E hene, 29.04.2024, 12:26 AM (GMT+1)

Kulturë

Sokol Demaku: Intervistë me Nehat Jahiun

E shtune, 18.12.2010, 08:58 PM


Intervistë me Nehat Jahiun mësues në shkollën nëntvjeqare  “Faik Konica” në Sllupçan dhe Orizare të komunës së Likovës në malësin e Kumanovës

 

NUK KA KËNAQËSI MË TË MADHE NË JETE SE KUR NXËNËSI YT FITON TITULLIN PROFESOR, INXHINJER, MJEK, MAGJISTËR, POR AJO CKA TË BËNË EDHE MË KRENAR ËSHTË  KUR ATA FITOJNË TITULLIN DOKTOR SHKENCE

 

Nga Sokol DEMAKU

 

Mësuesi me punën dhe shembullin e sjelljes tij ndikon drejtëpërsëdrejti trajtimin e personalitetit brezit ri, prandaj ai duhet jetë i sinqertë, i drejtë, i ngritur dhe i arsimuar shkallë duhur, ketë pikëpamje drejta e qarta, kulturë gjërë shkencore, luftojë primitivizmin dhe kontribojë ngritjen arsimore e kulturore. Mësuesi si edukator  i gjeneratës re, cilit i është besuar kjo detyrë shumë e rëndësishme, duhet jetë shembull për nga cilësia e karakterit, ndër cilat radhë parë duhet numërojmë modestinë, si vyrtyt shumë i lartë i njeriut.

Kam dëgjuar dhe lexuar thonë një fjalë shumë vjetër Shpia pa pushkë asht si burri pa djep, asht si mali pa drurë”. U ula gjithnjë pranë prindërve, pleqve familjes, lagjes, fshatit..., dëgjoj me vëmendje rrëfimet ndaj miteve, legjendave dhe trimërive, sidomos temave për vendlindjen dhe atdheun tim. Burrat pleq Orizarës piskamën e parë foshnjës e dinin se a ia vlen ai për kamzë a për penë apo jo. Vrapova sëbashku me mocanikët e mi nëpër oborret, kopshtet,  livadhet ,fushat, malet e vendlindjes sime duke e shkelur me këmbë dhe duke e prekur çdo pëllëmbë tokës sime mëmë lindi e rriti me aq afsh e dashuri.

Sa i përket sistemit arsimit sot Maqedoni duket se për çdo ditë bëjnë ndryshime si stinët e vitit ndërsa rezultatet mbeten askund. letër mundohen ecin para me reforma dhe kapin trendet Evropiane dhe botërore, por realizimin konkretë numërohet vend ose mirë thënë ven ecjes   një hapi para këtu ecet një hap mbrapa. Për cdo vit bëhen ekspirimente...

Për jetën kultorore shqiptarëve Maqedoni , respektivisht trojet tona shqiptare mendoj dhe shoh gjithëçka dhe shumëçka kënaq dhe brengos shumë. Kam bindjen se nuk është shumë e pasur, heq dy- tre manifestime  republikane dhe mbarëkombëtare mbahen Maqedoni lenë përshtypjen se këtu fare nuk frymon shqip.

Bacloku përveç ishte një poet, profesor , ai ishte edhe shumëçka për mua dhe për gjithë studentët. Ishte shumë i afërtë me ne. Sidomos afërsia dhe përkrahje e tij ishte shumë e madhe për ne studntët ishim jashta Kosovës, sepse i dhembte shpirti për ne duke e ditur se cfarë sakrifica kishin rinjtë shqiptar atë kohë Maqedoni për studjuar gjuhën shqipe.

 

Ju lutem nje prezentim të shkurtër?

 

Unë Nehat Jahiu u linda në mëngjesin e 10 tetorit të vitit 1951 aty pranë vatrës së oxhakut të shtëpisë të ndërtuar me gurët e bjeshkëve të maleve të Karadakut plak dhe të baltës së tokës së prindit, gjyshit dhe stërgjyshërve të mi. Linda mu aty, në njërën ndër lagjet më të bukura dhe më të dashura- lagjen e “ Arnorëve” – “ Cumelve”. Linda, kalova fëmijërinë time, u rrita sëbashku me mocanikët e mi të lagjës sime dhe të fshatit tim shumë të bukur, të këndshëm dhe të dashur- Orizarës. Linda në këto kulla stërgjyshërore shqiptare, në këto vatra të Karadakut për tu njohur qysh në fëmijërinë time njomarake me traditat dhe historinë shqiptare, me ninullat në krye të djepit e mbi pushkën e varur mbi trarët e lisave të fortë e të lashtë të malit plak “Përzhal” të Orizarës. Kam dëgjuar dhe lexuar që thonë një fjalë shumë të vjetër “ Shpia pa pushkë asht si burri pa djep, asht si mali pa drurë”. U ula gjithnjë pranë prindërve, pleqve të familjes, lagjes, fshatit..., që të dëgjoj me vëmendje rrëfimet ndaj miteve, legjendave dhe trimërive, sidomos të temave për vendlindjen dhe atdheun tim. Burrat pleq të Orizarës që në piskamën e parë të foshnjës e dinin se a ia vlen ai për kamzë a për penë apo jo. Vrapova sëbashku me mocanikët e mi nëpër oborret, kopshtet,  livadhet ,fushat, malet e vendlindjes sime duke e shkelur me këmbë dhe duke e prekur çdo pëllëmbë të tokës sime mëmë që më lindi e më rriti me aq afsh e dashuri. Shumë herë agimeve të hershme dhe mbrëmjeve, i hapja krahët prej bregut të  Korijës së Plakë, i hapja krahët dhe me sa fuqi kisha e përqafoja vendlindjen time dhe nga dashuria sa mundja e shtrëngoja në gji, njashtu si nënëlokja ime kur kthehesha me tufën e deleve më dilte tek dera, më merrte, më puthte në ballë, më përqafonte e më shtrëngonte thellë e ngrohtë në gjirin e saj, më donte, më donte ashtu siç e doja unë vendlindjen time Orizarën.Pushoja pak, ma shtronte sofrën e bukës për të ngrërë, e më vonë shtrihesha në prehrin e nënëlokes sime e ajo më përkëdhelte ballin, njashtu më zinte gjumi i ëmbël në prehër  të nënës sime që në mëngjes ngrihesha sëbashku me ëndrrat e bukura të vendlindjes sime.Kur i mbusha shtatë vite me një gëzim të paparë vrapova drejt shkollës sime, aty në qendër të fshatit, për  tu futur në klasë të parë, për  tu takuar për herë të parë me mësuesen time shumë të dashur e të paharruar- mësuesen Lumnije. Shkollën fillore (tetëvjeçaren) e kreva në vendlindje, të mesmen në Preshevë dhe Shkollën e Lartë Pedagogjike – Dega e Gjuhës dhe Letërsisë Shqipe në Gjakovë.

 

Profesioni i juaj?

 

Profesioni  im është  arsimtar i Gjuhës dhe Letërsisë Shqipe dhe punoj në shkollën fillore  nëntëvjeçare “ Faik Konica” të fshatit Sllupçan që gjendet në mes të fshatit Sllupçan dhe vendlindjes sime Orizarës.Profesioni  i mësuesit është një profesion mjaftë i mirë, por edhe shumë i vështirë. Kjo thënie aq kuptimplote dhe aq e thellë mund të kuptohet seriozisht vetëm nga ana e atyre arsimtarëve apo edukatorëve, që këtë profesion e konsiderojnë si të tillë: të mirë, të vështirë dhe shumë me përgjegjësi. Që të edukosh të tjerët duhet vetë të jesh i edukuar, që të ndikosh drejtë te brezi i ri, duhesh të jesh shembull i mirë.Mësuesi me punën dhe shembullin e sjelljes së tij ndikon drejtëpërsëdrejti në trajtimin e personalitetit të brezit të ri, prandaj ai duhet të jetë i sinqertë, i drejtë, i ngritur dhe i arsimuar në shkallë të duhur, të ketë pikëpamje të drejta e të qarta, kulturë të gjërë shkencore, të luftojë primitivizmin dhe të kontribojë në ngritjen arsimore e kulturore. Mësuesi si edukator  i gjeneratës së re, të cilit i është besuar kjo detyrë shumë e rëndësishme, duhet të jetë shembull për nga cilësia e karakterit, ndër të cilat në radhë të parë duhet të numërojmë modestinë, si vyrtyt shumë i lartë i njeriut. Ky profesion, profesioni i mësuesit, edukatorit është shumë i rëndësishëm, sepse mësuesi i mëson dhe i edukon lulet më të bukura – të vegjëlit  dhe të rinjtë, brezin e ardhshëm. Mësuesi duhet të arsimojë dhe edukojë brezin e ri, ta paisë me tërë atë që do ti kontribojë zhvillimit të mëtejmë të shoqërisë. Nisur nga kjo, duhet thënë se para mësuesit, edukatorit dhe profesorit shtrohen detyra të rëndësishme.Mësuesi, jo vetëm  që është trasmetues i shkencës dhe kulturës, i traditës dhe historisë njerëzore, por edhe vlerave materiale e morale. Puna e mësuesit nuk është punë e rëndomtë e një punëtori apo e një nëpunësi, punë e një zejtari, por është punë që kërkon para së gjithash, ideal. Sepse, ai në duart e veta  ka forcën subjektive të zhvillimit të mëtejmë të shoqërisë, ka në duar dhe duhet të edukojë gjeneratën e re, e cila duhet ta zëvendësoj të vjetrën. Në duart e mësuesit nuk do të jenë vetëm punëtorët dhe ekspertët e ardhshëm të veprimtarive të ndryshme , por do të jenë edhe shkenctarët edhe letrarët , edhe piktorët dhe skulptorët e shumë e shumë talentë të tjerë  të profesioneve të ndryshme.Prandaj, është detyrë e mësuesit, që këta talentë ti zbulojë dhe të u jap mundësi për zhvillim të plotë.Mësuesi duhet të punojë jo vetëm për aftësim intelektual të nxënësve, por edhe për aftësimin e përgjithshëm, për zgjerimin e kulturës në të gjitha fushat,ti aftësojë për të kuptuar  dhe për të adhuruar  artin, sepse atë mund ta kuptojnë vetëm njerëzit e ngritur në këtë pikëpamje. Funksioni i mësuesit gjatë jetës nuk do të jetë vetëm dhënie e mësimit, por edhe edukimi i drejtë i brezave të rinj.. Do të mbështeten në synymet dhe idealet e zhvillimit shoqëror, duke mbjellë kështu farën e ardhmërisë më të mirë dhe më të lumtur.Dihet mirëfilli se, të gjithë mësuesit e mirë, njëkohësisht kanë qenë njerëz me ideale dhe e kanë dashur arsimin dhe punën edukative, kanë dhënë  gjithë mundin për arsimin dhe edukimin e drejtë të gjeneratave të reja.Mësuesit e vyeshëm edhe nëse nuk kanë lënë vepra të shkruara, kryevepra e tyre është puna edukative me brezat e rinj, me masat e gjëra popullore. Mësuesi gjithmonë ka qenë edhe mbetet njeriu më i afërtë i masave popullore. Edukimi i atij brezi  të ri do të bëjë punën e mësuesit të përjetshëm. Sado e vogël dhe e thjeshtë të duket kjo punë e mësuesit, ajo shkruhet në analet e shkollës, edhe pse mësuesi atë nuk e shkruan me laps, por me punë dhe me mund. Pikërisht për këtë arsye, mund të them se puna e mësuesit gjatë jetës do të mbështetet në ideal dhe në pasion për përparim kombëtar...

 

Përvec se një mësues i Gjuhës dhe letërsisë shqipe   Maqedoni do te ishte me interes te mësonim nga ju se si e perkufizoni rolin e një mësuesi gjuhës amtare Maqedoni?

 

Për qenë mësues i gjuhës amtare duhet  personi ketë një kultivim thellë dashurisë ndaj gjuhës. Gjuha është element thelbësor me cilën përcaktohet identiteti i një kombi, kultura e tij, me te shprehen arriturat matriale dhe shpirtërore. Ajo përveç shërben për komunikim mes anëtarëve njejtit komb, njëkohësisht ka një rrol dominant afirmimin e një kombi suazat botërore. Kjo arrihet me një përkushtim madh nga përdoruesit e saj siç janë intelektualët, krijuesit letrar etj. Kjo shtyri përcaktohem për gjuhën amtare shqipe. Me një frymëzim posaçëm edhe nga Rilindasit shqiptarë cilët me një entuziazëm shkruanin për gjuhën shqipe. Vetëm  thekësoj sa për ilustrim dhe citoj nja dy vargje për gjuhën shqipe poeti t tonë madh Naim Frashërit: Gjuha jonë sa e mirë! Sa e ëmbël, sa e gjërë! Sa e lehtë, sa e lirë!...

 

Keni studjuar në Kosovë, cka ju shtyri ta studjnoni Gjuhën?

 

Po, është e vërtet se kam studjuar në Kosovë dhe ate në Gjakovë qe kam shumë kujtime të paharruar për Kosovën , Gjakovën ,shoqet dhe shokët e mi nga mbarë Kosova, Kosova Lindore , Mali i Zi dhe Maqedonia . Njekohësisht dhe ndjehem shumë krenar dhe kam një nostalgji të paharruar për profesorët e mi të dashur dhe të respektuar. Për ata që janë gjallë dhe ata që sot nuk janë në mesin e të gjallëve.Për  të studiur gjuhën më shtyri  shumëçka, por mbi  të gjitha dëshira  dhe vullneti që kisha  gjithnjë për gjuhën time amtare, për këtë gjuhë që ma mësoi nëna ime e  ndjerë qysh kur isha fëmijë në djep. Njëherit këtë vullnet dhe dëshirë timen e përforcuan edhe aq më tepër  arsimtarët e mi të gjuhës dhe letërsisë në shkollën fillore dhe ate të mesmen. Po siç e ceka më lartë kisha dhe kam një dashuri  të paparë për gjuhën amtare.Për këtë arsye edhe e studiova.

 

Ju i jeni perkushtuar pra punës me fëmijë, arsimimit si e ndieni vetën si mësues?

 

Po, nga dita e parë kur kapa me dorën time ditarin i jam përkushtuar profesionit tim mësuesisë me një përkushtim punoj me nder dhe respekt veçant  me nxënësit e mi, sepse ky  profesion është një profesion i shenjtë dhe sidomos punosh me fëmijë nuk ka gjë dashur , çmuar dhe shtrenjtë. mësosh dhe edukosh brezin e ri , ardhmërinë e kombit tënd nuk di se a ka kënaqësi madhe shpirtrore jetë.

 

Nga e merrni frymëzimin ne punën e juaj? Cfarë ju frymëzon në punën tuaj?

 

Eh, ku e marrë frymëzimin tim në punën time...! ? Po, a ka frymëzim më të dashur se kur e paramendon dhe pergatitesh që  nesër do të nisesh për të shkuar në punë, të futesh në oborrin shkollor dhe të shohësh nxënësit tufë- tufë duke pritur arsimtarët e tyre dhe të duken nxënësit si një kopsht me lulet më të bukura që çelin në pranverë dhe zbukurojnë kopshtin .Këto janë lulet më të bukura që me  me aromën  e tyre më të këndshme  mbushin livadhet malet dhe fushat. .. Të marrësh ditarin në dorë dhe të futesh në mësonjëtore aty ku të presin të buzëqeshur këto lule të bukura e të bëhet  zemra mal. Së fundi ka zë më të ëmbël se  zëri i fëmijës...

 

Ju jeni shumë aktiv edhe ne jetën shoqërore dhe kulturore shqiptarëve këtu trojet shqiptare ne Maqedoni, cka ju shtyn ketë drejtim dhe cka shumë është i angazhuar Nehati?

 

Ju në pyetjen tuaj që më parashtroni thuani se unë jam shumë aktiv  edhe në jetën shoqërore dhe kulturore të shqiptarëve këtu në trojet tona shqiptare në Maqedoni dhe çka më shtyri në këtë drejtim dhe në në çka më shumë jam i angazhuar. Unë  nuk do të thoja se  isha dhe jam aq aktiv ,këtë le të vlerësojnë të tjerët, por një gjë do e them se asnjeherë nuk kam qenë i qetë që mos të angazhohem fizikisht dhe shpirtrish që sëpaku të vë një gur diku ku është dashur të vihet. Këtë ia kam pasur dhe ia kam borxh gjuhës, kulturës,  artit në përgjithësi ,traditës, historisë, vendlindjes ,atdheut, popullit tim të lashtë. Edhe pse jam munduar dhe mundohem të bëj diçka nuk mund të them se kam bë dicka, por nëse kam bërë dic të vogël edhe njëherë po e potencoj le të vlerësojnë të tjerët e jo unë.

 

Cka mendoni per sistemin e  arsimit sot Maqedoni konkretisht kur kemi bejme me shkollat shqipe, cka kishit me ndryshue ne këtë drejtim po pyteni ju?

 

Sa i përket sistemit arsimit sot Maqedoni duket se për çdo ditë bëjnë ndryshime si stinët e vitit ndërsa rezultatet mbeten askund. letër mundohen ecin para me reforma dhe kapin trendet Evropiane dhe botërore, por realizimin konkretë numërohet vend ose mirë thënë ven ecjes   një hapi para këtu ecet një hap mbrapa. Për cdo vit bëhen ekspirimente nuk arrihen tek qëllimet për cilat dedikohen këto reforma, kuptohet  atyre u dedikohen nxënësve. Unë nuk mund paramendoj një gjë    çdo nxënësi ti ofrohet kompjutorë ose laptop mësonjëtore, kur atij nxënësi i mungojnë gjërat elementare për mësim dhe edukim. I mungon karriga ku të ulet, i mungon banga, i mungon kabineti, i pikon shiu në mësonjëtore i mungojnë gjërat më elementare. Sa i përket shkollave shqipe ata e kanë gjendjen shumë më të vështirë se sa ata të palës tjetër maqedonase, shumë pak gjithnjë  është investuar për të mos thënë aspak për shkollat shqipe në  Maqedoni, por gjithnjë janë munduar që ti shuajnë ato e mos të flasim për ndonjë përparim. Edhe pse këto shkolla shqipe gjithnjë u hapën. Edhe pse për shkollat shqipe kontribut kanë dhënë bijat dhe bijtë më të mirë të kombit. Shkollat shqipe në Maqedoni nuk mund të krenohen me pozitën aktuale të tyre në krahasim me shkollat tjera  në rajon. Shqiptarët për përmisimin e një pullazi të shkollës duhet pritur me shumë vite dhe të varet nga vullneti i dikujt tjetër nuk është i lidhur drejtpërdrejtë me shkollat në fjalë. Prandaj çfarë shkolla do të kemi dhe me çfarë cilësie të mësimdhënies e kemi fajin sëpari vet e pastaj të tjerët. Pra, për të ngritur shkollat shqipe në një pediastal më të lartë nevoitet një angazhim i të gjithë neve. Shpresojmë që në të ardhmën e afërtë edhe shkollat shqipe do të jenë të një rangu me shkollat tjera. Kjo është dëshirë e imja e sa do realizohet ate do e shohim.

 

Si e kalon Nehati  një ditë punës ne shkollën ku punon?

 

Dita e punës më kalon si çdo ditë tjetër. Vështirë e kam të bëjë ndonjë dallim të thekësuar, ngaqë obligimet që më presin në shkollë janë identike të çdo dite. Por, obligim parësor i imi është që në vendin ku punoj të jap maksimumin për të mirën e nxënësve dhe  të shkollës. Të them të drejtën nuk kursej as gjë nga vetja në këtë drejtim. Por, sa ia kam arritur që këtë ta realizoj  mund të ju tregojnë koleget dhe kolegët e  mi me të cilët punoj për çdo ditë, nxënësit dhe prindrit e tyre etj..  Mendoj se ata janë barometri më i mirë për të matur angazhimin tim në vendin e punës ku unë e kaloj një ditë punë në shkollë aty ku edhe unë punoj.

 

Ju jeni me profesion arsimtar i gjuhës por merreni edhe me shkrime dhe publicistikë, cfare momentalisht është inetres për ju?

 

Edhe njëra edhe tjetra. Primare për mua është puna me nxënës, por kohën e lirë e kaloj duke u marrë me shkrime. Mundohem që edhe në këtë fushë të kontriboj aq sa më lejon kapaciteti im intelektual. Nuk them se kam arritur diçka të jashtzakonshme, por me mundësitë dhe aftësitë e mia mundohem të jem prezent në krijimtarinë letrare.

 

Cka ka botuar deri me tani Nehati dhe cka pret lexuesi ne ardhmen ga ju?

 

Deri  më tani kam botuar këto libra :1. “ Në  sytë e tu” – 1982; 2.” Ura prej zemrave” 1985;

3. “ Fluturimi  i pëllumbave” 1990; 4. “ Të pret malli që na treti” 1993;

5. “ Hidhe vallen Laro!...” 1994; 6. “ Kukuvajka” 1995; 7.” Hape derën shkolla ime” 1998; 8. “ Eptaf lirie” – 2000; 9. “ Rrënjët i  ke në këtë tokë ilire” – 2005; 10. “ Huti mbi çati” – 2005;

11. “ Brez pas brezi në luftë për shkolla shqipe”-2008; 12. “Lulëkuqe mbi varre” – 2010;

13. “ Orizarja ndër shekuj” – 2010

Shpresoj se  shumë shpejt lexuesit do kenë dorë edhe dy përmbledhje poezish, njëra për fëmijë e tjetra për rritur, jam nga përfundimi i tyre, mbetet gjejë botues  nga dorëshkrimet i kam gati. Pra, gati puna ka mbaruar dhe shumë shpejt  këto dy përmbledhje do dalin dritë.

 

Nga e merrë frymëzimin Nehat Jahiu, cka permbajnë poezitë e juaja?

 

Më pyetët nga e marrë frymëzimin- Po frymëzimi më vjenë nga e kaluara e lavdishme e popullit tim, nga të arriturat e tij kulturore, nga jeta e përditshme, posaçërisht nga jeta e e përditshme e botës fëmijërore. Me të marrë lapsin në dorë si stuhi  më vijnë frymëzime të shumta saqë ndonjëherë ngatrrohem në to. Por, me kënaqësi të madhe frymëzohem nga bota e fëmijëve, për ketë arsye më së tepërmi veprimtaria ime letrare i kushtohet fëmijëve duke mos anashkaluar edhe botën e të rriturve për të cilët shpeshëherë kam një  sy kritik për to. Gjë që mund të shihet edhe nga  veprat për të rritur të cilat ngërthejnë në vete  një mori satirash e humor thumbues. Në kohën e fundit lexuesi ,miket dhe miqtë e mi kanë pasur mundës  të lexojnë nga krijimtaria ime letrare  edhe  një numër jo të vogël vargjesh të poezive lirike që  lexuesi mund ti njoh  edhe nëpërmjet dy personazheve kryesorë Zana dhe Guri.

 

Ju ishit student i poetit dhe profesorit ndjerë Din Mehmeti, kisha me ju lutë na thoni dy fjalë për Baclokun?

 

Po, kisha një nder dhe privilegj që  isha student i poetit tani të ndjerë dhe të profesorit tim shumë të dashur dhe të paharruar Din Mehmetit. E kam shumë vështirë të flas për një njeri i cili kryekëput  veprimtarinë e vet letrare ia  kushtoi popullit të vet. Unë  për te kam një respekt të vecant si njeri me vyrtyte të larta njerëzore, si krijues letrar, si pedagog, si atdhedashës etj. Bacloku përveç që ishte një poet, profesor , ai ishte edhe shumëçka për mua dhe për të gjithë studentët. Ishte shumë i afërtë me ne. Sidomos afërsia dhe përkrahje e tij ishte shumë e madhe për ne studntët që ishim jashta Kosovës, sepse i dhembte shpirti për ne duke e ditur se cfarë sakrifica kishin të rinjtë shqiptar në atë kohë në Maqedoni për të studjuar në gjuhën shqipe.Kosova ishte vendi ynë që na përqafonte sëbashku me profesorët e saj që ne të studjonim në gjuhën tonë amtare shqipe. E këtë meritë e kishte edhe  profesori dhe poeti i madh Din Mehmeti- Bacloku. Kujtimet e mia për Baclokun janë të shumta dhe të paharruara që në këtë intervistë nuk mund të përfshihen.

 

Një publicist, një poet dhe një punëtor kulturorë kërkon te jetë pothuajse për gjithçka i informuar. Kjo ka të bëjë kryesisht me natyrën e personit. Thjesht doja një përgjigje te shkurtër.  Si është Nehati nga natyra?

 

Unë nga natyra jam shumë modest dhe i thjeshtë, por në brendi të shpirtit tim ekziston një zbrastirë që vështirë mbushet nga dëshira ime për të marrë informata ose për  tu informuar. Sa më tepër që pranoj informata  më duket se aq më tepër ajo zbrastirë zmadhohet. Pra, për të ditur diç më tepër , për tu informuar në gjitha aspektet jam i pangopur. Kjo është veti e imja shpirtërore. Kundër kësaj nuk mund të luftoj nga që e kam dhunti nga Perendia.

 

Ju jeni edhe nje aktivist i dalluar kulturor, cfarë është aktiviteti juaj këtë drejtim dhe sa jeni i kënaqur me këtë ju beni këtu vendlindjen tuaj?

 

Po, është e vërtet se përveç obligimeve vendin e punës dhe krijimtarisë letrare merrem edhe me aktivitete tjera kulturore siç janë manifestimet e ndryshme shënimin e përvjetorëve rëndësishme nga historia  dhe kultura e popullit tonë, posaçërisht manifestimet organizohen vendin ku unë linda dhe jetoj. Vlenë ceki  shënimin  e 2 Majit _ Ditës shpalljes Zonës lirë,  Pervjetorit rënies heroike Ismet JasharitKomandant Kumanovës, dhe manifestimeve ndryshme mbahen shkollë , komunë  dhe gjërë. Përveç manifestimeve  marrë pjesë provime librash dhe aktivitete tjera kulturore llojeve ndryshme. Çdoherë këto aktivitete e kam si synim paraqes arriturat kulturore popullit tim dhe vendlindjes sime me qëllim afirmimin e saj komunë e gjërë.

 

Cka mendoni per jetën kultutore te shqiptareve Maqedoni respektivisht trojet shqiptare këtu, si ju e shifni ketë?

 

Për jetën kultorore shqiptarëve Maqedoni , respektivisht trojet tona shqiptare mendoj dhe shoh gjithëçka dhe shumëçka kënaq dhe brengos shumë. Kam bindjen se nuk është shumë e pasur, heq dy- tre manifestime  republikane dhe mbarëkombëtare mbahen Maqedoni lenë përshtypjen se këtu fare nuk frymon shqip. Duhet jetën kulturore   Maqedoni ta begatojnë me vlera mirëfillta shqiptare siç janë folklori, muzika e ëmbël popullore, etnografia etj. Per cilat mendoj se kohën e fundit janë lënë anash ngaqë  shumti kultivohet shundi, folklori dhe muzika e huaj nuk kanë fare bëjnë me kulturën  dhe traditën shqiptare, po ç, ti bësh sot çdo gje po shikohen prizmën komerciale. Mendoj se aspekti komercial jetë dytësor dhe shumë vend ti lëmë asaj na  afirmon si popull me tradita   lashta dhe një kulturë mijëvjeçare. Kam bindjen këtë situatë gjendemi nga arsye e mungesës institucioneve mirëfillta kulturore kanë bëjnë me popullin shqiptar. Behen kohë e fundit ca përpjekje për themeluar ca instuticione  me ëmblemë shqiptare sic është teatri shqiptar  Kumanovë dhe trevat tjera gjë për cilën duhet përshëndetur, por kam dëshirë kjo nismë e mbarë  mos mbetet e izoluar , por shërbejë si shkëndijë   formojmë edhe institucione tjera siç i kanë tjerët Maqedoni. Kështu mendoj unë.

 

Nëse do te kishe mundësi te jepje ndihmësen tende realitetin jetojmë ne shqiptarët, ku mendon konkretisht duhet ndryshuar diçka ne dhe pse?

 

Po kisha mundësi, po këtë mundësi e di nuk e kam dhe nuk do e kem asnjëherë, por po llogaris se do e kem dhe ndihmesën time do ia përkushtoja kryesisht  afrimimit   librit duke themeluar një bibliotekë shqipe Kumanovë ose Likovë Një shtëpi kulture  komunën e Likovës ku do zhvillohej kultura shqiptare e kesaj ane dhe tërësi  kultura jonë kombëtare. Aty kisha dashur ti shoj rejat e ti rinjtë e jo  ato kafetiri dhe çajtore mbushura plot e përplot me tym duihani. Pastaj do ta kisha ndryshuar edhe strukturën udhëheqëse disa institucioneve kulturore sot udhëhiqen nga shqiptarët. Ne kemi nevojë kuadrat e mirëfillta gjejnë vendin e vet sipas meritave e jo  e gjithë kjo bëhet nëpërmjet librezave partiake. Po deshëm kulturë mirëfilltë politika duhet jetë jashtë saj.  Nga që mendoj se aty ku përzihet politika aty bastardhohet kultura.

 

Nëse lamia  e mësusisë nuk do ishte profesioni juaj, cfarë profesioni do e gjente vetën Nehati miri?

 

Tërësisht do ti isha përkushtuar krijimtarisë letrarte. Profesioni  im i dytë është krijimtaria letrare. Heqim punën si mësues nuk me mbetet tjeter. Mendoj se jam i kjartë.

 

Përveç punës suaj ne  shkollë tani si nendrejtor, si e kalon kohën e lirë?

 

Me ju thënë të drejtën aq edhe kohë të lirë nuk kam. Atë kohë të lirë që e kam e kaloj kryesisht në familje, me miq e dashamirë, me njerëz të profesionit tim dhe me krijues letrar. Tek unë mbizotron dëshira që edhe kohën e lirë ta shëndroj në një punë konstruktive, të dobishme për mua, familjen dhe të tjerët. Pra,  kohës së lirë i caktoj një qëllim të mirë. Ashtu kot nuk dua ta kaloj.

 

Cka ju benë të lumtur  dhe cka ju mundon më së shumti në jetë?

 

Çdo gjë e mirë dhe e dobishme për popullin tim, posaçërisht më bënë të lumtur fakti kur i shoh nxënësit e mi të dikurshëm të kthehen në vendlindje me tituj të ndryshëm shkencor dhe të gatshëm për ti shërbyer këtij populli të vuajtur. Nuk ka kënaqësi më të madhe se  një nxënës i imi të fitoj titullin profesor, inxhinier, mjek, magjistër, bile edhe doktor shkence. Atëherë e kuptoj se mundin që kam dhënë për ta nuk më ka shkuar  kot.  Më dëshpron kur shoh se dikush merret me antivlerë, shund dhe në mesin e popullit tim ka edhe të atillë që i janë përkushtuar veseve të këqia siç janë droga., alkoli, bixhozi, prostitucioni, tregtia me njerëz etj. Këto gjëra më bëjnë të ndihem shumë keq sa që me dhemb edhe shpirti. Po, të kisha një shkop magjik do ti kisha zhdukur nga faqa e dheut, por kjo nuk është në mundsinë time. Ç, ti bësh...

 

Ju keni botuar edhe nje Monografi për fshatin tuja lindjes, cka ju shtyri këtë?

 

Po unë kam botuar dy monografi. Një monografi për shkollën time ku punoj që mban titullin “Brez pas brezi në luftë për shkolla shqipe” botuar më vitin 2008 dhe tani në fund të vitit 2010 botova monografinë  “Orizarja ndër shekuj” për fshatin tim, gjegjësisht për vendlindjen time Orizaren  që ishte një ëndërr e kahershme që e mbaja në shpirt për ta pritur që një ditë të shpërthej në një monografi që sot edhe lexuesit e kanë në dorë. Këtë e ndjeja si obligim ndaj vendlindjes sime e cila me shumë mall dhe dashuri më lindi dhe më rriti .

 

Po kishit mundësin zgjidhni, ku do kishit jetu sot?

 

Haha, haha..., Nehat Jahiu din jetë shumë serioz, din thumboj mirë me satirën e tij, din bëjë dhe shkruaj edhe humor  me një puhi freskët ledhaton nganjëherë vetveten , miket, miqtë dhe lexuesit  dh buzëqesh vet dhe i bënë buzëqeshin edhe tjerët, ndërsa rastin konkret miku im shumë i nderuar z. Sokol me bërët ju buzëqeshi e qeshi këtë pyetje parashtruar...Ku do jetoja unë po jepej mundsia nëse do zgjidhja sot për jetuar. Ku tjetër  pos vendlindjen time Orizare. Vendlindjen time nuk e ndrroj as me  metropolet botërore, jo  se Orizarje është e bukur se metropolet, por ja dashuria për vendlindjen  qëndron gjitmonë shpirt. A nuk ishte Çajupi ai i cili vizitoi dhe jetoi shumë vende botës, por për as një vendi nuk i thurri as edhe një varg, pervec vendlindjes dhe vendit tij. Pra, ku mund të jetë balta më e ëmbël se mjalta... Për vendlindjen kam një nostalgji të veçantë dhe kam dëshirë që çdo e re dhe i ri të ketë mundësi ti gëzoj të gjitha  mundësitë për një jetë të qetë, të lumtur, të begatë  ku do të ketë një mirëqenie sociale. Paramendoni se ç, ndjej unë në shpirt kur shoh autobus të mbushur plotë me të reja e të rinj shqiptar që për të siguruar kafshatën e bukës marrin rrugën e kurbetit , plagë e cila me shekuj rëndon  mbi  ne.



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora