E enjte, 01.05.2025, 07:06 PM (GMT+1)

Kulturë

Halit Bogaj: Franco Nero

E hene, 13.12.2010, 10:57 PM


FRANKO NERO/1941-

Nga Halit Bogaj

Edhe Franko Nero është ndër aktorët më të mëdhenj të kinematografisë evro-amerikane i cili krijoi role shumë të fuqishme filmore me të cilat begatohej kinematografia në të cilën luante rolet e tij te dalluara..Nero ishte ndër aktorët më të popullarizuar nga vitet gjashtëdhjeta kur filloi ta aktronte në shpageti uesternat italian  trimin dhe heroin e pamposhtur me emrin Gjango, i cili jeton vazhdimisht në kujtesën njerëzore si një revolverist i paepur që dinte si të luftone padrejtësitë e ndryshme me të cilat  ndeshej bota paqësore. Heroi kryesor ishte i  pafrikësur nga banditizmi që kishte marrë hov në atë kohë të stuhishme.Edhe Franko Nero erdhi në botën filmore si  një aktor që premtonte shumë, sidomos me filmat e tij paraprak të realizuar në Itali me buxhet fare të vogël.Si aktor i pashëm dhe simpatik, përfitoi shikues dhe regjisorë të ndryshëm të cilët e angazhuan në filmat e tyre.Në vitin l966 luajti edhe në filmin e njohur”Adio Teksas”me të cilin u bë shumë i popullarizuar dhe i kërkuar edhe mëtej për filma të tillë aventuristik.Gjango i tij mori dheun dhe pëlqehej me të madhe në çdo vend ku shfaqej, duke u shikuar me interesim të madh si një film vërtet i popullarizuar.Duke e parë forcën e tij të pashterrshme si një aktor shumë perspektiv, Xhon Hjuston e angazhoi në filmin e tij të njohur”Bibla në fillim”/l966/,me të cilin arriti sukses të madh për të shkuar edhe në Hollivud  dhe për të hyrë në elitën e atëhershme të aktorëve më të shquar.Po atë vit e realizon edhe filmin e njohur”Kamelot” në të cilin luan edhe e dashura e tij e famshme Vanesa Redgrejv,përndryshe e bija e aktorit të madh  filmor dhe teatral,Ser Majkëll Redgrejv.Pasiqë i kaloi disa vite me Vanesën, Nero ndahet prej saj për ta vazhduar rrugën e tij të dritur si një aktor i madh i cili realizonte shumë filma.Pas filmit”Kamelot”,lind projekti tjetër i shquar” Tristana”/l970/me të cilin aktori sërish tregoi se mund të luante role të mëdha dhe të fuqishme siç ishin edhe ato nga këta dy filma shumë seroz. Franko Nero vazhdonte te interpretonte prapë role në filmat uesternë siç ishte edhe “Kompanjeros”/l970/, me të cilin sërish tregonte se ata filma i kishte hobi.Në vitin l974 ishte i paharruar me filmin”Vëllezërit e përgjakur”,bashkë me aktorin tjetër të madh italian Fabio Testi, në të cilin Nero interpreton një prokuror  i cili duhej ta gjykonte shokun e vetë të implikuatr në Mafia pa dëshirën e tij.Filmi i përmendur zgjonte kurreshtje të mëdha në ato vite dhe ishte bërë njëra ndër kryeveprat më të shikuara të aktorit prestegjioz  Franko Nero i cili kishte krijuar profilin e tij madhështor si një aktor tejet perspektiv.Pasojnë edhe filma të tjerë të njohur të aktorit të shquar me të cilët bënte emër të madh në botën e artit të shtatë.Fill pas”Vëllezërve të përgakur”realizon edhe filmat”Kidnapuesit e Sardinjës”/l975/ dhe”Keoma”/l976/, të cilët i kemi shikuar edhe ne. Ka mbetur i paharruar edhe filmi “21 orë në Munih”/l976/,  me të cilin bëhet ndër aktorët më të përmendur të kohës, por edhe me filmin tjetër interesant”Katër ditët e fundit”/1977/, që ishte gjithashtu një vepër shumë e çmuar kinematografikee cila na lente mbresa të thella dhe përjetime të fuqishme .Është viti l980 kur Franko Nero, Entoni Kuin ,Klaudia Kardinale dhe Eli  Voleç realizojnë filmin e tyre monumental”Shifra Salamandër”me të cilin arrijnë edhe një sukses tjetër të paharruar, kushtuar një lufte të pakompromis ndaj mafiozëve ushtarak që bënin krime të ndryshme në shoqërinë italiane.Nero si inspektor policie, edhe në këtë film tregon se është një aktor i pashoq që mund  të luante çdo rol të ndërlikuar siç ishte ai nga filmi i përmendur kriminalistik.Pas filmit “Shifra Salamandër,” Nero realizon edhe një film tjetër  i titulluar”Njeriu me fytyrë të Bogardit”/l98l/ me të cilin arrin sërish sukses të madh dhe të pakontestuar duke e nxjerrë filmin si një kryevepër tjetër të fuqishme kushtuar mbretit filmor amerikan me emrin  Hemfri Bogart që krijoi disa filma antologjik, siç ishin”Thesari i Siera Madresë”,”Mbretëresha afrikane”,”Fajkoi i Maltës”,”Engjujt me fytyrë të galme”,”Kazabllanka”,”Kej Largo”dhe shumë të tjerë. Pra, Franko Nero e pavdekësoi edhe njëherë njeriun e madh të filmit amerikan me emrin legjendar-Hemfri Bogart.Gjithashtu  na ka mbetur në kujtesë të përhershme edhe filmi  tjetër epokal”Dita e Kobrës’/l980/ në të cilin, si gjithmonë, Nero luan një rol maestral pozitiv.Një vit më vonë ai bëhet i pavdekshëm me filmin e tij monumental”Brenda Ninxhës”/l98l/ me të cilin arrin sukses të madh, duke përgatitur terenin edhe për aktorë të tjerë për të hyrë në ciklin e njohur për filmat mbi herojt e pamposhtur të emëruar ninxhat e Lindjes së largët.,të cilët do t`i vazhdojë edhe aktori i ri, Majkëll Dadkof në serialin e njohur”Ninxha amerikan”.i cili i ka disa pjesë.Franko Nero vazhdonte pandërprerë karierën e tij artistike edhe me filmat:

”Kuerell”/83/”Vagneri:Epiku Komplet”/l983/, ”Kazador De Tiburones”/l98l/, ”Kamikaze”/l983/, ”Gjahtari i peshkaqenëve”/l984/,”Vajza”/l986/, ”Kampanas Rojas”/l986/, ”Mullinj me erë të zotrave”/l987/, ”Gjango sulmon sërish”/l987/. ”Katarina e re”/l990/, ”Magdalena”/l990/, ”Prekja  dhe vdekja”/l99l/, ”Beteja e Neretvës”/l99l/, ”Fjetja e pafajshme”/l995/, ”Vrasja e Versaçes”/l997/, ”Ligji i rrugës”/l997/, ”Biseda e engjujve”/l998/, ”Gjango sulmon sërish”/l999/, ”Omega Kod II” , ”Koleksioni i spageti uesternit”/2oo3/.”.Franko Nero ka bërë emër të madh edhe me serialin epokal”Gjuzepe Garibaldi” dhe versionin e dytë të serialit’’Sandokani’’ në të cilët interpretom heroin nacional Italian/Garibaldin/, si  luftëtari kryesor i bashkimit të atdheut  dhe Jogi Azimin në serialin e popullarizuar”Sandokani”, të cilin kishim rast ta shikonim vetëm në televizionet satelitore..Siç e dimë dhe akoma e kemi të freskët, Franko Nero erdhi në Prishtinë për t`i vizituar shqiptarët pas kthimit të tyre në atdhe pas hyrjes së trupave të NATO-s në Kosovë, ku ishte së bashku me ish gruanë dhe shoqen e vetë të sotme-Vanesa Redgrjev.



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx