E hene, 29.04.2024, 02:05 AM (GMT+1)

Kulturë

Halit Bogaj: Gina Lollobrigida (1927-)

E diele, 26.12.2010, 08:58 PM


GJINA LLOLLABRIXHIDA/1927-

 

Nga Halit Bogaj

 

Në vendin e saj të lindjes ajo ishte seks simboli më i madh filmor i viteve rinore,sidomos kur filloi të luante role të fuqishme për të cilat ishte shumë e talentuar. Para se të arrinte në Holivud edhe Gjina Llollobrixhida zbulohet nga miliarderi amerikan, Hauard Hjuz ,i  cili   kishte lansuar edhe yje të tjerë filmorë nga bota femërore siç ishin:Ava Gardner,Merilin Monro/Norma Xhin/dhe disa diva të njohura të kinematografisë botërore.Në fillim ajo punoi edhe si fotomodele me emrin Diana Loris, për t` u bërë më vonë njëra ndër aktoret më të shquara të botës magjike filmore.Ajo debuton në film në vitin l946, kurse më l95o në  Europë shkëlqen edhe me nofkën”La Lola”,duke realizuar shumë role atraktive dhe të paharruara.Në Holivud bëhet shumë e famshme në vitin l956.Si simbol i një bukurie të jashtëzakonshme, përfiton adhurues nga mbarë bota. Punoi  me regjisorë, producentë dhe aktorë të njohur  si:Majkëll Relf, Karlo  Montuori, Mario Moniçeli,Vitorio De Sika, Rene Kler,Luigji Komençini Steno,Luigji Zampa, Paolo Stopa,Marçello Mastrojani, Amedeo Nazari, Akim Tamirof, Marko Tuli, Jul Bryner, Entoni Kuin, Bert Llankaster,Toni Kertis dhe të tjerë.Gjina realizoi filmat e paharruar:”Kumbonari i Kishës Notër Dama të Parisit”,’’Sollomoni dhe Mbretëresha nga Saba”, ”Trapezi”, ”Gruaja prej kashte”, ”Kthimi i shqiponjës së zezë”, ”Dashuriatragjike”, ”Vija e bardhë”, ”Nusja nuk mund të presë”, ”Alina”, ”Jeta qenqe”, ”Mis Italia”, “Vajza ime e bukur”, ”Fëmijët e rastit”, ”Enriko Karuzo-legjenda e një zëri”, ”Rrëfimet e pesë femrave”, ”Karuzo i ri”, ”Kujdes banditët”, ”Bukuroshet e natës”, ”Nusja për një natë”, ”Fanfan Lala”, ”Kohrat e tjera”, ”Provincialja”,”Shpatat e kryqëzuara”, ”Buka, dashuria dhe fantazia”, ”La Romana/Romakja/”, ”Gruaja nga Vejvordi”, ”Femra më e bukur në botë”, ”Loja e madhe”, ”Buka, dashuria dhe xhelozia”, titull i ngjashëm me një film paraprak, por që prapë nuk është i njejtë, ”Ana nga Bruklini”, ”Kurrë s`kam parë më pak”, “Ligji”, ”Po vjen shtatori”, ”Të ecësh lakuriq nëpër botë”,”Ipolita e bukur”,”Venera mbretërore”, ”Kukullat”, ”Hotel Parajsa”, ”Unë dhe të tjerët”, ”Sulltanët”, ”Një nëntor i bukur”, ”Mirëmbrëma, Zonja Kampbell”, ”Stuntmeni”, ”Servantesi”, ”Mbreti dhe mbretëresha”, ”Njerëzit e këqinj nga lumi”, ”Yjet emigrante”, ”Njëqind e një net”, ”Fidel Kastro-dokumentar”’me ç`rast ajo bën një Intervistë të paharruar si zhurnaliste me kryetarin komunist kubanez dhe filmi”Njëqind e një net të Simon Sinemasë”./l997/.Me filmat e saj impozantë, ashtu si edhe Sofia Loren dhe Klaudia Kardinale edhe Gjina ecte rrugëve të lavdishme internacionale, duke i bërë nder të madh edhe atdheut të saj të lashtë.Në ato vite të stuhishme kur Holivudi legjendar ishte i vërshuar nga shumë bukuroshe të njohura nga mbarë bota dhe kur  Hauard Hjuz i  kishte çelësat e tij në duar,Gjina u ngjit në shkallët më të larta të qytetit të ëndrrave, duke luajtur në dy filmat e saj më të ndritur”Sollomoni dhe Mbretëresha nga Saba”dhe”Kumbonari i kishës Notër Dama të Parisit”.Në të parin luan  rolin e Mbretëreshës së njohur të Etiopisë /Saba/, e cila ishte e  dashuruar në mbretin ebreit/Sollomonin/kurse në të dytin jevgen simpatike Esmeralda,të realizuar për mrekulli nga vepra monumentale homonime e Viktor Hygos. Në këta dy filma,vërtet të paharruar, Gjina shkëlqen në mënyrë të përjetshme si një ikonë e madhe e filmit amerikan dhe atij botëror.Është e ditur se Gjina ishte e pamposhtur edhe në pikëpamje morale,ngase me të as miliarderi - Hauard Hjuz nuk kishte mundur t`i  realizonte dëshirat e tij,siç  kishte vepruar në disa raste dhe me disa aktore të tjera të njohura.Edhe Gjina kishte një karierë,jo vetëm të ndritshme,por edhe shumë të frytshme gjatë së cilës realizoi mbi 60 filma të  një niveli të lartë aertistik.



(Vota: 2 . Mesatare: 4.5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora