Kulturë
Cikël poetik nga Mimoza Sali
E merkure, 22.12.2010, 10:57 PM
Punon për të drejtat e emigrantëve atje dhe në një gazete lokale në Bra (
Ka botuar një libër me poezi në italisht, gjithashtu edhe një libër tjetër dy gjuhësh Italisht-Shqip.
Është fituese e dy çmimeve të para dhe të dyta në takime letrare në Itali.
Nga libri "Lëkura e gjarprit"
Kërkoj bekimin tënd
Kërkoj bekimin tënd,
Mos më mundo,
qepallat janë mbytur nën rrezet e lotëve
dëshira fle në shtratin e vesës së mëngjesit
shëndeti shpirtëror ka ngritur një pellg grimcash
dhe presin vetëm një buzëqeshje
kangjellat janë ndryshkur
lumturia ka marrë arratinë nga mosmirënjohja.
Kërkoj bekimin tënd
Mos më torturo pas portës së mbyllur...
Kam shekuj që pres... pres... pres...
dashuritë rrinë varur si pikëpyetje
vendimet mbetën si testament i pluhurosur
në sirtarët e ndërgjegjes së vrarë...
Hëna më vështron si pasqyrë vdekjeje
Yjet më ndjekin nga pas si përbindësha
Unë ndjej dhimbjen e sfilitur nga gënjeshtrat
Errësira shtron çarçafin e përjetësisë...
Kërkoj bekimin tënd
Të jetoj, të ndjej se jam njeri.
Kërkoj bekimin tënd
Pse jeni kaq antihuman, o njerëz?
O Zot, jam larg…shumë larg…
Në mëngjes më troket si degë e thyer mbrëmja…
si paralajmërim i erërave të errësirës…
në mbrëmje më hynë nga dritarja, ngjyra gri e mëngjesit,
ngarkuar mbi shpinë me pështafin e reve…
Një zë i largët më thërret: Merrma dashurinë!
Mos ma lërë të vetmuar në breg të detit,
A s’i sheh që valët duan të ma murosin…?
O Zot, jam larg…shumë larg…
Nuk dua të vonohem për të shpëtuar zërin e dashurisë,
Por për të arritur deri atje, kurrizi im i sfilitur do të kapërcejë
njëqind male dhimbjeje, njëqind vjet të grisur si letra pa vlerë…
dëshira ime, gjysmëtretur udhëve të emigrimit nuk arrin…
O Zot, kjo botë ka varur hijen time
ia ka besuar baladës së shekujve mizorë
ku gjurmët e tyre kanë ngjyer gjurmët e hijes sime
Për të shtegtuar me yjet e errësirës, larg, shumë larg,
Përtej dashurive, që dergjet brigjeve të detit Adriatik
Bri bustit të Mujo Ulqinakut në qytetin e lashtë Ilir
Aty, dashuria ime përpëlitet nën barin e njomë
Dhe unë po vdes për të mbledhur fijet e barit…
Vizitorja e galaktikës
Mbështillem me pelerinën e reve
rrokullisem nëpër skutat më errëta të hapësirës
dhe luaj me errësirën siç lot ajo me mua,
duke gërmuar të gjej rrënjët e diellit.
Dielli kishte nënshkruar në KULTIN e tij:
-Nuk ke çelësin e duhur për t’më shijuar...
Vesha kostumin e kuqërremtë të perëndimit
Për të përkëdhelur flokët e hënës
Hëna kishte lëshuar hiret në prehër të yjeve
Dhe bënte dashuri me hijen e diellit.
Ndala çapin e magjepsur, grisa çarçafin e errësirës...
Dhe varem në degëz të një ylli që më ndiqte me amshim
-Eja, tha, - eja, ma jep dorën, ti je vizitorja e galaktikës.
E dashuroj si Jezusi kryqin
Askush më mirë se unë nuk e njeh dashurinë e detit
Buzëmbrëmjes shëtisja nën fëshfërimën e vetmisë
Më ndiqte pas hija e hënës, që fërkohej pas kurmit tim si gjethnajë
Për të përkëdhelur kockat e dhimbjes së largimit,
dhe për të më thënë se për ty kam mall…
Tërë jetën time e kam dashur këtë breg,
që shtrin krahët në qytetin më të bukur të botës,
Durrësin, ku unë kam qarë për herë të parë,
Ku më ka dalë dhëmbi i parë dhe sot që jam bërë grua
E dashuroj si Jezusi kryqin, si
Era e fatit
Një lule e rënë në udhën e pashpresë
Pret erën e fatit për t?u shpirtëruar?
Ndoshta era është dashuruar me vjeshtën
Dhe fryn drejt gjetheve zverdhaluqe
Që kalben nën këmbët tona...
Flatrat e erës rrahin parmakët e ballkonit tim...
Dhimbja e gjetheve të përhumbura nga era ulërinë, ulërinë...
E ku i dihet ku i shpie era e udhës së fatit?
Një njeri
Imazhi i dritëshpresës
Thyhet n?mur
t?mbiekzistencës...
Njeriu i papunë...
Pikturon në sofër
Vdekjen,
Për të pagëzuar
Urinë?
Loti i ëmbël
Jam
Vesa e lotit
Në trungun pa gjethe të një lisi.
Jam
Loti i ëmbël
Të ujis
Klithmat e gjymtyrëve.