E marte, 06.05.2025, 07:17 AM (GMT+1)

Kulturë

Zejadin Ismaili: Libër shkencor nga Historia shqiptare dhe histori e artit shqiptar

E hene, 20.12.2010, 08:51 PM


Rrahim Ganiu
RRAHIM GANIU

 

Libër shkencor nga Historia shqiptare dhe histori e artit shqiptar

,,ZGJIME PELLAZGJIKE’’

 

Nga Zejadin Ismaili, shkenctar dhe kritik letrar

 

        Të merresh me çështjen e prejardhjes së popullit shqiptar, të futesh në thellësinë e botës së tij të brendshme, në atë botë intime shpirtërore ku fshihet i heshtur një thesar i pasur dhe i hollë poetik e kreativ dhe s'andejmi të nxjerrësh e akceptosh vlerat e vetënjohjes, do të zbulosh një karakter të veçantë ndjenjash që shprehen me nuanca delikate dhe që flasin për një kulturë të rrallë shpirtërore, materiale e shoqërore.

        Rruga për t'u rrahur zanafilla e një kombi, nuk është aspak e lehtë, sepse të udhëtosh labirinteve të misterieve të së kaluarës së lashtë, pamëdyshje se, kërkohet dhe duhet mund e sakrificë e jashtëzakonshme, dashuri e respekt kombëtar e atdhetar, duke pasur parasysh se e vjetra në vete fsheh vlera të pafundme. Mirëpo, me gjithë sakrificat dhe vështirësitë që mund të paraqiten shtigjeve të tilla, mendojmë se njeriu i vetëdijshëm, i ndërgjegjshëm dhe i arsyeshëm, nuk duhet dhe as që guxon dot të mbetet indolent, i painteresuar, neglizhent, shpërfillës, i paangazhuar mendërisht, shpirtërisht e moralisht, dhe të mos e vret ndërgjegjja fare, pa ditur diç për shekujt që kaluan, po kalojnë dhe për ata që po rrjedhin në vazhdimësi, për të kaptuar mileniumet e së ardhmës.

        Shqiptarët, deri në dekadat e para të shekullit njëzetë (xx), janë quajtur nga disa shkencëtarë tendenciozë dhe persona politikë të veçantë, por edhe kombe e regjime të ndryshyme, si një popull i ashpër, i egër, barbarë e pa kulturë. Kjo natyrisht bëhej me qëllime të caktuara politike për të pasur gjithmonë një rrugë të hapur drejt këtij vendi, për zaptimin e tij nën pretekstin e qytetërimit dhe  zhvillimit të kulturuar të vendit.

        Të gjitha këto tendenca gllabëruese-zaptuese e denigruese, në vetëdijen e shkencës shqiptare nxitën dhe sensibilizuan ndërgjegjjen e njeriut tonë për të folë me gjuhën racionale të akribisë shkencore mbi tërësinë e vlerave që posedon populli shqiptar dhe për t'i treguar botës se shqiptarët janë një popull ndër më të lashtit në siujdhesën ballkanike dhe më gjerë, me një kulturë e histori ndër më të pasurat në hierarkinë e panteonit kulturorë botëror. E tërë kjo pasuri e madhe kulturore, forcë shpirtërore dhe dashuria për komb e atdhe, kanë bërë që t'u rezistohet e përballohet atakeve shkatërruese,injoruese e asimiluese, kështu, për të arritur, me tërë vitalitetin e tij, deri këtu ku është sot. Një gjë duhet ditur dhe të kihet në kujtesë, si mesazh i përhershëm, se armiku gjithnjë dhe vazhdimisht synon veprimin e tij aty ku gjen terren të lirë, djerrinë, sterilitet e pasivitet, aty ku nuk frymon rrezistenca, uniteti dhe forca.

        Zhvillimi historik i një populli, para së gjithash, varet nga të arriturat e krijimtarisë shpirtërore e materiale, dhe në përgjithësi, nga arritjet shoqërore, që përbëjnë sublimatin kulturor dhe ekzistencial. Kur është fjala për vlerat kulturore, nuk mundemi dot t'i ikim faktit se, ajo ka një rol shumë të rëndësishëm, dhe të thuash parësor, për identitetin dhe identifikimin e një populli. Ajo lind me njeriun dhe atë e përcjellë në të gjitha ngjarjet e jetës së tij deri në vdekje. Andaj interesimi dhe lufta për ruajtjen e saj janë të përhershme dhe pakompromis.

        Pa fizionomi të vërtetë kulturore nuk mund të identifikohet, por edhe të ekzistojë një komb. Kultura popullore është pronë e një populli, i cili është autor dhe krijues i saj, të cilën e ruan, e zhvillon, e kultivon, e afirmon dhe e bart nëpër kohë e hapësirë, duke e ruajtur me shumë xhelozi e dashuri si pronën më të vlefshme dhe të patjetërsueshme të vetën. Kultura është kategori historike, sepse mbanë vulën e kushteve shoqërore-ekonomike të epokave gjatë së cilave është krijuar, zhvilluar dhe ka manifestuar identitetin e një kombi, me çka edhe dallohen kombet mes tyre.

         Kultura shqiptare, si kategori historike, ka një histori të lashtë, formimi i së cilës lidhet mbi bazën e kulturës pellazgjike-shqiptare, mbi të cilën çështje bën fjalë vepra "Zgjime pellazgjike" e autorit Rrahim Ganiut (pellazgët qenë stërgjyshërit tanë dhe njëri ndër popujt më të lashtë në Siujdhesën Ballkanike e më gjerë), që shprehet dhe identifikohet përmes shtrirjes teritoriale, të gjuhës, artit e traditave tjera të trashëguara brez pas brezi, por që vazhdimisht u zhvillua, transformua e u pasurua në formë, përmbajtje dhe elemente tjera përbërëse të saj, gjithnjë duke u mbështetur mbi baza të reja evolutive, zhvillimore, ekonomike, shoqërore e politike.

        Kështu, gjatë këtyre alternimeve historiko-shoqërore e kulturore, populli shqiptar fitoi tipare të një etnosi të veçantë, me profilizim e kulturë origjinale dhe arketipale, dëshmi e së cilës janë: vlerat materiale: veglat e punës, veshmbathja (kostumografia), mjetet zbukuruese (bizhuteria), mjetet votive, armët, orenditë (mobilet), veglat muzikore, vendbanimet (arkitektura), enët shtëpiake dhe forma të ndryshme ekonomike etj., dhe 2. dukuritë shoqëroro-shpirtërore: doket, zakonet, besimet, lojrat, marrëdhëniet në mes njerëzve, muzika, gjuha, plastika koreografike (vallet), letërsia, bestytënitë, arti figurativ etj vlera, të trashëguara apo krijime të reja. Për të gjitha këto vlera shpirtërore e materiale, Rrahim Ganiu në veprën e tij "Zgjime pellazgjike", jep shënime shumë të thukta dhe sqarime të detajuara, prej ku do të kuptojmë mbi rolin e madhe të tyre, që kanë për jetën dhe identitetin e një etniciteti, sepse nga tërësia e këtyre përbërësve ushqehet edhe kultura e një kombi.

        Duke pasur parasysh lashtësinë e kulturës shqiptare, lirisht mund të themi se është edhe shumë e pasur dhe polidimensionale dhe me interes të veçantë për shkenca e disiplina të ndryshme, siç janë: etnografia, dialektologjia, fonetika, historia, etno-logjia, folkloristika, arkeologjia, muzikologjia, arkeomuzikologjia, antropologjia, etnopsikologjia, sociologjia, linguistika, estetika e shumë të tjera. Asaj, me urdhër asgjë nuk mund t'i diktosh dhe imponosh, sepse, është mësuar me frymëmarrje, me jetë, me jetën dhe këngën që ka përkundur gjenerata e gjenerata, të cilave u ka dhënë çdo gjë të bukur njerëzore, ëndërrën, këngën, dashurinë, i ka mësuar mbi lirinë dhe ndjenjat më të pastërta. Çdo popull ka gdhendur e skalitur në historinë e zhvillimit botëror edhe portretin e tij. Ai vjen e lartësohet nga këmbëngulja e atyre forcave që përpiqen e luftojnë për ta bërë më njerëzore atë, më të bukur. Gete do të shprehet: "Lirinë dhe bukurinë e jetës e meriton vetëm ai që çdo ditë detyrohet ta pushtojë atë". Vetëdija dhe kujtesa e një populli nuk mund të fshihen, ato janë formësuar shekujve dhe përcjellë brez pas brezi, duke konsoliduar nga koha në kohë vlerat më të mira të tij.

        Duke medituar e përsiatur për të kaluarën e largët shqiptare, Rrahim Ganiu në vazhdimësi ka mbështetur tezën e prejardhjes pellazgjike të shqiptarëve (tanimë, si një tezë e pakontestueshme edhe nga shkenca mbarë botërore), i prirur me premisën për të identifikuar ato elemente që përkonin me karakteristikat dhe tiparet e përkatësisë dhe rrënjën e etimologjisë së tyre shqiptare, ku do të theksojë: "Reliktet e artit tonë të lashtë dhe pasuria e kulturës pellazgo-ilire, elementët autentikë vendës të qyteteve antike, skulpturat dhe afreskat origjinale, kodikët me shkronja të arta, eposet e kreshnikëve dhe melosi ynë i vjetër, begatia dhe laryshia e pa fund e etnografisë sonë, arkitektura popullore, fjala shqipe e shtypur në librat, janë vetëm disa nga monumentet ku ka gjetur mishërim mendimi dhe shpirti artistik i gjeniut të popullit tonë. Si një feniks ai është ringjallur nga një epokë në një tjetër".

        E kaluara është zëri i shpirtit tonë, është kumti i dritëmendjes së të parëve tanë, i atyreve që në trashëgimi na lanë vlera të mirëfillta dhe të pallogaritshme shpirtërore e materiale, që sot na bëjnë të ndjehemi krenar. Andaj shpeshëherë ne duhet t'i kthehemi së kaluarës për të parë se kush jemi dhe nga vijmë, që të mundemi të ecim si të tillë, me taban të fortë identiteti kombëtar shqiptar. Marrëshimi i të parëve tanë drejt të sotmës nuk qe aspak i lehtë, përkundër, qe shumë i acart, gjembor e  sfilitës, përplotë diga e gracka, hone e gërxhe, prej sfidave më të ndryshmëve, por dinjitoz dhe shumë krenar, sepse botës i dha vlera dhe personalitete të mëdha kulturore, historike, shkencore, politike,  humaniste etj., vlera pa të cilat një popull nuk mund të veçantohet nga të tjerët si komb i arrirë dhe me identitet të vetin.

          Kombi dhe atdheu janë shenjtëria më madhore për njeriun për të cilat duhet flijim i përhershëm, sepse si individ mendojmë se një ditë mund (dhe me siguri) të vdesim, por kombi kurrë nuk e mendon vdekjen, dhe do të ishte absurd të mendohej ndryshe. Një popull që rri me duar të lidhura dhe i hutuar e pa aktivitete kulturore, është i gjykuar të vdesë. Kjo është vërtetuar historikisht e politikisht. Kombet vazhdimisht mundohen, punojnë dhe japin kontributin e tyre për t'u bërë pjesë e gjallë dhe e rëndësishme e botës, për të krijuar forcën ekonomike dhe potencialin e saj kulturor-shpirtëror, për t'ua kaluar të tjerëve. Kombet e përparuara janë dalluar nga kombet tjera, për forcën e vullnetit dhe jetën e përbashkët kolektive.

        Çdo komb ka rrugën e vet në historinë botërore, çdo popull mban në gjirin e tij doke, zakone, tradita të papërsëritshme, e që ndonëse historikisht të kushtëzuara, janë etnike dhe ndikojnë edhe në karakterin e krijimtarisë dhe formësimin e imazhit të tij. Andaj vlerat e tilla që arrijnë të japin të veçantën e popullit të tij, zemra e së cilave rrah me zemrën e popullit të vetë, mund të quhen dhe të jenë të vërteta, sepse vetëm ato mund ta përcjellin, kuptojnë e ndjejnë karakterin e përgjithshëm dhe universal të ndjenjave, aspiratave dhe mendimeve të drejta njerëzore. Kultura përligjet në shoqëri vetëm me funksionimin e saj si nxitëse e progresit, si një proces në vazhdimësi, si lëvizje e jetës. Në anën tjetër, palëvizshmëria dhe pasiviteti kreativ paraqesin akulturimin e saj.

        Shqiptarët qenë inventiv, kreativ, imagjinativ, me vizion dhe me shije të stërholluar artistike dhe estetike. Dijtën ta begatojnë jetën e tyre shpirtërore e materiale, të krijojnë imazhin individual e kolektiv unikal me të gjitha vlerat që i nevoiteshin për ekzistencë, zhvillim, transformim, evoluim, metamorfozim, por edhe për t'u rrezistuar e përballuar rreziqeve, atakeve dhe të këqiave tjera, që mundeshin t'i kanosen qenies dhe identitetit të tij. Kjo dhe e bëri që këto vlera t'i ruaj, zhvillojë, avansojë e afirmojë me tërë potencialin shpirtëror, mendor e fizik, sepse, me të mbrojti identitetin individual e kolektiv.

          Interesimi për të kaluarën tonë, asnjëherë nuk është i bollshëm, dhe sot, nuk ka arte që në njëfarë mënyre, nuk i janë kthyer lashtësisë, origjinës, hulumtimit të legjendave, gojëdhënave, baladave, riteve, dokeve, zakoneve etj., pra krijimtarisë popullore, përmes së cilave zbërthejmë dhe kuptojmë për të kaluarën tonë, qenien tonë, rrugëtimet drejtë të sotmes. Në një mënyrë, këto janë mësime që na japin udhëzime se si duhet të veprojmë që të ardhmës t’i lëmë themele të forta për të mos përmbyllur asnjëherë kaptinën e ekzistencës sonë nëpër mileniume, vlera që do të jenë krenaria dhe dinjiteti i gjeneratave të ardhme. Këto tema me shumë seriozitet, gjejnë shkoqitje dhe vend të merituar në veprën "Zgjime pellazgjike" të autorit Rrahim Ganiu.

        Sikur të mos ishin djegur dhe zhdukur, nga barbarët grek,sllav etj., tërë ato biblioteka të mbushura përplot libra e shkrime të tjera, të shkruara nga dora e krijuesve shqiptarë-pellazgë, sot do të kishim një pasuri vlerash të pallogaritshme për shkencën dhe kulturën, jo vetëm shqiptare e ballkanase, por edhe për mbarë njerëzimin. Sepse, përmes tyre do të kuptonim dhe dinim më shumë për zhvillimin historik, kulturor, artistik, shkencor, ekonomik, shoqëror etj., të popujve ballkanas dhe atë botëror.

        Rrahim Ganiu, me këtë vepër mjaft voluminoze e cilësore dhe, si e veçantë në rrahjen e Gjurmët e lashtësisë më të hershme edhe të qenies së njeriut në hapësirat pellazgjike shfaqen në periudhën kohore të Paleolitit të mesëm që pëfshin periudhën kohore rreth 100.000 mijë vjet më parë para Krishtit. Njeriu që popullonte trevat pellazgo-iliro-shqiptare në atë kohë, sipas shkencës antropologjike, quhet njeriu i Neandertalit. Këtë e vërtetojnë zbulimet e shumta arkiologjike të bëra në të gjitha trojet pellazgo-iliro-shqiptare. Vazhdimësia e përhershme e banimit të trojeve parahistorike dhe më vonë antike pellazgo-iliro-shqiptare, që nga paleoliti (Koha e Vjetër e Gurit), Neoliti (Koha e Re e Gurit) dhe deri te periudha kohore e Bronzit dhe Hekurit, tregon qartë e shkencërisht: SHQIPTARËT E SOTËM JANË PASARDHËSIT E DREJTPËRDREJT TË KËTYRE BANORËVE TË STËRLASHTË TË PELLAZGËVE... ata perëndia ose natyra i krijoi këtu dhe nuk erdhën nga asnjë vend tjetër: ATA NUK I MBRUJTËN MITET POR E VËRTETA E EKZISTENCËS SË TYRE NË KOHË DHE HAPËSIRË TË CAKTUAR".

        Bazamenti i kësaj mbështetje qëndron edhe në fundamentin e shumë shkencave dhe disiplinave, të cilat, sidomos arkeologjia, kanë dhënë fjalën e tyre të pakontestueshme për prezencën e lashtë të shqiptarëve dhe për vlerat e pallogaritshme shpirtërore e materiale që posedon ky popull, pra, mbi thesaret e vlerave kulturore, artistike, shkencore, shoqërore etj., dhe janë bindur se vetëm përmes gjuhës, artit dhe kulturës shqiptare (pellazgjike) mund të zbërthehet e kaluara historike dhe parahistorike e siujdhesës ballkanike, me të edhe ajo evropiane e botërore. Dhe, më në fund, njerëzit e shkencës, u ndërgjegjësuan, vetëdijesuan, u emancipuan mentalisht e shpirtërisht dhe kuptuan bërthamën e realitetit historik të Ballkanit.

        Madje, meqenëse e tërë bota për çështjet kombëtare, atdhetare dhe të lashtësisë së tyre i referohet mitologjisë, sepse aty ku mbaron misioni i arkeologjisë, gjuhësisë dhe i shkencave tjera, fillon të merr një dimension dhe rëndësi të pallogaritshme mitologjia. Atëherë bëhet pyetja: përse edhe ne shqiptarët të mos e mbështesim këtë parim, kur sipas të dhënave mitologjike del se populli shqiptar është njëri ndër më të lashtit në botë (duke u bazuar gjithnjë në prejardhjen tonë pallazgjike). Për këto të dhëna të lartshënuara, informacione të shumta na japin shkencëtarë shqiptarë, por edhe ato botërorë. Një nga ato dëshmi të gjenealogjisë së prejardhjes njerëzore është edhe vepra "Heronjtë e miteve antike" e autorit Vojteceh Zamarovsky, përmes së cilës kuptojmë se, së pari u paraqit KAOSI (errësira), nga i cili lindën: Zoti (perëndia) i qiellit URANI dhe hyjnesha e tokës GEA. Nga martesa e tyre lindën shumë titanë, hyjni, hyjnesha e të tjerë, në mesin e tyre edhe Zoti KRON (koha) dhe Hyjnesha REA, nga martesa e të cilëve lindën tre hyjneshat: Hesta, Demetra, Hera dhe perënditë: Hadi (i nëntokës), Poseidoni (i detrave) dhe Zeusi (i tokës dhe i qiellit, pra i gjithësisë). Zeusi lindi në Ujdhesën Kreta dhe u rrit nën përkujdesjen e hyjneshave të detit, të cilat e ushqenin me qumshtin e një dhie të quajtur Ametlea. Kjo e dhënë përkon dhe dëshmon për karakterin e simbolit të përkrenares së Skenderbeut, që ka brirët e dhisë, dhe me siguri, në bazë të saj, të tjerët na quanin dhi. Pasi u rrit, Zeusi erdhi në fronin udhëheqës të babait, dhe për dallim nga babai, i cili selinë e kishte në Kretë, Zeusi vendoset në majën e malit Olimp, ku ngriti pallatin madhështor mbretëror, nga vazhdon sundimin e tij mbi tokat dhe popullatën pellazgjike (shqiptare).

        Të dhënat mitologjike flasin se me urdhërin e zotit Zeus, dardanët (shqiptarët) kanë ndërtuar qytetin fortifikues Trojën, rreth vitit 3200 para erës së re. Për këtë çështje ka shkruar edhe bardi i gjuhës shqipe prof.dr. Eqrem Çabej, por në krahasim me vitin e lartshënuar, ai thotë se Troja u ndërtua rreth vitit 2800 para erës së re. Pra, kur ende grekët nuk ishin prezent në Ballkan. Përmes shumë të dhënave kuptojmë se shqiptarët (pellazgët-pellgazët) e lashtë, Zeusin e kanë dashur, respektuar, nderuar dhe i kanë besuar shumë, dhe se me kënaqësi iu kanë nënshtruar urdhërave të tij, duke i kryer të gjitha obligimet me përgjegjësinë dhe konsideratën më të madhe, sepse atë e kanë konsideruar për zot (perendi) më të madh dhe më të lartë të tyre.

        Një dëshmi tjetër për përkatësinë e tij shqiptare flet edhe rasti kur Zeusi shndërrohet në shqiponjë dhe e rrëmben princin e Trojës Ganimedin për në Olimp dhe e cakton për shërbyes të perëndive. Madje tempulli ku kryente shërbimet fetare quhet Dodona, që përcakton karakterin e vlerave intonative, fonetike, etimologjike dhe ligjësorëve tjerë të përkatësisë së gjuhës shqipe. Pra, flitej dhe lutej në gjuhën shqipe. Sipas Rrahim Ganiut: "Gjuha është bazë e kulturës së mbarë njerë- zimit. Ajo është përtëritje biologjike dhe evoluim, me që bazat anatomike dhe fiziologjike që e realizojnë atë janë zhvilluar nga pikëpamja gjenetike, me përzgjedhje natyrore, e cila zhvillohet me bartjen e informacioneve nga një gjeneratë në një tjetrër".

        Për Zotin Apolon thuhet se udhëheqësit të Trojës, Prijamit i tregoi dobësinë e Akilit, që t'i hakmerret për vrasjen e birit të tij Hektorit. Pra, edhe kjo flet se Apoloni ishte në krahun (anën) e trojanëve (dardanëve), por edhe për përkatësinë e tij dardane. Madje, për rrënjën apo etimologjinë shqipe të fjalës flasin edhe emrat e këngëtarëve mitologjik: Amfioni, Arioni, Demodoku, Femiu, Himeni, Lini, Marsia, Orfeu, Tamiri, etj.

        Edhe konvergjencat letraro-muzikore japin informacione të shumta dhe valide mbi etnogjenezën e lashtësisë shqiptare, meqëse poezia, në veçanti, është pjesë e pandarë e muzikës, sidomos kur bëhet fjalë për këngën me të gjitha zhanret e saj, sepse lashtësia dhe vlerat që posedojnë këto dy elemente të rëndësishme për një komb, nuk mund t'u ikim dëshmive të prejardhjes së lashtë pellazgjike të shqiptarëve. Në këtë drejtim është me rëndësi të merret edhe mendimi i shkencëtarit tonë Gjergj Zheji, i cili duke bërë fjalë mbi çështjen e prejardhjes sonë pellazgjike, në mes tjerash shkruan: "Këmbë të metrikës greko-latine kanë emërtime që shpjegohen vetëm me traditën pellazgjike, pra shqiptare, psh., këmbët Peon (VV-V) dhe Mollos (---) lidhen, me sa duket, me valle të fiseve Peon e Mollos të ilirëve, ndërsa këmba pirrake (VV) ka karakteristikat e masës së valleve luftarake të epirotëve, kurse emri i muzës së komedisë Talia mund të shpjegohet drejt vetëm me fjalën e gjuhës shqipe "tallja".

        Në vazhdën e mendimeve të Zhejit për prejardhjen pellazgjike të lashtë shqiptare dhe të vetë Ballkanit, me rëndësi janë edhe mendimet e shumë dijetarëve dhe shkencëtarëve të epokave të ndryshme, qofshin ato shqiptarë ose botërorë, si: Horodoti, i cili do të shprehet "Pellazgët banonin në Thesali, Traki dhe Epir…Në kohërat e lashta Hellada quhej Pellazgjia". Han Krohe shkruan: "Një numër i madh fjalësh i dialektit dorik nuk mund të shpjegohet me anë të greqishtes, por shpjegohet me ligjet gjuhësore të ilirishtes". Von Blumenthal do të shprehet: "Tash më dihet se pellazgët banonin në Kretë dhe Peloponez". Studiusi Von Hohn konfirmon se "Ilirishtja ishte një gjuhë pellazgjike,  kurse banorët e Maqedonisë dhe të Epirit ishin pellazgët parahistorik". Ndërsa, Georg Thomson, në "Gërmimet mbi historinë e shoqërisë së lashtë greke" (1958) do të shruaj: "Banorët më të lashtë të Atikës, të konservuar në kujtesën e grekëve, ishin pellazgët, një popull me prejardhje të ndryshme nga ajo helene". Madje, Peason konsideron se gjuha shqipe është çelësi i interpretimeve të disa mbishkrimeve të Kretës së lashtë, dhe më tej vazhdon: "Shumë emra vendesh, malesh, lumenjsh, personazhesh legjendare, nuk mund të shpjegohen me etimologjinë greke, vetëm një gjuhë ka qenë në gjendje deri sot të hedh dritë mbi to, ajo është gjuha shqipe".

        Nermin Flora-Fallaski, në revistën "Fjala" shkruan: "Homeri ka treguar se pellazgët ishin një popull autokton të cilët banonin në tokat pjellore të Larisës, Kretës dhe të Agrosit". Madje, kjo krijuese e denjë ka zbuluar dhe deshifruar shumë shkrime nga lashtësia shqiptare dhe Ballkani, që janë shumë me rëndësi për historinë tonë. Në revistën "Fjala", Rifat Blaka do të shprehet: "Ilirët u formuan si etnos autokton mbi bazën e popullsisë së lashtë, që mund të identifikohen me pellazgët…". Faik Konica në veprën "Shqipëria kopshti shkëmbor i Evropës juglindore" do të shprehet: "…I pari që e përdori emrin Gadishulli Ballkanik qe gjeografi gjerman A.Zeune më vitin 1808, kurse bizantologu anglez Beri thotë se kjo tokë historikisht quhej "Gadishulli Ilirian". Për lashtësinë e gjuhës dhe alfabeti shqip flasin edhe dy epet e Homerit "Iliada" dhe "Odiseu", të cilat Rrahim Ganiu i citon në këtë vepër voluminoze me shumë fakte empirike  si dëshmi shumë të rëndësishme në përcaktimin e identitetit shkrimor e gjuhësor të popullit shqiptar. Origjinali i së cilave vërteton se janë shkruar në gjuhën shqipe dhe alfabetin e saj, siç do të shihet në vazhdim:

          

          SHQIP                             HOMERIKE        BIZANTINE

                                                                              (greqishtja e sotme)         

         Anda, ënda                          Andha-no              Efkharitisi

         Arë,ara                                Arura                     Horafi

         Deti                                       Theti-s                   Thalasa

         Edhe, dhe                             Idhe, te                  Q e

         Ethe (kam ethe)                   Ethir, ethae           Piretos

         Fryma, frim (dialekt juo)   Frimao                   Fisima

         Iki, ike                                  Iko                          Fevgo

         Më duket                              Dhokei mi              Nomizo

         Mend, mendoj                     Mendohem             Medhome sqeftome, nus

       

Këto të dhëna janë marrë nga libri i autorit Aristidh P. Kola "Arvanitasit dhe prejardhja e grekëve", Sh.B.55, Tiranë, 2002, faqe 171-173.

         Xhorxh Fred Uiliams në vitin 1914 qëndroi në Greqi dhe Mal të zi dhe ishte vëzhgues i komisionit ndërkombëtar në Durrës, në librin e tij "Shqiptarët" ("Mësoni historinë tuaj të dhembshme") do të shkruaj: "Në kohën parahistorike, para se poetët e Homerit të këndonin për perënditë e tyre, përpara se të shkruhet gjuha greke, jetonte një popull shumë i lashtë i quajtur pellazg…Pra, prej kësaj race të fortë parahistorike, mbetën vetëm shqiptarët…emrat e heronjëve të veprës së Homerit ishin në gjuhën pellazgjike… Aspak s'duhet të habiten shkenctarët që kanë studiuar gjuhën shqipe e të thonë se kjo gjuhë është gjuha origjinale e Homerit, ndërsa grekët morën nga poezitë e pellazgëve shumicën e këngëve të trimërisë. Pra, shembujt e lartpërmendur dëshmojnë se shqiptarët jetojnë në truallin e të parëve dhe flasin gjuhën e stërgjyshërve të tyre. Gjuha shqipe ishte edhe gjuha e Lekës së Madh-Aleksandrit, i cili zaptoi botën, dhe e Pirros së Epirit, njëri nga gjeneralët më të mëdhenjë ushtarak…". Historiani Edvin Zhak shkruan se lufta e Trojës që u bë në shekullin e XIII para erës së re qe një luftë e fiseve pellazgjike kundër qytetit të Trojës i cili gjithashtu qe një qytet pellazgjik. Ai vë re se akejt sulmues dhe trojanët mbrojtës nuk flisnin gjuhë të ndryshme midis tyre, por dialogët i bënin në gjuhë të njëjtë, që sipas tij ishte vetëm gjuha pellazgjike. Ata nuk përdornin në mes tyre përkthyes.

         Edhe muzikologu kroat Josip Andreisi në veprën e tij "Historia e muzikës", jep të dhëna shumë bindëse për lashtësinë e instrumenteve dhe emërtimeve të ndryshme si kitarë, lirë, siring, pean, ditiramb etj., që nuk rrjedhin nga greqishja, por me siguri nga gjuha me të cilën është folur në territoret helene para se të vinin helenët (grekët), pra të gjuhës shqipe. Madje shkruan se, në epet e Homerit, disa paraqitje muzikore dhe doke (përshkuarja e gostive me shoqërim këngësh e vallesh, art koreal etj.), të interpretuara nga aedët (deklamuesit popullor), nuk kanë zanafillën e tyre greke.

        Gjithashtu, ka shënime se në ujdhesat e Cikladës janë gjetur gypa të vogël, të cilët paraqesin ekzekutues të aulosit të dyfishtë (instrument me të fryrë) dhe harpës trekëndëshe (instrument me tela), zanafilla e të cilëve mendohet të jetë mes viteve 3000-2000, para erës së re, kurse në ujdhesën e Kretës  janë gjetur relikte të aulosit, që datojnë nga viti 4000 para erës së re. Relikte të ngjashme janë zbuluar edhe në Mikenë e Itakë, ndërsa në pjesën jugore të ujdhesës Kreta është gjetur një sarkofag me ekzekutues në lirë e diaulos. Në Athinë e Trojë janë gjetur relikte të lirës me katër dhe shtatë tela etj. Të gjitha rrugët kah lashtësia e historisë shqiptare dhe të  Ballkanit shpiejnë drejt Pellazgjisë - Shqiptarisë, vetëm kokat e prishura dhe shpirtërat e sëmurë mund të mendojnë ndryshe nga të dhënat e lartshënuara, dhe shumë e shumë të tjerave që mund t'i gjeni në veprën "Zgjime pellazgjike".

        Prania e lashtësisë shqiptare, në këto troje, kuptohet dhe konfirmohet, siç konstaton edhe Rrahim Ganiu, edhe nga vendlindja dhe koha kur jetoi dhe veproi muzikanti shqiptar, Niketë Dardani. Ai lindi më 340, në Remesianë të Dardanisë (në qytetin e sotëm Bella Pallanka, afër Nishit të Serbisë) dhe është shumë i njohur për krishterët, sepse ka kompozuar himnin e famshëm "Te Deum", i cili që atëherë e kësaj dite nuk e ka humbur aspak aktualitetin.

        Rrahim Ganiu prezencën pellazgjike e shtrin edhe në hapësirat e Azisë perëndimore dhe Afrikës veriore, siç mendon edhe historiani i mirënjohur nga Maqedonia Dr. Reshat Nexhipi, i cili, në mes tjerash, në gazetën "Fakti", të datës 19-20. 05. 2006 shkruan: "...Banorët e parë të Greqisë ishin pellazgët, prandaj dhe më parë quhej Pellazgi. Bile, sipas disa shënimeve historike, edhe emri i sotëm Greqi ka të bëjë me fjalët shqipe: gra të bukura, ose sipas një legjende, me emrin e djalit të Zeusit që quhej Grek, pra me  origjinë pellazge. Gjithë perënditë dhe herojtë janë me origjin pellazge, gjë që dëshmojnë edhe emrat e tyre me rrënjë shqipe: Athina=e thëna, Mikena=miq jena (jena miq), Qipri=kripë, Kroni (babaj i Zeusit)=krye, Zeusi=zë-zot, Afërdita=afron dita, Ahil=qiell...këto fakte, politikanët dhe shkencëtarët grek i dinë, por nuk i theksojnë, sidomos kur është fjala për origjinën pellazge të shqiptarëve...etj.". Ai më tej thekson: "...Banorët e parë të Italisë qenë pellazg, gjë që dëshmohet edhe nga mjaft emra gjeografike të cilat janë me rrënjë shqipe. Italia, fjala vjen, ka të bëjë me Italinë, krijesë legjendare me origjinë pellazge, Roma me Romulin dhe Remën, po me të njëjtën origjinë, qytetin Adria prej të cilit ka marrë emrin Deti Adriatik e kanë themeluar pellazgët-adrianët, Piza më parë quhej Tautana (Teuta)...etj.", për të vazhduar: " Për praninë e pellazgëve në Evropë, dëshmojnë edhe mjaft emra gjeografike me rrënjë shqipe: Ballkan=ballë dhe hënë, Portugali= përtej Galisë, Anglia=ana e Galisë, Britania=bri anash, Panonia=punon, La Mash=lë mënjanë, Marsej=mar-sjell (tregti), Lisbon=bën lisa, Hungari=hunj, Besarabi=besë, Gjermani=zjarrmë, Dojç=u dogj, Bukuresht=i bukur është...etj.". Nexhipi konstaton se prania pellazgjike (shqiptare) shtrihet edhe në Azi e Afrikë. Për Egjiptin thekson se: "Politikanëve dhe shkencëtarëve të këtij shteti nuk u konvenon dalja në shesh e origjinës pellazge e shqiptarëve, sepse kulturën më të vjetër të këtij vendi e kanë krijuar pikërisht pellazgët...".

        Të gjitha mendimet e cituara më lart, nga njerëz të shkencës shqiptare e të huaj, si dhe shumë të tjerë që gjenden në brendinë e kësaj vepre, bindshëm tregojnë dhe dëshmojnë autoktoninë dhe lashtësinë pellazgjike (shqiptare), duke theksuar sa e sa herë, se ky popull është nga më të parët në viset Ballkanike, njëherit edhe në Evropë e më gjerë, kurse grekët-helenët (përndryshe fenikas), në këto troje të Evropës juglindore erdhën nga  fillimi i mijëvjeçarit të dytë, para erës së re, nga kontinenti i Azisë. Së pari u vendosën në pjesën veriore të siujdhesës ballkanike dhe pas një konsolidimi  treqind vjeçar, respektivisht nga viti 1600 para erës së re, nisin luftërat e tyre pushtuese ndaj tokave dhe popullatës shqiptare (pellazgjike), të cilat do të zgjatin disa shekuj. Pushtuan siujdhesën e Peloponezit me qendrën kulturore të asaj kohe Mikenën, madje për të vazhduar me pushtimin e ujdhesës së Kretës, ujdhesave Ciklade, Trojën e tjera vise, pra ato vende ku sot janë vendosur grekët.

          Nga këtu dhe fillojnë katandisjet, salvimet, dëbimet e degdisjet shqiptare, duke i shndërruar në bujqë, robër, shërbëtorë e barinjë. Shqiptarët (pellazgët) të edukuar me virtyte të larta njerëzore, në shpirt mileniumeve  kishin kultivuar ndjenjën e bujarisë, fisnikërisë, kishin begatuar botën shpirtërore, mentale e materiale me veti etnike, artistike, estetike, humane, respekti dhe pa paragjykime. Nuk kishin qenë të prirur për luftëra dhe as që kishin menduar e përgatitur për të sulmuar dikë, sepse pran tyre nuk pati popuj tjerë, qenë të vetmit këtej, dhe s'kishin me kë të luftonin, ishte një komb i vetëm, etnik e puritan, ndaj dhe nuk pati nevojë për veprime të tilla avanturiere. Mirëpo, ngjarjet nuk ishin zhvilluan ashtu siç dëshiruan dhe menduan pellazgët, armiqët kishin menduar ndryshe, siç dhe vazhduan të veprojnë. Nga viti 145 para erës së re, luftërat pushtuese i vazhdojnë romakët, bizantinët, madje ardhja e sllavëve (shekulli VI të erës së re) dhe e turqëve (shek. XIV e.r.) në trojet shqiptare, pas grekëve dhe romakëve, popullit shqiptar do t'ia sjellin katrahurat dhe mynxyrat më të llahtarshme dhe më ç'njerëzore.

        Është e dhimbshme kjo historia shqiptare, përplot ngjarje të tmershme e sakrifica, lemeritje e zezona. Të përkujtojmë Motin e Madh, kur hordhitë osmane dëbuan me qindra mijëra arbëresh për në jug të Italisë, madje për në Ukrainë, Turqi e gjithëkah, madje gjenocidi i mbi 600 fshatrave të shqiptarëve të Toplicës e të Kosanicës, kur në vitin 1878, banorët e këtyre viseve pamëshirshëm nga barbarët sllavë u vranë, u dogjën, masakruan, u shpërngulën, u dëbuan dhe u larguan, nga këto toka shumë të lashta shqiptare. Projektet për gjenocidin mbi shqiptarët janë të moçme por, me këtë rast, po theksojmë vetëm ato më të vonshmet: Naçertanija e Garashaninit (1844), Reforma agrare (1919-1939), Çubrilloviqi (1937), Konventa me Turqinë (1938), Andriqi (1939), prap Çubrilloviqi (1944), aksioni i armëve (1955-1956). Kjo zbatohej kryesisht në Kosovë, mirëpo nuk u lanë anësh as viset tjera ku jetonin shqiptarë.

        Pra nga mosangazhimi dhe neglizhencat shpërfillëse të deritanishme tonat (të pafalshme) ndaj problemeve të historisë së popullit shqiptar, kemi pësuar dhe përjetuar shumë ngecje, për ç'gjë jemi të detyruar që edhe më tej të rropatemi për të lëvruar etnogjenezën dhe vlerat e trashëgimisë sonë. Në këtë kontekst shtrohen pyetjet: Ku mbetën gjurmët e së kaluarës, të artit, të shkencës shqiptare? Ku vajti ai arsenal i krijuar me qindra e mijëra vjet nga të parët tanë? Kush e gllabëroi këtë histori të lashtë? Kur erdhëm këtu? Nga erdhëm? Këso pyetjesh e të ngjashme me to, ende na preokupojnë, sepse ende nuk kemi arritur të përfundojmë me përgjigjet e pyetjeve, që vazhdimisht nëpërmenden në kokat tona.

        Një rol të rëndësishëm, që i dhanë jehonë të fortë të kaluarës, të sotmes, me mesazhin se ky popull ka ekzistuar, ekziston dhe do të ekzistojë përjetësisht, sepse ka identitertin e vet dhe vlerat kulturore, artistike, historike, gjuhësore etj., kanë vlerat shpirtërore e materiale të traditës së trashëguar, që dëshmojnë mbi kapacitetin dhe aftësitë krijuese të popullit shqiptar. Si etnikum shqiptarët nuk bëjnë përjashtim nga zanafilla e përgjithshme e racës njerëzore, sepse edhe shqiptarët rrënjët i kanë nga i njëjti embrion, por, që nga historia e hershme (duke u nisur edhe nga periudha kohore parahistorike), fise e klane të ndryshme jetuan në kushte dhe rrethana të veçanta, dhe duke ndikuar shumë faktorë natyror, formuan dhe krijuan edhe tiparet e veçanta që e dallonin dhe e karakterizonin një etnicitet nga një tjetër. Kështu me kalimin e shekujve, popuj të ndryshëm të ndarë nga njëri-tjetri prej hapsirash të gjera toke e kohe krijuan gjuhën, artin, kulturën, botëkuptimet, etnopsikologjinë, mentalitetin, sifatet, arkitekturën e shumë e shumë vlera tjera shpirtërore e materiale.

        Pra edhe shqiptarët në rrethana të tilla krijuan kulturën, gjuhën, artin…dhe historinë e tyre me tipare të veçanta. Në këtë kompleks kontributesh, krijuan dhe zhvilluan edhe muzikën e tyre (këngën, instrumentet, vallen), muzikën që mishëroi vetitë, shijen, zakonet, kërkesat, dëshirat, kuptimet, dashurinë për jetë, për punë, bindjet e tyre për të jetuar, për të mposhtur të keqen, për të ndërtuar të mirën, për të zhdukur dhunën, për triumfin e lirisë etj.

         Mirëpo ç'ti bësh kur ardhacakëve u lam hapësirë për të përvetësuar pjesë tokash, tërësi vlerash, personalitete kulturore, artistike e historike...dhe në këtë mënyrë ata ndërtuan historinë e tyre, kuptohet të pamerituar, por ç'ti bësh, kur ne s’jemi prezent me punën tonë, ergo tjerët nga kjo letargji përfitojnë, pa marrë parasysh a është apo s’është reale dhe e drejt. Sllavët e maqedonisë, sllavoserbët dhe grekët erdhën dhe në tokat tona krijuan edhe shtetet e tyre, bile-bile neve sot ata na konsiderojnë ardhacakë dhe shumë të vonshëm, kurse veten e çmojnë të jenë vendas-autokton dhe shumë të lashtë, sidomos me këso sllogane absurede shquhen sllavët e maqedonisë, kur çdo gjë nga lashtësia ballkanike pretendojnë ta bëjnë të vetën. Megjithatë, përskaj shumë gënjeshtrave, manipulimeve e trillimeve, gjuha shkencore dita më ditë dëshmon të kundërtën e dëshirave dhe gjakimeve megalomane sllave e të tjerëve.

        Në këtë kontekst të kësaj çështjeje, autori i veprës "Zgjime pellazgjike" Rrahim Ganiu, jep kontributin e tij dhe nuk i mungojnë qasjet e guximshme për të thënë të vërtetën dhe për të zhgroposur e zhvjell lëmshin e historisë dhe për të sjellur vlagën autentike të autoktonisë shqiptare në këto vise evropiane.

        Të gjitha këto të dhëna, por edhe ato mitologjike, janë dëshmi e pakontestueshme e kësaj historie,  meqëse vërtetojnë prezencën shqiptare shumë të lashtë në truallin e Siujdhesës Ballkanike dhe më gjerë, siç theksuam edhe më lart.. Tanimë, janë zgajtuar zymtësitë dhe vagëllimat e zukamave megafonike e zërave të çirrur ndaj historisë shqiptare. Rrahim Ganiu, në këtë vepër, sinkronizon kohët dhe brezat, duke sfiduar tendencat nihiliste e lëfarëshe të armiqëve shekullor, me ngadhnjimin e idealit dhe mbijetesën mbi harresën. Në shikim të parë, duket se vetëtimthi, sa çelë e mbyll sytë, i ka bërë hopat gjigant në krijimtari, por, në realitet, ai tërë jetën e tij kishte mbruajtur, përbluajtur e ngjizur mendime shumë të thella rreth çështjes kombëtare, duke u angazhuar me tërë potencialin fizik, shpirtëror e mendor, për ç'gjë dëshmon vepra në fjalë, por edhe të tjerat të botuara deri më tani. U vërdat vetmohueshëm shtigjeve të mileniumeve, atje në mugëtirat e pandriçuara dhe ku fshihej e heshtej një histori e lashtë.

        Nuk qe lehtë për t'u ngjitur këtyre shtigjeve të pashkelura deri më sot, por me besim dhe guxim inkurajues veshtoi zërin e dashurisë dhe të zemrës për t'u futur në këto rrugëtime sfilitëse nga dhe do të akceptoj e ajgëtoj informacione valide mbi zanafillën e historisë së kombit shqiptar, bir i të cilit është edhe vet autori-Rrahim Ganiu. Pra, i brumosur dhe i mbushulluar me tharmin kombëtar, në mendjen dhe shpirtin e tij vazhdimisht kishte tiposur ide të thanta dhe me bindje të fortë se populli shqiptar është ndër më të lashtit në këtë areal ballkanik e më gjerë. Andaj, eksplorimit dhe lëvrimit të këtij fenomeni i qaset me shumë seriozitet, pasion e dashuri, për të arritur në konstatimin dhe ashtërimin e bindjes se ky komb, rrënjët, trungun dhe degët i ka në lashtësinë e largët, atje ku, më parë, nuk ekzistoi komb tjetër, përveç atij shqiptar-pellazg.

         Individualiteti krijues i artistit shpreh dhe manifeston përkatësinë e plotë dhe komplekse të qenies, të vetëdijes historike, kulturore, shoqërore e kombëtare. Ai ecën, pëson ndryshime, zhvillohet, përsoset përherë, sepse me të ecën përvoja krijuese, përvoja jetësore etj. Përmes artit të tij vazhdimisht madhëron lirinë dhe luftën për të, duke e çmuar atë mbi të gjitha.Andaj krijuesi i vërtetë e do lirinë dhe nëpërmjet saj afirmon dinjitetin e njeriut të denjë, i cili është përherë në gjendje të sakrifikoj jetën, me besimin se do të dalë fitimtar nga lufta e pashmangshme që zhvillohet në mes të mirës dhe së keqes, pra ngadhnjimi i jetës mbi vdekjen. Kjo dhe e bënë krijuesin që veprën e tij ta konceptojë si një mjet veprimi me synim që të ndikojë në botëkuptimin dhe ndërgjegjjen e lexuesve të saj. Rrahim Ganiu me  veprën "Zgjime Pellazgjike", si e rrallë e këtij lloji ndër ne, me bindje të plotë, them se ia ka arritur qëllimit destinativ, dhe besoj se pas mbarimit së lexuari të kësaj vepre, çdo lexues do të mbështet mendimin tim, sepse vërtet është një vepër shumë provokative dhe që në vazhdimësi nxyt kurreshtjen për t'mos ndërprerë leximin e saj deri sa ta mbarosh në tërësi. Kemi bindje të plotë se kjo vepër do të ketë lexues të shumtë dhe se do të mbeten të kënaqur me materjen e përfaqësuar në kompleksivitetin e gjithmbarshme të çështjes shqiptare, duke përfshirë periudhën nga lashtësia më e hershme (parahistorike) e deri më ditët tona.

          Propozoj që Ministria e Kulturës të Maqedonisë ta finanson botimin e librit shkencor ,,ZGJIME PELLAZGJIKE’’ të autorit të njohur Rrahim Ganiut.

      

Shkup korrik 2010



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx