E merkure, 29.05.2024, 04:37 AM (GMT+1)

Kulturë

Ilir Muharremi: Viti 2010 me suksese dhe mos suksese

E merkure, 22.12.2010, 10:27 PM


Viti 2010 me suksese dhe mos suksese

 

  ndahet buxheti korrekt, të  investohet edhe në  marketing!

 

Nga Dr. Ilir MUHARREMI

 

Viti që  lamë pas, ishte i pasuruar dhe i pushtuar me mjaftë  aktivitete kulturore, duke u nisur nga sfera e teatrit e deri tek aktivitetet sportive që  ishin tërheqëse dhe zbavitëse për artdashësit. Do doja të  filloja t'i komentoja aktivitete teatrore të  cilat më  shumë  ishin të  vërshuara me shfaqje mysafire sesa ato vendore, dhe pikërisht kjo ka zgjuar edhe debat me drejtoreshën e teatrit Kombëtar e cila kritikohej për shkak numrit të  vogël të  shfaqjeve vendore. Edhe ato shfaqje të  vockla vendore që  u prezantuan, në  vete nuk  ngërthenin ndonjë vlerë  artistike, por, si duket ,vullneti më  shumë  ishte të  fitohet buxheti se të  ndërtohet vlera. Andaj, ky reflektim është  vërejtur dukshëm, dhe bindja e madhe për të  fituar të  holla ka bërë    ana profesionale regjisoriale dhe aktoreske të  zbehët, sepse nëse regjisori ndërton një  shfaqje për para, ose aktori luan për para, vlera e tij do bie në  humnerë . Arti i aktrimit dhe i regjisë kërkon shpirt , sinqeritet, besueshmëri në  atë    vepron dhe mendim kolektiv. E për fat të  keq kjo ishte e mjegulluar.  Shfaqja që  mund të  thuhet ka shënuar një  numër të  madh të  vizitorëve    është  ajo: "Më  pranë " e autorit Patrick Marber dhe në regji të Kushtrim Koliqit    ka një  temë  paksa intime, individuale, në të cilën shumë njerëz valëvitën dhe asnjëherë nuk e shprehin publikisht, thjeshtë egoja fillon ta humb pushtetin nga Idi. Andaj, në  plan të  parë  autori fokuson tradhtinë . Ndërsa,  suksesi tjetër është  shfaqja 60-minutëshe    "Këmisha e gjakut" e regjisorit Bekim Lumi. Ajo nuk ishte një shfaqje e zakonshme dhe pikërisht ky ka qenë premtimi që kishte dhënë regjisori  Lumi, kur kishte paralajmëruar shfaqjen. Premiera u dha në  Muzeun Etnologjik me qëllim për t'i dhënë  jetë  dilemës, ankthit e tronditjes shekspiriane që  akt kryesor ka gjakmarrjen në  kodin zakonor shqiptar.  Natën e parë  vetëm njëzetë  vetë  kishin mundur ta shohin shfaqjen të  cilët kanë  paguar biletën prej një shume 100 euro. Pas shfaqjes ata kanë  komentuar në superlativ punën 365 ditësh të  regjisorit Lumi.  Ndërsa, edhe Galeritë  ishin të  mbushura me artist të  ndryshëm, dhe vlen të  veçohet ekspozita e piktorit nga Gjilani Jetullah Haliti - Eti e cila u hap në  Muzeun e Kosovës. Haliti është  prezantuar me piktura, skulptura, grafika dhe fotografi. E veçanta dhe më  e thella e artistit Eti është  loja me ngjyra e cila i jep ritëm dhe trajtë  formave. Poashtu Galeria e ministrisë    kulturës, kishte mjaftë  aktivitete, dhe me superiorja është  ekspozita e piktorit nga    Durrësi Mehmet Baçit, e cila ka zgjuar kureshtje tek të  pranishmit. Në  piktura ai trajton më  shumë  portrete si pozitive, depresive dhe të  hareshme. Ndërsa, Galeria e Arteve, kishte mjaftë  risi. Ekspozita më  tërheqëse ishte ajo kohën e fundit e artistit Adem Rusinovcit, e cila veçohej me një  lojë    mes skulpturës, instilacioneve, ndriçimit, dhe përformansës, të  gjitha të  gërshetuara, puqen mirë    vlerën dhe të  shpijnë    kulmin e magjisë  artistike. Ndërkaq, edhe humanistja më  e madhe botërore, u ringjall  përmes punimeve te artistë ve kosovar. Ekspozita, dedikuar ikonës së  njerëzimit Anjezë Gonxhe Bojaxhiut me rastin e njëqind vjetorit të  lindjes së  humanistes, ka sjellë portrete të  shumë  artistëve. Edhe vitrina e librit ishte e mbushur me tituj të  ndryshëm, po ashtu sfera e muzikës ishte e pasuruar me tinguj të  ndryshëm  estradesk. Lirisht mund të  them që  skena artistike ishte e ngulfatur me aktivitete të  ndryshme që  vetëm disa prej tyre posedonin vlerë  artistike. E më  e merituara në  këtë  aspekt është  kinemaja kosovare, e cila para publikut shpalosi filmin më    përfolur vitet e fundit: "Gomarët e kufirit" me skenar të  Jeton Nezirajt dhe në  regji të  Jeton Ahmetaj. Filmi u veçua për nga regjia e mirë , sinteza e fotografisë , kuadrot e thithura mirë , fotografia dhe loja e aktorëve. Ngjarja e filmit zhvillohet në  vitin 1968 në  zonën kufitare në  mes të  Shqipërisë  dhe ish-Jugosllavisë . Në kohën e komunizmit në Jugosllavi dhe Shqipëri kufiri ishte nën kontrollin e hekurt të ushtrive të të dy vendeve. Pasi që në zonën kufitare ishte një burim uji i vetëm, fshatrat merrnin ujë aty sipas orarit të rregullt nga ushtria. Ky film edhe më  tej fillon të  shënon sukses, duke u prezantuar jashtë kufirit.

 

Andaj, si për fund, do theksoja se edhe pse buxheti gjithnjë mungon në  mbështetje kulturore, artistët tonë  me ambicie të  lartë  punojnë pa pushuar në  shumë  sfera kulturore. Por, është  për çudi dhe për të  keq se disa shfaqje as që  e meritojnë ta shkelin pragun e Teatrit Kombëtar, ato fatkeqësisht arrijnë ta bindin ministrinë  e kulturës, t'i ndaj fonde të  majme duke e rrënuar çdo vlerë  artistike. Dëshira ime, në  vitin 2011 është      ndahet buxheti për vlerat e duhura, mos t'i pesimizojë  krijuesit e sinqertë , duke i mbështetur artistët në  thonjëza që  unë  i identifikojë  si dekadent. Të  bëhet një  ndarje më  korrekte, në  aspektin buxhetor, për teatrin, filmin, muzikën, librin, sportin etj... Përveç kësaj, një  mbështetje të  veçantë do kërkoja për menaxhimin dhe marketingun e institucioneve kulturore, sepse përmbledhjen e publikut, vetëm marketingu i shëndoshë  arrin ta bënë  për vete.



(Vota: 3 . Mesatare: 2/5)

Komentoni
Komenti:

Video

Qazim Menxhiqi: Niset trimi për kurbet


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora