E diele, 28.04.2024, 07:52 AM (GMT+1)

Kulturë

Ahmet Selmani: Kalorësit e rremë

E diele, 12.12.2010, 07:14 PM


Ahmet Selmani

 

KALORËSIT

E RREMË

 

Ata ia behin

nga mjegullat

si arusha të stërplakura

u hipin kuajve të çalë

për të rendur vrapthi

sulen të babëzitur pas dritës që ta hanë

veçse nga mbrapa u pikojnë jargët helmuese

u derdhen të pëgërat e kohës së vjetër

të fshehura nëpër xhepa

tani shohin ëndrra të bardha

për punët e tyre të zeza

gjithë ditën rrahagjoksen

se e mbrojnë diellin nga retë

se e hapin rrugën për t’u ngjitur të gjithë në qiell

për të thithur pak vezullimë nga yjet që buzëqeshin

duke harruar të shkretët kalorës

se vetë kutërbojnë era mjegull

se kuajt e tyre kanë ngordhur në mes të rrugës

rremenden se bëmat e zeza do t’i mbulojnë

me libra të bardhë për njëri-tjetrin

ndaj koha pa mëshirë gajaset së qeshuri me shkulm

e kalorësit e rremë bredhin

si engjëj të ndytë drejt diellit

që s’kanë për ta prekur

kurrë



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora