E marte, 06.05.2025, 05:05 AM (GMT+1)

Kulturë

Kalosh Çeliku: Qengji më tha: Ha bar (V)

E marte, 21.12.2010, 10:57 PM


KALOSH ÇELIKU

 

QENGJI MË THA:

         HA BAR (V)

(Fragmente nga romani për fëmijë)

 

     29

BURRA RROKNI LAPSAT DHE

    FLETORET TË DALIM NË

               DEMONSTRATA

 

       Xhaka sot me vrap hyri në klasë. Pasi mori thellë frymë, bërtiti:

       - Burra, rrokni lapsat dhe fletoret të dalim në dmeonstrata!

       - Ngadalë, o Joni! Çka është puna, e ngriti zërin Fitorja?!

       - Si, çka është puna! Iu përgjigjë trimi në mes të klasës. Gjuhën shqipe duan të na e përzënë nga shkolla. Edhe Abetaren. Vjershën e xha Naimit…

       - Urraaa! E gjithë klasa me lapsa në dorë, fletore e libra u turrën në rrugë.

       Në dorë mbanin edhe pankarta: Nuk i japim shkollat shqipe. Abetaren e duam me 36 shkronja! Vjershën e xhaxhit Naim e duam këmbëkryq te Këndimi!...

       Dr. Gaçi edhe ai me bishtin përpjetë mbi shpinë, hyri pas fëmijëve në demostrata. Rrugës brohoriste parulla demokratike. Xhango, kur i pa fëmijët në rrugë, i fryu muskujt dhe hyri edhe ai në çetë për liri. Koha kishte ardhë ta ngrejnë zërin. Mjaftë më shkollat shqipe i kishin bërë arena politike. Cilit t’i teket hynte nëpër shkolla. E rrëmbenin mësuesen nga klasa. Gjuhën shqipe, në mes të Dimrit e nxirrnin në rrugë. Vjershën e xha Naimit na e përzenin nga këndimi…

       Fitorja me megafon në dorë u printe para në rrugë: Për shkolla shqipe do të vendosim vetë. Edhe për librat e kendimit. Edhe për lektyrat shkollore. Edhe për vjershën e xha Naimit me shokë! Mjaftë më të tjerët, “vëllazërit” vendosën për shkollat shqipe!

       Rrugës grupit të tyre iu bashkuan edhe shkollarë të tjerë me brohoritje. Turma e tyre për shkolla shqipe sa që vinte rritej e rritej, sa që dikur nuk i nxente edhe rruga. Kryeqyteti. Fitorja që u printe para me megafon në duar, dikur bërtiti:

       -Shkollarë, përpara Ministrisë së Arsimit, tashti nisemi krah për krahu! Atje do ta ngrejmë edhe më fuqishëm zërin për shkolla shqipe.

       Dhe, fëmijët me pankarta në duar dhe brohoritje u drejtuan nga Ministria e Arsimit. Përpara dyerve të saj, i dhanë fuqi brohoritjes. Dritaret e Minsitrisë së Arsimit u hapën njëra pas tjetrës. Edhe i panë fëmijët të bashkuar që e ngritën zërin për shkolla shqipe. Abetare. Tekste të arrira shkollore. Lektyra me vlera artistike…

       Ministri i Arsimit doli përpara fëmijëve që ta zbusë situatën. Edhe u tha: që nesër do ta nisë në shkollë një grup të inspektorëve të arsimit. Edhe do të bisedojnë kokë më kokë për problemet e tyre shkollore të grumbulluara vite me radhë në arsim.

       Shkollarët pas premtimeve të ministrit, u shpërndanë në heshtje. Ndonjëri u harrua rrugës nëpër qytet, e ndonjëri iku në shtëpi. E pritnin të nesërmen që gjithë këto probleme, të mos i zgjidhin në rrugë, po në shkollë…

 

 

    30

KËLYSHI ME ZGJEBE NJË DITË

           NA LEHU NË LËMË

 

    Heret n? m?ngjes, dikush Jonit ia prishi gjumin. E trembi cic?rrim?n e zogj?ve. K?ng?n e lejlekut n? lis mbi sht?pi… Po, jo edhe lehjen e K?lyshit  me zgjebe, që na kishte hyrë tinës natën nga Përtejzalli.

         V?rtet?, ishte nj? lehje e m?rzitshme plot jargë pas porte. K?ng? e kobshme. N? k?t? l?m? kishin k?nduar zogjt?... Bilbili... Lejleku... E shum? rrall? bretkosat… Qyqja... Huti me vesh?… Zogu i keq mbi çati...

        E nga, tashti n? k?t? l?m? ia kishte th?n? k?ng?s edhe K?lyshi me zgjebe me nj? asht n? goj?. Një torbë taxhi, që ia kishin hedhur “vëllezërit” dajallarë pas porte. E fajësonte fisin e Ujkut se i kishte uluruar në lëmë. Edhe se ua kishte grabitur edhe një rrunzë. E çkamos shpifte për fisin e Ujkut te “vëllezërit” e Njerkës.

         Joni u ngrit nga shtrati dhe u afrua te dritarja. Çka t? shohi?! K?lyshi me zgjebe me nj? asht n? goj? n? mes t? l?m?s. E l?vizte bishtin. Her? pas here edhe ia thonte k?ng?s: lehte pas Ujkut. Budallai, tha Joni: leh në Iriq. E leht? ?sht? t’i lehish Ujkut nga mesi i l?m?s, n? Katund. Po, le t? b?het trim e le t’i dal? te porta. Se, p?r n? mal, as q? b?het fjal?. Ky K?lysh me zgjebe mund t? lehi m? larg, deri në fund të Lëmës. Edhe at?, me bishtin nd?r k?mb?.

       Mir?, tha me vete vocrraku. Po, kush e solli n? l?m? k?t? K?lysh me zgjebe?! E la nat?n pas porte. Vrik iu kujtua: Buça q? rrinte me shtëpi te Mulliri i Arapit. E kishte pjell? k?t? K?lysh me zgjebe dhe na e kishte l?n? pas porte…

        

 

    31

UJKUN KUR E SHEH TE PORTA

    I SHPËTON NË BREKË

    

        Loçi nj? dit? kur u kthye nga mali, u ul? k?mb?kryq n? mes t? l?m?s. Nj? muaj nuk kishte zbritur n? fush?. Dit?t i kishte kaluar qaf? p?r qafe me bariun dhe dhent? q? kullotnin bar te P?rroni i Than?s. Edhe me Ujkun disa her? ishin rrokur fytas te Lugu i Ymerit. Ta them t? v?rtet?n, edhe ishte eg?rsuar pak mes atyre maleve.

       Gjith? k?to ishin ligje t? natyr?s. Po, nuk ishin ligje t? natyr?s, Buça ta pjell? K?lyshin melez me zgjebe dhe t? na e l? pas porte. Përmëkeq, edhe kur ky këlysh melez ishte bub rruge. Gjithmonë e niste belanë i pari Përtejzalli. Edhe thonte me krenari: unë do ta nis luftën, po të më kërkoni përfundi në mes të rrugës. Mezi e p?rbiu edhe k?t? kafshat? bajate të bukës. Vet?m se, nuk p?rbihej disi k?nga vajtuese e K?lyshit melez me zgjebe. P?rdit? i hapte k?mb?t n? mes t? l?m?s dhe lehte kobsh?m pas Ujkut.

      Fal? Zotit, q? Ujku ishte n? mal, se ky trim po ta shihte me sy, me siguri do t’i shp?tonte n? brek?.

      Qe si qe, Deharet u dogj?n. K?shtu thot? te ne populli n? Katund. Po, K?lyshi yn? melez me zgjebe ende p?rjagej n?p?r l?m? dhe vazhdonte të lehte pas Ujkut.

      Babit nj? dit? i erdhi te hunda. Nuk mundi m? t’i d?gjoj lehjet e tij n?p?r l?m?. Jarg?t q? i shkonin nga goja e bytha. E ndoqi deri te Mulliri i Arapit. E rroku dhe e futi përfundi me laps, e zdëpi çotek. I tha Buç?s s? Katundit: merre k?t? mjeran dhe gjeja nj? nuse! Nuk ?sht? k?lysh soji dhensh e as sht?pie. Ujkun, kur e sheh ik? me t? katra n? l?m?, t? fshihet pas mullarit me kashtë matanë kasollës. I shp?ton n? brek?…

 

 

Epilogu

FRIKA PA KËMBË

 

     Shtriga, të nesërmen erdhi në klasë dhe na e përplasi derën. Mësuesen e përzuri nga katedra. E mori shkumsin dhe shkruajti: Që nga dita e sotme, nxënës të dashur unë jam mësuesja e juaj legjitime.

     Aty për aty mbetëm të pagojë: si është e mundur mësuesja jonë të jetë Shtriga. E dinim këtë mësuese nga përrallat e gjysheve tona kreshnike, mësueseve në shkollë. Edhe nga librat e këndimit. Tregimet dhe romanet e xhaxhit shkrimtar. Edhe na kujtohet një pjesë tetarore e xhaxhit shkrimtar, që e lexuam te “Pionieri”: Shtriga doli nga përralla.

     Vërtetë, sot Shtriga doli nga përralla. Xhaxhi shkrimtar kishte pasur të drejtë, që e kishte futur edhe në libër. Kurrë, nuk na kishte shkuar mendja se, ajo Shtrigë, një ditë do të na hyjë edhe në klasë. Edhe ja, hyri me gjithë fshesë.

    Joni qeshi matanë bankës: hi-hii-hiii… Dhe, bëri me gisht nga fshesa e Shtrigës.

     - Hi-hii-hiii… Shtriga nuk ka këmbë. I hapëm sytë nga dërrasa e zezë. Shtriga, vërtetë nuk kishte këmbë.

     U trimëruam. Edhe na erdhi fuqi. Thamë me vete: Frika nuk ka këmbë. I nxorrëm librat e këndimit mbi banka. Edhe fletoret… Lapsat... Gomat...

    Thamë: Shtriga pa këmbë një ditë do të fluturojë jo nga dera, po nga dritarja.

     Ditën e nesërme, shkollarët u ulën nën hijen e Lisit midis livadhit. Nën hije erdhën edhe: Loçi, Dr. Daci, Cuci, Princ Bixhi, Dac Poeti, Dr. Gaçi… I ndanë rolet.

    Një javë më vonë para një publiku të zgjedhur, dashamirë të shkollës shqipe dhe artit, shfaqën pjesën teatrore:

 

 

SHTRIGA DOLI NGA PËRRALLA

 

Vetat:

Nëna, Gjyshja, Beni, Yllka, Mësuesja,

Shtriga, Xha Habibi, nxënës dhe nxënëse.

 

 

PAMJA E PARË

 

SKENA:

Dhoma e fëmijëve. Në një kënd afër dritares, një tavolinë pune

me një llampë dhe një libër këndimi. Anash nëpër rafte disa libra

 për fëmijë. Dy shtretër, disa fotografi artistike.

 

SHTRIGA:

(Ngadalë e hap derën dhe hipur mbi një fshesë

niset nga tavolina e punës).

Pssst, mos bëni zhurmë

Sa mirë, janë në gjumë!

Ëndrra i ka mashtruar keq

Gërhasin si të ishin pleq.

E unë s’e kam vështirë

Ta shfrytëzoj kohën e mirë:

Një valle të heq nga gëzimi

Vjershën t’ua përzë nga këndimi.

 

BENI:

(Kur e dëgjon zhurmën, kërcen i frikësuar nga shtrati).

Motër zgjohu, thirre nënën

Shtriga na e plaçkiti dhomën!

Këndimin e ka në dorë

Si do t’ecim pa të në shi e borë.

 

YLLKA:

(Përgjumshëm turret nga dera).

Nënë, vrik na shpëto nga shtriga

Se i ka hipur fshesës dorëliga.

Tinëz do t’na e vjedh këndimin

Është hidhëruar me xha Naimin.

 

NËNA:

(Turret dhe hyn në dhomë).

Ku është, oj bijë, Ferexhezeza

Që e pengojnë vjershat me breza?

Me këto duar t’ia shkul flokët

Përtej maleve ta ndjek me shokët.

 

BENI:

Nënë, ja sa iku nëpër dritare

Në gji e kishte futur një abetare.

Këndimin ia rrëmbeva nga dora

Majë maleve iku, atje te bora.

 

YLLKA:

Po, oj nënë, sot ishte mbi libër

Tani me siguri ka dalë në Dibër.

Këmba-këmbës i ndjek kaçakët

T’i trembë mbesat, nipat e Xhakës.

 

GJYSHJA:

 (Dikur hun në dhomë edhe ajo me shkop në dorë).

Ç’është, o trima, gjithë kjo zhurmë

Për ju sonte, a nuk kishte gjumë?

 

BENI:

Gjyshe, shtriga u sul mbi këndimin

Kërkonte t’i trembte vjershën, tregimin.

 

GJYSHJA:

Nipo, ende në përrallë jeton shtriga

Ëndërr keni parë, u është bërë nga frika.

 

BENI:

Jo, e ka parë edhe xha Deralla

Shtriga sot doli nga përralla.

 

YLLKA:

Oboboo, shoqe e shokë

Tmerr do na shtie me ato flokë.

 

GJYSHJA:

Atëherë, s’duhet derdhur lot

Shtrigës s’do t’i lëmë vend në botë.

Do ta ndjekim andej nga mali

E lumtur t’ia thotë këngës cuca, djali.

 

BENI:

Të lumtë gjyshe, do t’i vëmë zjarrin

Copë-copë, do t’ia bëjmë kalin!

Flokët t’ia shkulim, t’vetmen dhëmballë

Vendin ajo e ka atje, mu në përrallë…

 

                         (Dritat shuhen në skenë).

 

PAMJA E DYTË

 

SKENA:

Livadhi me disa lule. Nën hije te një lisi fëmijët

duke u kthyer nga shkolla i kanë lënë çantat anash

dhe janë rrokur dorë për dore në valle.

 

YLLKA:

Ejani, ejani shoqe e shokë

Lojën ta nisim kokë më kokë!

T’ia marrim valles si ngahera

Lule mali na ka pranvera.

Shaminë ta hedhim lart nga qielli

Dorën neve na e zgjatë dielli.

Këngë trimash t’këndojmë me gurrat

Rrugës të ecim si dikur burrat.

 

SHTRIGA:

(U afrohet tinëz pas shpine).

Ohohoo, sa e paskeni bërë zjarrin

Frikë s’keni se e ndizni malin?

T’i digjni lulet. Edhe tërfojën

A t’hyj edhe unë t’jua zbukuroj lojën?

 

YLLKA:

Obobooo, ikni se erdhi punëprapa

Na paska ndjekur rrugës hapa-hapa.

Lojës tonë t’i shti edhe sot frikë

Valles mu në zemër një thikë.

 

BENI:

Ndaleni, s’është u turre - u turra

Shtriga sot ka punë me burra!

 

SHTRIGA:

Ha-ha-haaa, sa qenkam budallaqe

Që s’i pakam trimat me mutaqe!

Prit njëherë, ore, ju a keni gojë

Ju pyeta, a të hyj në lojë?

 

BENI:

Jo. Një: ty s’të kemi mike

Dy: loja jonë qan prej frike.

 

SHTRIGA:

Shihe, shihe njëherë ti trimin

S’e di se ia shqyej këndimin.

Vjershat, tregimet ia hedh në flakë

Atëherë, do t’ma di vlerën si plakë.

 

BENI:

Jo, oj shtrigë, lutesh kot

Vallen e nisim mot për mot.

Krah për krahu sikur burra

Hapi ynë ec nga gurra.

Faj s’të kemi, shiko punën

Se dikur s’e di as udhën…

 

SHTRIGA:

 ( E zemruar duke u bërë gati të ikë).

Ashtu, ë? Mirë, o mendjehollë,

Nesër do t’më shihni në shkollë!

Një ditë kur do t’ua zë derën

Nga klasa t’ua përzë pranverën…

 

                (Dritat përsëri shuhen në skenë).

 

PAMJA E TRETË

 

SKENA: Klasa. Nxënësit të ulur nëpër karrike.

Disa libra e fletore bankë më bankë. Mësuesen

 duke shënuar orën e mësimit në ditar.

 

SHTRIGA:

(Hyn me fshesë dhe vrapon nëpër klasë).

Hya, hyaaa, ku jeni, o trima

Ku i keni vjershat me rima?

Tregimet faqe më faqe

Lulekuqen e manushaqe?...

 

MËSUESJA:

Libër më libër rrinë pa marre

Zemër më zemër ndezin zjarre.

Dora-dorës me shoqe e shokë

Lindur e rritur në këtë tokë.

 

BENI:

Ja një, e ke në këtë libër

Vargjet e saj nuk dinë dimër.

Po zjarre ndezin për çdo orë

Gjoksin para në shi e dëborë.

 

YLLKA:

Një tjetër, këtu në fletore

Me shoqe e shokë dorë për dore.

S’e tremb shi, s’e tremb erë

Diellin e thirr çdo pranverë.

XHA HABIBI:

Edhe një tek unë në zemër

Nuk ka titull, nuk ka emër.

Vetëm ndonjëherë shpërthen me zjarr

Herë bëhet e urtë, herë e marrë.

Ziles i bie për çdo ditë

Trimat të zihen me dituritë…

 

MËSUESJA:

Dhe, të fundit tek unë e keni

Shtrigës kurrë mos i trembeni!

Po, t’i dilni me gjoksin para

Herë në klasë, herë nëpër ara.

Librat nën sjetull, lapsat n’dorë

Gjoksin para në shi e dëborë.

Valles t’ia merrni dorë për dore

Edhe nesër: nga fitorja, në fitore!...

 

SHTRIGA:

(E frikësuar niset të ikë nga dera).

Obobooo, sa më shtien frikën

Si ta shpëtoj kokën, të marr ikën.

Me këta trima s’ma qet dot

Zemrën e paskan plot barot…

 

NXËNËSIT:

(Njëzëri duke iu sulur prapa me lapsa e libra në dorë):

Do të të ndjekim, s’të lëmë të gjallë

Shtëpinë e ke, oj Shtrigë në përrallë…

 

                   (Dritat shuhen-ndizen në kenë)

 

                                 Fund

Shkup, 2010



(Vota: 6 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx