E marte, 06.05.2025, 05:28 AM (GMT+1)

Kulturë

Remzi Limani: Portretet polisemike të artitstit, Fahredin Spahija

E marte, 21.12.2010, 10:58 PM


PORTRETET  POLISEMIKE TE ARTISTIT, FAHREDIN SPAHIJA

 

Fotografia dhe synari i kamerës janë sytë e botës. Çfarëdo që ndodh rreth nesh, çfarëdo që njeriu punon, si jetojmë, çka na rrethon  dhe shumë gjëra tjera regjistrohen në fotografi si artefakte të  qëndrueshme për të gjitha kohët…

 

Nga Remzi Limani

 

          Që në Kinën e lashtë, para 3000 vjetësh ishte e njohur kamera Obskura ku filluan edhe hapat e parë deri tek kamera Lucida. Pra, zbulimi i fotografisë shënoi një epokë të re e cila bëri një revolucion në evoluimin dhe zhvillimin kulturor, në njohjen e njerëzimit dhe universit. Andaj, pas zhvillimeve teknke dhe avancimin e teknologjisë në fushën e fotografisë, natyrshëm filloi zhvillimi dhe kërkesa për një qasje dhe fryme të re kreativiteti në fushën e fotografisë artistike.

          Së këndejmi, ditë më parë në Galerinë e Ministrisë së Kulturës në Prishtinë, artistit ynë, Fahredin Spahija u prezantua me ciklin e tij të portreteve nga fusha e fotografisë artistike. Në këtë ekspozitë, Spahija shpalosi imazhet e njerëzve të moshave dhe karaktereve të ndryshme. Ai, filloi që nga gjumi i rritës, ëndrrat

Fahredin Spahija: “Sali Shijaku”
Fahredin Spahija: “Sali Shijaku”
fëmijërore, britmat, meditimet, kudro të ndryshme nga jeta e deri te statusi social i individit brenda shoqërisë sonë. Pra, këtu, në ekspozitën personale të krujuesit, Spahija vërejmë ëndrrat tona dhe klithmat e para të njeriut - si ndjenja të fuqishme dhe si çlirim nga momentumi i kohës së tij. Këtu, artisti ia doli dhe e zuri njeriun e tij në gjumin e rritës deri në një pamje nate në fytyrën e kohës dhe përfytyrimet tona të ngrira… Subkoshienca e artistit nëpërmjet artit të tij rikthehet në të kaluarën për të portretizuar kohën e ikur nga sytë e tij. Ai me nostalgji e rikujton botën e humbur duke e veshur me artistikën e merituar, për t`i fokusuar kudrot nga e kaluara dhe dashuritë për të afërmit e tij. Këtu vërejmë fotografitë e pagëzuara: “Fëmijët e lagjës sime”, “Jeta është e ëmbël”, “Xhaxhai im” dhe “Gjyshja”. Më pastaj lexojmë diçiturat: “Britma”, “Dhimbja”, “Na mungojnë” , “Sali Shijaku”, “Nysret Salihamixhiqi etj. Në të gjitha këto formulime artistike të kapura nga syri i artistit, në vetvete ngërthejnë narracionin polisemik ku pa fjalë flasin imazhet e portreteve të kredhura në mendime ku Spahija mjeshtërisht nxjerrë në pah individualitetin e tyre dhe statusin social në shoqëri. Në paraqitjet individuale nuk mungon as melodramatika e shprehur dhe e theksuar në fokusimin e
Artisti Fahredin Spahija
Artisti Fahredin Spahija
portreteve të caktuara… Në këtë kontekst, tek veprat e artistit në fjalë, jo rastësisht, vërejmë fokusimin e tij tek duart mbi të cilat mbështetet pleqëria dhe ditët e sosura nën sqetullat e kujtimeve në perëndim… Spahija, në veprat e tij, me sukses shpalosi format dhe pasqyrimet e veçuara të kohës objektive dhe atë subjektive në vetëdijen e njeriut, lidhjeve, dallimeve dhe veçoritë ndërmjet tyre. Këtu artisti ndali hapin duke mos e anashkaluar dhembjen e kolektivitetit tonë për të zhdukurit tanë, plagën e malcuar dhe mynxyrat e luftës së fundit.  

          Psikologjia e portrtit dhe individit në tablotë e Fahredinit, na japin një kuptim të qartë, të një rrugëtimi nëpër brazdat e fytyrave të mplakura të cilat fatmirësisht - shumë prej tyre lanë gjurmë kohe në panoramën kulturore shqiptare. Andaj, Spahija edhe këtu, në përzgjedhjen e tij të disa prej portreteve pati kujdes dhe konsidertatë të vaçantë ndaj individëve të merituar dhe për të arriturat e tyre të cilët dhanë një kontribut të vacantë në ngritjen e  kuadrove të caktuara intelektualësh në fushën e artit pamor.



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx