E marte, 06.05.2025, 07:26 AM (GMT+1)

Kulturë

Poezi nga Qerim Zogaj

E hene, 20.12.2010, 09:54 PM


Qerim Zogaj

 

 

UDHA E PËRLOTJES

 

Mozaik fytyrash rrinë pranë e pranë

Asnjëra s’do t’i përkas ndarjes

Ekuilibrin barkës ia ruajnë anembanë

Me lëvizjen e gjamës mbi valë.

Fytyrat shkëlqejnë si e zbehura hënë

Loti i zjarrtë pikon mbi shuplakë

Legjenda e vjetër nëpër tym e flakë

I përthekon me buzëqeshjen e përgjakur…

Pastaj janë duart e shtrira kah dielli

Që ndjekin udhën e lotëve ujëvarë

Janë edhe ikjet në pluhurin e verës

Që kallin syrin me ëndrrën e përtërirë.

Me afshin e lules sime në kraharor

E përqafoj diellin deri në fund

I etur për kujtimet e stinës

fjalën e zjarrtë ia thuri kurorë.

 

 

TË PREMTEN

 

Të premten udhëtove

pas perëndimit te diellit

re te copëtuara binin

nëpër gishtërinj të ftohtë

Dhe nata vonë me zuri ne qytet

Në gjysmë drite e errësirë, ikte heshtja

Udhë të pa njohura, me vinin para e pas

Kudo çmenduri për gotën e zbrazur.

Nëpër fije kujtimesh tretet shikimi

Erërat me natën sjellin aromë shkretëtire

Buzëqeshja ndezë lindjen e agut

Në shiun me diell,pres ardhjen tënde.

 

 

DYSHIMI

 

S’ka asgjë më të vërtetë se dyshimi,

asgjë më të rëndë,

asgjë...

S’ka asgjë më të dyshimtë së e vërteta,

asgjë më pikëlluese,

asgjë...



(Vota: 3 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx