BQ-DSH). S. shih sin : nuk i lëshon pe dikujt dikush
NUK IA LËSHON UDHËN askujt dikush (për aftësi, dituri, zotësi, urti etj.) fr.fol., meton.- nuk e sheh edhe një tjetër si ai(për aftësi,dituri, zotësi, urti etj.) dikush, nuk ka shok tjetër për aftësi, dituri, zotësi, urti etj., dikush, është i pashoq, i vetëm dikush për diçka (për aftësi, dituri, zotësi, urti etj..). (AXH-XXI f. 165). S.shih sin: s’ i gjendet edhe një çift dikujt, s’ i gjendet (kund) çifti dikujt
S’ I LËSHON UDHË ASKUJT (AS MË TË MIRIT) dikush fr.fol., meton.- është i pashoq, i vetëm dikush për diçka (aftësi, dituri, shkathtësi, bukuri, mençuri, për të mirë etj.), dallohet nga të tjerët a nga të gjithë për shumëçka (për zotësi, mençuri, trimëri, dituri etj.) dikush. (FGJSSH f. 986, JTH-FFGJSH f. 249). S. shih sin: s’ i gjendet edhe një çift dikujt, s’ i gjendet (kund) çifti dikujt
* MBAJ UDHËN ! fr.fol.,met.- 1. mendo mirë! mendohu mirë çka po flet! kij kujdes çka po flet! Mos fol kështu me mua se n’e zgjofsha tim vëlla, tim vëlla Padhavanin që po fle këtu, do të të bëjë copë e çikë ! Mbaj udhën qen tradhtar ! (p.p. te : P nr. 4/ 1988 f. 25). S. shih sin : mbaj(e) gojën ! thirri arsyes ! 2. shih punën tënde !mos u përziej në punët e të tjerëve ! (FGJSSH f. 1075, 2076). S. shih sin : mbaj drejt !
IA MBATH UDHË PA UDHË dikush fr.fol.,iron.-ikën menjëherë e me nxitim dikush, ikën me vrap (sa mund(et) dikush, ikën shumë shpejt, me vrap të madh dikush, nuk sheh nga ikën, nga shkon, nga vete dikush. (FGJSSH f. 1883). S. shih sin: e ther binishin dikush
*MBETET NË GJYSMËN E UDHËS (NË GJYSMË TË UDHËS) diçka fr.fol.,met.- nuk përfundon, nuk përfundohet diçka.- dikush fr.fol.,meton.- Përdoret si argument që provon se revolucionet nuk mund të shkojnë deri në fund, mbeten në gjysmën e udhës, nuk i arrijnë gjithë qëllimet e tyre. (AU-SH f. 103). S. shih sin : mbetet në ajër diçka
MBETET NË MES TË KATËR UDHËVE dikush fr.fol.,ftill.-e humb shtëpinë e gjithçka tjetër dikush, mbetet pa asnjë ndihmë e përkrahje dikush, mbetet në mëshirën e fatit dikush. (FGJSSH f. 2076). S. shih sin: mbetet në pikë të adaletit dikush
MBETET NË MES TË UDHËS fr.fol.-1. (dikush) ftill.-e humb shtëpinë e gjithçka tjetër dikush, mbetet pa asnjë ndihmë e përkrahje dikush, mbetet në mëshirën e fatit dikush. (FGJSSH f. 2076). S. shih sin: mbetet në pikë të adaletit dikush.2. diçka (një punë, një çështje etj.) mbetet e papërfunduar, e pakryer, e pambaruar, e pazgjidhur diçka (një punë, një çështje etj.). (FGJSSH f. 2076).S.shih sin: mbetet në ajër diçka ( një punë, një çështje etj.)
MBETET NË UDHË fr.fol..1. (dikush) fj. - nuk e përfundon udhëtimin dikush. (FGJSSH f. 2076). 2. diçka (një punë, një çështje etj.) mbetet e papërfunduar, e pakryer, e pambaruar, e pazgjidhur diçka (një punë, një çështje etj.). (FGJSSH f. 2076). S. shih sin: mbetet në ajër diçka ( një punë, një çështje etj.)
MBETET NË UDHË TË MADHE dikush fr.fol.,ftill.-e humb shtëpinë e gjithçka tjetër dikush, mbetet pa asnjë ndihmë e përkrahje dikush, mbetet në mëshirën e fatit dikush. (FGJSSH f. 2076). S. shih sin: mbetet në pikë të adaletit dikush
MBETET UDHËVE dikush fr.fol-1. iron.- bredh poshtë e përpjetë kot dikush. (FGJSSH f. 2075, 2076). S.shih sin: bredh andej e këndej (këtej) dikush. 2. ftill.-e humb shtëpinë e gjithçka tjetër dikush, mbetet pa asnjë ndihmë e përkrahje dikush, mbetet në mëshirën e fatit dikush. (FGJSSH f. 2076). S. shih sin: mbetet në pikë të adaletit dikush
NUK I MBETET UDHË TJETËR dikujt fr.fol.,ftill.- është i detyruar, i shtrënguar dikush të veprojë vetëm ashtu e kurrsesi ndryshe, tjetërqysh, nuk i mbetet mundësi, zgjidhje, shtegdalje, rrugëdalje tjetër dikujt. (BQ-DSH). S.shih sin : nuk i mbetet çare tjetër dikujt
MBETET UDHËVE dikush fr.fol.-1. ftill.-mbetet pa kurrfarë ndihme e pa kurrfarë përkrahjje dikush, mbetet në ngushticë të madhe dikush, mbetet, ndodhet në rrethana të vështira dikush.S. shih sin : mbetet në pikë të adaletit dikush. 2. iron. endet, bredh kot, pa punë poshtë e përpjetë dikush.S..shih sin:bredh andej (e) këndej (këtej) dikush. 3. meton.- ikën e nuk kthehet më dikush, humb dikush. S. shih sin: shkon në fund të botës dikush. 4. meton.- vdes, e gjen vdekjen dikush. (FGJSSH f. 1719). S. shih sin : e jep amanetin dikush
IA MBYLL TË GJITHA (TËRA) UDHËT dikujt dikush fr.fol.,meton.-1. nuk i lë, nuk i lejon, nuk i jep kurrfarë mundësie, shpëtimi, shtegdalje, rrugëdalje, zgjidhje dikujt dikush, ia mbyll të gjitha shtegdaljet, zgjidhjet dikujt dikush. S.shih sin : nuk i jep derë dikujt dikush.2. e vë në gjendje, në pozitë shumë të vështirë dikë dikush, e vë në gjendje, në pozitë pa rrugëdalje dikë dikush, e zë sdhumë keq, shumë ngushtë dikë dikush, ia mbledh shumë keq dikujt dikush, e detyron, e shtrëngon dike dikush të veprojë ashtu si i thuhet, si i urdhërohet pa i lënë kurrfarë mundësie, zgjidhje, rrugëdalje, shtegdalje tjetër. ( BQ-DSH). S.shih sin: e fut në bigë dikë dikush; ia shkel bishtin me këmbë dikujt dikush; ia zë bishtin me derë dikujt dikush
IA IA MBYLL UDHËN dikujt a diçkaje dikush fr.fol.,meton.- e pengon, e ndalon dikë a diçka dikush, i bën,i shkakton,i sjell pengesë a pengesa dikujt a diçkaje dikush, nuk e lejon hyrjen, kalimin, shkuarjen përpara të dikujt a përhapjen, sendërtimin e diçkaje dikush. (BQ-DSH)..S.shih sin:i bëhet barrikadë dikujt a diçkaje dikush
*MERR UDHË, E MERR UDHËN fr.fol.,fj.- 1. (për diku dikush) udhëton, shkon, niset (për diku, për në një vend) dikush, e nis udhëtimin dikush, nis të udhëtojë për diku, për në një vend dikush. (FGJSSH f. 1860, 2076).-Atë ditë Lumi e Nazmiu marrin udhë me kamionin e firmës për të dërguar zhavor nga Magurja në fshahtin Rakinicë të Skënderajt. (p.a. te: ERE, 29 mars
*NUK MERR UDHË dikush fr.fol., iron.- qëndron me kokfortësi në mendimin e vet dikush, këmbëngul (edhe pa të drejtë) në të tijën (në të veten) dikush, mbetet deri në fund kryeneç, i papërmirësuar dikush, nuk lëviz, nuk luan fare nga e tija (nga e vetja) dikush, qëndron shumë në të veten dikush, nuk largohet, nuk tërhiqet nga një qëndrim a mendim (i padrejtë) vetanak, nga një kërkesë etj.(e padrejtë) vetanake dikush, ngul këmbë së tepërmi, me kokëfortësi dikush, ngulmon pa masë, tej mase dikush në të tijën (në të veten), nuk bën asnjë lëshim dikush. (NMUS-NJFK f. 214). S. shih sin: nuk ha arsye dikush
I MERR UDHËT fr.fol.,iron.-1. (dikush) bredh rrugëve dikush, bredh, endet, shëtit kot, poshtë e lart dikush, bredh, kërkon nëpër botë dikush, i mat rrugët dikush, nuk punon fare dikush, bëhet rrugaç, rrugar dikush, hallavitet, sorollatet dikush. (FGJSSH f. 1774). S. bredh andej (e) këndej (këtej) dikush. 2. (gruaja) lëshohet nga burri (gruaja). (BQ-DSH). S.shih sin: i merr dyert e strehët (gruaja).3.meton.-mërgon, emigron dikush, ikën shumë larg vendit të banimit të zakonshëm dikush, ikën shumë larg shtëpisë dikush, e lë shtëpinë dikush dhe niset për të gjetur vend jetese e pune ku të rastisë dikush, shkon larg në mërgim dikush. S. shih sin: e merr botën me (në) sy dikush. 4. iron. niset, ikën, largohet, udhëton në drejtim të panjohur, të pacaktuar dikush (pa ditur se ku vete), nuk dihet, nuk shihet se ku shkon dikush. (FGJSSH f. 1719). S. shih sin : i merr bërdoçkat dikush. 5. humb ose e lë shtëpinë a gjithçka që ka dikush dhe niset për të gjetur diku një vend jetese a pune. (FGJSSH f. 2076). S. e merr udhën e madhe dikush
*I MERR UDHËT E BOTËS dikush fr.fol.,meton.- 1.mërgon, emigron në vend të huaj dikush, ikën, largohet, tretet, shkon, vete larg nga shtëpia, vendbanimi, atdheu, vendlindja dikush. (pa ditur se ku vete).- O zot mora udhët e botës/ Ahasfer i mallkuar/ Të mos gjej paqe në asnjë strehë të huaj. (RSY te :KD, 8 mars
(E) MERR UDHËN E DHIVE dikush fr.fol.,iron.- merr rrugë të shtrembër, të keqe dikush. (IBME-OP f. 157). S.shih sin: del nga binarët dikush
MERR UDHË TË GABUAR dikush fr.fol.,iron.- vepron keq e nuk sillet mirë, ashtu siç duhet dikush, bëhet i mbrapshtë, i prapë dikush, prapështohet, prapësohet, mbrapshtohet, shthuret dikush . (BQ-DSH). S. shih sin : del nga binarët dikush
MERR UDHË TË KEQE dikush fr.fol.,iron.- vepron keq e nuk sillet mirë, ashtu siç duhet dikush, bëhet i mbrapshtë, i prapë dikush, prapështohet, prapësohet, mbrapshtohet, shthuret dikush . (FGJSSH f. 2076). S. shih sin : del nga binarët dikush
*MERR UDHË TË LIGË dikush fr.fol., iron.- , bëhet i mbrapshtë dikush, shthuret dikush.- Sapo vinte, dita-ditës merrte udhë të ligë. (MGRA-NK f. 49). S. shih sin: del nga binarët dikush
E MERR UDHËN E MADHE dikush fr.fol.,id.- humb ose e lë shtëpinë a gjithçka që ka dikush dhe niset për të gjetur diku një vend jetese a pune. (FGJSSH f. 2076). S. shih sin : i merr udhët dikush
MERR UDHË TË MBARË, E MERR UDHËN E MBARË fr.fol.,meton.- 1. (dikush) e mbledh, e frenon veten dikush, përmirësohet, korrigjohet, ndreqet në punë, në sjellje, në veprime dikush, heq dorë nga një rrugë e mbrapshtë, e keqe dikush. S. shih sin : bie në brazdë dikush. 2. (diçka) vjen në gjendje të rregullt, të mbarë diçka, ndreqet si duhet diçka,mbarësohet, mbarështrohet, rregullohet diçka . (BQ-DSH). S. shih sin: bie në brazdë diçka
MERR UDHË TË MBRAPSHTË dikush fr.fol., iron.- vepron keq e nuk sillet mirë, ashtu siç duhet dikush, bëhet i mbrapshtë, i prapë dikush, prapështohet, prapësohet, mbrap-shtohet, shthuret dikush. (BQ-DSH). S. shih sin : del nga binarët dikush
MERR UDHË TË PRAPË dikush fr.fol., iron.- vepron keq e nuk sillet mirë, ashtu siç duhet dikush, bëhet i mbrapshtë, i prapë dikush, prapështohet, prapësohet, mbrapshtohet, shthuret dikush . (BQ-DSH). S. shih sin : del nga binarët dikush
MERR UDHË TË SHTREMBËR dikush fr.fol.,iron.-vepron keq e nuk sillet mirë, ashtu siç duhet dikush, bëhet i mbrapshtë, i prapë dikush,shthuret, prapështohet, prapësohet, mbrap-shtohet,shthuret dikush. (FGJSSHf.2076, 2084).S. shih sin: del nga binarët dikush
(E) MERR UDHËN E UJQVE dikush fr.fol., iron.- vepron keq e nuk sillet mirë, ashtu siç duhet dikush, bëhet i mbrapshtë, i prapë dikush, prapështohet, prapësohet, mbrapshtohet, shthuret dikush . (ESBRA-LU f. 154, FGJSSH f. 2077, 2084). S.shih sin: del nga binarët dikush.
*NDËRRON UDHË dikush fr.fol., met.- 1. korrigjohet dikush.-Lami, i cili ishte veshur polic,e kuptoi se po binte në batak, por atij ia hapin sytë këshillat e pjesëtarëve të familjes dhe ndërron udhë. (HB te: st.fil. nr.4/77 f.88). S. shih sin: ndërron rrugë dikush.2.kthehet prapa dikush, nuk shkon rrugës së njëjtë, e ndërron drejtimin e udhëtimit, ecjes etj.dikush - Të drejtën, ndërrova udhë kur e dëgjova. Thanë se qenë futur pas qipisë, pa turp fare. (ZSA-VL-
*NË UDHË fr.ndf.-kalimthi.- Edhe sot e kësaj dite Dhori i Teto Savos, i hollë si cirua, ma nxjerr gjuhën kur e takoj në udhë e më mban mëri se gjoja unë u bëra shkak që erdhi në botë shtatanik, dy muaj para afatit.! (SA-TZ f. 9). S. shih sin: në rrugë e sipër
NË UDHË E SIPËR fr.ndf.,id. – shkarazi e shpejt e shpejt, pa u ndalur me hollësi në diçka, kalimthi. (FGJSSH f. 1719, 2076). S. shih sin: në rrugë e sipër
NIS UDHË dikush, E NIS UDHËN dikush fr.fol.,fj.- 1. (për diku) udhëton, shkon, niset (për diku) dikush, e nis udhëtimin dikush, nis të udhëtojë dikush (për diku).(FGJSSH f. 2076). S. shih sin. merr rrugë dikush, (e) merr rrugën dikush.
ËSHTË NISUR PËR ATË UDHË dikush fr.fol.,iron.- është shumë i sëmurë dikush, është në gjendje të rëndë dhe pa shpresa (një i sëmurë, një i moshuar), është buzë vdekjes dikush, është për vdekje dikush, është para vdekjes dikush. (BQ-DSH). S. shih sin: është në agoni dikush
NISET PËR SHTEG dikush fr.fol., ftill.- niset për të udhëtuar dikush . (AXH-XXVII f. 179). S. shih sin : niset për rrugë dikush
*E NXJERR NË MES TË UDHËS (TË UDHËVE) dikë dikush fr.fol., id.-1.e nxjerr në mëshirën e fatit dikë dikush, e lë pa asnjë ndihmë e përkrahje dikë dikush,e lindiris,e braktis dikë dikush. S. shih sin : e lë në ahe dikë dikush. 2. e përzë, e dëbon dikë dikush pa pyetur, pa u kujdesur, pa u interesuar fare për të. (FGJSSH f. 2076). - E ç’ të bëjmë? Ku kemi fuqi? Po s’ erdhi gjë nga jashtë, vamë fare…Kur të na nxjerrin dhe neve në mes të udhëve ndonjëherë. (ZSA-VL-
*E NXJERR NË MES TË KATËR UDHËVE dikë dikush fr.fol.,id.-1.e lë në mëshirën e fatit dikë dikush, e lë pa asnjë ndihmë e përkrahje dikë dikush,e lindiris,e braktis dikë dikush. S. shih sin : e lë në ahe dikë dikush. 2. e përzë, e dëbon dikë dikush pa pyetur, pa u kujdesur, pa u interesuar fare për të. (FGJSSH f. 2076).- Kur fshati ishte në gjumë, më nxorën në mes të katër udhëve dhe më dhanë duart. (JX-LV f. 30).S. shih sin : e flak në rrugë dikë dikush. –
E NXJERR NË UDHË dikë dikush fr.fol.,id.- 1. e lë pa asnjë përkrahje, pa asnjë mbështetje dikë dikush, e lë pa asnjë ndihmë e pa asnjë mbrojtje dikë dikush, e lë pa asnjë mjet jetese dikë dikush, e lë në mëshirën e fatit dikë dikush.S.shih sin : e lë në ahe dikë dikush. 2. e përzë, e dëbon dikë dikush pa pyetur, pa u kujdesur, pa u interesuar fare për të. (FGJSSH f. 2076). S. shih sin : e flak në rrugë dikë dikush
E NXJERR NË UDHË TË MADHE dikë dikush fr.fol.,id.- 1. e lë pa asnjë përkrahje, pa asnjë mbështetje dikë dikush, e lë pa asnjë ndihmë e pa asnjë mbrojtje dikë dikush, e lë pa asnjë mjet jetese dikë dikush, e lë në mëshirën e fatit dikë dikush.S.shih sin : e lë në ahe dikë dikush. 2. e përzë, e dëbon dikë dikush pa pyetur, pa u kujdesur, pa u interesuar fare për të. (FGJSSH f. 2076). S. shih sin : e flak në rrugë dikë dikush
E NXJERR UDHA dikë dikush fr. fol., id.-shkon rastësisht diku dikush, gjendet, ndodhet rastësisht diku, në një vend dikush, rastis diku, në një vend dikush. (FGJSSH f. 1718, 2076). S. shih sin: e hedh era dikë diku
NJË UDHË E DY PUNË fr.proverb. –një veprim me dy të mira, zgjidhen, bëhen, kryhen njëkohësisht dy punë, dy veprime, bëhet, zgjidhet, kryhet diçka njëherazi krahas me një tjetër. (FGJSSH f. 1719, 2077).S. shih sin: një rrugë e dy punë
IA NJOM UDHËN dikujt dikush fr.fol., id.- ia lehtëson jetesën a punët dikujt dikush. (FGJSSH f. 1295, 2076). S. shih sin: ia heq barrën dikujt dikush
PA UDHË fr.ndf.,id.- pa bazë, gabim, jo drejt, jo si duhet. (BQ-DSH).S. shih sin : pa arsye
* IA PRET UDHËN dikush fr. fol., meton.- 1. (dikujt a diçkaje) e pengon, e ndalon dikë a diçka dikush, i bën, i shkakton, i sjell pengesë a pengesa dikujt a diçkaje dikush, nuk e lejon hyrjen, kalimin, shkuarjen përpara të dikujt a përhapjen, sendërtimin e diçkaje dikush. (FGJSSH f. 1923). - Shtimja mbahet mend për „Luftën e Shttimjes“ të vitit 1881kur trimat e Lëvizjes Sulejman Vokshi , Sefë Kosharja ,Mic Sokoli e të tjerë ia prejnë udhën trupave të Dervish Pashës, ki cili kishte marrë për detyrë ta shuante Lidhjen e Prizrenit në tërë Dukagjinin. (NAMI te: KD, 7 qershor 2003 f. 30). Kushedi sa herë mbrëmjeve binte kambana e alarmit dhe ne, duke kaluar ujin që na arrinte gjunjët, shkonim me vrap t' i prisnim udhën lumit. AC-BJ f. 28). Jepet një bazë e mirë jo vetëm për ndonjë rikthim të mudshëm , por mbi të gjitha, për t’ i prerë udhën një procesi të tillë në ngulimet arbëreshe ku shqipja vijon të flitet. (ANKOS, GJSHK te: SF nr. 2/ 89 f. 69). S.shih sin: i bëhet barrikadë dikujt a diçkaje dikush. 2. (diçkaje) merr masa që më parë që të mos ndodhë a të mos zhvillohet diçka, e ndalon, e pengon diçka dikush. (FGJSSH f.1542, 1719, 1923). S. shih sin : i vë embargo diçkaje dikush
PUNON ME UDHË dikush fr.fol., ftill.- punon siç duhet, siç është e rregullt, siç e kërkon e drejta, punon drejt, me të drejtë, arsyeshëm dikush. (FGJSSH f. 2076). S. shih sin : punon me arsye dikush
PUNON PA UDHË dikush fr.fol.,ftill.- punon jo siç duhet, jo siç është e rregullt, jo iç e kërkon e drejta dikush, punon pa të drejtë dikush, nuk punon drejt, arsyeshëm dikush. (FGJSSH f. 2076). S. shih sin : punon pa arsye dikush
E QET NË UDHË fr. fol.,id.-1. (dikush diçka) e rregullon, e mbarështron dikush diçka. S. shih sin: e kthen në arsim diçka dikush. 2. (dikush dikë) e vë në udhë të drejtë dikë dikush, e sjell në rrugë (në udhë) të drejtë, të mbarë dikë dikush, e bën që të kuptjë dikë dikush, e bën të mbledhë, të frenojë veten dikë dikush. (BQ-DSH).S. shih sin: e bie në arsim dikush dikë
*E QET NË UDHË TË MBARË dikë dikush fr.fol.,meton.- e bën dikush dikë që t' i kuptojë gjërat mirë e drejt, e bën dikë dikush që të vihet në rrugë të drejtë, e bën dikë dikush që të jetë a të veprojë si duhet, e bën dikë dikush që të jetë në rregull.- Tash i kam punët më rrafsh se kurdoherë më parë.Më qite valla edhe në dritë, edhe në udhë të mbarë. (HSY-PD f. 224). S. shih sin: e bie në arsim dikush dikë
E QET UDHA dikë diku fr.fol.,id.- shkon rastësisht diku dikush. (BQ-DSH). S. shih sin: e hedh era dikë diku
*E QUAN TË UDHËS diçka diush fr.fol., ftill..- e quan, e sheh të drejtë, e quan, e sheh me vend diçka dikush. (FGJSSH f. 2076).- E quajta të udhës t’ i përmbahem rregullit të ndjekur nga i zoti. (PDO te: GJJ nr. 3-4/
I (IA) RRËFEN UDHËN dikujt dikush fr.fol.,iron.-1. nuk e pret, nuk e pranon (në shtëpi) për mik, për mysafir dikë dikush, nuk e lë, nuk e lejon brenda (në shtëpi) dikë dikush, e përzë dikë dikush, nuk e pranon për vizitë a për të bujtur dikë dikush. (FGJSSH f. 1719). S. shih sin :nuk ia çel derën dikujt dikush.2.ia mbledh mirë dikujt dikush,ia jep përg,jigjen, dënimin e merituar dikujt dikush. S. shih sin: ia ndreq bërroren dikujt dikush.3.e dëbon, e ndjek, e përzë dikë dikush. (FGJSSH f. 2020, 2076). S. shih sin : i (ia) vë cipalin dikujt dikush
SI E DO UDHA (E ZOTIT) fr.ndf.,id.- si duhet, si është më mirë. (BQ-DSH). S. shih sin: si e do arsyeja
E SJELL NË UDHË (TË DREJTË, TË MBARË) dikush fr.fol.,id.- 1. (dikë) e urton, e urtëson dikush dikë, e bën dikë dikush që t' i kuptojë gjërat mirë e drejt, e bën të jetë si duhet dikë dikush, e bën të jetë në rregull dikë dikush, e bën të mbledhë, të frenojë veten dikë dikush, e sjell përsëri brenda kufijve dikë dikush, e bën të arsyeshëm dikë dikush. (FGJSSH f. 1760, 2076). S.shih sin: e bie në arsim dikë dikush. 2. diçka (një punë etj.) e mbarështron, e rregullon, e ujdis, e mbarëson diçka (një punë etj.) dikush. (FGJSSH f. 1077).S. shih sin: e kthen në arsim diçka (një punë etj.) dikush
*E SHEH TË UDHËS diçka dikush fr. fol.,ftill.- e sheh të drejtë, si duhet, me vend, të arsyeshme diçka dikush. (FGJSSH f. 2076).- Ai e pa të udhës se pa sendërtimin e këtij procesi paraprak nuk mund të krijoheshin ato forca dhe potenciale kombëtare shpëtimsjellëse e mesia-niste. (BQ-PNF f. 53). Një kuvend…fle për dy muaj dhe nuk e sheh të udhës që njëherë ta qesë në rend të ditës çështjen e Kosovës. (ZBE te: ERE, 11 tetor
NUK E SHEH UDHËN NGA SHKON (NGA VETE) dikush fr.fol.,iron.- ikën menjëherë e me nxitim dikush, ikën me vrap (sa mund(et) dikush, ikën shumë shpejt, me vrap të madh dikush. (FGJSSH f. 1862, 1883, 2077, 2142). S. shih sin: e ther binishin dikush
I (IA) SHESHON UDHËN dikujt dikush fr.fol.,met.-ia heq pengesat dikujt dikush, ia bën (më) të lehta rrethanat, mundësitë dikujt dikush për t’ ia arritur një synimi. (FGJSSH f. 1830, 2076). S. shih sin: ia heq barrën dikujt dikush
SHKON MBI UDHË E NË UDHË dikush fr.fol.,iron.-vepron, sillet, punon fshehurazi ,tinëz, me shumë dredhi, dinakëri, djallëzi, pabesi dikush, është tinëzar, tinëzak i madh dikush, të dëmton pa u dukur e pa u ndier dikush. (PETPA-LU f. 180). S. shih sin : shkon mbi dhe e nën dhe dikush
NUK SHKON UDHËS SË DREJTË dikush fr.fol.,iron.- vepron keq e nuk sillet mirë, ashtu siç duhet dikush, bëhet i mbrapshtë, i prapë dikush, prapështohet, prapësohet, mbrapshtohet, shthuret dikush. (BQ-DSH). S. shih sin : del nga binarët dikush
SHOK UDHE fr.em., fj.- bashkudhëtar. (FGJSSH f. 1883). S. shih sin: shok rruge
I (IA) TREGON UDHËN dikujt dikush fr.fol.,iron.-1. nuk e pret, nuk e pranon (në shtëpi) për mik, për mysafir dikë dikush, nuk e lë, nuk e lejon brenda (në shtëpi) dikë dikush, e përzë, e dëbon dikë dikush, e nxjerr përjashta dikë dikush, nuk e pranon për vizitë a për të bujtur dikë dikush. (FGJSSH f. 1719, SKDO f. 301).S.shih sin :nuk ia çel derën dikujt dikush. 2. .ia mbledh mirë dikujt dikush,ia jep përg,jigjen, dënimin e merituar dikujt dikush. S. shih sin: ia ndreq bërroren dikujt dikush.3.e dëbon, e ndjek, e përzë dikë dikush. (FGJSSH f. 2020, 2076). S. shih sin : i (ia) vë cipalin dikujt dikush
IA TREGON UDHËT dikujt dikush fr.fol.,iron.- e dëbon, e zbon, e përzë, e shporr dikë dikush nga një vend, nuk e lë brenda dikë dikush, e largon , e nxjerr, e ndjek dikë dikush, e detyron të largohet, të shpërngulet nga një vend dikë dikush, e karmon dikë dikush. (BQ-DSH). S. shih sin: i (ia) vë cipalin dikujt dikush
UDHË DHISH fr.em.,fj.- dhiare. (FGJSSH f. 406). S. shih sin: rrugë dhish
UDHË PA KRYE fr.em.,,iron.- diçka së cilës nuk i dihet fundi, diçka së cilës nuk i dihet se si do t’ i vejë filli. (FGJSSH f. 893). S. shih sin: rrugë pa krye
UDHË PA KRYE fr.em.,iron.-1. rrugë e mbyllur, gjendje pa rrugëdalje, rrugë pa dalje, pa rrugëdalje qorrsokak.S. shih sin: rrugë qorre.2. mënyrë veprimi që s’ të çon në ndonjë rezultat a në rezultatin e dëshiruar. S. shih sin: rrugë qorre. 3. diçka së cilës nuk i dihet fundi, diçka së cilës nuk i dihet se si do t’ i vejë filli. (FGJSSH f. 893, 1718, 2076). S.shih sin: rrugë pa krye
UDHË KRYQ fr.em.,fj.-vendi ku kry-qëzohen dy a më shumë rrugë, pika ku një rrugë pret tjetrën. (FGJSSH f. 2075). S. shih sin: kryqëzim rrugësh
UDHA E MBARË! fr.fol.,ur.- urim për t’ i shkuar mbarë udhëtimi dikujt. (FGJSSH f. 1718). S.shih sin: rruga e mbarë!
UDHA E MBARË (TË QOFTË)! fr. fol.,iron.-i thuhet dikujt që matet të largohet për t’ i treguar se nuk kanë nevojë për të dhe se mund të shkojë nga të dojë. (FGJSSH f. 1077, 1719, 2076). S. shih sin: rruga e mbarë (të qoftë)!
UDHA E MESME fr.em.,meton.-1a. zgjidhje që përpiqet të jetë në mes të dy anëve të kundërta pa anuar as nga njëra, as nga tjetra. 1b. mënyrë veprimi që synon të shmanget nga të kundërtat ose t’ i pajtojë ato. (FGJSSH f. 1718, 2076). S. shih sin: rruga e mesme
UDHË QORRE fr.em.,iron.-1a. rrugë e mbyllur, gjendje pa rrugëdalje,rrugë pa dalje, pa rrugëdalje, qorrsokak.1b. mënyrë veprimi që s’ të çon në ndonjë rezultat a në rezultatin e dëshiruar.S. shih sin: rrugë qorre.2.diçka së cilës nuk i dihet fundi, diçka së cilës nuk i dihet se si do t’ i vejë filli. (FGJSSH f. 1718, 2076). S.shih sin: rrugë pa krye. 3.dhiare, vragë. (FGJSSH f. 2131). S. shih sin: rrugë dhish
UDHA E QUMËSHTIT fr.em., astr.- brez i gjerë, i ndritshëm, në ngjyrë të argjendit, që përbëhet prej yjesh të panumërt dhe duket në qiell në netët e kthjellëta pa hënë. (FGJSSH f. 1620, 2077). S. shih sin : Byku i Kumbarës
UDHË TRIMASH fr.em.,ftill.- udhë e vështirë dhe e rrezikshme, por e lavdishme. (FGJSSH f. 2026).
UDHË PA UDHË fr.em.,id.-nëpër vende të rrahura e të parrahura për të kaluar, nëpër çdo vend nga mund të kalohet. (FGJSSH f. 2075).
UDHË E VERBËR (E VERBËT) fr.em., iron.-1a. rrugë e mbyllur, gjendje pa rrugëdalje, rrugë pa dalje, pa rrugëdalje., qorrsokak.1b. mënyrë veprimi që s’ të çon në ndonjë rezultat a në rezultatin e dëshiruar.S. shih sin: rrugë qorre.2.diçka së cilës nuk i dihet fundi, diçka së cilës nuk i dihet se si do t’ i vejë filli. (FGJSSH f. 1718, 2076). S.shih sin: rrugë pa krye. 3.dhiare, vragë. (FGJSSH f. 2131). S. shih sin: rrugë dhish
E VË NË UDHË dikush fr.fol.,id.-1. (dikë) e bën të arsyeshëm dikë dikush, e bën që t' i kuptojë gjërat mirë e drejt dikë dikush, e bën të jetë si duhet dikë dikush, e bën të jetë në rregull dikë dikush. S.shih sin: e bie në arsim dikë dikush.2. diçka (një punë etj.) e rregullon, e mbarështron, e mbarëson diçka (një punë etj.) dikush. (FGJSSH f. 2076, 2154, 2166).S. shih sin: e kthen në arsim diçka (punën etj.) dikush
*E VË NË UDHË TË DREJTË dikush fr.fol.,id.-1. (dikë) e urton, e urtëson dikush dikë, e bën dikë dikush që t' i kuptojë gjërat mirë e drejt, e bën të jetë si duhet dikë dikush, e bën të jetë në rregull dikë dikush, e bën të mbledhë, të frenojë veten dikë dikush, e sjell përsëri brenda kufijve dikë dikush, e bën të arsyeshëm dikë dikush . (FGJSSH f. 171).-Kishte dëgjuar se shokët ishin përpjekur dhe akoma përpiqeshin ta vinin në udhë të mbarë. Po atij i kishte kërcyer në kokë e s’ i mbushej mendja. (ZSA-VL-3 f. 190). S. .shih sin: e bie në arsim dikë dikush. 2. diçka (një punë etj.) e rregullon, e mbarështron, e bashkërendon diçka dikush. (BQ-DSH).S. shih sin: e kthen në arsim diçka (punën etj.) dikush
E VË NË UDHË TË MBARË dikush fr.fol.,id.-1. (dikë) e urton, e urtëson dikush dikë, e bën dikë dikush që t' i kuptojë gjërat mirë e drejt, e bën të jetë si duhet dikë dikush, e bën të jetë në rregull dikë dikush, e bën të mbledhë, të frenojë veten dikë dikush, e sjell përsëri brenda kufijve dikë dikush, e bën të arsyeshëm dikë dikush . S. .shih sin: e bie në arsim dikë dikush. 2. diçka (një punë etj.) e rregullon, e mbarështron, e bashkërendon diçka dikush. (FGJSSH f.468, 2076).S. shih sin: e kthen në arsim diçka (punën etj.) dikush
VIHET NË UDHË dikush fr.fol.,fj.- niset për udhëtim dikush, nis të udhëtojë (për diku) dikush., e nis udhëtimin dikush, udhëton (për diku) dikush, niset për diku dikush. (FGJSSH f. 2076). S. shih sin: merr rrugë, (e) merr rrugën dikush
VIHET PËR UDHË dikush fr.fol.,fj.- niset për udhëtim dikush, nis të udhëtojë (për diku) dikush., e nis udhëtimin dikush, udhëton (për diku) dikush, niset për diku dikush. (FGJSSH f. 2076). S. shih sin: merr rrugë, (e) merr rrugën dikush
VJEN NË UDHË fr.fol.,id.-1. (dikush) nis të sillet mirë, ashtu si duhet dikush, e mbledh, e frenon veten dikush, përmirësohet, ndreqet, korri-gjohet në punë, në sjellje, në veprime dikush, heq dorë nga një rrugë e mbrapshtë, e keqe, e ligë dikush. (FGJSSH f. 2076). S. shih sin : hyn në binarë dikush. 2. diçka (një punë, një vend etj.) vjen në gjendje të mbarë, të rregullt diçka (një punë, një vend etj.), rregullohet, mbarësohet, mbarështrohet, krahishtohet diçka (një punë, një vend etj.). (FGJSSH f. 2076, 2165-6).S. shih sin : hyn në binarë diçka
NUK VJEN NË UDHË dikush fr.fol., id.-nuk i mbushet mendja fare dikujt për diçka, nuk shtrohet, nuk bindet fare dikush, nuk dëgjon, nuk merr vesh, nuk kupton dikush çfarë, çka i thuhet, nuk i shtrohet arsyes dikush. (AXH-XXI f. 196). shih sin: nuk ha arsye dikush
I VJEN UDHA dikujt fr.fol.,id.- i rastis (të shkojë) dikujt,i ndodh,i qëllon rastësisht (të shkojë) dikujt. (BQ-DSH). S. shih sin : i bie hera dikujt
VJEN NË UDHË TË DREJTË dikush fr.fol.,met.- nis të sillet mirë, ashtu si duhet dikush, e mbledh, e frenon veten dikush, përmirësohet, ndreqet, korrigjohet në punë, në sjellje, në veprime dikush, heq dorë nga një rrugë e mbrapshtë, e keqe, e ligë dikush. (AXH-XXI f. 196). S. shih sin : hyn në binarë dikush
VJEN NË UDHË TË MBARË dikush fr.fol.,met.- nis të sillet mirë, ashtu si duhet dikush, e mbledh, e frenon veten dikush, përmirësohet, ndreqet, korrigjohet në punë, në sjellje, në veprime dikush, heq dorë nga një rrugë e mbrapshtë, e keqe, e ligë dikush. (FGJSSH f. 696). S. shih sin : hyn në binarë dikush
VJEN NË UDHË TË MIRË dikush fr.fol.,met.- nis të sillet mirë, ashtu si duhet dikush, e mbledh, e frenon veten dikush, përmirësohet, ndreqet, korrigjohet në punë, në sjellje, në veprime dikush, heq dorë nga një rrugë e mbrapshtë, e keqe, e ligë dikush. (FGJSSH f. 2076). S. shih sin : hyn në binarë dikush
VJEN NGA UDHA dikush fr.fol., ftill.- vjen nga udhëtimi dikush. (FGJSSH f. 2076). S. shih sin: vjen nga rruga dikush
* ZË UDHË dikush, E ZË UDHËN dikush (për diku) fr.fol.,fj.- udhëton, shkon, niset (për diku) dikush, e nis udhëtimin dikush, nis të udhëtojë dikush (për diku).(FGJSSH f. 2076).-Teto Taja s’ e zgjati më dhe zuri udhën. (ZSA-VL-
*IA ZË UDHËN dikush fr.fol., meton.- 1. (dikujt a diçkaje) e pengon dikë a diçka dikush. (FGJSSH f. 2076).- Çështje është të lirohemi edhe nga vetvetja që na zë udhën. (APO te: KD, 31 dhjetor 2000, 1 e 2 janar
*(E) ZË UDHËN E DREJTË dikush fr.fol., meton.- përmirësohet, korrigjohet, ndreqet në punë, në sjellje, në veprime dikush, heq dorë nga një rrugë e mbrapshtë, e keqe dikush.- Samsoni i përgjigjet duke i thënë se, në qoftë se filistinët ende nuk zunë udhën e drejtë, kjo vjen për faj të përfaqësuesve të brezit të vjetër, pleqve…(KOBI te: SF nr. 1-2/
ZË UDHË TË GABUAR dikush fr. fol.,iron.- vepron keq e nuk sillet mirë, ashtu siç duhet dikush, bëhet i mbrapshtë, i prapë dikush, prapështohet, prapësohet, mbrapshtohet, shthuret dikush . (BQ-DSH). S. shih sin : del nga binarët dikush
ZË UDHË TË KEQE dikush fr.fol., iron.- vepron keq e nuk sillet mirë, ashtu siç duhet dikush, bëhet i mbrapshtë, i prapë dikush, prapështohet, prapësohet, mbrapshtohet, shthuret dikush . (FGJSSH f. 2076). S. shih sin : del nga binarët dikush
ZË UDHË TË LIGË dikush fr.fol., iron.- vepron keq e nuk sillet mirë, ashtu siç duhet dikush, bëhet i mbrapshtë, i prapë dikush, prapështohet, prapësohet, mbrapshtohet, shthuret dikush . (BQ-DSH). S. shih sin : del nga binarët dikush
*(E) ZË UDHËN E MBARË dikush fr.fol., meton.-e mbledh, e frenon veten dikush, përmirësohet, korrigjohet, ndreqet në punë, në sjellje, në veprime dikush, heq dorë nga një rrugë e mbrapshtë, e keqe dikush.- Djemtë e kanë zënë me kohë udhën e mbarë, s’ presin mësime nga puna e nga ty këndej nga prefektura. (ZSA-VL-
ZË UDHË TË MBRAPSHTË (TË PRAPË, TË SHTREMBËR) dikush fr.fol.,iron.- vepron keq e nuk sillet mirë, ashtu siç duhet dikush, bëhet i mbrapshtë, i prapë dikush, prapështohet, prapësohet, mbrapshtohet, shthuret dikush . (BQ-DSH). S. shih sin : del nga binarët dikush
*ZË UDHË TJETËR dikush fr.fol., met.- merr drejtim,kahe, orientim tjetër dikush, e ndërron,e ndryshon drejtimin,kahen,orientimin që ka marrë dikush.-Atje njeriu si ç’ sheh ashtu bën, zë tjetër udhë...që një të huaji mund t’ i sjellë shumë të mira,po edhe shumë të liga. (ASDR-KK f. 151). S. shih sin : dredh rrugë dikush
UDHËKRYQ-I shm.UDHËKRYQE-T
BËRTET (ÇIRRET) NË TË GJITHA UDHËKRYQET dikush fr.fol.,iron.- flet, thërret shumë a me të madhe për diçka dikush, që ta marrin vesh të gjithë, flet për diçka gjithandej që ta marrin vesh të gjithë dikush. (FGJSSH f. 2078). S. shih sin: bën alarm për diçka dikush, e bën alarm diçka dikush
ËSHTË NË UDHËKRYQ dikush fr.fol., iron.- nuk di ç’ të bëjë më parë dikush , mëdyshet, nuk di si të veprojë më tej ose cilin drejtim të mundshëm të zgjedhë dikush. (FGJSSH f. 2078). S. shih sin: bie në bigë dikush
FLET NË TË GJITHA UDHËKRY-QET dikush fr.fol.,ftill.- flet, thërret shumë a me të madhe për diçka dikush, që ta marrin vesh të gjithë, flet për diçka gjithandej që ta marrin vesh të gjithë dikush. (FGJSSH f. 2078). S. shih sin: bën alarm për diçka dikush, e bën alarm diçka dikush.
*MBETET NË UDHËKRYQ dikush fr. fol.,iron.- mbetet i pavendosur dikush, dyzon, dyshon, ndërdyn për diçka dikush, është me një mendje po, me një mendje jo dikush, një mendje i thotë po, një mendje jo dikujt. (FGJSSH f. 2078).- Besa-besë diku morëm në thua herët! Mbetëm në udhëkryq, edhe pse më parë patëm luftuar për kryq!... (HK-OM f. 155). S. shih sin: bie në bigë dikush
UDHËTIM-I
*BËN UDHËTIM TË GJATË dikush fr.fol.,fj.- udhëton gjatë dikush.- Mbante dietë, bënte udhëtime të gjata më këmbë. Nuk hante mëngjes. (TL-PD f. 59).
ËSHTË NË UDHËTIM dikush fr.fol., ftill.- po udhëton dikush, është duke udhëtuar dikush. (FGJSSH f. 734). S. shih sin: është për rrugë dikush
UDHËTIMI I FUNDIT fr.em.,euf.- vdekja dhe varrimi. (FGJSSH f. 517, 2078). S. shih sin: ikje për në banesën e fundi; përcjellje për në banesën e fundit
UF E DUF
ME UF E DUF fr.ndf.,id.- me zemërim e me inat, duke shfryrë nga zemërimi a inati.-Erdhi me uf e duf. (JNU-FPM f. 260). S. shih sin : me gjak të ndezur
E MERR ME UF E DUF diçka dikush fr.fol.,iron.-e bën diçka dikush me rrembim, me nguti, rrëmbehet, ngutet , nxitohet dikush, vepron në mënyrë të nxituar dikush, e merr (e shqyrton, e punon) një punë (një çështje) me nguti e pa e gjy-kuar (pa e menduar) mirë dikush. (JNU-FPM f. 260). S. shih sin: e merr (me) axhele dikë dikush
UGAR-I
*BËHET UGAR (ara) fr.fol., fj.- lërohet për herë të parë (ara) pas korrjes, shirjes, vjeljes etj.-Ara ishte bërë ugar në pranverë të hershme, ishte mbjellë pa fije ajami, basat fare nuk ishin përderdhur…(HKA-OM f. 165).
E BËN UGAR dikush fr.fol.,id.-1. (arën) e bën lërimin e parë (të arës) dikush, e lëron për herë të parë (arën) pas korrjes, shirjes, vjeljes etj. (BQ-DSH).2.diçka (një punë etj.) e rregullon diçka (një punë etj.) dikush, bisedon e merret vesh që më parë për diçka (një punë etj.) dikush, e vë në vijë diçka (një punë etj.) dikush. (FGJSSH f. 2079). S. shih sin: e kthen në arsim diçka (një punë etj.) dikush
E HAP UGARIN dikush fr.fol., meton.- çel, hap tokë të re dikush, e punon për herë të parë tokën dikush,i nxjerr drizat e ferrat, e çel,e hap së pari një tokë që ka qenë zabel a pyll dikush, ia bën punimin e parë tokës dikush. (FGJSSH f. 647). S. shih sin: (e) zbut dheun (dhenë) dikush
UJDI-A
*BIE NË UJDI me dikë dikush fr.fol.-1. pajtohet, merret vesh, kuptohet mirë me dikë dikush, ka mirëkuptim, harmoni me dikë dikush. (FGJSSH f. 472, 479, 2080, 2103, 2137). - E kam rregulluar punën në atë mënyrë, sa ata kanë frikë nga hija e vet, jo më të bien në ujdi për një delikt kaq të dënueshëm. (SUKRA-OK f. 106). Ditë më parë nga Sarajeva ishin ftuar boksierët koso-varë të marrin pjesë në turneun Hakija Turaliq, por pasi që klubet dhe federata assesi të bien në ujdi, ftesa mbeti vetëm në letër. (M.MAXH te: KD, 7 qershor
*BIEN NË UJDI fr.fol.,fj.- merren vesh, pajtohen fare mirë në mes vete. (MIHO-DI f. 175).-Princesha dhe Vesa / kanë rënë në ujdi:/kanë thirrur ylberin/mysafir të ri. (HYSHA-VAAT f. 12). S. shih sin: bien në (një) brazdë (edhe moh.)
NUK BIEN NË UJDI fr.fol.,iron.- nuk pajtohen (në mendime), nuk merren vesh, nuk raziten, nuk braziten, kanë mendime të kundërta, nuk e kuptojnë njëri tjetrin, vazhdon (punon) secili me të veten. (FGJSSH f. 616). S. shih sin:nuk bien në (një) brazdë (edhe moh.)
HYN NË UJDI me dikë dikush fr.fol.,fj.- 1. bën marrëveshje, negociata me dikë dikush, merret vesh me dikë dikush . S. shih sin : hyn në bisedim(e) me dikë dikush.2. pajtohet, merret vesh mirë me dikë dikush.(FGJSSH f. 2080).S.shih sin :bie në brazdë me dikë dikush
JANË NË UJDI në mes vete fr.fol.,ftill.- , janë në harmoni, të pandarë në mes vete, janë në bashkëpunim të ngushtë njëri me tjetrin. (FGJSSH f. 2080). S. shih sin: janë bark e shpinë në mes vete
SHKOJNË NË UJDI në mes vete (me njëri-tjetrin) fr.fol.,ftill.- pajtohen fare mirë në mes vete, janë të pandashëm në mes vete, kanë marrëdhënie të mira, të ngushta në mes vete, bashkëpunojnë ngushtë njëri me tjetrin. (FGJSSH f. 2080). S. shih sin: bien në (një) brazdë në mes vete
E VË NË UJDI diçka (një punë etj.) dikush fr.fol.,id.- e mbarështron, e rregullon, e mbarëson,e ujdis diçka (një punë etj.) dikush, e ndreq, e rregullon ashtu si duhet, ashtu si ka hije diçka dikush, e zgjidh mirë diçka (një çështje etj.) dikush. ALSI te: Hylli i Dritës nr. 6-8/ 1941 f. 334, FGJSSH f. 2080, 2154).S. shih sin: e kthen në arsim diçka (një punë etj.) dikush
UJEM-I
BËHET VETË UJEM dikush fr.fol.,id.- hutohet, habitet, shushatet, shastiset, trulloset, trullohet dikush, është si i trullosur dikush, nuk është në gjendje ta kontrollojë veten dikush, shkon si i dehur dikush.-Jam e kam qenë një bohem/ se vetene kam bërë ujem/Po pa pra kam qenë një bohem/sepse jam bërë vetë ujem! (ASDR-KK f. 132). S. shih sin: i humb batha dikujt
BËHET UJEM diçka (një punë etj.) fr. fol., iron.- ngatërrohet, përzihet, trazohet, ndër-likohet keq diçka (një punë, një çështje a një situatë), prishet fare (një punë etj.). (FGJSSH f. 2080). S.shih sin: bëhet bërllok diçka (një punë etj.)
E BËN UJEM fr.fol.,iron.-1. diçka (një punë, një çështje a një situatë) dikush- e ngatërron, e ndërlikon, e përzien, e pështjellon, e çrregullon, e tollovit keq diçka (një punë, një çështje a një situatë) dikush, e katranos diçka dikush. (FGJSSH f. 2080). S. shih sin: e bën bërllok diçka (një punë, një çështje a një situatë) dikush. 2. (dikë diçka a dikush)- e turbullon, e huton, e trullos, e shushat, e shastis shumë dikë diçka a dikush (sa nuk është në gjendje të mendojë, të gjykojë si duhet), ia ngatë-rron mendimet dikujt diçka a dikush. (FGJSSH f. 2080).S.shih sin :ia mjegullon arsyen dikujt diçka a dikush
E BËN UJEM VETEN dikush fr.fol.,id.- , shkon si i dehur dikush, nuk di si të veprojë drejt dikush, nuk është në gjendje të gjykojë, të mendojë drejt dikush, nuk di nga të vete (më tej) dikush, sillet a vepron në mënyrë jonormale dikush.- Jam e kam qenë një bohem/ se veten e kam bërë ujem/Po pa pra kam qenë një bohem/sepse jam bërë vetë ujem! (ASDR-KK f. 132). S. shih sin: i humb batha dikujt
FLET UJEM dikush fr.fol., ftill.,iron.- flet jo qartë, turbull, ngatërrueshëm dikush. (FGJSSH f. 2080). S. shih sin: i bën fjalët ujem dikush
MENDON UJEM dikush fr.fol.,ftill., iron.-mendon në mënyrë jo të qartë e të ngatërruar dikush. (FGJSSH f. 2080).
UJERK-U
I BËHET UJERK dikush a diçka dikujt fr.fol.,iron.- i bëhet shumë i mërzitshëm, i padurue-shëm dikush a diçka dikujt ,i mërzitet, i bezdiset shumë, pa masë dikush a diçka dikujt, mezi e du-ron dikë a diçka dikush, nuk e duron dot më dikë a diçka dikush,i bëhet i neveritshëm dikush a diçka dikujt,i neveritet dikush a diçka dikujt. (FGJSSH f. 2080). S. shih sin: i bëhet si çimkë në petka dikush a diçka dikujt
UJ/Ë-A
I HYN UJË E MADHE dikujt fr.fol., meton.- uritet shumë, pa masë dikush. (ASU-VGJKMGJ f. 303-4). S. shih sin: i bëhet barku birë dikujt
E MERR UJA dikë fr.fol.,fj.- uritet dikush. (ASU-VGJKMGJ f. 303). S. shih sin: e lëshon buka dikë
UJ/Ë-I (UJË-T)
AS NË UJË, AS PËR UJË fr.ant.- keq e mos më keq,s’ ka ku të shkojë më keq. (FGJSSH f. 2081). S. shih sin : në pikë të akullit
BAN UJË E SHTIE NË DET dikush fr.fol.,iron.- bën punë të kotë, pa dobi, pa fryt, pa vlerë dikush. (BU-P f. 81).S. shih sin: bën baltë dikush
BËHET PËR UJË TË FTOHTË dikush fr.fol.,iron.-kërkon të rrihet paq, mirë dikush, kërkon të sqaqet, të zbruhet, të shqepet, të shem-bet, të shkalet dikush. (FGJSSH f. 130). S. shih sin: lyp dru shkoze dikush
BËHET SI UJË (gjella etj.) fr.fol.,krah.- bëhet shumë e hollë (gjella etj.), hollohet shumë (gjella etj.). (FGJSSH f. 686). S.shih sin: bëhet si hirrë (gjella etj.)
BËHET SIKUR U JEP UJË KORBA-VE dikush fr.fol.,meton.- dobësohet shumë, pa masë, së tepërmi dikush , tretet e dobësohet shumë dikush, bie , hiqet shumë nga shëndeti dikush. (HEME-SK f. 79). S. shih sin: bëhet asht e zhëngë dikush
BËHET SIKUR U MBAN UJË TË VDEKURVE dikush fr.fol.,krah.- dobësohet shu-më, pa masë, së tepërmi dikush ,tretet e dobësohet shumë dikush, bie, hiqet shumë nga shëndeti dikush. (NMUS-NJFK f. 214). S. shih sin: bëhet asht e zhëngë dikush
BËHET UJË fr.fol.,meton.- 1. (dikush) djersitet shumë, pa masë dikush. (AXH-XLVI f. 163). S shih sin: bëhet qull me (në) djersë dikush, bëhet qull nga djersa dikush. 2. (dikush a diçka) laget, njomet shumë dikush a diçka, laget gjer në palcë dikush a diçka. (FGJSSH f. 1619). S.shih sin: bëhet bllacë dikush a diçka
BËHET UJË I TË VDEKURVE dikush fr.fol.,meton.- dobësohet shumë, pa masë, së tepërmi dikush, tretet e dobësohet shumë dikush, bie , hiqet shumë nga shëndeti dikush. (QM-FSHRGP f. 62). S. shih sin: bëhet asht e zhëngë dikush
E BËN UJË fr. fol.,1. dikë a diçka (shiu etj.) met.-e lag shumë, pa masë dikë a diçka (shiu etj.). (FGJSSH f. 133). S. shih sin: e bën qull dikë a diçka (shiu etj.).2. diçka (një mësim etj.) e mëson, e zotëron, e përvetëson fare mirë, fare bukur, e mëson, e përvetëson pothuaj përmendësh diçka (një mësim etj.) dikush. (MAH-FKPG-II f. 67, FGJSSH f. 2081). S. shih sin: e bën byk diçka (një mësim etj.) dikush
BËN UJËT dikush fr.fol.,euf.-përmjerr dikush. (FGJSSH f. 2082). S.derdh ujët dikush
*E BËN PËR UJË TË FTOHTË dikë dikush fr.fol.- 1.id. e qorton, e sulmon, e kritikon ashpër, rreptë, rëndë dikë dikush, i flet shumë ashpër dikujt dikush. (FGJSSH f. 736).-po s’ u kthyen djemtë, ne s’ ju lëshojmë , kështu thotë majori,- u tha ai xhandari mustaqespic, që tani s’ i vështronte dot në sy ato gra që e paten bërë për ujë të ftohtë. (ZSA-VL-
E BËN PËR UJË ME KRIPË (PËR UJË TË KRIPUR) dikë dikush fr.fol.,id.- e rrah keq dikë dikush, e zhdëp, e sqaq dikë dikush. (FGJSSH f. 2081). S. shih sin: e bën adalet dikë dikush
E BËN DY UJË E NJË ORIZ diçka dikush fr.fol.,iron.-e prish diçka dikush, e bën të cilësisë së dobët diçka dikush. (FGJSSH f. 2082).
E BËN PËR UJË NË ZEMËR dikë fr.fol.,iron.-1. (dikush) e rrah keq dikë dikush, e zhdëp, e sqaq dikë dikush. (FGJSSH f. 2081). S. shih sin: e bën adalet dikë dikush. 2. (dikush a diçka) e tremb shumë, pa masë dikë dikush a diçka. S. shih sin: ia dridh barkun dikujt dikush a diçka. 3. (dikush) e bën dikë dikush që të mos ketë nga t’ ia mbajë, e kritikon, e sulmon, e qorton shumë rëndë, shumë ashpër dikë dikush. S. shih sin: e bën bërdoz dikë dikush
E BËN UJIN DJATHË dikush fr.fol., met.- është shumë i zoti, i aftë dikush, e bën të pamundurën dikush. (RODU-MYZ f. 185). S. shih sin: të çan ashka në maje të kresë dikush ; i bëhet bisht sakicës dikush
E BËN UJIN DY dikush fr. fol., iron.- është shumë dorështrënguar dikush, kursen sa më s’ bëhet dikush, kursen shumë, pa masë dikush, kursen jashtë mase dikush, është koprrac, kursenac i madh dikush. (JBALL-KOR f. 202). S. shih sin : s’ të jep (as) barin e zgjebes dikush
E BËN UJIN MULLAR dikush fr.fol., iron.-1. thotë gënjeshtra dikush. S. shih sin: do e thotë dikush.2.i zmadhon gjërat dikush, e zmadhon shumë, së tepërmi diçka dikush,e tejzmadhon diçka dikush. (JBALL-KOR f. 202, FGJSSH f. 1180, 2081).S.shih sin: e bën bjeshkë diçka dikush
I BËRË UJË fr.mb.,id.- i qullur, i lagur shumë, pa masë,së tepërmi.(BQ-DSH).S.shih sin : i qullur si dordolec
*BIE NË UJË diçka fr.fol.,iron.- dështon diçka, nuk përfillet diçka.nuk arrihet ajo që pritet, nuk sendërtohet diçka.-Ky arsyetim i tyre do të bjerë në ujë me një deklarim të nënkryetarit të LDK-së…(MUSKRA te: INPR, 17 janar 2007 f. 5). Atë që e bëmë në ndeshjen e mëparshme, ra në ujë edhe atë për shkak të papjekurisë. (SAFAD te : KD, 16 tetor 2004 f. 18). S. shih sin : s’ merr bojë diçka
I BIE UJI I VALË dikujt fr.fol.,id.- i shkakton shqetësim të madh, i shkakton frikë, tronditje, goditje të madhe dikujt diçka që vjen , që ndodh papritur, befas. (FGJSSH f. 2081, 2108).S. shih sin: i bie si bombë diçka (një lajm etj.) dikujt
NUK BIEN MË NJË UJË fr.fol.,iron.- nuk pajtohen , nuk merren vesh, nuk raziten, nuk braziten dot njëri me tjetrin, I kundërvihen njëri tjetrit .(JBALL-KOR f. 202, IBME-OP f. 157). S. shih sin: s’ bien në (një) brazdë; ai humbi barrën, ky (ia) kërkon gunën
ËSHTË BËRË UJËT MULLAR! fr.fol.,iron.-nuk ka ndodhur diçka e jashtë-zakomshme, e habitshme,e çmeritshme! (PAVHA-SHPE f. 121). S. shih sin: nuk u bë nami!
TË ÇON PËR UJË E TË BIE PA UJË dikush fr,fol.,iron.- e mashtron, e gënjen keq dikush dikë, ia hedh, ia punon, ia lag me shumë zotësi (shumë keq) dikush dikujt, e mashtron, e gënjen sy ndër sy dikë dikush, është mashtrues e dinak i madh dikush. (BQ-DSH). S.shih sin: ia përzien me bakër dikujt dikush
I ÇON TË GJITHË TË PINË UJË dikush fr.fol.-1. meton.- është më zoti nga të gjithë dikush. S. shih sin: ha bukë veç dikush. 2. iron.- ua hedh të gjithëve dikush. (FGJSSH f. 1477, 2082).
TË ÇON TË PISH UJË E TË KTHEN PA PIRË UJË dikush fr,fol.,iron.- 1. e mashtron, e gënjen keq dikush dikë, ia hedh, ia punon, ia lag me shumë zotësi (shumë keq) dikush dikujt, e mashtron, e gënjen sy ndër sy dikë dikush, është mashtrues e dinak i madh dikush. (BQ-DSH). S.shih sin: ia përzien me bakër dikujt dikush.2. të premton dhe nuk të jep gjë dikush, të premton, të sjell rrotull dhe nuk të mbaron punë dikush. S. shih sin : të hedh në det pa u lagur dikush
ÇON UJË NË (TE, TEK) diçka dikush fr.fol.,id.- i ndihmon diçkaje a të mirës, interesit të diçkaje dikush.- Sjelljet e tilla nuk çojnë ujë në të mirën e përbashkët e cila kërkon krijimin e një klime… për shqyrtimin e ligjeve. (SAH te : KS, 25 nëntor 2003 f. 3).Vlerësimi i gjuhës e i kulturës shpirtërore e materiale të popullit çonte ujë tek ideja e vlerësimit të çështjes kombëtare, e cila do të bëhej ide sunduese në shekullin XIX . (THGJI te : SF nr. 3-4/ 1991 f. 50).
*ÇON UJË NË MULLIRIN e dikujt dikush fr.fol.,id.-1. i ndihmon interesit, të mirës së dikujt dikush, punon, vepron në (për) interes, të mirë të dikujt dikush, bën punën, të mirën e dikujt dikush, i sjell dobi, përfitime dikujt dikush. (FGJSSH f. 1902, 2081, SKDO f. 166)..- Ata që ishin larg krahinave të kërcënuara nga rreziku i jashtëm ndejtën duarkryq, indiferentizmi i tyre çoi ujë në mullirin e armikut, duke tradhtuar kështu haptazi dhe fshehurazi interesat e mbrojtjes së tërësisë kombëtare shqiptare. (KOXO-L f. 121).S. shih sin : (e) luan lodrën e dikujt dikush. 2. e ndihmon,e përkrah,e mbështet dikë dikush. (FGJSSH f. 1902, 2081). S. shih sin : i (ia) mban anën dikujt a diçkaje dikush
NUK ÇON UJË NË MULLIRIN e dikujt diçka (një punë etj.) fr.fol.,id.- nuk e vlen të merret me diçka (me një punë etj.) dikush, nuk është në dobinë, interesin, të mirën e dikujt diçka (një punë etj.),nuk i jep mundësi për përfitime diçka (një punë etj.) dikujt. (BQ-DSH).S. shih sin : s’ e vlen barra qiranë të merrret me diçka (me një punë etj.) dikush
*ÇON UJË NË MULLI TË HUAJ dikush fr.fol.,met.- punon, mundohet për të tjerët, për botën, punon, mundohet për interesin, të mirën e të tjerëve, të botës dikush.- Çdo përpjekje për të emërtuar saktësisht atentatorët me emër e mbiemër, çon ujë në mulli të huaj ! (BAJMO te : GAZSHQ nr. 41/98 f. 7).. S. shih sin: prashit në arë të huaj dikush
IA ÇON UJIN (UJËT) NËN HASËR (NËN RROGOZ, NËN VETE) fr.fol.,iron.- 1. (dikujt dikush) ia bën, ia punon, ia përgatit, ia kurdis, ia shkakton të keqen, fatkeqësinë, dëmin fshehurazi, tinëz, pa e hetuar, pa e kuptuar, me djallëzi, me dinakëri, me dredhi dikujt dikush. S. shih sin: ia ha dheun (dhenë) nën këmbë dikujt dikush . 2. (TA ÇON UJIN… dikush) është shumë tinëzar e i pabesë dikush, është shumë i djallëzuar dikush, është dinak, dredharak i pashoq dikush, është shumë i pabesë e i lig dikush. (FGJSSH f. 1710, 1862, 2082, 2142). S. shih sin: të ha babanë në vesh dikush
DEHET ME UJË dikush fr.fol.,iron.- gëzohet, entuziazmohet, thekmezet, qejfleiset dikush shpejt, pa ndonjë arsye, pa ndonjë shkak, pa ndonjë motiv. (FGJSSH f. 301, 2081). S. shih sin : dehet pa pirë dikush
DEL MBI UJË dikush fr.fol. 1. id.- i shpëton rrezikut dikush, i kalon vështirësitë dikush. S. shih sin: del mb' anë dikush. 2.id.- del mbi të tjerët dikush. S.shih sin: ha bukë veç dikush. 3. iron.- zbulohet, del sheshit dikush. (FGJSSH f. 2081). S. shih sin: del arave dikush
I DEL UJËT fr.fol..-1. (dikujt) iron.- i del, i plas cipa dikujt, i del turpi dikujt, nuk ka më pikë turpi dikush, nuk i mbetet pikë turpi dikujt, nuk ka më autoritet, vlerë, nder, prestigj, denjësi te të tjerët dikush. (ALSI te: Leka nr. 10/ 1936 f. 519). S.shih sin: bie në baltë dikush. 2. (sëpatës, thikës) bëhet e paargasur,e pakalitur (sëpata, thika). (FGJSSH f. 2082).
I DEL UJË I ZI diçkaje a një vendi fr.fol.,id.-shkatërrohet, prishet keq diçka a një vend etj.,dërrmohet, rrënohet, shkatërrohet fare, krejt diçka a një vend. (FGJSSH f. 2081, 2241). S. shih sin: bëhet bërhaj diçka a një vend etj.)
DERDH UJËT dikush fr.fol.,euf.- përmjerr dikush. (FGJSSH f. 2082).S.shih sin: bën ujët dikush
E DI UJË diçka (një punë etj.) dikush fr.fol.,ftill.- e di shumë mirë , fare mirë diçka (një punë etj.) dikush, e njeh shumë mirë, fare mirë diçka (një punë etj.) dikush. (FGJSSH f. 1570, 2081). S. shih sin: e di si abëcënë diçka dikush
E DO SI UJËT NË ÇIZME dikë a diçka dikush fr.fol.,iron.- nuk e do fare, aspak dikë a diçka dikush, e urren pa pasë, së tepërmi dikë a diçka dikush, s'e honeps, s' e duron dot fare dikë a diçka dikush. (BQ-DSH). S. shih sin: e do si akullin në gji dikë a diçka dikush
I DUKET UJI PËR FYTI dikujt fr.fol.,meton.- është shumë i dobët, shëndetlig dikush. (BETA-SITA-TIR f. 235). S. shih sin: i duken brinjët dikujt
I DUKET UJI NË (NËPËR) GURMAZ dikujt fr.fol.,meton.- është shumë i dobët, shëndetlig dikush. (VAGU-RIBE-KNA-POG f. 172,BETA-SITA-TIR f. 235). S. shih sin: i duken brinjët dikujt
TË DHËNÇA UJË ME LUGË! fr.fol., mallk.- u sëmursh e mos u ngritsh më! mos paç mundësi të pish ujë me dorën tënde! ( FGJSSH f. 1018, 2081). S. shih sin: të daltë e dala!
TË DHËNÇIN UJË ME CEZË! fr.fol.,mallk.- rënç i sëmurë e mos u ngritsh më! (FGJSSH f. 219). S. shih sin: të daltë e dala!
TË DHËNSHIN UJË ME LUGË! fr.fol., mallk.- u sëmursh e mos u ngritsh më! mos paç mundësi të pish ujë me dorën tënde! (SHAGEC-BY f. 175). S. shih sin: të daltë e dala!
I DHIMBET EDHE UJI I KROIT dikujt fr.fol.,iron.- është shumë dorështrënguar, koprrac dikush. (SUAH-SHPPG f. 94). S. shih sin: s’ të jep (as) barin e zgjebes dikush
EDHE SHUMË UJË DO TË KALOJË NËN URË fr.proverb.,meton.- edhe shumë mote, vite do të kalojnë. (MAH-FKPD-II f. 67).
EDHE SHUMË UJË DO TË RRJE-DHË fr.fol.,met.- edhe shumë kohë do të kalojë (për t’ u bërë a plotësuar diçka) . (QM-FSHPGP f. 62).
*EJA (HAJDE) UJË TË TË PI fr.fol., iron.- e do, e dëshiron, e kërkon diçka gati, të gatshme (si parazit), pa mund, pa punë, pa përpjekje dikush, është përtac tej mase dikush. (NMUS-SHPK-I f. 173). - E pleqtë, ndjesë paçin, eja bukë të të ha, eja ujë të të pi, ferrë në këmbë s' u ha hyrë. (AIS te: JR nr. 4/72 f. 674). S. shih sin: eja bukë të të ha; është dembel Stambolli (dembel i Stambollit) dikush
ËSHTË MBI UJË fr.fol.,ftill.-1. (dikush) është në gjendje të pasigurt e të paqëndrueshme dikush, nuk e di dikush si do t’ i vejë puna .S. shih sin: s’ ka rrënjë dikush. 2. (diçka) është pa mbështetje, pa bazë të sigurt diçka. (FGJSSH f. 2081). S. shih sin: është si bima në bagël (në bajgë) diçka
ËSHTË (SI) UJË AMULL dikush fr. fol., iron.- 1.është i mbyllur në vetvete dikush. (BQ-DSH).S. shih sin: është dry dikush. 2. është shumë i ngathët, i plogët dikush, punon, vepron shumë ngadalë dikush, punon, vepron me ngathtë-si, plogështi të madhe dikush, i zvarrit punët jashtë mase dikush. (FGJSSH f. 414). S. shih sin: është si breshka dikush; është dembel Stambolli (dembel i Stambollit) dikush
ËSHTË (SI) UJË BUXHILLI dikush fr.fol.,iron.,krah.- 1. është i mbyllur në vetvete dikush. (PETZE-FSHFRR f. 36, PETZE-TRO f. 69). S. shih sin: është dry dikush. 2. është shumë i ngathët dikush, punon, vepron shumë ngadalë dikush. S. shih sin: është si breshka dikush
ËSHTË UJË QË S’ ECËN dikush fr.fol.,iron.- është shumë ngathët, i plogët dikush, punon, vepron me ngathtësi, plogështi të madhe dikush, i zvarrit punët jashtë mase dikush. (FGJSSH f. 414, 2081). S. shih sin: është si breshka dikush; është dembel Stambolli (dembel i Stambollit) dikush
ËSHTË SI UJI QË FLE dikush fr. fol., iron.- është tinëzar, tinëzak dhe i pabesë dikush, ta bën të keqen, dëmin tinëz, fshehurazi dikush. (PETBA-GR f. 112). S. shih sin: ta ha dheun nën këmbë dikush
ËSHTË UJË dikush a diçka fr.fol., ftill.-është shumë i lagur dikush a diçka, është i qullur dikush a diçka. (FGJSSH f. 2081). S.shih sin: është qull dikush a diçka
E FLET UJË (një gjuhë) dikush fr.fol., ftill.-e flet shumë mirë, e flet rrjedhshëm (një gjuhë) dikush. (FGJSSH f. 2081).
TË FUT NË UJË E TË NXJERR PA U LAGUR dikush fr.fol.-1. iron.- të mashtron, të gënjen keq dikush, është mashtrues, dredharak i madh dikush. (FGJSSH f. 935). S.shih sin: ta bën të bardhën të zezë dikush; të ha babanë në vesh dikush. 2.meton.- është shumë i zoti e i zgjuar dikush dikush. (FGJSSH f. 935, 1026, 1576). shih sin: i bëhet bisht sakicës dikush
IA FUT UJIN (UJËT) NËN HASËR (NËN RROGOZ, NËN VETE) fr.fol.,iron.- 1. (dikujt dikush) ia bën, ia punon, ia përgatit, ta kurdis, ta shkakton të keqen, fatkeqësinë, dëmin fshehurazi, tinëz, pa e hetuar, pa e kuptuar, me djallëzi, me dinakëri dikujt dikush. S. shih sin: ia ha dheun (dhenë) nën këmbë dikujt dikush . 2. (TA FUT UJIN… dikush) është shumë tinëzar e i pabesë dikush, është shumë i djallëzuar dikush, është dinak, dredharak i pashoq, I madh dikush, është shumë i pabesë e i lig dikush. (FGJSSH f. 1710, 1862, 2082, 2142). S. shih sin: të ha babanë në vesh dikush
GRAFULLON SI UJËT NË ZJARR dikush fr.fol.,krah.- reagon, hidhet shumë shpejt, menjëherë , me të shpejtë dikush, ngase nuk duron, është shumë i nxituar, i rrëmbyer, i furishëm dikush, preket shpejt ose kërcen menjëherë dikush (kur i preket interesi). (AXH-FR f. 194). S. shih sin: kërcen si gaca në prush dikush
*E HEDH NË UJË diçka dikush fr.fol., met.-e hedh si të pavlerë, si të papranueshme diçka dikush, e hedh poshtë diçka dikush .-Ka dhënë një deklaratë që ka hedhur në ujë të gjitha faktet e gjyqtarit hetues për këtë rast. (AVZOG te: KD, 2 korrik 2003 f. 8). S. shih sin:e hedh në baltë diçka dikush
HEDH UJË NË DET dikush fr.fol.,iron.-punon, vepron kot dikush. (RUSH-GJA-I-1971 f. 130). S. shih sin: bën baltë dikush
I HEDH UJË ZJARRIT dikush fr.fol., met.- e qetëson gjendjen e acaruar, gjendjen e tendosur në mes njerëzve dikush. (FGJSSH f. 2244).S. shih sin: i ftoh gjakrat dikush
HUMBË UJI fr.em.,fj.- rrjedhë uji që herë pas here humbet nën sipërfaqen e tokës. (IG-MLKN f. 39).
I HYN UJI (UJËT) NËN HASËR dikujt fr.fol.,id.- bie në një gjendje të keqe dikush, bie ngushtë nga diçka e papritur dikush. (FGJSSH f. 1710, 2082). S. shih sin: bie angësht dikush
I HYN UJI (UJËT) NËN RROGOZ dikujt fr.fol.,id.- bie në një gjendje të keqe dikush, bie ngushtë nga diçka e papritur dikush. (FGJSSH f. 1710, 2082). S. shih sin: bie angësht dikush
JANË SI DY PIKA UJI fr.fol.,ftill.-janë shumë të ngjashëm me njëri tjetrin, janë pothuajse të njëllojtë. (FGJSSH f. 2082). S. shih sin: janë një ajar
JANË SI UJI ME ZJARRIN në mes vete fr. fol., ftill.,krah.- janë tërësisht, plotësiht të kundërt në mes vete, janë krejt të ndryshëm në mes vete, kanë dallime, ndryshime të mëdha në mes vete, ndryshojnë shumë në mes vete. (FGJSSH f. 2244). S. shih sin: janë si bolla e bokës me ngjalën e Valbonës në mes vete
S’ I JEP KUSH NJË GOTË UJË dikujt fr.fol.,meton.- nuk kujdeset askush për dikë, s’ i jep kush asnjë ndihmë dikujt. (FGJSSH f. 2082).S.shih sin: është si cung që e rrahin ujërat nëpër përrua dikush a diçka
S’ TA (TË) JEP NJË PIKË UJË dikush fr.fol.,iron.- nuk të jep asgjë, asgjësendi dikush, nuk të jep fare, aspak dikush. S. shih sin: nuk të jep gjë prej gjëje dikush. 2. është shumë dorështrënguar, koprrac dikush, kursen shumë, së tepërmi, jashtë mase dikush, kursen edhe gjërat më të domosdoshme për vete dikush. S. shih sin: s' të jep (as) barin e zgjebes dikush 3. nuk të ndihmon fare dikush, nuk të bën mirë fare dikush. (HB-IV f. 252). S. shih sin : nuk të nxjerr në breg dikush
I JEP UJË dikush fr.fol.,id.-1. dikujt (fëmijës) e llaston, e lazdron dikush dikë (fëmijën), e mëson keq (fëmijën) dikush, e përkëdhel shumë, tej mase dikë (fëmijën) dikush. (BQ-DSH). S.shih sin : i jep arsye dikujt (fëmijës) dikush. 2. (hekurit, sëpatës, thikës) e kalit,e argas (hekurin) dikush. (FGJSSH f. 737, 2082).
*TË JEP UJË ME BISHT (TË LUGËS) dikush fr.fol.,iron.-1është shumë i zoti, i aftë dikush, i vjen gjithçka përdoresh dikujt, s’ lë punë pa bërë dikush, i bën ballë çdo pune, çdo pengese, çdo vështirësie dikush, është i gjendshëm në çdo punë a në çdo situatë, nevojë, shtrëngesë dikush, bën pothuaj të pamundurën dikush. (FGJSSH f. 150, MIHO-DI f. 178, JTH-FFGJSH f. 119). S. shih sin: i bëhet bisht sakicës dikush .2. të mashtron, të gënjen keq dikush, ta hedh, ta punon, ta lag me shumë zotësi (shumë keq) dikush, të mashtron, të gënjen sy ndër sy dikush. (FGJSSH f. 150, 1018, 1903, 2082, JTH-FFGJSH f. 119).-Koha na bëri si bisht luge! Ka të tillë që po na japin ujë me bisht! (HKA-OM f. 114). S. shih sin: ta bën të bardhën të zezë dikush
U JEP UJË QENVE dikush fr.fol.,iron.- bën punë të kotë, pa dobi, pa fryt, pa vlerë dikush, e shkon, e kalon kohën kot, duke u marrë me kotësi dikush. (PESHA-BER f. 214). S. shih sin: bën baltë dikush
U JEP UJË SORRAVE dikush fr.fol., iron.- bën punë të kotë, pa dobi, pa fryt, pa vlerë dikush, e shkon, e kalon kohën kot, duke u marrë me kotësi dikush. (IBME-OP f. 157). S. shih sin: bën baltë dikush
TË JEP UJË ME SHOSHË dikush fr.fol.,iron.-të mashtron, të gënjen keq dikush, të mashtron, ta hedh lehtë dikush, ta hedh, të mashtron kur të dojë dikush, të mashtron sy ndër sy dikush, është mashtrues, dredharak i madh dikush. ( BQ-DSH). S. shih sin: ta bën të bardhën të zezë dikush
TË JEP UJË ME SHPINË TË DORËS dikush fr.fol.-1. iron. të mashtron, të gënjen keq dikush, të mashtron, ta hedh lehtë dikush, ta hedh, të mashtron kur të dojë dikush, të mashtron sy ndër sy dikush, është mashtrues, dredharak i madh dikush. S. shih sin: ta bën të bardhën të zezë dikush 2. meton. është shumë i zoti, i aftë e i shkathët, i shpejtë dikush, i vjen gjithçka përdoresh dikujt, s’ lë punë pa bërë dikush, i bën ballë çdo pune, çdo pengese, çdo vështirësie dikush, është i gjendshëm në çdo punë a në çdo situatë, nevojë, shtrëngesë dikush, bën pothuaj të pamundurën dikush. (FGJSSH f. 1903, 2082). S. shih sin: i bëhet bisht sakicës dikush
TË JEP UJË ME SHPINË TË LU-GËS dikush fr.fol.-1. meton. është shumë i zoti, i aftë e i shkathët, i shpejtë dikush, i vjen gjithçka përdoresh dikujt, s’ lë punë pa bërë dikush, i bën ballë çdo pune, çdo pengese, çdo vështirësie dikush, është i gjendshëm në çdo punë a në çdo situatë, nevojë, shtrëngesë dikush, bën pothuaj të pamundurën dikush. S. shih sin: i bëhet bisht sakicës dikush .2. iron.- ta hedh lehtë dikush, ta hedh, të mashtron kur të dojë dikush, të mashtron sy ndër sy dikush, është mashtrues, dredharak, dinak i madh dikush. (AJA-DE f. 174, FGJSSH f. 150, 1903, 2082, JTH-FFGJSH f. 119). S. shih sin: ta bën të bardhën të zezë dikush
TË JEP UJË ME SHOSHË dikush fr.fol.,iron.-1. është shumë i zoti, i aftë e i shkathët, i shpejtë dikush, i vjen gjithçka përdoresh dikujt, s’ lë punë pa bërë dikush, i bën ballë çdo pune, çdo pengese, çdo vështirësie dikush, është i gjendshëm në çdo punë a në çdo situatë, nevojë, shtrëngesë dikush, bën pothuaj të pamundurën dikush. (FGJSSH f. 1887, 2081, JTH-FFGJSH f. 119). S. shih sin: i bëhet bisht sakicës dikush .2. të mashtron, të gënjen lehtë dikush ta hedh, ta punon, ta lag me shumë zotësi (shumë lehtë) dikush të mashtron, të gënjen sy ndër sy dikush. (FGJSSH f. 1887, JTH-FFGJSH f. 119). S. shih sin: ta bën të bardhën të zezë dikush. 3. është dinak e mashtrues i madh dikush, është shumë dinak, dredharak, i djallëzuar, i pabesë dikush. (AJA-DE f. 172, FGJSSH f. 935). S.shih sin: të ha babanë në vesh dikush
TË JEP UJË ME (NË) SHPINË TË LUGËS dikush fr.fol.,iron.-është dinak, dredharak i pashoq dikush, është mashtrues i madh dikush, të mashtron sy ndër sy dikush, ta hedh fare dikush, është shumë i djallëzuar, i pabesë dikush. (AJA-DE f. 172, AVSU-TRO f. 73). S. shih sin: të ha babanë në vesh dikush
I KA UJË (rrobat etj.) dikush fr.fol., ftill.- i ka shumë të lagura (rrobat etj.) dikush. (BQ-DSH). S. shih sin: i ka qull (rrobat etj.) dikush
E KA UJIN NË KRYE TË ARËS dikush fr.fol.,meton.- i vete puna mbarë dikujt, i ka duk puna dikujt, është në gjendje të mirë ekonomike dikush . (JTH-FFGJSH f.75). S. shih sin: ka balashi dhjamë
E KA UJIN NË ARË dikush fr.fol., meton.- 1.është shumë i zënë me punë dikush, nuk ka kohë fare për të bërë a punuar diçka tjetër dikush (nga zënia me punë),është me ngut e s’ e pret dot puna dikë, e ka një punë të ngutshme dikush që duhet ta përfundojë patjetër. S. shih sin: është me dorë në shqilë dikush.2.i vete puna mbarë dikujt, i ka dukë puna dikujt. (FGJSSH f. 2081, JTH-FFGJSH f.75). S. shih sin: ka balashi dhjamë
E KA SI UJËT E PAKË dikë dikush fr.fol.,ftill.-e ka shumë të dashur dike dikush. (BQ-DSH). S. shih sin: e ka diell dikë dikush ; i rri akrep dikujt dikush
S’ KA UJË NË SY dikush fr.fol.-1. iron.- është fare i paturpshëm, i pacipë dikush, nuk turpërohet fare dikush, s’ ka turp dikush. (MAH-FKPG-II f. 67, ESBRA-LU f. 154, FGJSSH f. 2081).S.shih sin : bëhet abanoz dikush. 2. meton.- është shumë i varfër dikush. (FGJSSH f. 2081). S.shih sin: nuk ka asgjë pas (veç) shpirtit dikush
*KALON SHUMË UJË NËN URË dikush fr.fol.- kalon shumë kohë, kalon një kohë e gjatë.-Lindën luftëtarët tanë dhe ne patëm mundësi, më në fund, pasi kishte kaluar e kaluar shumë ujë nën urë, t’ i zgjedhim luftëtarët tanë. (AZZOG te: KD, 30 gusht
IA KALON UJIN (UJËT) NËN HASËR (NËN RROGOZ, NËN VETE) fr.fol.,iron.- 1. (dikujt dikush) ia bën, ia punon, ia përgatit, ta kurdis, ta shkakton të keqen, fatkeqësinë, dëmin fshehurazi, tinëz, pa e hetuar, pa e kuptuar, me djallëzi, me dinakëri dikujt dikush. S. shih sin: ia ha dheun (dhenë) nën këmbë dikujt dikush. 2.(TA KALON UJIN… dikush) është shumë tinëzar e i pabesë dikush, është shumë i djallëzuar dikush, është dinak, dredharak i pashoq, I madh dikush, është shumë i pabesë e i lig dikush. (FGJSSH f. 1710, 1862, 2082, 2142). S. shih sin: të ha babanë në vesh dikush
KA KALUAR SHUMË UJË fr.fol., meton.- ka kaluar një kohë e gjatë. (FGJSSH f. 1952, 2082). S. shih sin: ka rrjedhur shumë ujë
KËLLIÇ UJË MOS TË PIJË DYNJA-JA dikush fr.fol.,iron.- bën punë të kotë, pa dobi, pa fryt, pa vlerë dikush, e shkon, e kalon kohën kot, duke u marrë me kotësi dikush, nuk bën punë për të qenë dikush. (QM-FSHRGP f. 62). S. shih sin: bën baltë dikush
KËRKON TË NDALË UJIN ME KËMBË dikush fr.fol.,iron.- fol.,iron.- kërkon, lyp, do, përpiqet, mundohet të bëjë diçka të pamundur dikush, kërkon, do, lyp, mundohet, përpiqet të bëjë diçka jashtë mundësive vetanake dikush. (FGJSSH f. 2082). S. shih sin : kërkon të tërheqë buallin për bishti dikush
I KTHJELLËT SI UJËT E GURRËS fr.mb.,ftill.,krah.-i kthjellët fare, shumë i kthjellët. (FGJSSH f. 592). S. shih sin: I kthjellët si (posi,porsi) bilur
KURRKUJT S’ IA TURBULLON UJËT dikush fr.fol.,meton.- është njeri shumë i sjellshëm, i njerë-zishëm, i qetë, i urtë, i mirë dikush, nuk i thotë asnjë fjalë (për të keq) dikujt dikush, është njeri shumë i butë, shumë i urtë e i patëkeq dikush, nuk e ngacmon, nuk e shqetëson, nuk e trazon, nuk e hidhëron njeri dikush. (BQ-DSH).S. shih sin: është bogolinë dikush
LËRON NË UJË dikush fr.fol.,iron.- punon, mundohet kot dikush, merret me punë të kota dikush. (FGJSSH f. 2081, NABA-EY f. 10). S. shih sin: bën baltë dikush
IA LËSHON UJIN NËN HASËR (NËN RROGOZ, NËN VETE) fr.fol.,iron.- 1. (dikujt dikush) ia bën, ia punon, ia përgatit, ta kurdis, ta shkakton të keqen, fatkeqësinë, dëmin fshehurazi, tinëz, pa e hetuar, pa e kuptuar, me djallëzi, me dinakëri dikujt dikush. S. shih sin: ia ha dheun (dhenë) nën këmbë dikujt dikush . 2. (TA LË-SHON UJIN… dikush) është shumë tinëzar e i pabesë dikush, është shumë i djallëzuar dikush, është dinak, dredharak i pashoq dikush, është shumë i pabesë e i lig dikush. (FGJSSH f.1710, 1862, 2082, 2142). S. shih sin: të ha babanë në vesh dikush
LUNDRON NË DY (NË NJË) GISHT UJË dikush fr.fol.,meton.-është shumë i zoti dikush, bën të pamundurën dikush. (FGJSSH f. 555, 2081).S.shih sin :i bëhet bisht sakicës dikush
I MBAHET UJËT dikujt fr.fol., meton.- nuk e bën dot ujët e hollë dikush. (FGJSSH f. 2082).
NUK MBAHET UJI ME SHOSHË fr.proverb.,iron.-është punë e kotë, e pamundur diçka, është punë që s’ bëhet, është e pamund-shme, e pamundur (të bëhet) diçka. (FGJSSH f. 275). S.shih sin: nuk lëvrohet në arbain
NUK MBAN MË UJË (kosi, orizi, pilafi, vera etj.) fr.fol., meton.-nuk mund të durohet më diçka, e kalon çdo kufi diçka, teprohet diçka, s’durohet dot më diçka, është e padurueshme diçka, vjen puna sa nuk durohet dot më, kalohet çdo kufi i pranueshëm, vete deri në një pikë sa s’ durohet dot më . (FGJSSH f. 2081, 2134). S.shih sin: mbushet kupa
E MBAN ME UJË TË NGROHTË (TË VAKËT) dikë dikush fr.fol.,iron.- e mban me premtime, me shpresa të kota dikë dikush., e mban me fjalë të mira dikë dikush, por nuk i bën punë, nuk i zgjidh gjë. (FGJSSH f. 2081, 2106). S. shih sin: ia kallëzon copën e madhe dikujt dikush
E MBAN SI UJËT E MESHËS dikë dikush fr.fol., krah.- tregon kujdes, interes të veçantë për dikë dikush, kujdeset shumë për dikë dikush . (NABA-EY f. 144). S.shih sin: e mban si bukë (si bukën) me qiqër dikë dikush
*E MBAN SI UJËT E PAKTË dikë dikush fr.fol.,meton.-1. (dikë) tregon kujdes, interes të veçantë për dikë dikush, kujdeset shumë për dikë dikush, e mban, e trajton shumë mirë (si mos më mirë) dikë dikush, e mban me të gjitha të mirat dikë dikush, e mban mirë e si është më mirë dikë dikush, e nderon në mënyrë të veçantë dikë dikush, e mban me nderime të veçanta dikë dikush. (SKDO f. 503, NABA-EY f. 144).- Burrë si ti, katërqind vjet nuk dua.-Ke hak, se të kam mbajtur si ujët e pakët. (ZSA-VL-
MBAN UJË ME SHOSHË dikush fr.fol.-1. iron.- bën punë të kotë, pa dobi, pa fryt, pa vlerë dikush, punon fare kot, pa asnjë dobi dikush. (FGJSSH f. 1887, 1909, 2081). S. shih sin: bën baltë dikush. 2.meton.-bën diçka të pamundur dikush, është shumë i shkathët, i zoti dikush, bën mrekullira, çudira dikush.(NMUS-SHPK f. 284).S. shih sin: të çan ashka në maje të kresë dikush; i bëhet bisht sakicës dikush
MBAN UJË ME SHPORTË dikush fr. fol.,iron.- bën punë të kotë, pa dobi, pa fryt, pa vlerë dikush, punon fare kot, pa asnjë dobi dikush. (FGJSSH f. 1887, 1909, 2081). S. shih sin: bën baltë dikush
MBUSH UJË ME SHOSHË dikush fr.fol.,iron.- punon, përpiqet kot së koti dikush, merret me punë të kota, pa vlerë dikush, bën punë boshe, pa dobi dikush. (FGJSSH f. 1868, 1887, 1909, 2081). S. shih sin: bën baltë dikush
MBUSH UJË ME SHPORTË dikush fr. fol.,iron.- bën punë të kotë, pa dobi, pa fryt, pa vlerë dikush, punon fare kot, pa asnjë dobi dikush. (FGJSSH f. 1887, 1909, 2081). S. shih sin: bën baltë dikush
MBYTET NË NJË FILXHAN (NË NJË GISHT, NË NJË GOTË, NË NJË LUGË) UJË dikush fr.fol.,iron.- hutohet, shastiset edhe përpara një gjëje fare të vogël dikush. (FGJSSH f. 2082). S. shih sin: mbytet në një pikë ujë dikush
MBYTET NË NJË PIKË UJË dikush fr.fol.,iron.-1. pengohet në një punë dikush për gjëra shumë të vogla a të parëndësishme. (FGJSSH f. 2081). S. shih sin: mbytet në lumë pa ujë dikush. 2. hutohet, shastiset edhe përpara një gjëje fare të vogël dikush. (FGJSSH f. 2082). S. mbytet në një filxhan (në një gisht, në një gotë, në një lugë) ujë dikush
MERR UJË ME SHOSHË dikush fr.fol.,iron.- bën punë të kotë, pa dobi, pa fryt, pa vlerë dikush, punon fare kot, pa asnjë dobi dikush. (FGJSSH f. 1887, 1909, 2081). S. shih sin: bën baltë dikush
MERR UJË ME SHPORTË dikush fr. fol.,iron.- bën punë të kotë, pa dobi, pa fryt, pa vlerë dikush, punon fare kot, pa asnjë dobi dikush. (FGJSSH f. 1887, 1909, 2081). S. shih sin: bën baltë dikush
MERR UJË NË DET dikush fr.fol.,iron.-punon, vepron kot dikush. (RUSH-GJA-I-1971 f. 130). S. shih sin: bën baltë dikush
NUK I MERR UJË LOPATA dikujt fr.fol.,iron.- s’ ka fuqi,vlerë, ndikim më të ndikojë te të tjerët dikush, nuk e ka më atë autoritet e nderim që kishte (më parë) dikush, i bie vlera a rëndësia dikujt. (FGJSSH f. 1013, 2232). S. shih sin: i laget (iu ka lagur) baruti dikujt
NUK I MERR UJË SHATI dikujt fr.fol.,iron.- s’ ka fuqi,vlerë, ndikim më të ndikojë te të tjerët dikush, nuk e ka më atë autoritet e nderim që kishte (më parë) dikush, i bie vlera a rëndësia dikujt. (FGJSSH f. 1013, 2232). S. shih sin: i laget (iu ka lagur) baruti dikujt
E MERR UJËT PARA VETES dikë fr.fol.,meton.- e pëson keqas dikush, shkon drejt humbjes, pësimit, shkatërrimit, katandisë, falimen-timit dikush. (AVSU-SHFMGJ-III f. 143). S. shih sin: merr në çopur dikush
E MËSON UJË diçka (një mësim etj.) dikush fr.fol.,ftill.- e mëson pothuaj përmendësh diçka (një mësim etj.) dikush, e mëson shumë mirë, fare mirë diçka (një mësim etj.) dikush. (FGJSSH f. 2081). S. shih sin: e bën byk diçka (një mësim etj.) dikush
*MIH NË UJË dikush fr.fol.,iron.- merret me punë të kota dikush, bën një punë pa fryt dikush, punon kot së koti dikush. (AXH-IX f. 169, FGJSSH f. 2081, MIGOJ-F-II f. 17, SUAH-SHPPG f. 94, NABA-EY f. 10).- Ajo jepte e merrte, po I dukej sikur po mihte në ujë. (ZSA-VL-3 f. 137). S. shih sin: bën baltë dikush
MIH UJË NË BUNË dikush fr.fol., iron.- bën punë të kotë, pa dobi, pa fryt, pa vlerë dikush.. (IG-MLK f. 86). S. shih sin: bën baltë dikush
MIH UJË NË HAVAN dikush fr.fol., iron.- bën punë të kotë, pa dobi, pa fryt, pa vlerë dikush. (SUAH-SHPPG f. 94). S. shih sin: bën baltë dikush
NË UJË E MË NË UJË fr.ndf.,met.- keq e mos më keq, keq e më keq. (AVSU-SHFMGJ-III f. 143).S.shih sin: poshtë e më poshtë
E NGATËRRON UJIN dikush, fr.fol., iron.- shkakton, nxjerr, sjell, hap ngatërresa, telashe, kokëçarje (të reja) dikush, i ngatërron punët dikush. (FGJSSH f. 2041, 2081). S. shih sin: hap avaz (e) dikush
NUK I NGRE UJË LOPATA dikujt fr.fol.,iron.-r.fol.,iron.- nuk i mbetet më fuqi, pushtet, vlerë ndikimi dikujt, s’ ka më fuqi, pushtet të urdhërojë dikush, s’ ka fuqi,vlerë, ndikim më të ndikojë te të tjerët dikush. (FGJSSH f. 1013, 2232). S. shih sin: i laget (iu ka lagur) baruti dikujt
(E) NGRE UJIN PËRPJETË dikush fr.fol.,id është shumë i zoti, i shkathët dikush, e bën të pamundurën, atë që s’ ta merr mendja dikush. (FGJSSH f. 2081). S. shih sin : i bëhet bisht sakicës dikush
NUK I NGRE UJË SHATI dikujt fr.fol.,iron.- s’ ka fuqi,vlerë, ndikim më të ndikojë te të tjerët dikush, nuk e ka më atë autoritet e nderim që kishte (më parë) dikush, i bie vlera a rëndësia dikujt. (FGJSSH f. 1013, 2232). S. shih sin: i laget (iu ka lagur) baruti dikujt
NGJAJNË SI DY PIKA UJI në mes vete fr.fol.,ftill.-ngjajnë shumë në mes vete. (FGJSSH f. 2082).
NOTON NË DY (NË NJË) GISHT UJË dikush fr.fol.,meton.- është shumë i zoti, i aftë e i shkathët dikush, e bën pothuaj të pamundurën dikush. (FGJSSH f. 555, 2081).S. shih sin: i bëhet bisht sakicës dikush
I NUMËROHET UJËT NË GURMAZ dikujt fr.fol.,meton.-është shumë i dobët, shëndet-lig dikush, është i dobësuar, i ligur, i tretur tepër dikush . (JBALL-KOR f. 202). S. shih sin: i duken brinjët dikujt
IA NXJERR UJËT dikujt dikush fr. fol., meton.-e shtrydh mirë dike dikush, e shfrytëzon deri në pikën e fundit dike dikush. (FGJSSH f. 2082). S. shih sin: ia heq një bashkë dikujt dikush
NXJERR UJË NGA GURI dikush fr. fol. 1. iron.-është shumë dorështrënguar dikush, kursen sa më s’ bëhet dikush, kursen shumë, pa masë dikush, është koprrac, kursenac i madh dikush. ( IST f. 134).S. shih sin: s’ të jep barin e zgjebes dikush. 2. id.-është shumë i zoti, i shkathët dikush, e bën të pamundurën, atë që s’ ta merr mendja dikush. (FGJSSH f. 2081, 2105). S. shih sin : i bëhet bisht sakicës dikush
NXJERR UJË NË VATËR dikush fr. fol.1.iron.-nuk lë gjë pa trazuar a lëvizur nga vendi (fëmija lazdran, ,është shumë lazdruar, i prapë, ters, i parehatshëm, i mbrapshtë dikush, bën shumë prapësira dikush, nuk lë gjë të keqe pa bërë dikush, nuk lë asgjë në vendin e vet dikush. (FGJSSH f. 2081).S. shih sin: e përmbys botën dikush. 2. id.-është shumë i zoti, i aftë e i shkathët dikush, e bën pothuaj të pamundurën dikush. (FGJSSH f. 2081, 2117). S. shih sin: i bëhet bisht sakicës dikush
I NXJERR UJË TË ZI fr.fol., id.-1. (diçkaje a një vendi dikush) e rrënon, e shkatërron , e prish, e rrafshon fare, krejt, deri në themel, me themel, nga rrënjët diçka a një vend (një shtëpi, një fshat, një qytet etj.) dikush. S. shih sin: e bën bar diçka a një vend dikush.2. (dikujt dikush a diçka) e mundon shumë dikë dikush (duke e detyruar të bëjë një punë shumë të rëndë) a diçka .S.shih sin: ia pjek buzën dikujt dikush a diçka. 3. (dikujt dikush) e qorton, e kritikon rëndë dikë dikush, e dërrmon moralisht dikë dikush (FGJSSH f. 2081-2, 2241). S. shih sin: e bën byk dikë dikush
NJË GISHT UJË DO dikush fr.fol. ,ftill.- do, kërkon një shkak të vogël dikush (për t’ u kapur, për t’ u zënë me dikë). (NMUS-NJFK f. 210, NMUS-SHPK f. 97). S. shih sin: e kërkon belanë me qiri dikush
NJË PIKË UJË NË DET (NË OQEAN) fr.em.,iron.-diçka shumë e vogël, sasi e pallogarit-shme, gjë që s’ duket fare. (FGJSSH f. 2082).
NJË SHAT UJË fr.em.,ftill.- sasi uji për ujitje aq sa kalon në një vijë. (FGJSSH f. 1821, 2082).
NJË SHTJEKË UJË fr.ndf., id.- aq ujë sa kalon nëpër një vijë të tillë. (FGJSSH f. 1931).
*I NJOMË UJË fr.mb.,ftill.- fare i njomë, shumë i njomë, që ka shumë lëng.- Unë i njomë ujë, ti e ngurtë dru. (SANT-KA f. 61).
E PAGUAN UJIN PËR RAKI dikush fr.fol.,ftill.-e paguan shumë shtrenjtë diçka dikush. (FGJSSH f. 1326, 2082). S. shih sin: i vete sa bishti koka dikujt diçka
PESHKON NË UJË TË TURBULLT dikush fr.fol.,iron.- punon, vepron tinëz, në mënyrë jo të ndershme (duke u munduar të përfitojë nga vështirësitë në të cilat gjendet dikush). (FGJSSH f. 1409, 2041, 2082). S. shih sin: shkon mbi dhe e nën dhe dikush
PI UJË te dikush dikush fr.fol.,iron.- e përdor si të dojë dikë dikush, e bën punën e dikujt dikush, vihet në shërbim të dikujt dikush, është vegël e dikujt dikush. (FGJSSH f. 2081).S. shih sin: është si femëz llastiqesh dikush
*NUK PI UJË diçka fr.fol.,id.- nuk ka vlerë diçka, nuk vlen, nuk shkon, nuk përfillet, nuk zë vend, nuk pranohet, nuk honepset, nuk merret parasysh fare diçka (një punë, një mendim etj.) .(FGJSSH f. 192, 2081).- Kush të ka mësuar të shesësh këto dëngla që s’ pinë ujë te ne. (PM-HV f. 410).S.shih sin: s’ merr bojë diçka (një punë etj.)
PI UJË NË VALË TË LUMIT dikush fr. fol.,met.-është shumë i zoti, i aftë e i shkathët dikush, i vjen gjithçka përdoresh dikujt, e bën pothuaj të pamundurën dikush. (PETPA-LU f. 182) . S. shih sin: i bëhet bisht sakicës dikush
PI UJË NGA NJË SHISHE dikush fr.fol.,meton.- del besnik dikush, e sendërton, e përmbush zotimin, premtimin e dhënë dikush, i përmbahet, i rri besnik premtimit, fjalës së dhënë dikush, nuk e ndërron qëndrimin dikush. (FGJSSH f. 1477, 2082). S. shih sin: del ibesës dikush
PINË UJË NË NJË BURIM fr.fol.,id.- janë të pandarë e të ndër-varur me njëri tjetrin, janë shokë e miq të ngushtë në mes vete, bashkëpunojnë ngushtë njëri me tjetrin, janë të lidhur ngushtë njëri me tjetrin. (JBALL-KOR f. 202). S. shih sin: janë bark e shpinë në mes vete
PINË UJË NË NJË BUXHILL fr.fol., meton.-1. janë të njëjtë, nuk ndryshojnë njëri prej tjetrit, nuk kanë ndonjë dallim në mes vete, janë si njëri ashtu edhe tjetri, janë të karakterit, botë-kuptimit, mendimit të njëjtë. S. shih sin: janë një ajar.2. janë shokë e miq shumë intimë, të ngushtë në mes vete, janë miq shtëpie në mes vete, kanë marrëdhënie shumë të ngushta në mes vete, janë të një mendjeje, kanë mendime të njëjta, janë ose shkojnë si vëllai me vëlla në mes vete, e bëjnë çdo gjë bashkë. (PETZE-FSHFRR f. 36). S. shih sin: bëhen bark e shpinë në mes vete; janë bark e shpinë në mes vete
E KA PIRË KËTË UJË dikush fr.fol., iron.-e di këtë punë dikush, e ka parë këtë gjë edhe më përpara dikush, e ka provuar diçka dikush, ka përvojë të mjaftueshme për diçka dikush, e di, e njeh fare mirë çfarë është diçka dikush. (FGJSSH f. 1477, 2081). S.shih sin: e ka kërkuar atë çorbë dikush
IA KA PIRË UJËT dikujt dikush fr.fol.,id.- e di, e njeh sa vlen, çfarë është dikush, e njeh mirë dikë dikush, ia di të gjitha vlerat,veset, huqet dikujt dikush, e di sa heq në kandar dikë dikush, e di ç’ karakter ka dikë dikush, e ka provuar, sprovuar, denedisur dikë dikush shumë herë se ç’ është, e njeh hollë e mirë dikë dikush. (BQ-DSH). S.shih sin : ia ka ngrënë çorbën dikujt dikush
KA PIRË UJË NË SHUMË BIRIME (NË SHUMË KROJE) dikush fr.fol., meton.- ka përvojë të gjatë në jetë dikush, është i rrahur nga jeta dikush. (FGJSSH f. 1952, 2082). S. shih sin: është zier në lëng çeliku (në lëng të çelikut) dikush
KANË PIRË UJË NË NJË KRUA fr. fol.,iron.-janë fare të largët njëri me tjetrin,s’ kanë të bëjnë fare njëri me tjetrin (për nga gjaku), s' kanë asnjë lidhje afrie a farefisnie në mes vete, , nuk janë të afërt fare . (FGJSSH f. 891, 1477, 2082). S. shih sin: janë çorba e çorbës së lepurit
S’ KA PJERDHUR NË UJË dikush fr.fol.,iron.- nuk ka parë rrezik me sy dikush, nuk ka rënë ndonjëherë ngushtë dikush. (FGJSSH f. 1492). S. shih sin: s’ është rrëzuar nga dardha dikush
PRASHIT NË UJË dikush fr.fol.,iron.- punon, mundohet kot dikush, merret me punë të kota dikush. (FGJSSH f. 2081,NABA-EY f. 10). S. shih sin: bën baltë dikush
E PRET SI UJËT E FTOHTË dikë a diçka dikush fr.fol.,ftill.- e pret me padurim, me dëshirë të madhe dikë a diçka dikush. (NMUS-SHPK f. 44). S.shih sin: e pret si dallëndyshja dikë a diçka dikush
IA PRET UJËT QË NË RREMË dikujt dikush fr.fol.,iron.-e lë pa asgjë, pa gjë dikë dikush, ia merr, ia rrëmben, ia vjedh të gjitha dikujt dikush, e varfëron shumë, tej mase dikë dikush, nuk i lë asgjë nga pasuria dikujt dikush. (NMUS-NJFK f. 214). S.shih sin: e lë biçak dikë dikush
QESH EDHE ME UJIN E KULLUAR dikush fr.fol.,iron.-nuk pëlqen asgjë, po vetëm kritikon dikush, i gjen të meta çdo gjëje dikush, nuk i duket e mirë asgjë dikujt, s’ është I kënaqur me asgjë (kurrë) dikush. (FGJSSH f. 1601, 2082).
I QET NË UJË (të hollat, paratë) dikush fr.fol.,iron.- i prish, i harxhon, i shpenzon kot, pa asnjë dobi (paratë) dikush. (FGJSSH f. 1615, 2081).
IA QET UJIN fr.fol.,id.- 1. (dikujt dikush) e mundon shumë dikë dikush. S. shih sin: ia pjek buzën dikujt dikush .2. e çnjerëzon dikë dikush, e bën të egër e të pashpirt dikë dikush,i (ia) prish vetitë e mira njerëzore dikujt dikush. (SUAH-SHPPG f.94). 3. e bën të paturpshëm dikë dikush. (BQ-DSH). S. shih sin: ia pëlcet dellin e marres dikujt dikush.4.(diçkaje dikush) e shfrytë-zon shumë diçka dikush. 5. flet shumë për të njëjtën gjë dikush, duke u sjellë të tjerëve mërzitje të madhe, e përsërit a e përdor jashtë mase diçka dikush. (SUAH-SHPPG f. 94). S. shih sin: e bën bajat diçka dikush
QET UJË NGA GURI dikush fr.fol.,id.- është shumë i zoti, i aftë e i shkathët dikush, e bën pothuaj të pamundurën dikush. (FGJSSH f. 2081, 2105). S. shih sin: i bëhet bisht sakicës dikush
NUK TË QET UJË NË SY dikush fr.fol.,iron.- nuk të ndihmon dikush, nuk të bën mirë dikush. (HB-III f. 191). S. shih sin : nuk të nxjerr në breg dikush
E RUAN SI UJËT E PAKTË diçka dikush fr.fol.,ftill.,krah.- e ruan me shumë kujdes diçka dikush ,e ruan me kujdesin më të madh diçka dikush, e ruan si diçka të çmuar diçka dikush. (AXH-XIX f. 223, FGJSSH f. 1333, 2082). S. shih sin: e ruan si altar diçka dikush
*RRAH UJË NË HAVAN dikush fr.fol., iron.- 1.flet kot së koti, pa sjellë asnjë dobi,prokopi dikush, dërdëllit, llomotit, rokanis dikush. (JBALL-KOR f. 202, FGJSSH f. 273, 1945).- Jam duke bërë,po, shumë çudi: / kah na doli sot kjo Shqipëri,/ së cilës emri nuk i është ndier/ kurrë në Evropë? Prandaj s’ e di/ kot pse të rrahim ujë në havan?.../ Pse t’ ia vëmë gacën agzotit?...(GJF-LM f. 511). Se po pëlcasim trutë e po rrahim ujë në havan. Rrezik të më shpërthejnë damarët… Sllmë një aspirinë. (STPO-D f. 67). Ky Bardh Mema, pa hë, more shokë, për të cilin në pikën eventuale po rrahim ujë në havan e po çajmë dërrasa, sapo doli nga lufta. (RK te: JR nr. 4/
DO TË RRJEDHË SHUMË UJË DERI ATËHERË fr.fol.,met.- do të kalojë një kohë e gjatë deri atëherë. (EQSHI f. 135).
KA RJEDHUR SHUMË UJË fr.fol., meton.- ka kaluar një kohë e gjatë. (FGJSSH f. 1952, 2082). S. shih sin: ka kaluar shumë ujë
.SA UJI fr. ndf.,baraz.- plot e përplot, me shumicë. (ALSI te: Leka nr. 10/
SI UJËT E FTOHTË fr.ndf.,krah.-1. me dëshirë të madhe.S. shih sin: me afsh e me rashk. 2. me padurim. (FGJSSH f. 513, 2082). S. shih sin: me dorë në zemër
SI UJËT E PAKËT fr.ndf.,krah.-1. me dëshirë të madhe.S. shih sin: me afsh e me rashk. 2. me padurim. (FGJSSH f. 513). S. shih sin: me dorë në zemër
SIKUR ËSHTË LARË ME UJË GËSHTENJASH dikush fr.fol.,iron.- përgojohet, gojoset, prozhmohet dikush, flasin e përflasin për dikë, e përgojojnë, e përflasin, e prozhmojnë dikë, e marrin nëpër gojë për të keq dikë,ia zmadhojnë dikujt veprimet e këqija që ka bërë. (PAVHA-SHPE f. 121). S. shih sin: dëgjohet nëpër botë dikush
SIKUR U JEP UJË KORBAVE fr.mb., krah.- shumë i dobët, shëndetlig. (HEME-SK f. 79). S. shih sin: i hequr në fytyrë
SIKUR KA UJËT NË MISËR dikush fr.fol.,meton.- ngutet shumë për të bërë një punë dikush. (NMUS-SHPK-I f. 173). S. shih sin: bluan në dorë dikush
SIKUR MIH UJË NË BUNË dikush fr.fol.,iron.- punon kot, kot si koti dikush. (IG-MLK f. 86). S. shih sin: bën baltë dikush
*IA SJELL UJIN NË MULLLI dikujt a diçkaje dikush fr.fol.,ftill.- Nuse mblidh bishtin, mos ia sill ujin në mulli kësaj gobille. (MK-AJ f. 91).
IA SHET UJIN PËR RAKI dikujt dikush fr.fol.,iron.- e mashtron, e gënjen keq dikush dikë, ia hedh, ia punon, ia lag (shumë keq) dikush dikujt, e mashtron, e gënjen sy ndër sy dikë dikush, është mashtrues e dinak i madh dikush. (JTH-FFGJSH f. 80).S. shih sin: ia përzien me bakër dikujt dikush
TA SHET UJIN (E PUSIT) PËR VERË dikush fr.fol.,iron.- të mashtron, të gënjen keq dikush, të mashtron, ta hedh lehtë dikush, ta hedh, të mashtron kur të dojë dikush, të mashtron sy ndër sy dikush. (FGJSSH f. 1576, 2082, 2134, JTH-FFGJSH f. 211). S. shih sin: ta bën të bardhën të zezë dikush
I SHKON PËR KRYE UJIT diçka dikujt fr.fol.,iron.- i shkon kot, dëm, dëm e kot diçka dikujt. (AVSU-SHFMGJ-III f. 144). S. shih sin: i shkon si dardhat e egra mbi ujë diçka dikujt
NUK IA SHKON DOT UJËT NËN MJEKËR dikujt dikush fr.fol.,meton.-nuk e mashtron, nuk e gënjen dot dikë dikush, nuk ia hedh dot dikujt dikush. (BQ-DSH). S. shih sin : nuk ia ha bukën në dorë dikujt dikush
SHKON SI UJËT NDËR GURË dikush a diçka fr.fol.,ftill.,krah.,iron.- shkon dëm, kot, shkon dëm e kot, kot më kot, kot së koti dikush a diçka, shkon humbur dikush a diçka, shkon për hiçmosgjë, për hiçgjë dikush a diçka. (BETA-SITA-TIR f. 235). S. shih sin: shkon bihudër dikush a diçka
IA SHKON UJIN (UJËT) NËN HASËR (NËN RROGOZ, NËN VETE) fr.fol.,iron.- 1. (dikujt dikush) ia bën, ia punon, ia përgatit, ta kurdis, ta shkakton të keqen, fatkeqësinë, dëmin fshehurazi, tinëz, pa e hetuar, pa e kuptuar, me djallëzi, me dinakëri dikujt dikush. S. shih sin: ia ha dheun (dhenë) nën këmbë dikujt dikush. 2. (TA SHKON UJIN…dikush) është shumë tinëzar e i pabesë dikush, është shumë i djallëzuar dikush, është dinak, dredharak i pashoq dikush, është shumë i pabesë e i lig dikush. S. shih sin: të ha babanë në vesh dikush.3. (dikush) -të mashtron, të gënjen keq dikush, të mashtron, ta hedh lehtë dikush, ta hedh, të mashtron kur të dojë dikush, të mashtron sy ndër sy dikush, është mashtrues, dredharak i madh dikush. (FGJSSH f. 1710, 1862, 2082, 2142).S.shih sin:ta bën të bardhën të zezë dikush
*SHPIE UJË NË MULLI TË dikujt diçka (NË MULLIRIN e dikujt diçka) fr.fol.,id.- i shpërblehet mundi (mundimi) dikujt për t' u marrë me diçka (me një punë etj.), e vlen të merret me diçka (me një punë etj.) dikush, i leverdis dikujt diçka, ka dobi, interes, fitim nga diçka (nga një punë etj.) dikush, është në dobinë, interesin, të mirën e dikujt diçka (një punë etj.), i sjell dobi a fitim diçka (një punë etj.) dikujt, i jep mundësi për përfitime diçka (një punë etj.) dikujt.- Kryetari mori inat, ngre akuzë se... shpie ujë në mulli të armikut. (SOAN-TZ f. 306). S. shih sin : e vlen barra qiranë (edhe moh.)
*SHPIE UJË NË MULLIRIN e dikujt dikush fr.fol.,id.-1. i ndihmon interesit, të mirës së dikujt dikush, punon, vepron në (për) interes, të mirë të dikujt dikush, bën punën, të mirën e dikujt dikush, i sjell dobi, përfitime dikujt dikush. (FGJSSH f.2081). - Kryetari mori inat, ngre akuzë se... shpie ujë në mulli të armikut. (SOAN-TZ f. 306). S. shih sin : (e) luan lodrën e dikujt dikush. 2. e ndihmon,e përkrah,e mbështet dikë dikush. (FGJSSH f. 2081). S. shih sin : i (ia) mban anën dikujt a diçkaje dikush
*E SHPIE UJIN NË MULLI TË VET dikush fr.fol.,met.- punon, mundohet për vete dikush.- Noli, kudo që vë dorë, pra, edhe në lidhje me Don Kishotin e Servantesit, ujin e shpie në mulli të vet. (AA-ART f. 241).
SHTO UJË E SHTO MIELL fr. fol.,iron.- e zgjat a e zvarrit diçka (një punë etj.) pa fund dikush, duke e zmadhuar pa nevojë vëllimin e saj. (FGJSSH f. 1932, 2082).
SHTYP UJË NË HAVAN dikush fr.fol.,iron.- 1.flet kot së koti, pa sjellë asnjë dobi,prokopi dikush, dërdëllit, llomotit, rokanis dikush. S. shih sin: flet në arë e në stom dikush. 2 e shkon, e kalon kohën kot, duke u marrë me kotësi dikush, merret me diçka të padobishme, të kotë dikush, bën punë të kotë dikush, punon kot (kot së koti ), pa sjellë asnjë dobi, prokopi dikush. (FGJSSH f. 2082, FUSH f. 462). S. shih sin: bën baltë dikush
(FGJSSH f. 659, 1677, 1945). S. shih sin: bën baltë dikush
E TURBULLON UJIN dikush dikush fr.fol.,id.- shkakton, nxjerr, sjell, hap ngatërresa, telashe, kokëçarje (të reja) dikush, i ngatërron punët dikush. (FGJSSH f. 2041). S. shih sin: hap avaz (e) dikush
NUK TURBULLON UJË dikush fr.fol., meton.- nuk ngatërron, nuk trazon, dot gjë dikush, është shumë i urtë dikush. (FGJSSH f. 2041).S.shih sin: është bogolinë dikush
NUK E TURBULLON UJËT E VIJËS dikush fr.fol.,meton.- është shumë i butë, shumë i urtë e i patëkeq dikush, nuk e ngacmon, nuk e shqetëson, nuk e trazon, nuk e hidhëron dot njeri dikush, nuk i bie më qafë askujt dikush. ((PAVHA-SHPE f. 121). S. shih sin: është bogolinë dikush
S’ IA TURBULLON UJËT ASKUJT dikush fr.fol.,meton.-është shumë i butë, shumë i urtë e i patëkeq dikush, nuk e ngacmon, nuk e shqetëson, nuk e trazon, nuk e hidhëron dot njeri dikush, nuk i bie më qafë askujt dikush. (ACSU-SHFMGJ-III f. 147). S. shih sin: është bogolinë dikush
*.I THONË UJIT UJË DHE BU-KËS BUKË fr.fol.,ftill.-flasin shqip,janë shqiptarë .- T' i përqafojnë të gjithë ata që i thonë ujit ujë dhe bukës bukë. (HSHA-RRSH f. 79).S. shih sin: i thonë bukës bukë e nënës nënë
UJË I BARDHË fr.em.,met.- ujë me squfur etj.,që del nga burimet minerale e që ka një ngjyrë si të bardheme. ( ART f.194).
UJË I BEKUAR fr.em.,iron.- 1.raki. (FGJSSH f. 123, 1993). S. ujë i tërbuar.2. fe.- ujë me borzilok që përdoret nga kasha ortodokse për shërbime të ndryshme fetare (në vendet ku vepron kjo kishë). (FGJSSH f. 2082).
UJË BISTËR fr.em.,fj.- ujë i ftohtë. (AXH- XLI f. 176).
UJË I BUJTUR (I FJETUR, I NDE-NJUR) 1.ujë që rri në vend, që nuk lëviz. 2. ujë që lihet sa t’ i pritet e ftohta para se ta pimë. (FGJSSH f. 191).
UJË I BUTË fr.em.,fj.-ujë që nuk përmban shumë kripëra gëlqerore. (FGJSSH f. 2080). S. ujë i lehtë. Ant. ujë i fortë
UJË I ËMBËL fr.em.,fj.- ujë që nuk përmban kripë (gjelle), ujë krojesh, lumenjsh etj.. (FGJSSH f. 2080). Ant. ujë i kripur
UJË FIZIOLOGJIK fr.em.,fj.,mjek.-tretësirë e kripës së gjellës ose e lëndëve të tjera, që i futet të sëmurit në gjak. (FGJSSH f. 2081).
*UJI FLE, ARMIKU (HASMI) NUK FLE fr.pro-verb.- armiku kurrë nuk heq dorë nga veprimtaria e vet (armiqësore). (FGJSSH f. 485).- Ky shërbim kurdis edhe ndo-një vrasje që cilësohet jo rrallë edhe politike. Uji fle, armiku nuk fle. (MSA te: ERE, 18 tetor 2003 f. 8).
UJË I FORTË fr.em.,fj.-ujë që përmban shumë kripëra gëlqerore. (FGJSSH f. 2080). S. ujë i rëndë. Ant.ujë i butë
UJË I GAZUAR fr.em.,fj.-ujë me gaz. (FGJSSH f. 2080).
UJË GËLQEREJE fr.em.,fj.- ujë që ka kulluar pasi është tretur në të një sasi e vogël gëlqereje dhe që shërben për të forcuar disa lloje frutash përpara se t’i bëjmë reçel. (FGJSSH f. 543).
UJË I GJALLË fr.em.,fj.- ujë që buron, rrjedh, ujë nëntokësor. (IG-MLKN f. 41, ALCEN-UL-II f. 41).
UJËT E HOLLË fr.em.,fj.-lëng që përftohet në veshkat, mblidhet në një fshikëz të posaçme dhe del jashtë nga organizmi. (FGJSSH f. 2082, 2178). S. ujët e vogël
UJË I KRIPUR fr.em.,fj.- ujë që përmban kripë (gjelle), ujë deti. (FGJSSH f. 2080). S. ujë i njelmët. Ant. ujë i ëmbël
UJË I LEHTË fr.em.,fj.-ujë që nuk përmban shumë kripëra gëlqerore. (FGJSSH f. 2080). S. shih sin: ujë i butë
UJËT E MADH fr.em.,euf.- jashtëqitje (e njeriut), jashtëqitjet nga zorra e trashë. (FGJSSH f. 2016, 2082). S. shih sin : nevojë e madhe
UJË MALI fr.em.,fj.-ujë i ftohtë. (AXH-VII f. 159).
UJË MBRETËROR fr.em., id.- lëng i verdhë e tymues, që përftohet duke përzier një pjesë acid nitric me tri pjesë acid klorhidrik dhe që I gërryen të gjitha metalet. (FGJSSH f. 2082).
UJIN E NDENJUR S’ E PI KURR-KUSH fr.proverb.- njeriun e keq a punën e keqe nuk e do asnjeri. (SUAH-SHPPG f. 94).
UJË I NJELMËT fr.em.,fj.- ujë që përmban kripë (gjelle), ujë deti. (FGJSSH f. 2080). S. shih sin: ujë i kripur
UJË I OKSIGJENUAR fr.em.,fj.-ujë që ka dy atome okaigjeni në vend të një atomi. (FGJSSH f. 2080).
UJË I PAFOLUR fr.em.,id.,etnogr.-ujë që sipas besëtytnive, merrej te burimi në raste sëmundjesh ise ngjarjesh me rëndësi të jetës, sillej në shtëpi nga një njeri, i cili nuk duhej të fliste rrugës dhe përdorej, duke kujtuar se kishte fuqi të shëronte, të sillte fat etj. (FGJSSH f. 1323).
*UJË I PIJSHËM fr.em.,fj.-ujë që pihet. (FGJSSH f. 2080).-Kanë kërkuar perms një takimi me kryetarin e KK-së…zgjidhjen e problemit të ujit të pijshëm. (SB te: KD, 29 korrik
UJË I RËNDË fr.em.,ftill.-1. ujë që ka shumë kripëra gëlqerore e që të rëndon në stomak. (FGJSSH f. 1655, 2080). S. shih sin: ujë i forte. 2. fiz.,kim.-lëng me dendësi më të madhe se uji i zakonshëm, që del nga bashkimi kimik i izotopit të të hidrogjenit me oksigjenin dhe që përdoret në industrinë bërthamore. (FGJSSH f. 2082).
UJËT QË RRI, QELBET fr.proverb.- ujët e ndenjur nuk pihet. (FGJSSH f. 1702).
UJËT RRJEDH (KALON), PO GURËT RRINË NË VENDIN E VET fr.proverb.-jeta ecën dhe vlera e njeriut është në vendin e vet. (SUAH-SHPPG f. 94).
UJË TAZE fr.em.,fj.- ujë që sapo është mbushur në krua. (FGJSSH f. 1972).
UJË I TËRBUAR fr.em.,iron.- raki. (FGJSSH f. 1993, 2081). S. shih sin: ujë i bekuar
UJËT E TRASHË fr.em.,euf.- jashtëqitje (e njeriut),jashtëqitjet nga zorra e trashë. (FGJSSH f. 2016, 2082). S. shih sin : nevojë e madhe
UJËT E VOGËL fr.em.,fj.-lëng që përftohet në veshkat, mblidhet në një fshikëz të posaçme dhe del jashtë nga organizmi. (FGJSSH f. 2082, 2178). S.shih sib: ujët e hollë
UJË XHAMI fr.em.,fj.-lëndë ngjitëse e tretshme, me përbërje kimike të posaçme, që përdoret për qëllime të ndryshme në insustri. (FGJSSH f. 2082, 2196). S.shih sin: lëng xhami
MOS E VAK ATË UJË! fr.fol.,iron.- s’ do ta kesh atë fat që ta kesh, ta marrësh atë gjë, mos pandeh, mos shpreso se do ta kesh, do ta marrësh atë gjë. (HK f. 149, HB-FPD f. 80). S. shih sin: nuk të ngrohë (nuk të nxehë) ai diel
I VETE UJI NË MULLI dikujt fr. fol., id.- i ka punët në rregull, mbarë dikush. (NMUS-SHPK f. 196). S. shih sin : i ka drutë e thata dikush; I ka fijet mbarë dikush
*NUK E VË ATË UJË NË ZJARR , NUK E VË UJIN (UJËT) NË ZJARR fr.fol.,iron.-1. (për dikë a diçka dikush) nuk mërzitet, nuk brengoset, nuk i vjen keq, nuk lodhet fare dikush për dikë a diçka, nuk shqetësohet, nuk merakoset fare dikush për dikë a diçka, nuk pyet , nuk kujdeset dikush për dikë a diçka, nuk e prish qejfin e tij dikush për dikë a diçka, nuk do t’ ia dijë për dikë a diçka dikujt. (AXH-XXXVII f. 159, FGJSSH f. 779, 2137, 2082, 2154, 2244).- Po ka akoma ca që s’ e kanë larë detyrimin , as që e kanë vënë atë ujë në zjarr. (ZSA-VL-
E VË NËN UJË (një tokë) dikush fr.fol., meton.- i bën punimet e nevojshme dikush që të mund të ujitet (një tokë), e bën të ujitshme (një tok)ë dikush. (FGJSSH f. 2080-1, 2153).
I VJEN UJË PËR SHUMË GURRA dikujt fr.fol.,met.-ka shumë burime të ardhurash dikush. (SHAGEC-BY f. 170).
I VJEN UJË NË KORITË dikujt fr.fol.,id.- .azdiset, azganiset dikush, harbohet, tërbohet nga e mira dikush, bëhet i papërmbajtur dikush, nuk përmbahet dot nga fuqia, energjia e madhe dikush, dalldiset, rrëmbehet nga fuqia, forca fizike a jeta shumë e mirë, e pasur dikush. (PESHA-BER f. 216). (PESHA-BER f. 216). S. shih sin: e qet bishtin dikush
I VJEN UJË (UJI) NË MULLI dikujt fr. fol.- 1. id. jeton me punën e vet dikush, jeton vetë i pavarur dikush , e siguron jetën, ekzistencën vetë dikush pa e ndihmuar dikush tjetër, i krijohen kushtet për jetë, për të jetuar dikujt , bëhet i aftë të jetojë i pavarur dikush. (HB-FPD f. 82). S.shih sin: del në bukë të vet dikush (një i ri),del në bukën e vet dikush (një i ri).2. (për diçka) i bëhet e mundur dikujt për diçka, i mundësohet dikujt diçka, i jepet rasti dikujt për diçka, i vjen, i krijohet mundësia, rasti i volitshëm dikujt për diçka (për keq) . ( BQ-DSH). S. shih sin:i vjen në dorë dikujt për diçka. 3.i shkojnë punët mbarë dikujt,i ecën fati dikujt. (FGJSSH f. 2082, 2165).S.shih sin: i ka fijet mbarë dikush
NUK ZË MË UJË LOPATA fr.proverb.- nuk vjen më rasti i mirë, i volitshëm, nuk bëhet më ashtu si do dikush, një herë krijohet rrethanë e volitshme për të përfituar, nuk vjen rasti i mirë, i volitshëm më, një herë vjen e mira (volia, rasti i volitshëm) për të arritur a për të fituar diçka. (IBME-OP f. 154). S. shih sin: ç’ është një ditë s’ është përditë
NUK I ZË UJË LOPATA dikujt fr.fol.,iron.-1. nuk i mbetet më fuqi, pushtet, vlerë ndikimi dikujt, s’ ka më fuqi, pushtet të urdhërojë dikush, s’ ka fuqi,vlerë, ndikim më të ndikojë te të tjerët dikush. (FGJSSH f. 1013, 2232). S. shih sin: i laget (iu ka lagur) baruti dikujt. 2.nuk i shkon, nuk i ecën diçka dikujt, nuk ia arrin dot një qëllimi dikush. (FGJSSH f. 1013, 2232). S. shih sin: nuk i zë eshka dikujt
NUK I ZË UJË SHATI dikujt fr.fol., iron.- s’ ka fuqi,vlerë, ndikim më të ndikojë te të tjerët dikush, nuk e ka më atë autoritet e nderim që kishte (më parë) dikush, i bie vlera a rëndësia dikujt. (FGJSSH f. 1013, 2232). S. shih sin: i laget (iu ka lagur) baruti dikujt
UJËRA-T
S’ BIE NË ATO UJËRA dikush fr.fol., id.-1. nuk mashtrohet, nuk gënjehet dot dikush, muk ia hedh dot dikujt dikush .(ART f.213). S.shih sin : nuk e ha bajgën për samun dikush. 2. nuk përzihet, nuk merr pjesë në diçka (në një punë etj.) të keqe dikush, nuk shoqërohet me njerëz me pikëpamje a me mendime të gabuara dikush. (FGJSSH f. 2081). S. shih sin : nuk hyn në një rrugë të keqe dikush
ËSHTË NDËRMJET (NË MES) DY UJËRAVE dikush fr.fol.,ftill.- është në gjendje të vështirë, të ngushtë, të rëndë, pa rrugëdalje dikush, nuk di nga t’ ia mbajë dikush, nuk di si të veprojë dikush, është i zënë shumë ngushtë dikush. (AVSU-SHFMGJ-III f. 143). S. shih sin: është në angështi dikush
*ËSHTË NË ATO UJËRA dikush fr. fol., ftill.-1 synon, mendon të bëjë një punë ,një gjë a veprim dikush . (HSHA-FRRAM f. 76).-S’ na thatë gjë për kooperativën , si i keni punët, i pyeti i plotfuqishmi.- Dhe ne në ato ujëra jemi,- iu përgjigjën Razimi e Maloja, të dy në një gojë. (ZSA—VL-
I NGATËRRON UJËRAT dikush fr.fol.,iron.- shkakton, nxjerr, sjell, hap ngatërresa, telashe, kokëçarje (të reja) dikush, i ngatërron punët dikush. (FGJSSH f. 2041, 2081). S. shih sin: hap avaz (e) dikush
NOTON NË PO ATO (NË TË NJËJTAT) UJËRA me dikë dikush fr.fol.,id.-1. e ndjek po atë rrugë si dikush tjetër dikush, ka pak a shumë po ato mendime e pikëpamje me dikë dikush, është njësoj si dikush tjetër dikush . S. shih sin: shkel në gjurmët e dikujt dikush. 2. është po në atë gjendje të padëshirueshme si dikush tjetër dikush. (FGJSSH f. 2081).
PESHKON NË UJËRA TË TURBULL-TA dikush fr.fol.,iron.- vepron, punon fshehurazi dikush, shfrytëzon gjendjen e pasigurt që është krijuar dikush, punon, vepron tinëz, në mënyrë jo të ndershme dikush (duke u munduar të përfitojë nga vështirësitë në të cilat gjendet dikush). (AJA-V f. 154, FGJSSH f. 1409, 2041, 2082).S. shih sin: shkon mbi dhe e nën dhe dikush
KA PIRË SHUMË UJËRA dikush fr.fol.,meton.- ka parë, ka përjetuar shumë gjëra në jetë dikush, ka përvojë të madhe (në jetë)dikush. (FGJSSH f. 2082). S. shih sin: është zier (zihet) në lëng çeliku dikush
I SHKON PAS UJËRAVE dikujt dikush fr. fol.,iron.- bën, vepron dikush ashtu si do dikush tjetër a si i pëlqen dikujt, vepron, punon, sillet dikush sipas dëshirave, qejfit, ëndjeve të dikujt dikush, siç i pëlqen dikujt .- (FGJSSH f. 2081, 2142). S. shih sin: i shkon pas (sipas) avazit dikush dikujt, shkon pas (sipas) avazit të dikujt dikush
*I TRUBULLON (I TURBULLON) UJËRAT dikush fr.fol.,iron.- shkakton, nxjerr, sjell, hap ngatërresa, telashe, kokëçarje (të reja) dikush, i ngatërron punët dikush. (FGJSSH f. 2041, 2081).- Një Evropë e armatosur deri në dhëmbë, ka sy e faqe të akuzojë popujt e vegjël se trubullojnë ujërat. (N.BUL-M f. 17). S. shih sin: hap avaz (e) dikush
UJËRAT E BARDHA fr.em.,ftill.- 1. ujërat që rrjedhin jashtë në vija të zbuluara. (ART f.194). 2. ujërat e reshjeve. (FGJSSH f. 2082).
UJËRAT E LIGA fr.em.,fj.- ujërat e ndyta, ujërat e përziera me jashtëqitjet e njerëzve. (FGJSSH f. 2082). S. shih sin: ujërat e zeza
UJËRAT E NDENJURA fr.em.,ftill.- ujërat që nuk lëvizin. (FGJSSH f. 2082). S.ujërat e verdha
UJËRAT TERRITORIALE fr.em.,fj.- brez ujërash të detit a të liqenit gjatë brigjeve të një shteti, që përfshihet brenda kufijve të tij. (FGJSSH f. 1988).
UJËRA-UJËRA fr. mb., id.-1a.që nuk ka ngjyrë të njëjtë në gjithë sipërfaqen,por që e ka ngjyrën diku më të ndezur e diku më të dobët ose që është me ngjyra të larmishme e të ndërthurura. 1b. që ka ujëse mjaft të dukshme (për qilimat, stofat, pëlhurat e endura).-Qilim ujëra-ujëra. Stofi vjen ujëra-ujëra. (FGJSSH f. 2083).
UJËRAT E VERDHA fr.em.,ftill.-ujërat që nuk lëvizin. (FGJSSH f. 2082, 2133).S.shih sin: ujërat e ndenjura
UJËRAT E ZEZA fr.em., fj.- ujërat e ndyta, ujërat e përziera me jashtëqitjet e njerëzve. (FGJSSH f. 2082, 2241).- Lumi Lepenc është bërë "deponi" e ujërave të zeza që lëshohen nga kjo fabrikë. (EKRAK, te: KD, 15 korrik 2001 f. 11). Do të bëhen përpjekje për sigurimin e mjeteve të nevojshme për asfaltimin e rrugës kryesore të qytetit, pas përfundimit të kanalizimit për ujërat e zeza dhe atyre atmosferike. (BEJSOK te: KD, 15 korrik 2003 f. 12).Nxjerr pamje fotografish nga kompjuteri, të cilat pasqyrojnë rrjedhjen e ujërave të zeza. (KJSALL te: Z, 24 korrik 2004 f. 16).Qytetarët e Rahovecit duhet të dinë se nuk kanë pasur kanalizim qe 50 vjet, ndaj ujërat e zeza vërshonin rrugët, të cilat ishin burim i sëmundjeve infektive. (BSOK te: KD, 29 korrik 2003 f. 12). S. ujërat e liga
I VETE PAS UJËRAVE dikujt dikush fr. fol.,iron.- bën, vepron dikush ashtu si do dikush tjetër a si i pëlqen dikujt, vepron, punon, sillet dikush sipas dëshirave, qejfit, ëndjeve të dikujt dikush, siç i pëlqen dikujt .- (FGJSSH f. 2081, 2142). S. shih sin: i shkon pas (sipas) avazit dikush dikujt, shkon pas (sipas) avazit të dikujt dikush