Kulturë
Sylejman Morina: Intervistë me dr. Xhelku Maksutin
E enjte, 23.12.2010, 10:57 PM
Mërgata shqiptare në Rumani ka katër shekuj
(Intervistë me dr. Xhelku Maksutin)
Nga Sylejman Morina
Lideri shpirtëror i shqiptarëve të Rumanisë, dr. Xhelku Maksuti, në këtë intervistë flet për një spektër të gjerë çështjes të lidhjeve shqiptaro-rumune...
S. Morina: Zoti Maksuti, a është studiuar sa duhet historia e shqiptarëve të Rumanisë, e posaçërisht aktiviteti i shoqërisë “Dituria”?
Xh. Maksuti:
Në kuadrin e subjektit “krijimi i shoqërisë “Drita” në Bukuresht, përmendet Konstantin Eftimiu, një tregtar i madh dhe i njohur në qarqet qeveritare, të cilit i dëgjohej fjala kudo. Ai
S. Morina:Nga të gjitha shoqëritë e kohës, çka e dallon “ Diturinë” e Bukureshtit?
Dr. Xhelku Maksuti
Xh. Maksuti:Shqiptarët asokohe ishin të përçarë, siç janë edhe sot e kësaj dite. Drita e Naços ishte me vegjëlinë, ndërsa Dituria me pasurinë. Ky është i vetmi element që i dallonte, ndërsa ideali dhe veprimi ishte i përbashkët: botime librash, broshurash, statutesh, gazetash dhe revistash, përhapjen e diturisë për kombin shqiptar.
S. Morina: A pati farë ndikimi fitorja e socializmit te shqiptarët e atjeshëm?
XH. Maksuti: Komuniteti i Shqiptarëve të Rumanisë, me një vjetërsi prej mbi katër shekujsh në tokën rumune dhe me një aktivitet meritor në lëvizjen e Rilindjes Kombëtare Shqiptare, me kontribut të veçantë për krijimin e kushteve për shpalljen e pavarësisë, pavarësisht nga lajthitjet e historisë, ka kremtuar për çdo vit Ditën e Flamurit Shqiptar.
S. Morina: Aktivitetet e tashme. A janë në nivel të duhur organizimet e komunitetit shqiptar në këtë kohë të demokracisë?
Xh. Maksuti: Konkretisht, në këtë vend ekzistojnë dy organizata: “Bashkësia Kulturore e Shqiptarëve të Rumanisë” që e krijova unë me një grup veteranësh të komunitetit të këtushëm shqiptar në maj të vitit 1990, fill pas revolucionit antikomunist të dhjetorit (1989) dhe shoqata “Liga e Shqiptarëve të Rumanisë”, e drejtuar nga një katastrofë e komunitetit, që nuk i përket komunitetit, nga pseudodeputetja Oana Manolescu që gëlltit nga 5 mijë euro në muaj në emër të komunitetit shqiptar, pa pasur kurrfarë lidhjesh etnike dhe gjenetike me komunitetin tonë.
S. Morina: Sa janë të kënaqur shqiptarët e Rumanisë me ndihmën që iu ofrojnë institucionet përkatëse të Shqipërisë?
Xh. Maksuti: Institucionet e Shqipërisë ende nuk e kanë ngritur zërin kundër organizatës fantomë të Oana Manolescut, ngase sa herë që vjen ndonjë president, ndonjë ministër apo delegacion, ua mbush krahët me librat pa kurrfarë vlerash që boton, si dhe me një fletushkë muri “Miku i shqiptarit”, ku defilojnë vetëm tre emra: Oana Manolescu, Marius Dobrescu dhe gruaja e tij, Maria Oprea. Sidoqoftë, autoritetet shqiptare kanë pasur dhe kanë respekt ndaj nesh, ndërsa ambasada e Shqipërisë organizon për çdo vit kremtimin e Ditës së Flamurit dhe na ka ndihmuar nja 5 herë për botimin e revistës “Shqiptari”, një herë në vjet, me rastin e Ditës Kombëtare të Shqipërisë. Të gjithë ambasadorët e Shqipërisë që kanë ushtruar misionin e tyre në Bukuresht, që nga koha e Zogut e deri te ajo e Enverit dhe e Berishës, kanë qenë të nivelit të lartë diplomatik, na kanë dashur, na kanë përkrahur, na kanë vizituar dhe janë çmallur me ne. Ndër ta shquhet kohëve të fundit edhe dr. Luan Topçiu, ministër e këshilltar i Ambasadës së Shqipërisë në Bukuresht.
S. Morina: Një punë të madhe po e bën z. Baki Ymeri nëpërmjet përkthimeve të veprave të kulturës shqiptare në atë rumune dhe anasjellta. A mendoni se kjo çështje duhet të ngritet në nivel institucional?
Bakiu, Xhelku, Spahiu dhe Kristia Maksuti
Xh. Maksuti: Me Bakiun njihemi që nga viti 1971, kur erdhi për herë të parë në Bukuresht dhe kur e njoha me veteranët e komunitetit të këtushëm shqiptar. Baki Ymeri është një penë e ngrohtë dhe e pastër shqiptare, ka thënë Agim Shehu në një shkrim të tij, dhe jo vetëm ai. Që nga ajo kohë, ai ka krijua miq të panumërt që e admirojnë dhe e vlerësojnë veprën e tij. Ata i shprehin urime për mënyrën në të cilën militon për ta riprurë në mendjen tonë historinë e popullit trim shqiptar. Bakiu është përkthyes i shkëlqyer i letërsisë, përhapës i zjarrtë i kulturës, bashkëpunëtor aktiv i Bashkësisë Kulturore të Shqiptarëve të Rumanisë dhe, mbi të gjitha, patriot, mik besnik dhe kryeredaktor i revistës “Shqiptari”, që e themelova unë (më 1993). Në historinë e relacioneve rumune-shqiptare, askush si Bakiu nuk ka dhënë kontribut për afirmimin e Kosovës në këtë vend. Ja ku e keni një letër që ia drejtova më 21 qershor 2009: „Përgëzime të sinqerta për mënyrën e organizimit të tryezës së miqësisë së Kosovës me Bukureshtin në ambientin e Muzeut të Letërsisë Rumune, por edhe për mënyrën në të cilën e ke moderuar takimin me ekipin e Televizionit të Kosovës. Prezenca e gjithë atyre personaliteteve të letërsisë rumune, disa duke qenë edhe autorë shkrimesh të përkthimeve tua nga gjuha shqipe, ia shtuan prestigjin këtij momenti historik për njohjen më të mirë ndërmjet popujve tanë, për të cilin zotrote ke dhënë një mund të jashtëzakonshëm, gjë të cilën e vlerësoi edhe Ambasada e Shqipërisë në Bukuresht.
S. Morina: Qysh kur njiheni me albanologun Aleksandër Stipçeviq?
X.Maksuti: Me këtë figurë qendrore të shkencës dhe publicistikës shqiptare njihem që nga viti 1971, kur u njoha edhe me B. Ymerin, dhe për çdo vit këmbejmë letra dhe urime për Vitin e Ri. Veprat e tij në fushë të studimeve të ilirishtes më kanë ndihmuar shumë për njohjen e lashtësisë sonë.
S. Morina: Me çka jeni duke u marrë kohëve të fundit?
X.Maksuti:Jam duke përgatitur një studim për themeluesin e komunitetit shqiptar të Rumanisë, Mihai I Viteazul (Trimi) që i mundësoi një grupi prej 15 mijë shqiptarësh të kalojnë Danubin dhe të vendosen në trojet e Oltenisë qysh më 1595, kur ishin duke ikur nga zullumqarët e Stambollit. Jam duke përgatitur një libër për Skënderbeun dhe botimin e ri e të kompletuar të veprës “Historia e shqiptarëve të Rumanisë”.