E enjte, 24.07.2025, 08:44 PM (GMT+1)

Kulturë

Demir Krasniqi: Unë nuk besoj

E hene, 20.12.2010, 10:59 PM


UNË NUK BESOJ

 

Unë s’iu besoj fjalëve të imam Marroqit ,

Që thotë :”Njeriu i Parë është krijua prej lloçit”!

Unë nuk i besoj imam Kaçka Fyellit ,

Që thotë se :”Kurani ka zbritur prej qiellit”!

 

Vallë, a më trego , o imam Kaçka Fyell –

Po kur pati letra dhe shtypshkronjë në qiell ?!

Unë nuk i besoj imam Shelekuranit ,

Që thotë:”S’ mund t’ përkthehen fjalët e Kuranit”!

 

Unë nuk e besoj atë imam Sharllotin ,

Që thotë :”Muhameti ka folur me Zotin”!

Unë nuk i besoj imamit qafërrjepur ,

Që thotë se:”Ka folur ai qengji i pjekur”?!

 

Unë nuk besoj imamit të grigjës ,

Që thotë:”Bënë t’ martohesh me çikën e mixhës”!

Unë nuk i besoj imamit  Melez ,

Që thotë:”Skënderbeu ka qenë malazez”!

 

Unë nuk i besoj kurrë imam Halldupit ,

Që thotë:”Nënë Tereza është bijë e magjupit”!

Unë nuk i besoj imam Sorollatit ,

Që t’ falem n’ xhaminë e Sulltan Muratit !

 

Unë nuk iu besoj imamëve lanet ,

Që iu premtojnë njerëzve “Xhehenem” e “Xhenet”!

Unë nuk iu besoj imamëve me mjekër ,

Që thonë:”N’ atë dynja ka dhe një jetë tjetër”!

 

Unë nuk iu besoj njerëzve dilenxhi ,

Që dje ishin spiunë e sot janë bërë haxhi !

Unë nuk iu besoj njerëzve me tespia ,

Që deri dje n’ kafe kanë ndejë me rrospia !

 

Unë s’iu besoj lutjeve bajate pa kripe ,

Që nuk më shqiptohen kurrë në gjuhën shqipe !

Unë s’iu besoj fjalëve të imam Sallahut ,

Që thotë:”Gjuha arabe është gjuhë e Allahut”!

 

Gjilan, më 20.12.2010.

Demir KRASNIQI



(Vota: 12 . Mesatare: 4.5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx