Kulturë
Agron Shabani: E diela në Köln dhe Krishtlindjet në Gjermani...
E shtune, 18.12.2010, 08:56 PM
Retushime të qëllimshme solemne ose festive:
Nga Agron Shabani
Është një paradite e këndshme dimri në metropolin e njohur të Këlnit(Köln) në Gjermani. Është ditë e diel... Qyteti i njohur kulturor dhe historik i Kölnit ndodhët në festë.Festat e njohura të Krishtlindjeve dhe Vitit të Ri ndodhën në prag. Si rendomë, në rrugët, sheshët, bulevardet dhe stacionët e shumëta të këtij qyteti të famshëm dhe historik:edhe kësaj radhe njerëz dhe vizitorë të shumtë nga e gjithë bota aty. Spikasin, lutën, sodisin dhe meditojnë për hirin, për sharmin, për trupin, për shpirtin dhe përsonalitetin e vet .Secili nga ta veç e veç.Sodisin, lutën, spikasin dhe meditojnë madje edhe për bukurinë, dashurinë, lumturinë dhe profecinë(hyjninë) e tyre që e kanë ose mund ta kenë një ditë.Aty janë edhe përshëndetjet, salutimet dhe ata sy të dashuruar dhe hipnotizues vashash ose grashë të bukura kölneze që vazhdimisht ta lazdrojnë trupin dhe ta gicilojnë shpirtin.Aromat e këndshme, parfemët e larmishme, desodorantët, kosmetika... Përformansa ekzotike, sharmi magjepës, eleganca mpirëse, ekskluziviteti lakmues, fantazia e përsosur -deri në kulm.Ambientët e feksura dhe në ekzaltim...Zhurma dhe gjallëria gëlltitëse e qytetit të pagjumë.Tabloja dhe dinamika mahnitëse e jetës këtu. Stili, dekori, disajni dhe ekstravaganca e njohur romantike dhe tepër ekselente.Spontanitet dhe një reflektim i zakonshëm mondan dhe metropolitan i përzier dhe gërshetuar paksa në sfond festiv.Këtu baladat, romansat , dashuritë dhe historitë e ndryshme vazhdimisht sikur lindin dhe zhvillohen si për të mos vdekur as përenduar kurrë.Si në një ëndërr të bukur vegimtare dhe vezullimtare. Të pelqejnë tek i dëgjon lezëm dhe me plot pasion tingujt e amshuar të muzikës së njohur klasike që rrëshqasin dhe vijnë nga lartë aty dikund pari nepër rrugët, sheshët, metrotë dhe stacionët e ndryshme të këtij qyteti gjithë jetë e bukuri.Shpirti i Shënjtë së bashku me mesazhet e njohura hyjnore ose profetike sikur të përcjellin dhe shoqërojnë kudo. Aty është edhe Katredalja e famshme e Këlnit(Kölner Dom) me më tepër se 75O vite histori të bujshme dhe me plot delikatesë.Aty janë edhe mitët, eposët, legjendat dhe historitë e shumëta mbi këtë tempull të shkëlqyer të Hyjit(Zotit) ku lutjet dhe shpirti i njeriut gjejnë prehje të thellë dhe një qetësi të përhershme biblike dhe apostolike.Në shtëpinë e Zotit...Gjermania se këndejmi, është Athdheu i njohur i Karlit të Madh(Karl der Große)-Mbretit të famshëm dhe legjendat të Frankëve dhe Langobardëve në mesjetë.I mbretëreshave dhe princeshave të njohura gjermane si Ruthrude, Konstanca, Adelheide etj.I Martin Luterit, Melanktonit, Hegelit, Kantit, Gëtës, Shilerit...Në anën tjetër ndërkaq, Kölni thuhët se i ka mbi një milion banorë.Ndërkohë që turistët dhe vizitorët e shumtë nga e gjithë bota në Katredalen e Kölnit sikur e dyfishojnë numrin e banorëve të këtij qyteti të famshëm. Në hyrje të kësaj kishe(katedrale) të madhe të këtij qyteti grandioz sërish janë takuar pëllumbat e shumtë me krihë të hapur dhe me shpirtë të bardhë.Kanë zënë të flasin dhe kuvendojnë shlirëshëm dhe të shpenguar nga turistët dhe besimtarët e shumtë mbi një ditë të diel në shtëpinë e lume të Zotit në Këln(Köln) të Gjermanisë...Aty ku lutjet dhe besimët e ndryshme fetare ose apostolike kanë arritur pajtim dhe një ujdi(harmoni) të përjetshme me arritjet dhe përparimet e shumëta industriale dhe teknologjike. Aty pra ku lutjet, besimet dhe deshirat e shumëta planetare ose kosmopolitike vazhdimisht sikur puçën dhe bëjnë kryq në qiellin e madhërishëm të Zotit.Dhe...Kjo gjithmonë duke e dashur dhe pranuar Hyjin si Një ´Princip të lartë-supstancial´ brëndapërbrënda shpirtit dhe botës së njohur të njeriut." Amor Dei Intellectualis" , do të thoshte Baruch de Spinoza në "Traktatin " e tij politiko-teologjik.Aty janë edhe tempujt, kështjellat e ndryshme dhe pallatët e praruara dhe të shkëlqyera me llambadare dhe drita të larmishme prej neoni dhe kristali që rrijnë ndezur dhe bëjnë dritë ditë e natë.Opera dhe baleti i njohur i Kölnit, .Teatrot, biblotekat e shumëta, muzetë e llojllojshme sakrale dhe historike, kopshtet e bukura botanike dhe zeologjike, shumëkatëshet dhe gradaqelat brauroze që ia shpojnë dhe gërvishin qiellin e feksur- qytetit në dalldi.Një "simfoni" e shkëlqyer fetare, kulturore dhe arkitektonike në Köln të Gjermanisë.Dhe..ai "masiv i madh" ndërtesash, uzinash dhe objektësh tjera industriale dhe teknologjike në periferi të këtij metropoli të njohur anëkënd globit. Kölni(Këlni) është qytet i kulturës dhe i medieve të shumëta që flasin dhe emetojnë(transmetojn) programe dhe emisione të larmishme pothuajse në të gjitha gjuhët e ndryshme të botës.Në Köln, gjegjësisht, në Bonn flitet dhe komunikohet edhe shqip.Në" Deustche Velle"...Aty janë edhe gazetat dhe revistat e ndryshme shqiptare...Më tërë shkëlqimin, imazhin, disajnin dhe mesazhin e tyre kombëtar dhe ndërkombëtar.Së bashku me simotrat e tyre nga Gjermania dhe e gjithë bota në Köln(Këln) të Gjermanisë.Aty pra ku (ndofta, për herë të parë..) u vunë themelët me të fuqishme dhe dialektike të shtëpisë së përbashkët evropiane dhe tregut global të vlerave të përgjithshme të kulturës dhe civilizimit tonë botërorë. Aty ku njerëzit, kulturat dhe popujt e ndryshëm nga i tërë globi flasin dhe komunikojnë me një gjuhë të përbashkët.Me gjuhën e dashur të Zotit dhe të këtyre arritjeve e përparimëve të vazhdueshme të shkencës dhe teknikës. Aty janë edhe njerëzit tanë...Besimtarët e ndryshëm shqiptar nga të gjitha viset dhe trevat tona etnike dhe historike.Flasin dhe komunikojnë shlirëshëm dhe pa kurrfarë pëngese mbi popullin, kombin, shpirtin, kulturën dhe historinë e lashtë të iliro-shqiptarëve.Luten, falën dhe e falendërojnë Zotin për vetëvetën, familjen, farefisin, popullin dhe kombin e tyre. Për popullin dhe kombin tonë pra! Janë vëllezërit dhe pasardhësit e palëkundur dhe besimtar të Akilit, Eneut, Lekës së Madh, Pirros...Të Shën Albanit, shën Jeronimit, Niketë Dardanit, Gjergj Kastriotit, Nënës Terezë dhe Engjellorëve....Ata e lusin dhe e falendërojnë Zotin edhe për Gjermaninë dhe popullin(kombin) e madh gjerman që ne shqiptarëve gjithmonë na janë gjendur pranë kur e kishim mëse vështiri dhe kur kishim nevojë.Të dielat në Gjermani janë ditë lutjesh, ditë faljesh, ditë blatorësh dhe uratash të shumëta...Janë ditë të Zotit.Dhe, jo vetëm në Gjermani! Festat e Krishtlindjeve janë në prag! Ndaj, duke përfituar nga momenti ilartëpërmendur solemn:Të gjithë vëllezërve dhe motrave tona shqiptare të besimit kristian kudo ku ndodhën:Për shumë mot e jetë Gëzuar Krishtlindjet! Qoftë Lavdua Krishti!. Haleluja!....