E premte, 02.05.2025, 01:08 AM (GMT+1)

Kulturë

Poezi nga Hajdin Morina

E marte, 14.12.2010, 10:56 PM


Hajdin Morina

 

 

GJUHA SHQIPE

 

Më je kryeemër i të gjallëve

Dhe i të vdekurve të mi

Kryekështjellë e Shqipërisë më je ti

 

Rrëzove perandorë

Mbretër pashallarë

Xhandarë udbashë

Spiunë e tyxharë

Tek bënin çmos

Me mjetet

Më çnjerëzore të njerëzve

Ta bënin terr të Kozmosit

Qiellin dhe tokën tonë

 

Kryekështjellë e vetme

E shpirtit

E tokës

E qiellit

 

Kufi që të vuri Zoti

Kryezonja ime

 

 

PUHIZË NDËRPLANETARE

 

Një puhizë ndërplanetare

Flokët seç t’i shprish

Retë seç i djeg

Sytë me kaltërsi e zjarr t’i vesh

 

Nga cila galaktikë u shkëpute

Zjarr i cilit yll je

Fluturim drejt tokës u nise

Të shuhesh para se të mbërrish atje

 

 

ODE PËR BUKURINË E SAJ

 

Në qiell s’ka ylbere

Si kjo buzëqeshje

 

Asnjë lumë në botë

Nuk ka ujëvarë më të bukur

Se këta flokë

 

Asnjë det nuk ka valë

Si këto fjalë

 

Asnjë yll në gjithësi

Nuk ka zjarr si këta sy



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx