E hene, 29.04.2024, 01:46 AM (GMT+1)

Kulturë

Dy poezi kushtuar Agim Gashit

E diele, 19.12.2010, 08:57 PM


Sylejman Aliu: Koha e këngës

 

(Agim Gashit)

 

Mbledhë jehun e heshtur

Copëzave t’atdheut

Brenda ritmit tonë të vetënjohjes

 

Vjen në derë të kujtesës

Më sjell stinën e përlotur

 

Jemi ne aty

Apo përlotja e stinës

Shërohet nga ne

 

E unë

Do të vdisja për një buzëqeshje

Miku im

 

Mbledhë në kopshtin tonë të zemëruar

Pranverën e ringjalljes në këngë

Dhe këlthas

Dhe kushtroj

Ma shëroni atdheun

Ma ringjallni njeriun tonë

 

Tingulli i sharkisë

Në prehër më merr

I vdekur më s’jetoj

 

 

Adem Zaplluzha:I KËNDON GURIT DHE MALIT

 

(Mikut tim Rapsodit Agim Gashi)

 

Mos këndo

Kur vetëm zemra të këndon

Pyete telin e katërt të sharkisë

Dhe ndalu në perden e dytë

Bisedo me eposin

Miku im

 

Ti nuk heshte

Kur na i vodhën këngët

Edhe më shumë bisedove

Besa edhe i përballe stuhitë

Kur shkoje me Anton Çettën

Deri të Verrat e Llukës

 

Të thanë ja kalorësi i rapsodive

Që zbret nga lashtësia

Ti heshte

Në zërin tënd burrëror

Nuk i përfille vajet

Por këndove

Për gjakun që i falej atdheut

 

Të kujtohet ajo lokja

Që i lidhte thinjat e flokëve

Në këmishën e përgjakur

Dhe e shtrydhte kokën e gjarprit

Mu si zanat e malit

Kur i ndihmonin Mujit

 

Asnjë pikë loti

Në vetullat e shkëmbit

Çdo gjak i falej atdheut

I falej djemurisë

Që një ditë të zgjohet

Më krenar se dykrenori

Më krenar se liria

 

II

Ende me sharkinë e vjetër

Je duke bredhur

Ti miku im

Herë në metropolet e Evrpë

 E herë në Tiranë e Prishtinë

 

I këndon gurit dhe malit

 Edhe dheut

 që i ndihet gjëma

 Përroit që në kujtesë

 Na gurgullon

 Sa me afsh i falesh atdheut

 Nga DÜRENI i largët

 Kur një sharki gjëmon

 E një zë i ëmbël

 Përmallshëm na jehon



(Vota: 5 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora