Kulturë
Engjëll Koliqi - Poezi të shkruara më 25 - 27 nëntor 2010
E marte, 14.12.2010, 08:43 PM
DUKE MOS PRITUR
Shkojnë
Dhe bëhen ekstremistë
Rrugëve të panjohura
Dhe vazhdojnë me turpe
Deri në çastin e zi
Të përfundimit në greminë
...
S’i shpëton as vdekja
Garlate (Lecco), 25 nëntor 2010
DUKE THIRRUR
Herë-herë ndalemi
Dhe këndojmë serenata dashurie
Bota kupton britmat tona
Dhe nga pikënisja e stinës së re
Me akte dashurie fillon
...
Garlate (Lecco), 25 nëntor 2010
QË NGA FJALA E PARË
Në fjalimin tim solemn
Të hapjes së kremtes
I kam kënduar
Dhe vazhdoj t’i këndoj
Dashurisë
Dhe mirësisë
Për të mbjellur në zemrat njerëzore
Lule të lumturisë
Garlate (Lecco), 25 nëntor 2010
NË STINËN E HIÇIT
Duke menduar se janë dikush
Hiç bëjnë
Për hiç
Në hiç përfundojnë
Hiç janë
Dhe shekulli i tyre
Njihet me emrin pa emër
Hiç
Garlate (Lecco), 25 nëntor 2010
KUR DO ZEMRA
Gjithçka bëhet
Stina dhe bota ndyshojnë
Dashuria qeshë në çdo kënd
Dhe në çdo pëllëmbë
Hapen dyert e lumturisë
Dhe fillon rruga e amshimit
Garlate (Lecco), 26 nëntor 2010
RRËMUJË
Në të gjitha regjimet e tyre
Dhe në të gjithë shekujt
Nuk ka pasur jetë të mirëfilltë
As dashuri
Por vetëm rrëmujë
Dhe telashe
Garlate (Lecco), 26 nëntor 2010
MERRET VENDIMI
Çdo gjë vjen në vendin e vet
Dhe dashuria komandon
Njerëzit
Edhe botën
Garlate (Lecco), 26 nëntor 2010
VIJA DASHURIE
Këto bukuri vezulluese
Paralele dhe gërshetime
Në këto relievet tona
Janë vija historike
Të së lumes dashuri
Garlate (Lecco), 26 nëntor 2010
PIKA TË LOTËVE TË DASHURISË
Këto që po shihni në sytë tanë
Janë dëshmi historike
Jo të dhembjes
Por argumente gëzimi
E lumturie
Po shihni pika lotësh
Të së shentjtës dashuri
-
Gëzuar!
Garlate (Lecco), 26 nëntor 2010
NË KURRIZIN E JETËS
Gjithnjë e më lirshëm
Frymon dashuria
Gjithnjë e më fuqishëm
Thërret besa
Gjithnjë e më vendosshëm
Vepron dashuria
Gjithnjë e më afër
Është froni i amshuar i lumturisë
!!!
Garlate (Lecco), 27 nëntor 2010
NË PRITË
Të gjitha stinët i kanë kaluar
Duke dashur të vrasin dashurinë
Ditën edhe natën
Gjithçka kanë urrejtur
Tani të vetëm kanë mbetur
Të izoluar
Në pritë
Do të vrasin vetveten
N’oborrin e tyre pa udhë
Garlate (Lecco), 27 nëntor 2010
ECIM DHE ECIM...
Nuk ndalemi kurrë me mbretëreshën
Në misionin tonë të dashurisë
Ecim e ecim
Me mirësi
Me solidaritet
Edhe tej amshimit
...
Malgrate (Lecco), 27 nëntor 2010
JASHTË DHEMBJES
Jemi të dukshëm
Dhe të vezullueshëm
Plot shend e verë
Në të gjitha shkallët e dashurisë
Malgrate (Lecco), 27 nëntor 2010
DYSHIME
Çudi e madhe
N’udhëkryqe interesesh
Secili dyshon në secilin
Dhe të gjithë bashkë
Veprojnë
E marshojnë
...
Malgrate (Lecco), 27 nëntor 2010
NON SAPENDO
Vanno
E diventano estremisti
Nelle strade sconosciute
E continuano con vergogne
Fino al nero momento
Di finire all’abisso
…
Non li salva neanche la morte
Garlate (Lecco), 25 novembre 2010
CHIAMANDO
A volte ci fermiamo
E serenate d’amore cantiamo
Il mondo capisce i nostri gridi
E dal punto di partenza della nuova stagione
Comincia con gli atti dell’amore
…
Garlate (Lecco), 25 novembre 2010
DALLA PRIMA PAROLA
Nel mio solenne discorso
Dell’apertura della festa
L’ho cantato
E continuo a cantare
All’amore
E alla carità
Per seminare nei cuori umani
Fiori di felicità
Garlate (Lecco), 25 novembre 2010
NELLA STAGIONE DI NULLA
Pensando che sono alcuni
Fanno nulla
Per nulla
Finiscono in nulla
Sono nulla
E il loro secolo
Si conosce con il nome senza nome
Nulla
Garlate (Lecco), 25 novembre 2010
QUANDO VUOLE IL CUORE
Si fa tutto quanto
Cambiano la stagione e il mondo
L’amore sorride in ogni angolo
E in ogni palmo
Si aprono le porte di felicità
E inizia la strada dell’eternità
Garlate (Lecco), 26 novembre 2010
CONFUSIONE
In tutti loro regimi
E in tutti secoli
Non c’era verissima vita
Neanche amore
Ma soltanto confusione
E guai
Garlate (Lecco), 26 novembre 2010
QUANDO SI PRENDE LA DECISIONE
Ogni cosa viene al suo posto
E l’amore comanda
La gente
E il mondo
Garlate (Lecco), 26 novembre 2010
LINEE DELL’AMORE
Queste splendenti bellezze
Paralleli e intrecciamenti
In questi nostri rilievi
Sono linee storiche
Del beato amore
Garlate (Lecco), 26 novembre 2010
GOCCIA DELLE LACRIME DELL’AMORE
Queste che vedete nei nostri occhi
Sono testimonianze della storia
Non sono del dolore
Ma sono argomenti di gioia
E della felicità
Vedete goccia delle lacrime
Del santissimo amore
-
Evviva!
Garlate (Lecco), 26 novembre 2010
NEL DORSO DELLA VITA
Sempre più libero
Respira l’amore
Sempre più forte
Chiama la fede
Sempre più decisivo
Opera l’amore
Sempre più vicino
È l’eterno trono di felicità
!!!
Garlate (Lecco), 27 novembre 2010
NELL’IMBOSCATA
Tutte le stagioni li hanno passati
Cercando di uccidere l’amore
Giorno e notte
Hanno odiato tutto quanto
Adesso sono rimasti soli
Isolati
Nell’imboscata
Uccideranno se stessi
A loro giardino senza strada
Garlate (Lecco), 27 novembre 2010
CAMMINIAMO E CAMMINIAMO …
Non fermiamoci mai io e la regina
Nella santissima missione dell’amore
Camminiamo e camminiamo
Con carità
Con solidarietà
Anche oltre l’eternità
Malgrate (Lecco), 27 novembre 2010
FUORI DEL DOLORE
Siamo visivi
E splendenti
Pieni di gioia e di felicità
In tutte le scale dell’amore
Malgrate (Lecco), 27 novembre 2010
DUBBI
Grande stupore
Negli incroci degli interessi
Ognuno dubbia in ognuno
E tutti - insieme
Operano
E marciano
…
Malgrate (Lecco), 27 novembre 2010