Kulturë
Vangjush Ziko: Zogjtë këngëtarë
E merkure, 15.12.2010, 10:54 PM
Vangjush Ziko
ZOGJTË KËNGËTARË
Sa zogj këngëtarë
paska në botë!
Sa zëra,
sa ngjyra magjike!
Zoti,
s' i krijoi së koti.
Nga misteri i tij
u dha nga një çikë.
Poetët janë një racë me zogjtë.
Pendën zogjve ua kanë marrë.
Por kanë një ndryshim të vogël,
të vogël fare kanë.
Sytë s' i mbyllin
siç i mbyll bilbili.
Nuk dridhen në erë si laureshë.
Ata këndojnë vesën e prillit
që çel oazin e jetës.
Ata këndojnë dhe për stuhitë
që shembin pyjet,
vrasin zogjtë.
Ata
edhe të qajnë dinë
për hallet e kësaj bote.
Zoti
u dha diçka më shumë
se zogjve këngëtarë.
Ata i bëri të pagjumë.
I bëri të mençur
dhe...
të marrë.
Dhjetor, 2010
Komentoni
Artikuj te tjere
Neki Lulaj: Kur ndienja e mund arsyen
Petraq J. Pali: Gra me “bikutina”
Rishikimi i standardit: duhet një autoritet
Klajd Kapinova: Doli në qarkullim në New York revista me ngjyra anglish-shqip kushtuar Të Lumes Nënë Tereza
Peter Bartl: Fillimet e kultures se shkrimit nder Shqiptare
Alfons Grishaj: Lufta për Demokraci
Kolec Traboini: Mark Tuen - Post mortem 100
Halit Bogaj: Humphrey Bogart dhe Ingrid Bergman
Poezi nga Hajdin Morina
Kalosh Çeliku: Qengji më tha: Ha bar (III)
Skënder R. Hoxha: Bjeshka dhe vërrini në poezinë e Hasan Hasanit
Artan Shkreli: Gravura e 1533 - Endrra e Vojsavë Kastriotit
Engjëll Koliqi - Poezi të shkruara më 25 - 27 nëntor 2010
Kasam Shaqirvela: Liro shpirtin....!
Halit Bogaj: Franco Nero
Çerkin Ismaili: Ethe të trishta (XV)
S. Guraziu: Gjuetari dhe korbat e rezervatit
Baki Ymeri: Libri “Bukuri e nëmur” i Sali Bashotës botohet në frëngjisht
Kolec Çefa: Gegnishtja demokratike kërkon liri fjale!
Remzi Limani: Vranësira mbi pallatin e rinisë