Kulturë
Dibran Demaku: Kënga e Trimit
E merkure, 22.12.2010, 10:58 PM
Dibran Demaku
KËNGA E TRIMIT
Tregim i jetuar
Kisha shkruar shume tregime me motive të ndryshme.Kisha shkruar edhe tregime nga lufta e fundit në Kosovë.Shumë nga ato tregime i kisha botuar në gazeta të ndryshme.Motivet e tregimeve i bisedoja shpesh me fëmijët e mij,të cilët i dëgjonin me ëndje.Luftën e fundit në Kosovë nuk e kishim përjetuar nga afër fizikisht,por e kishim përjetuar me shpirt dhe me zemër.Shumë miq dhe të afërm kishin rë nënë luftë në përpjekje me armikun dhe tash numërohen në altarin e nderit të kombit.
Në një mbrëmje të vonë se si ra biseda për një bashkëfshatar, i cili në luftën e fundit,në një rast kishte treguar burrëri të vërtetë.Kur soldateska serbe i kishte zënë rob mbi treqind burra dhe i kishte mbyllur në një lokal diku në qendër të qytezës,përveq torturave fizike dhe shpirtërore kishte vendosur që ata t` i poshtëronte deri në atë masë që t`i detyronte që ashtu në grup të këndonin këngët e pushtuesit.
Derisa unë po tregoja për atë rast të dhimbshëm për ata treqind burra,që nën tytat e armëve do të detyroheshin që të këndonin këngët e pushtuesit dhe në gjuhën e tij,im bir se si mi kishte ngulur sytë dhe po më shikonte në një mënyrë të habitshme,sikur atë që po tregoja unë nuk donte ta kuptonte.Dhe si shpirt kundërshtues që është ma ktheu:-Babi,ti apo tregon për një ngjarje që vërtetë ka ndodhur,apo po na tregon përralla?!Sepse të them të vërtetën sikur nuk po më besohet që ata treqind burra të jenë përulur aq shumë sa t`i këndojnë këngët e pushtuesit dhe kundër kombit të vetë!
-Eh,more im bir!-ia ktheva unë.Vërtetë kjo ngjarje që po tregoj unë ngjanë në një përrallë,por eshtë e vërtetë dhe ka ndodhur!
-Dhe nga ata treqind burra të zënë rob dhe të mbyllur në atë shtëpi,asnjëri nga ata nuk kishte kundërshtuar atë urdhër?!...Ndërkaq ti babi,sa e sa herë na ke thënë se shpirti i shqiptarit është kundërshtues dhe kryengritës,që edhe në rreziqet më të mëdha gjen forcë dhe kundërshton,të padrejtën dhe të keqen!-ma ktheu im bir me një frymë.
-Mos u nxito sepse unë ende nuk e kam mbyllur rrefimin për atë ngjarje!-ia ktheva unë dhe vazhdova:-Në jetën e njeriut ndodhë nganjëherë që ai,njeriu të bie në situata të caktuara jetësore dhe në situata të rënda, saqë as ai vetë nuk di si të veprojë!Edhe bashkëfshatarët tanë ishin të kërcënuar me vdekje dhe nën tytat e armëve të soldateskës serbe ishin të detyruar të këndonin këngët e po atyre pushtuesve!
-Dhe nuk doli asnjëri që të kundërshtonte atë akt aq përulës?! Sa kam mësuar unë në shkollë njeriu trim dhe kryengritës e tregon vetën pikërisht në situata të këtilla!! Vetëm në situata të rënda jetësore lindin heronjtë!-ma ktheu im bir me një ngjyrë zëri në të cilin kishte edhe revoltë,por edhe dëshpërim.
Të thash edhe pak më pare se ti po nxitohesh në përfundimet tua!-ia ktheva tim biri fare i qetë.-Duhet që rrëfimin tim ta dëgjosh gjer në fund dhe vetëm atëherë të nxjerrësh konklozionet tua!
Pas fjalëve të mija të fundit,im birë nuk nxori më fjalë nga goja,ndërkaq unë nuk e dija në u pajtua me mendimet e mija,apo nuk donte që edhe më tutje të kundërshtonte.
Unë pastaj vazhdova:-Është e vërtetë se trimi apo heroi,siq jemi mësuar që t`i quajmë ne njerëzit e sakrificës,lindin në situata të rënda jetësore dhe në kundërshtime të mëdha!Edhe nga mesi i atyre treqind burrave kishte dalur njëri që kishte kundërshtuar me zë të lartë:-Jo vëllezër!... Ne nuk duhet t`i këndojmë këngët e pushtuesit tonë! ?Ne duhet të këndojmë këngë për trimat tanë që me luftën e tyre heroike po ia bëjnë varrin ushtrisë armike!...Dhe kishte filluar të këndonte Himnin kombëtar!...
-Babi,vërtetë ka ndodhur kështu,apo ti po e tregon në këtë mënyrë vetëm sa për të na e bërë qejfin?!-ma ktheu im bir.
-Unë nuk po trilloj asgjë!-ia ktheva tim biri dhe të tjerëve që ishin shndërruar në sy e vesh gjera po dëgjonin rrëfimin tim.
-Dhe pastaj çfarë kishte ndodhur me Trimin?!-mu drejtua im bir me një shikim shpues që tregonte një kuriozitet të madh.
-Trimin,që thua ti,ushtarët e soldateskës serbe e kishin shtruar përdhe me goditje të shumëta kondakësh të pushkëve të tyre! Nga goditjet e shumëta ai e kishte humbur ekuilibrin dhe kishte rënë!
-Ç` trimëri e zezë!-u dëgjua zëri i sime shoqeje.-Atë të shkretin siq duket do ta kenë pushkatuar në vend!
-Mos u nxito edhe ti që të nxjerrësh konstatime të tilla!-ia ktheva sime shoqeje dhe vazhdova:-Trimi,kundërshtuesi apo heroi,quajeni si të doni,edhe pas goditjeve të shumëta nga ana e ushtarëve armiq,nuk po e ndalonte këngën!Nga pjesët e goditura të trupit po i rridhte gjaku,por për habinë e ushtar?ve të armikut ai nuk po e ndalonte këngën! Nga inati që nuk po ia ndalonin dot këngën ata po e goditnin edhe më!
-Dhe çfarë ndodhi në fund me Trimin ?!-pyeti me një zë që po i dridhej ime bijë.
-Trimi këndonte!Kënga e tij sikur po ua shurdhonte veshët ushtarëve të armikut!Kënga e trimit po i tmerronte ata!...Ata godit e ai kendo!...Se nga po i vinte ajo force Trimit nuk po e kuptonin dot as ushtarët e armikut e as bashkëfshatarët e tij të zënë rob!...Trimit po i rridhte gjaku,por po i rridhte edhe kënga!...
-Dhe në fund do ta kenë vrarë!-u dëgjua zëri i pikëlluar i sime shoqeje.
-Jo!...Ata po mundoheshin që të ia vrisnin këngën!...Kënga e Trimit po i tmerronte!...Dhe nuk dinin se si të vepronin!...Ata thjeshtë edhe mund ta vrisnin Trimin,por këngën e tij nuk e vrisnin dot!...
-Dhe si përfundoi kjo e tëra!-më ndërpreu edhe njëherë zëri kryengritës i tim biri.
-Një officer i ushtrisë armike kishte dhënë një urdhër:-Mjaft më!Ne mund ta vrasim këtë,por nuk ia vrasim dot këngën!...Ky ose është vërtetë trim i madh ose është i marrë!...
Të gjithë sa ishin në dhomë po heshtnin.Asnjëri nuk po nxirrte zë,por po e shikonin njëri-tjetrin me ca shikime që në vete nxirrnin,frikë,habi,shpresë?Thuajse asnjëri nga ata nuk po u besonte fjalëve të mija.Për ta shuar kurreshtjen e tyre vazhdova:-Pas urdhërit të oficerit ushtarët e armikut i kishin ndaluar goditjet.Por,edhe pas ndërprerjes së goditjeve,kënga e Trimit po vazhdonte?
Oficeri i kishte mbyllur veshët me shuplakat e të dyja duarve që mos ta dëgjonte edhe më tej atë këngë dhe kishte dhënë udhër:-Të gjithë përjashta!.Ikni nga sytë këmbët !...
Bashkëfshatarët e Trimit sikur nuk po u besonin veshëve të vetë !...Pas atij urdhëri të oficerit të ushtrisë armike atyre ju bëhej se po ëndërronin!...Nuk besonin se aty po ndodhte një mrekulli! Dhe e tërë mrekullia po ndodhte falë Trimit dhe këngës së tij !...Kënga e Trimit kishte nadhnjyer mbi ushtarët e armikut !... Dhe falë asaj kënge ata ishin të lire !... Kishin dalur nga ai lokal që po ua mirrte frymën dhe me vete kishin marrë edhe Trimin.Trimin që edhepse i mbuluar i tëri me gjak po vazhdonte ta kendonte këngën e vetë!....
(Personazhi i Trimit është i vërtetë !... E ka mbijetuar luftën dhe sot në Kosovën e lirë dhe të pavarur jeton me nipërit dhe mbesat e tij.Im bir ka premtuar se në kohën e pushimeve verore do ta vizitojë në shtëpinë e tij dhe të besedojë me të! Në sytë dhe mendjen e tim biri Trimi i këngës është një hero i vërtetë!...)