Kulturë
Agim Vuniqi: Gjëma e një pagani
E marte, 28.12.2010, 04:20 PM
Agim Vuniqi
Gjëma e një pagani
Tokë e pjekur në qerep-zi
qytetërim-bardhësi
a ka pasur ndonjëherë kufi
mbështjellur me ngrohtësi ?
SI kaq gjatë ngjyra qëndrojë ?
tokë e zezë qymyr zi-në brendësi-pasuri
ngjyrë kuq-gjak-lashtësi
lakuriqësi kuq-zi, zi-kuq..., kuqzi
Fisnikëri përbrenda, lëkurë-varfërie, zi-ma-zi
zë fëmijësh këmbëzbathur-krenari
amanet-pas-amaneti
gojëdhëna për një civilizim-mbretëri-Iliri
Fjalët e qiririt, Bagëti-bujqësi,
këngë trimërie dhe lavdi
luftarë, cuba, trathëti...
kërko në histori...!
Inspirim këpuca e Lulit të Vocërr
të pasur në parahistori
Në një qosh një piano e falur,
në tjetrin maqinë rrobaqepësie "Singer"
radio me sy në raftin e pluhrosur...
I mjeri unë, qytetërim i bardhë
përballë civilizimit të lashtë me një plis dhe një qifteli