E enjte, 01.05.2025, 07:17 PM (GMT+1)

Kulturë

Përparim Hysi: Kujtimit të Anita Bitrit

E merkure, 15.12.2010, 10:55 PM


Përparim Hysi

 

Kujtimit të Anita Bitrit*

 

In memoriam

 

 

1.Tronditje

 

Ç'qe ky lajm kaq i keq dhe kaq i zi

Që befas,fare befas,zëmrat na tronditi?

Jo.Nuk është e mundur.Nuk ka se si?

Si mund të ikë kështu,e bukura Anita Bitri?

 

Monoksidi i karbonit ju "vrau" në gjumë

Ju "mori" në gjumë dhe ju dërgoi në Parajsë

Zëmra më dhëmbi,sikur ma qëlluan me plumb

Dhe ndjej aq dhëmbje,sa nuk ulëras...

 

 

2.Sa vdekje e hidhur dhe tragjike

 

Sa vdekje e hidhur! Sa vdekje tragjike

Tri shpirtëra,njëherësh,nisen për varrezë

Ç'bëre,o moj vdekje?Zot,më thuaj,ku ishe?

Si nuk e ndalove këtë vdekje kaq të zezë?.

 

I more të trija; sa e pamëshirë

Dhe kënga mbeti gjysëm,një këngë sa nisi

Sa mora vesh,veten s'e ndjej mirë

Po a pat vallë njeri që lot s'lëshoj nga syri?

 

I more të trija.Po Siborën si e more?

Qe si një lule që veç konxhen kish lidhur

Në shpirt për to kam të ftohtë prej bore

Vdekje je e ligë.Je pelinë e hidhur.

 

*Anita,e bija,Sibora dhe e ëma e Anitës kanë vdekur tragjikisht të asfiksuara nga monoksidi i karbonit më 20 tetor 2004 



(Vota: 5 . Mesatare: 3/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx