E marte, 14.05.2024, 06:25 PM (GMT+1)

Kulturë

Demir Krasniqi: Harruam çdo gjë

E premte, 17.12.2010, 10:57 PM


HARRUAM ÇDO GJË

 

Ende plagët e luftës nuk na janë shëruar ,

Ende shkrumbi i zjarreve duke kundërmuar ,

Ende n’ shumë shtëpia nuk tymon oxhaku ,

Ende s’ është terë toka e qullur nga gjaku !...

 

Varret e dëshmorëve ende s’ janë rrafshuar ,

Eshtrat e  të zhdukurve ende s’janë  zbuluar ,

Dhe lotët e nënave ende s’ kanë  shteruar –

Vuajtjet edhe tmerri  shumë shpejt janë harruar !?

 

Gjatë ditëve të luftës ,në vaj e në gjëmë –

Si vëllezër e motra rrinim këmbë për këmbë ...

Bisedonim s’ bashku ëmbël  me shumë mall –

Asnjëri s’ besonim se do t’ shpëtojmë t’ gjallë ?!

 

“N’ dashtë Zoti t’ shpëtojmë dhe t’ jetojmë në paqe –

Tri ditë në jetofshim – kemi me u kënaqë “!

Por kur erdh liria – armiqtë u dëbuan ,

S’ shkuan as tri ditë – t’ gjitha u harruan !

 

Hapat drejt lirisë – vazhduan me të vjetrin ,

Ngjallen  fanatizmat  prapë me njëri – tjetrin !

Lindin thash e thënie , hasmëri shumëfish –

Thua se njëri – tjetrin duam ta hamë mish !

 

E harruam luftën , motër edhe vëlla –

Asnjëri s’ do tjetrit , as sytë me ia pa !

S’ respektohen t’ afërmit , s’ nderohet i vjetri  ,

Askush s’ shkon n’ vizita kurrë te njëri – tjetri !?

 

Jetohet në  bredhje – n’ atë anë e n’ këtë anë ,

Duke përgojuar – askënd t’ mirë s’e lanë !

Jetohet me  shpifje – refren që nuk pranë :

“Jo, more , ky nuk banë – jo, as ai nuk banë” !

 

Demir KRASNIQI

Gjilan, më 15 .12. 2010.   



(Vota: 2 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora